Majat nisin numërimin mbrapsht për fundin e botës

Në juglindje të Meksikës, aty ku dikur ishte një nga bërthamat e kulturës maja, pasuesit kanë nisur numërimin mbrapsht për fundin e botës.

Ka akoma edhe një vit, por kjo datë që tani po i terrorizon njerëzit.

Më 21 dhjetor 2012 përfundon kalendari maja- shumë njerëz mendojnë se atëherë do jetë fundi i botës.

Në Tapachula, në kufi me Guatemalën, që nga dita e sotme ka nisur numërimin mbrapsht një orë dixhitale, e lartë 2.50 metra.

Teoria e fundit të botës bazohet mbi një tabelë prej guri në Tortuguero.

Për çudi më 21 dhjetor 2012 pritet edhe një konstelacion i rrallë në qiell. Dielli, toka dhe të tjerë planetë do qëndrojnë në linjë me ekuatorin e Rrugës së Qumështit. Një ngjarje e rrallë që ndodh çdo 26 mijë vjet. Majat ishin mjeshtra të parashikimeve.

Natyrisht shkencëtarët nuk e besojnë një kalendar të tillë dhe thonë se ka një interpretim të gabuar. Ata mendojnë se më 21 dhjetor 2012 nis një cikël i ri për njerëzimin.

Aktualisht në Amerikën Qendrore jetojnë rreth 6 milion maja.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...