Majat nisin numërimin mbrapsht për fundin e botës

21 Dhjetor 2011, 22:55Lifestyle TEMA

Në juglindje të Meksikës, aty ku dikur ishte një nga bërthamat e kulturës maja, pasuesit kanë nisur numërimin mbrapsht për fundin e botës.

Ka akoma edhe një vit, por kjo datë që tani po i terrorizon njerëzit.

Më 21 dhjetor 2012 përfundon kalendari maja- shumë njerëz mendojnë se atëherë do jetë fundi i botës.

Në Tapachula, në kufi me Guatemalën, që nga dita e sotme ka nisur numërimin mbrapsht një orë dixhitale, e lartë 2.50 metra.

Teoria e fundit të botës bazohet mbi një tabelë prej guri në Tortuguero.

Për çudi më 21 dhjetor 2012 pritet edhe një konstelacion i rrallë në qiell. Dielli, toka dhe të tjerë planetë do qëndrojnë në linjë me ekuatorin e Rrugës së Qumështit. Një ngjarje e rrallë që ndodh çdo 26 mijë vjet. Majat ishin mjeshtra të parashikimeve.

Natyrisht shkencëtarët nuk e besojnë një kalendar të tillë dhe thonë se ka një interpretim të gabuar. Ata mendojnë se më 21 dhjetor 2012 nis një cikël i ri për njerëzimin.

Aktualisht në Amerikën Qendrore jetojnë rreth 6 milion maja.

12 komente në “Majat nisin numërimin mbrapsht për fundin e botës”

  1. Vlora says:

    ne fundi i botes kemi qene gjithmon keshtu qe te vij fundi ne shqiperi do edhe 100 vjet.

    1. nyc-zogu_i_zi says:

      Hahahahaah…

    2. Rajmonda says:

      Ose,ose nga qe jemi gjithmone te fundit,mbase dalim ne krye.(te paret)

    3. Poliksenos says:

      Qe kemi qene te fundit ,dakort,por i ke bere llogarite gabim. Tek ne nuk do edhe 100 vjet.Tek ne fundi ka ardhur me vone se te tjeret.Keshtu qe kur per boten te jete fundi,tek ne duhen edhe 26 mije vjet te vije ajo dite!

    4. Argita_B says:

      Si thoshte Cekja i Beratit, ne lere qe jemi 100 vjet mbrapa, po jemi dhe 100 vjet anash…

  2. Ne fakt edhe majat te mos e thon nje pastrim duhet,se ashtu sic jemi ber sot(njerezit)nuk ka perendi qe na rregullon,ajo dite mirese te vije

  3. V.F.L.P says:

    Populli Maja ha gjith diten gjethe Cocaine:-) parashikimi mund te jete i vertet por un personalisht i besoj versjonit te dyte qe, do mbyllet nje epoke dhe do hapet nje epoke tjeter shum me e mire se kjo. Gjithsesi c’do ndryshim per “mire” apo per “keq” do kish qene interesant dhe un per vete do dnihesha me fat ta perjetoja sido qe ai te ishte…

  4. net says:

    qe kur eshte krijuar bota per te ka nisur numerimi mbrapsht : )
    kurse un personalisht mendoj qe e tere kjo loje mediatike dhe tru larese eshte nje parapregatitje nga iluminati per luftra te gjakshme qe do pasoj shum shpejt…
    Ne radhe kemi sirine, iranin, pakistanin…
    Pastaj e tere bota do perfshihet ne rremuje… ja kjo eshte e tera, per sa i perkte Ores se Madhe, ate e din vetem Zoti se kur shkaterrohet universi.

  5. lili says:

    rrnofin mayat,bile fundin e Berishes ta kemi prej tyre!

  6. net says:

    Mashtrimi i madh 2 ( pjesa e 10 ) Rituali i radhës 2012

    http://www.youtube.com/watch?v=yG6afikjP90

  7. paraziti says:

    maja… e kti timit!!! hahahah…

  8. stalinsali says:

    Tani qe vajti greqia per lesh, le te permbyset bota, s’na behet vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje