10 femrat më të pushtetshme të vitit 2011 në Shqipëri

Nga sot e në vazhdim gazeta TemA do të botojë BEST OF të rubrikës argëtuese të fundjavës “TemA e nxehtë e së shtunës”. Njëkohësisht version print do të keni mundësi ta blini ditën e premte datë 30/12 me rankimet më të mira të 2011-ës. Faleminderit nga Bledi Mane dhe na ndiqni çdo ditë on line.

 facebook.com/bledi.mane

Ashtu siç bën çdo vit revista legjendare amerikane “Forbes”, e themeluar nga dinastia skocezo-amerikane me të njëjtin emër, edhe në Shqipëri për herë të parë nis rrugë një nga klasifikimet më të çuditshme. Një grup studentësh të Universitetit Publik të Tiranës, prej kohësh kanë themeluar klubin e tyre social të emërtuar “campusALBANIA”. Pa konsumuar kohën nëpër kafene lagjesh, studentët e masterit për gazetari të Fakultetit Filologjik bëjnë kërkime interesante vullnetare dhe pas grumbullimit të informacioneve, hartimit të një database-i listojnë emra individësh,kompanish apo titujt e medias më me influencuese në vendin tonë. Pas kontakteve dhe bisedave me studentët e shkëlqyer masterizantë Ola Xama, Alba Kekezi, Alket Saliasi, Jurgen Spiro, Gëzim Neziri, Anri Bala, Reldar Dedaj, sot po botoj në gazetën TemA për herë të parë listimin e rankimit të 10 femrave më me influencë në këtë vend.

 

1-Argita Malltezi Berisha

Juristja 37 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit të vendit udhëheq listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi emërtohet ndryshe edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrollon në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi.

 

2-Linda Rama Basha

Bashkëshortja ekonomiste e liderit të opozitës ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës. Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm.

 

3-Lirie Berisha

Listën e vazhdon përsëri një nga eksponentet e familjes kryeministrore. Mjekja pediatre Lirie Berisha e lindur dhe e rritur në Tiranë me nënë serbo-malazeze dhe baba shqiptar shquhet për një inteligjencë mesatare. Besnike e bashkëshortit të saj, momentalisht zonja Berisha ushtron influencën vetëm te garderoba dhe kuzhina e kryeministrit. Qëndron larg vendimmarrjeve të burrit, por në raste të veçanta mendimet e saj nuk diskutohen, vetëm zbatohen. Ka bërë kompromis me Argitën, që pas 2005-ës kryekëshilltare të jetë kjo e fundit.

 

4-Jozefina Topalli

Numri dy i partisë në pushtet, kryeparlamentarja shkodrane ka forcuar pozitat e saj këto gjashtë vitet e fundit. Pinjolle e një prej familjeve të arsimuara, të pasura, katolike dhe të persekutuara nga regjimi komunist po zgjeron oreksin e saj duke punuar underground për drejtimin e PD-së pas largimit të Berishës. Klani i saj në pushtet i druhet vetëm influencës së Argita Malltezit, e cila kërkon që të kontrollojë vazhdimin e drejtimit të PD-së me kukullën e saj Lulzim Basha. Priten zhvillime të forta në vjeshtën e 2013. Zonja Topalli është pasuruar shumë financiarisht vitet e fundit duke rimarrë asetet e patundshme të paraardhësve të saj.

 

5-Monika Kryemadhi

Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë, rendin, drejtësinë dhe transportet në Shqipëri. Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi është zhvendosur në hije. Drejton LSI-në dhe komandon ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Berisha 2.

 

6-Vjollca Hoxha

E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori. Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj.

 

7.Deborah Jones

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vetmja femër e huaj që listohet në këtë ranking. Me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zonja Jones njeh jo vetëm gjuhën por edhe mentalitetin shqiptar. E sertë, këmbëngulëse dhe mjaft strikte në detyrën e saj së bashku me ambasadorin Arvizu përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

 

8-Vera Grabocka

Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre. Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare.

 

9-Teuta Topi

Ndryshe nga Zonjat e Para në vendet e tjera, bashkëshortja e Presidentit të Republikës është një grua e thjeshtë. E tërhequr më tepër pas jetës familjare dhe rutinës së punës së përditshme që bën në Ministrinë e Bujqësisë. Indiferenca karshi objeksioneve dhe vendimmarrjeve të burrit të saj e klasifikojnë Teuta Topin në vendin e parafundit.

 

10-Ina Rama

Në fillim e etiketuan Silvia Conti, më pas manekina që vetëm krihet dhe qesh deri sa këtë fillim viti e shigjetuan me epitetet lavire, ndrikull, shoqe bulevardi, tradhtare. Kryeprokurorja e përgjithshme e këtij vendi, 39 vjeçarja Ina Rama pavarësisht postit publik që mban, ka një influencë të limituar në publik dhe sidomos mbi politikën e egër të këtushme. Rënia në ujdi me të majtën dhe të djathtën e kanë kthyer simpatiken durrsake në një vegjetuese të parrezikshme në krye të organit të akuzës. Zonja Rama, vajza e një skenaristi dhe regjisori lokal është e martuar dhe ka dy vajza.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...