Kosova kërcënon: Do vendosim referenca për mallrat shqiptarë, Berisha na tradhtoi

21 Dhjetor 2011, 21:57Politika TEMA
Kosova kërcënon: Do vendosim referenca për mallrat

Sali Berisha dhe Mimoza-Kusari Lila

Ministrja kosovare Mimoza Kusari-Lila ankohet se nuk po zbatohet një marrëveshje për tregti të lirë mes dy vendeve. Ajo e ka hallin me çmimet e referencave në doganat shqiptare. Ta dijë Kusari-Lila sa po vuajmë ne nga këto referencat

“Qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur që këtë hapësirë të lirisë së qarkullimit të mallrave e qytetareve ta zgjeroje me të gjithë vendet fqinje e mike të rajonit, çka do të sjellë një epokë të re në bashkëpunimin ekonomik e të gjithanshëm të këtyre vendeve, si dhe do të forcojë miqësinë midis popujve të tyre”. Kështu do deklaronte kryeministri Sali Berisha në një takim me ministren e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari- Lila.

Ajo iku e lumtur me premtimin se tani mallrat e Kosovës nuk do kishin pengesa për të hyrë në Shqipëri. Madje Berisha i tha asaj se kishte ndërmend edhe të ndërtonte një hekurudhë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Para pak ditësh, Balkan Insight shkruante se impakti ekonomik i Rrugës së Kombit ka qenë tejet i ulët.

Kurse këtë të mërkurë u shfaq Mimoza Kusari- Lila, ministrja e Tregtisë në Kosovë, që në mes të vitit kishte takuar kryeministrin me shqetësimin e madh për mallrat e Kosovës. Ajo shpalli se edhe qeveria e Kosovës do vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë.

Një vendim i tillë mund të merret nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pasi sipas saj Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmimeve të references për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj.

Për këtë arsye, zonja Kusari-Lila i ka drejtuar një letër Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e disa masave që po aplikohen nga Doganat e Shqipërisë në të kundërtën do të vendosen çmimet e referencës.

Marrëveshja për heqjen e çmimeve të referencës ishte arritur në qershor të këtij viti pas disa takimeve në nivel ministror, por Doganat e Shqipërisë po aplikojnë çmimin prej 18 cent për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës.

“Të dy këto vendime nga ana e Shqipërisë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Berisha në muajin qershor për unifikimin e procedurave fiskale, Kosovë-Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk heq taksën e referencës atëherë do të vendosim masën e reciprocitetit”, deklaron Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Për të gjitha këto zhvillime zonja Kusari-Lila ka njoftuar edhe kabinetin e Qeverisë së Kosovës, që sipas saj, ky nuk është një lajm i mirë për prodhuesit e patates në Kosovë, dhe është një kthim në pikën zero në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

Eh moj zonja Kusari-Lila çfarë halli kemi edhe ne me këto referencat.

 

 

34 komente në “Kosova kërcënon: Do vendosim referenca për mallrat shqiptarë, Berisha na tradhtoi”

  1. Artiles says:

    Kur ta merrni vesh ju kosovaret “sa shume ju do” juve Sala dote jete vone!!!

    1. hizer says:

      e dijm e dijm edhe ate shume mire se kush eshte ky Esat Pasha , dhe te gjithe kosovaret nuk jemi me salushin por se zeri yne nuk degjohet por te garantoj se ka shume antiberisha apo thene shkurt PRO Rama. PRSh

      1. raimondi says:

        Saliu eshte gje e lige –Fytyre e poshter shume ky qen –por perfiton
        se opozita eshte e mbytur nga krimbat e grekut

      2. VERONIKA says:

        po qe saliu eshte burri i shkines e dini ju kosovaret?

  2. Neorealizmi says:

    Po i hapni syte dhe ju o vellezer. Ngadale, por po e mesoni sesi funksionon ky Baca qe e doni shume. Fjale te bukura boll dhe gishtin nga mbrapa. Ta gezojme te dyja palet dhe here tjeter te vini me shume te votoni qe ta mbajme ne pushtet se te tille nuk ka bere nena.

  3. plaku says:

    Moj zonje e nderuar, nuk arrij tju kuptoj juve te qeverise se Kosoves. A keni ju diku nje zyre qe merret me Shqiperine ? Ne se keni, a i lexoni informacjonet e kesaj zyre ? Ne se i lexoni, ose nuk i lexoni mire ose, punonjesit e kesaj zyre duhet ti hiqni nga puna. Moj zonje e dashur, Sala i ka premtuar popullit te vet me qindra linja hekurudhore, rruge, vende pune etj. Nuk e shifni juve zonje e dashur se, Sala e ka arken e shtetit bosh dhe premton budallalleqe. Ne se ai premtoi hekurudhe per te intensifikuar maredhenjet tregetare midis dy vendeve,pse moj zonje e dashur, nuk bete nje marreveshje-protokoll per ndertimin e kesaj hekurudhe duke vene aty edhe kohen se kur do perfundohej. Sala i premtoi popullit ndertimin e godines se parlamentit te ri dhe nuk ka fonde per prishjen e piramides, ai i premtoi popullit stadjumin e ri te futbollit dhe papritmas i thote federates shqiptare te futbollit qe te gjeje ajo fondet per kete ndertim. Moj zonja ministre fjalet i merr era, ju duhet te beni kontrata shteterore dhe jo bla bla bla me njeri tjetrin. Jemi dy shtete te pamvarura dhe gjerat behen me kontrata dhe mareveshje dhe jo me fjale ne ere. Mesoni nga bota moj zonje se, nuk punohet me me the te thashe. Italjanet thone : “Carta canta” Letra ( dokumenti i shkruar ) kendon. Hajde ministre hajde, hajde kryeminister hajde. Biri i nenes cilin te qaj me pare njera eshte ministre dhe tjetri kryeminister. Mjere kombi shqiptar, kush e drejton.

  4. trust_no1 says:

    Shikoni se do jete kjo Kusari qe nuk thote te verteten. Se Baca nuk i rren vllaznit qe e dun aq shume.

  5. like says:

    moj zonje e nderuar ,nuk e shikon qe sala po mundohet tja fusi vendeve me me kopila ne qeveri ne bote.pra juve ai nuk ju ka per gje .megjithate bejani hallall baces tuj .ju nuk u bete merak per nafte dhe arme tani ju vjen keq per patate hajt mo se djo ta u fusi pataten baca sali te shkuara ju qofshin.

  6. Drini says:

    Artiles

    Sa me pelqeu komenti juaj, edhe pse vet jam kosovar shumica e kosoves fare nuk e njohin Sali Berishen e vertet.

    Pershendetje

    Drini Kosove

  7. B.Doka says:

    Vellezer, Shqiptare te KOSOVES.Mos na fajesoni neve popullin e Shqiperise.Slobodani ja ka lene ne dore, Tadicit, litarin qe ka lidhur nga “kokrrat”,Stalinin tone te Shqiperise.

  8. tomori beratit says:

    Pse tani e moren vesh vellezerit tan kosovar qe sali ram berisha eshte armik i betuar i KOMBIT SHQIPTAR.

  9. eno says:

    rob te trashe ..sot u kujtuan te marrin vesh kush eshte vertet Sali Maloku

    1. enver says:

      o ti i…t saliun nuk po vina na me votu po ti po e voton se na nuk kemi drejt me votu ne shqypni mso ni her e pergjithmon

  10. Mallakastrioti says:

    Te nderuar vellezer Kosovare, Sali Rame berisha , njeriu qe ju e Doni dhe e respektoni shume jua “Fejti”, keshtu thone ketej nga Dibra Shqipetare, pra shkurte une u perpoqa,tju thoja dicka me Djalektin e Shqiperise Veri-Lindore…lol

  11. inf says:

    Po tu perzi Gjaki me SERB nuk je mo per ALBANI.
    Ky kusar barbar tradhtare dhe hajn po shkatrron KOMBIN MADE IN ALBANIA
    Litari e pret Tradhtarin dhe Dhandrrin e SERBISE sali romin berishin .
    Poshte Tradhtari qe shiti det e fali token Arbenore Greqise .Vdekje .

  12. dritani says:

    Mbiemri i kesaj eshte fantastik!
    Ne hapesiren shqiptare jo vetem ngjarjet por edhe emrat jane si te skenareve te Bollywood…

  13. ushtari i shqiponjes says:

    shum mire na e ben kosova ketit kermes qe deklaroj qe esht kunder pavarsis ne duhet te marim shembull per shum gjera nga vellezerit tan shqipetaret e kosoves respekt per kosoven kunder keti agjentit te vdesi berishaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  14. Ushtari i Shqiponjes says:

    Berisha pd-ja dhe ps-ja bashk jan ende dhe sot enverist te flaket ndersa sa i perket premtimeve sali berisha personalisht fiton nobel boterore per premtimet me te shumta ne bot dhe per me te realizuarat gjithashtu dhe ata plehrat e tjer te opozites se skan as nje lloj dallimi po kur ky kerma arrin dhe shet detin ton te greku dhe fillon te prishi me kosoven mardhenjet qe ai e ka per detyrim ti bashkoj dy shtetet sepse shqipetaret e kosoves jan 100 her me shum shqipetar se sa ne shqipetaret e shqiperis dhe sinqerisht i kam nje milion her me shum debules shqipetareve te kosoves se sa neve te shqiperis ne shqiperi kan ende bindjet komunista lan koqen e namit shqipetar esht edhe ai qe esht nga kosova dhe ai nga cameria e ai nga ilirida dhe ai ka te drejt brenda per brenda ne shqiperi pavarsisht qe jan ndar kufit neser pasneser mbase greku pushton vloren ose durrsin ata pastaj do jen durrsak ose vlonjat zdo i themi me shqipetar???pra keto injorancat gjasme per dy vota prandaj duhet te jemi te ndar keto ide ti fusi saliu dhe agjendet serbo grek ne vendin qe din!
    Shqipetaret jan nje edhe do te jen NJE.

    1. Njani says:

      O ti ushtare,merr frym pak he burre se pa pike e presje then qafen. Edhe ja ke fut si kau peles thone kendej nga ne. Po si ban keso ndarjesh ti?!!! Jo ata ma trima jo ata te jeret me tuca,cja fut kot more. E treguam me thane te drejten ne luften e fundit se sa trima ishim. Serbia per 24 ore na shpernguli te gjitheve. Perjashto nje grupi fare te vogel qe mbeten. Hajt mos na shit pallavra.

  15. ALB12 says:

    Thirri trurit se te ikur me pushime. C’lidhje kane keto qe shkruan me tregetine dhe zhvillimin ekonomik ndershqiptar. Gezuar me nje gote vere, prodhim i paster shqiptar! Te na rrojne sa malet trojet tona dhe prodhimi kombetar!

  16. Kastrioti / Prishtinë says:

    Oj Moze, Na n’Kosovë edhe Bari do t’hamë e Saliun s’e lshojm, Sepse n’zemer jemi komunsita por shtiremi si t’djatht, keshtu thojshin ktynehere Enveristat, Na bari do t’hame e sistemin s’do e ndrrojme, Ndersa n’Jugosllavi 75% e shqiptarve jemi kan antar t’LKJ-s e krejt ata u ban me LDK kishe na jemi t’djatht, tash jan ba aq shume t’djatht sa kishe irritohemi prej t’majtve, e nja 80% e tyre s’dijn cka asht dhe cka sjell koncepti i majt. Besa edhe nja 50% se dijn qe t’majtit na kan ndihmu mu çliru prej Serbie. Bill Clinton dhe Tony Blair. ndersa t’djathtit duke nisur prej Saliut qe e fyente UÇK-n e deri tek ai Idioti italian Berlusconi qe ishte atehere n’opozite dhe bente thirrje per ndaljen e bombardimeve t’NATO-s ndaj Serbis.

  17. Kastrioti / Prishtinë says:

    verë Kosove nga Rahoveci, nuk asht prej Serbie, Ate verë e blen dhe gjermani dhe francezi sepse ka cilesi. nese nuk e din mesoje.

    1. Kastrioti / Prishtinë says:

      ec more pirdhu ti po m’kallzon per Fe mua, Juve ua ka tredhë trurin Enveri s’dini cka o feja e kombi e me flet ktu dokrra.

  18. durresstar says:

    Nuk ka turp me te madh per nje komb qe ndahet me kufi,a ndahet vellai nga vellai me kufi,turp!! kete gjo vetem nje i shitur te serbi e bon,hape kufirin o idiot dhe lei shqipetaret dhe prodhimet e tyre te qarkullojne te lira ne te dyja anet e kufirit.Dhe ata biznese kosovare qe bejne tregeti me serb e maqedone duhet te ndergjegjesohen dhe te mos blejne as dhe nji gjo nga keta legena,ata cfare blejne nga ne??

  19. Lulzim Mucaj says:

    Po sikur ka ndodh dicka e re fati i kosovareve qe ne qeveri e Shqiperis ishte Majko kryeminister se po te ishte ky dhanderr shkau do te na hidhte te gjith kosovareve ne adariatik. Hej zete samo tako nastavi jer shiptari na kosovo i metohiju su budale ako im jebes mater ce da te zovnu tata.

  20. brace says:

    Ky eshte tropojani juaj,ju akoma se kuptuat se kure te thone ky palaco komunist,mire mengjes,hikni se ju ka zene nata.Karakteri i tije i ndyre eshte nji fjale e 100 rrena,ju duhet ta kuptomi,kurre seshte vone,mose i besoni per asgje,ky eshte armiku juaj,zdone te degjoje emrin tuaj,jo me te mendoje per Kosoven e popullin tuaj,ky eshte antishqiptari i vertete,shqetsimi i tije eshte si te arrije te shkaterroje kombin SHqiptare,kto jane angazhimet e marreveshjet e tije,me ulleheqesit kriminele serbe,shqiptaret ku do qe ndollen duhet te mendojne seriozisht pere largimin,e izolimin e ktije krimineli.

  21. Aziz says:

    Po pse cka mendojn kosovaret, do lene sala pa shit mallrat e miqve serb (a e din kosovaret se nena e grues sales eshte serbe) per mallrat e kosoves. Po ne kosovareve mend na vine o te hike o ne hale.

  22. mali says:

    Shyqyr zotit qe ka shqiptar qe i mesojne kosovaret sa duhet ta duan Saliun, se ndryshe do te shemeshin se dashuri te shkretet.

  23. Ramy says:

    o Kastriot Prishtina , po na thuaj ti c”eshte koncepti i te majteve ore hajvan drenice? Ta them une konceptin e te majteve, keta nuk i japin bythes te punojne por pelqejne te pasurohen duke fjetur dhe nuk durojn dot kapitalizmin.
    Ne nje kabllogram te wikileaks ish ambasdori Amerikan weathers thote qe populli shqiptare eshte popull dembel qe deshiron te pasurohet duke fjetur, prandaj dhe gjysma e popullit shqiptare jane socialist.
    kjo eshte nje e vertet e hidhur

    1. Kastrioti / Prishtinë says:

      Na n’Prishtinë maloket i quajm Bal, Prandaj edhe une po te quaj ty Bal se spo ti nga je, une s’jam prej Drenice, Por ti kaq dine, krejt Skandinavia udhehiqet nga majtistat ose sic i thone ata Liberalet te qendres se Majte. prandaj ata kan standardin jetesore ma te mirin ne Bote, Por ti kesi Idioti je qe Majtizmin e kupton nga kandi banal i Shqiperis dhe i Kosoves, ti o qyrr o Bal oj Katastrofe shko lajë dhembet njehere e tani shkruaj ketu.

  24. deskartes says:

    mospajtime te vellezrve qe jan normale tek vellezerit…

  25. landi says:

    te gjithe shqiptaret i ka tradhtuar ai jo vetem kosovaret fjalet e premtuara imbane vetem ku ka interesa personale e familiare .si pakti me greqin me fazllicit me naften e shuuuume tjera .more vicidoli si e ka emri i fshatit nuk me duket si [toponimi]emer shqiptar

  26. Perralla me Mbret says:

    O Kastrioto qa po thu bre burrrr! Lere me lale mos tall bythen ti,paske ngel ti per te spjeguar se c’eshte e majta apo e djathta! Thuaj mendimin tuaj per Salen,qe eshte trap ok, por mos filozofo per politiken se as qe ditke ca eshte politika e as kush jan te majt as te djathte!°

  27. baju bayi says:

    This is the accurate Kosova kërcënon: Do vendosim referenca për mallrat shqiptarë, Berisha na tradhtoi | Gazeta Tema diary for anyone who wants to attempt out out virtually this matter. You attention so much its most wearing to present with you (not that I real would want…HaHa). You definitely put a new twirl on a matter thats been typed almost for age. Prissy foul, only eager!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje