10 femrat më të pushtetshme të vitit 2011 në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga sot e në vazhdim gazeta TemA do të botojë BEST OF të rubrikës argëtuese të fundjavës “TemA e nxehtë e së shtunës”. Njëkohësisht version print do të keni mundësi ta blini ditën e premte datë 30/12 me rankimet më të mira të 2011-ës. Faleminderit nga Bledi Mane dhe na ndiqni çdo ditë on line.

 facebook.com/bledi.mane

Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare amerikane “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme. Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë. Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gëzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj, sot po botoj në gazetën TemA për herë të parë listimin e rankimit të 10 femrave më me influencë në këtë vend.

 

1-Argita Malltezi Berisha

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

 

2-Linda Rama Basha

Bashkëshortja ekonomiste e liderit të opozitës ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës. Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm.

 

3-Lirie Berisha

Listën e vazhdon përsëri një nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur në Tiranë me nënë serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet për një inteligjencë mesatare. Besnike e bashkëshortit të saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencën vetëm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qëndron larg vendimmarrjeve të burrit, por në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen. Ka bërë kompromis me Argitën, që pas 2005-ës kryekëshilltare të jetë kjo e fundit.

 

4-Jozefina Topalli

Numri dy i partisë në pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj këto gjashtë vitet e fundit. Pinjolle e një prej familjeve të arsimuara, të pasura, katolike dhe të persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës. Klani i saj në pushtet i druhet vetëm influencës së Argita Malltezit, e cila kërkon që të kontrollojë vazhdimin e drejtimit të PD-së me kukullën e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime të forta në vjeshtën e 2013. Zonja Topalli është pasuruar shumë financiarisht vitet e fundit duke rimarrë asetet e patundshme të paraardhësve të saj.

 

5-Monika Kryemadhi

Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë, rendin, drejtësinë dhe transportet në Shqipëri. Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi është zhvendosur në hije. Drejton LSI-në dhe komandon ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Berisha 2.

 

6-Vjollca Hoxha

E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori. Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj.

 

7.Deborah Jones

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vetmja femër e huaj që listohet në këtë ranking. Me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zonja Jones njeh jo vetëm gjuhën por edhe mentalitetin shqiptar. E sertë, këmbëngulëse dhe mjaft strikte në detyrën e saj së bashku me ambasadorin Arvizu përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

 

8-Vera Grabocka

Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre. Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare.

 

9-Teuta Topi

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

 

10-Ina Rama

Në fillim e etiketuan Silvia Conti, më pas manekina që vetëm krihet dhe qesh deri sa këtë fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e përgjithshme e këtij vendi, 39 vjeçarja Ina Rama pavarësisht postit publik që mban, ka një influencë të limituar në publik dhe sidomos mbi politikën e egër të këtushme. Rënia në ujdi me të majtën dhe të djathtën e kanë kthyer simpatiken durrsake në një vegjetuese të parrezikshme në krye të organit të akuzës. Zonja Rama, vajza e një skenaristi dhe regjisori lokal është e martuar dhe ka dy vajza.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “10 femrat më të pushtetshme të vitit 2011 në Shqipëri”

  1. new york says:

    kjo liste eshte shume e trishtueshme per shoqerin shqiptare, kryetrja e kuvendit dhe prokurorja e pergjithshme duhet te kryesojne listen e femrave me te pushtetshme te shqiperis.
    Shpresoj te mos jete kjo lista e vertete, por thjeshte nje mendim i gazetes apo gazetarit.

    1. hysni dajaku says:

      ti Bledi! gjithmon gabime te pafalshme ben kur shkruan,nuk me degjove qe nuk me degjove nje here..nuk u besova syve ,e thash me vehete si ka mundesi qe Bledi te beje nje gabim te tille!!!po u fut tek femrat Argita!!ather i bije qe 99% e burrave ne shqiperi qenkan martuar me burra!!Jozefina eshte komplet mushke,as femer e as mashkull..kurse Monikes i mungone vetem allatet,,megjithate ke gjetur 70 % keshtu qe e kalon klasen me kete shkrim!!

      1. Shtegtari says:

        Hahahahahahahahaaahahha
        Te lumte pushka dhe “dajaku” o Hysni, ta befte zoti hallall.

    2. armand says:

      Ina Rama? Per çfare pushteti e keni fjalen o studente me master? Zonja Rama ka çelesat e kashtes ne dore.Nuk eshte e “zonja” te arrestoje vrasesit e 21 janarit.Me shume pushtet ka gjyshja ime qe me nje fjale ngre ne kembe gjithe djemte e fisit.Megjithate e kam gjyshen e urte (deri ne kete moment) dhe demokracia nuk na rrezikohet.

  2. Geni says:

    Nuk di cfare te them per shkrimin por ne ministrine financave ku punon gruja ime, ligjin e ben Moza Vokshi me grupin e hajduteve qe e rrethojne. Ke hall me dogana, tatime, leke te prapambetura ti zgjidhin kusaret e grupit te Moza Vokshit.

    1. genta says:

      ka dhe plera te tjera aty.,,,

  3. Zana e Maleve says:

    Nëse kjo është një humor, tjetër punë, por nëse kjo është vepra e këtyre studentëve të shkëlqyer masterizantë… të më falin, po janë kot fare. Përveç zonjës Jones, për të cilën nuk dua të prononcohem për çështje etike (kanë bërë gabim që e kanë përfshirë në këtë paçavure)të nëntë femrat e tjera më të “pushtetshme” të kësaj ankete, janë përzgjedhje të rastit, dmth ex katedra, dhe, si të tilla, shumë qesharake, për mos me thënë tjetër. U rroftë anketa, kush e ka bërë.

    1. E verteta says:

      Jam shume dakort me komentin tuaj. Keta studentet e gazetarise qenkan per te qare hallin.

  4. agim says:

    Na pelqen e sna pelqen ky eshte realiteti,keto drejtoijn vendin e marrin parat te tjeret ketu jane si puna e mizave te bletes.

  5. Demir says:

    1.
    Ku e ke djalin nene Jovanka ?
    Ne Tirane, tek Sllobodanka,
    Na eshte kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.

    2.

    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.

    3.

    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!

    4.

    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!

    5.

    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.

    6.

    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!

    7.

    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.

    8.

    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.

    9.

    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliç?,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    Je e mbushe me antivlera,
    Me ministra kriminela.
    Ne moral je e pafytyre,
    Boll që ke Ciljetë “bythën e mirë” !!

    1. refugjati says:

      no koment, i ke thene te gjitha po kujt ja thua. Nuk ka me asgan shqiperia per ti marre gjak ne vetull ketyre dobicave serb.

  6. tomi says:

    une do i rendisja keshtu:

    -argita – kembengulese dhe e mencur
    -linda rama- thone qe eshte grua e forte
    -zj berisha- bashkeshorte model
    -topalli-e zgjuar dhe e guximshme.kurre mos harroni sulmin e ilir metes dhe qendrimin e saj.
    -kryemadhi- sdi ku hyn altruizmi kur ajo ben ligjin e saj ne institucione ku rrotullohen miliona para te shoqerise shqiptare….
    -vjollca hoxha-nje e ve kontemporane qe pjesen private se ngaterron me prioritetin ne jete
    -jones- finoke qe din te pershtatet me politiken naive,dallkauke por te komplikuar e kokeforte shqiptare
    -grabocka-grate mund te jene te suksesshme si burrat
    teuta topi- modeste qe e pervec protokollit si intereson tjeter gje. imponon respekt pasi eshte burri qe eshte presidenti apo jo?
    -ina rama -ka perhapur lodhje me mosberjen tamam te asaj qe nje popull pret.flitet qe este e zgjuar…

  7. Llogorai i Dukatit says:

    Na nxorrët zorrët e barkut. Na latë djemtë beqarë…. Astallëk kush na përfaqësoka!

  8. hakmarja e popullit mbi ty says:

    ketaO NUK QUHEN TE PUSHTETESHME PERVEC VJOLLCA HOXHES QE DREJTON NJE MEDJA TE FUQISHME E BISNES TE SUKSESHEM, ATO TE TJERAT PERFITOJNE NJE NGA BAB KRIMINELI E TE TJERAT NGA RASTESIA QE JANE NE POLITIKE SE JASHTE SAJ JANE PLEHRA E SJA HEDH Q… ASJE

  9. Në këtë listë të grave me mazhorancë të djathtë, (perjashto Linda Ramën)
    Jozefina identifikohet lehtë si grua me aftësi të kufizuara intelektuale. Sic duket dhe origjinën e saj aristokrate e paska të fallsifikuar.

  10. VERONIKA says:

    po te flasim per gra te pushtetshme si eshte titulli une do vendosja dy grate berisha
    nja 10 vende bosh
    pastaj top alli malinda vokshi dhe kryemadhi
    nuk reshtohet ZONJA VERA GRABOCKA me plehrat

    1. Shtegtari says:

      Plotesisht dakord me komentin tend z. Veronika, e veçanerisht me rreshtin e fundit , te behet dallim midis atyre grave qe pushteshmerine e kane fituar me djersen e ballit dhe te tjerave qe e kane fituar me pislleqe e poshtersira, te ndahet shapi nga sheqeri

  11. Genci dhe Agimi...... says:

    Mortja qe si fshin te gjitha keto Kulehrat….

  12. MEMEDHETARI says:

    Dakord ne pergjithesi,por ne krye te listes duhej te ishte shkruar Salie Berisha,gruaja me llafazane e Shqiperise…

  13. ai Burri says:

    Vjollca Hoxha eshte per mua numri nje!!!
    Te gjitha keto shtrigat qe permenden lart i kane leke pushteti dhe te bera me rehatllek. Vjollca po mban persiper barren e Saliut, Rames e Metes bashke duke ndenjur gjithmone ne opozite ashtu sic bente dhe Tani i Topit. Krahasojeni pak me Sander qoften qe e dredh si kurvat kete femer te vetme me 4 femije e pa burre.
    Kam shume respekt per te dhe vendimit per te vazhduar, nje femer tjeter do e kishte shitur, e nje mashkull kurve si Sandri do e kishte dredhur me kohe.

  14. beso says:

    Bledi,kam shume simpati per kurajon tende,ke dhe dore te serte per te shkruar.Ndoshta ka probleme me te mprehta,qe presin te trajtohen nga campus albania.Keto klasifikimet jane te denje per revistat e modes,jo per shpirtin opozitar;nuk di nese me kupton,pasi gjykoj se edhe ndenjtja ne gatishmeri luftarake nuk eshte se çliron frymezimin.Tema eshte nje gazete e prirur nga investigimi i ngjarjeve dhe rrethanave.Psh me kujtohet nje gazetar italian ne nje videokonference,(G.Pansa)dhe kur nje politikan i thote se perse ky shikon vetem aksionet imperfekte te qeveritareve(ose falimentet)dhe perse jo veprat e mira.Pansa iu pergjegj:-Une jam gazetar investigativ,jam per kete pune per te kapur falimentet dhe koston e tyre.Po te flas ashtu si thua ti,une duhej te shkruaja per revisten Play boy..Nuk di nese keni gati anketen e dhjete burrave,apo gjera si keto,megjithese nr 4 i personazheve te tua ketu fjalen dhjete e perdor vend e pa vend,dhe me tjeter shqiptim,shume te perafert me nje fojle sesa me nje numer.ju uroj gezuar Krisdhtlindjet campusalbania,dhe deshiroj te arrini atje ku gazetaria zyrtare nuk ka gjunje dhe kurajo te arrije!

  15. Ilmiu nga Oslo says:

    Këta punojës sigurimësa komunistë të betuar të Enver Hoxhë me testa Parti PKSH.A duhet ti di zv ambasadorja Deburah Jones?
    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS
    Lexuar gjithesej: 7194

    Ambasada-amerikanee.Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- Astrit Pullazi, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- Belul Cuko, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- Besnik Maloçala, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- Emri Baja, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- Hasan Spahiu, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- Selami Liço, nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- Agim Misto Bllaci nga Gjirokastra, ish komunist Baban prokuror.

    8- Bashkim. Male, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- Sadik Hasko, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- Veli Varfi, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- Bardh Pada, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Qemal Bashkurti, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- Kasem Ymeri, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- Albert Hasani, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- Aleko Ndini, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-Peti Çala, ish bashkëpunëtor i Sigurimit oficer ushtarak

    17- Shkëlqim Xhagolli, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- Hajri Mazaj, nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- Fejzi Hoxholli, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- Melsi Arrapi nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- Isa Lumani, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- Aalek Shtëpani, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- Halit Haliti, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- Jorgo Kaçi, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RRapo Hazizi, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
    Nga gazetari i guximshë Ilir Bushi

    1. plaku says:

      Ilmiu nga Oslo,
      More mik, cdo shtet ben politiken e tij. U bere ti te mesosh se cfare duhet te beje ambasada amerikane ne Tirane. Me e bukura eshte ne fund kur shkruan : “Nga gazetari i guximshë Ilir Bushi”.
      Ky gazetar trim e di sa tani ne demokraci nuk i hy as edhe nje gjemb ne kembe dhe vjen dhe meson ambasaden amerikane se cfare duhet te beje. Hajde baba, te te mesoj arat i thone kesaj. Populli thote : “Pyka hiqet me pyke.”

  16. luli says:

    Ma hiqni argita hunde derren se nuk e shikoj dot se ajo eshte njelloj si nexhmija.

  17. I duruari says:

    Ilmiu nga Oslo. E kam lexuar edhe ne nje vend tjeter kete liste me 26 personat e punesuar ne ambasaden amerikane. Duke e quajtur te mireqene se keta jane ish punonjes te sigurimit te regjimit te permbysur (ose spiuna),une kam nje mendim se pse i ka punesuar ambasada amerikane: Kush me mire se keta i njeh deri ne detaje gjithe personat qe aplikojne per vize ne ate ambasade? Kush me mire se keta i njeh te gjithe personat qe per aresye te ndryshme hyne dhe dalin nga ajo ambasade? Kush me mire se keta njohin,dine,udhezojne,informojne etj,etj,…?

  18. Faiku says:

    Amerika i paska dashur komunistat shqiptarë gjith jetën.

  19. sp ku says:

    Vetem me ate te paren e keni prishur ajo duhet te hyje ne nje liste tjeter.

  20. poli says:

    Zoterinj bëhet fjal se pare të fillosh punë në ambasadën AMERIKANE plotësot një formular që duhet të thuash ke patur testë partie po apo jo.Dhe të listuarit kanë patur të gjith testa të PKSH në formular e kanë plotësuar me përgjigjen jo.Ndërsa për shoferat po ju them se shoferi I zotit Kadri Hazbiut,i quajtur Belul Cuka nga Peshkopia i ka dalë dishmitar shefit tij në gjygjë sot punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.Falenderojmë gazetarin e gazetës SOT zoti Ilir Bush për këtë shkrim të shkëlqyer.

Lini një Përgjigje te Zana e Maleve Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *