10 meshkujt ME TE PUSHTETSHEM të vitit 2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Mane

TemA e Nxehtë/BEST OF

facebook.com/bledi.mane

 

Sot serinë e listimeve më të mira të vitit që publikojmë çdo të shtunë po e vazhdojmë me ribotimin e potencës (jo seksuale) të meshkujve. Shumë prej tyre kanë vite që sundojnë jetën tonë qysh kur hapin sytë dhe televizorin në mëngjes e deri kur bëhemi gati të flemë, madje na shfaqen edhe nëpër ëndrrat tona të varfra bardhë e zi. Si një shoqëri tepër maskiliste me nuanca të theksuara orientale, Shqipëria ka bërë progres modest në balancimin e fuqisë xhendërore.

Gjergj Elez Alia kishte bërë kërdinë mbi Bajlozin e Zi, Skënderbeu çante më dysh shkëmbinjtë e Librazhdit me shpatën e tij të rëndë, Mic Sokoli me fuqi të mbinatyrshme i mbylli me gjoksin e tij me lesh grykën topit osman që villte gjylet e zjarrta, fuqia e Vojo Kushit u dilte nëpër ëndrra konstruktorëve italianë që ndërtonin tanket e luftës së Dytë Botërore, shoku Enver Hoxha ua dhjeu hrushovianëve në Moskë dhe bota mbajti frymën e shqetësuar…

 

…mite, legjenda, gojëdhëna dhe përdorim pa kriter i hiperbolës në eposin shqiptar. Kështu na edukuan brez pas brezi edhe familjet edhe shoqëria edhe mentaliteti ynë. Ndaj të gjithë kërkojmë sot me çdo kusht të jemi ATA, të mbipushtetshmit, ATA për të cilët historia të flasë 24 orë.

Si çdo javë vazhdojmë edhe sot të botojmë sagën e njerëzve më të pushtetshëm të vendit tonë, një kontribut i shkëlqyer i studentëve masterizantë të gazetarisë& komunikimit pranë Universitetit të Tiranës.

 

1- Ismail Kadare.

Shkrimtar i shkëlqyer, mjeshtër i rafinuar i mendimit dhe fjalës, personalitet i shtrirë në kohë dhe hapësirë. Ushtron një pushtet absolut në hapësirën mbarëshqiptare vetëm nëpërmjet fjalës, artit dhe lirisë së mendimit oksidental. Ka çdo gjë që kërkon njeriu nga kjo jetë: familje, famë, liri, para, kontribute historike, vend përsëgjalli në panteonin botëror të letërsisë. Shpesh duket si vetë Zeusi që nga Olimpi vështron gjullurdinë e çmendur të përditshme shqiptare, qesh, trishtohet, tallet, klith, rënkon… Ismail Kadare këto 20 vite tranzicion është i vetmi shqiptar i pushtetshëm që nuk e kanë joshur madje as ofertat e të qenit president siç bëri kolegu i tij çek Vaclav Havel. Kadare ka lindur me fat, ka lindur për të na korrigjuar kohë pas kohe çmenduritë tona kolektive.

 

2-Edi Rama.

Deri mëngjesin e së hënës së 9 majit, udhëheqësi i opozitës shqiptare kuotohej dobët në bursën e politikës vendase. Fitorja e thellë dhe plebishitare e zgjedhjeve lokale rikonfirmuan edhe një herë nevojën që ka ky vend për të mos nxjerrë kaq shpejt nga skena zotin Rama. Njeriu që “tërboi” breza të tërë të këtij vendi, ende vazhdon të jetë pjesë e ngjyrave me të cilat lyejmë rutinën tonë të përditshme. Ekstravaganca e tij e ndihmoi të trampolonte guximshëm në llumin e ndyrë që prodhon politika mesdhetaro-ballkanase e Tiranës. Riformatoi Partinë Socialiste sipas shijeve të tij dhe nuk tërhiqet pa marrë pushtetin që i takon qysh prej 24 muajsh. Sa herë që pushteti i vjedh idetë, punët dhe votat, aq më shumë dashuri çliron statura e tij nga Kruma në Kavajë, nga Velipoja në Sarandë.

 

3-Sali Berisha.

Gjyshi po lodhet, gjyshi po jep maksimumin. Nuk ka më moshë gjyshi të vjedhë ende kuti dhe vota. Dikur si i plotfuqishmi i lagjes që dinte edhe emrat e dashnorëve të grave të shokëve, sot po i largohen me kujdes të gjithë. Ka fiksim të vjetër zëvendësimin e Bamir Topit, Ina Ramës dhe Bahri Shaqirit e më pas do flejë i qetë. Pasuritë dhe sigurinë e familjes e ka në duar të sigurta kështu që do të bëjë gjumin pa ëndrra. Lul Bashës ia futi në gojë si llokume e vjedhur fitoren e Tiranës dhe po nuk e përtypi dot…ka punë me shokët e Xenit!!!

 

4-Ilir Meta.

Të gjithë kujtuam se aferat e fëlliqura të liderit të LSI-së do ta mposhtnin juridikisht dhe politikisht në zgjedhjet më të afërta që mund të mbaheshin në këtë vend por llogaritë i kishim bërë gabim. Një popull i varfër i adhuron hajdutët dhe grabitësit. Tradicionalisht një ndër politikanët më të korruptuar, zoti Meta ka mundur të mbijetojë falë potencialit të llahtarshëm financiar që ka partia e tij LSI. Ndere dhe favore pa fund, punësime model Kine, abuzime me fondet publike, krahinizëm dhe besnikëri e verbër ndaj njerëzve që i qëndrojnë pranë në kohë të vështira, me një bashkëshorte altruiste dhe komisare politike të partisë, të gjitha këto do e mbajnë gjallë në politikë edhe rreth 10 vite të tjera skraparlliun Ilir. Pas allishverisheve që u jep fund brenda muajit korrik në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta del i larë nga videot skandaloze të harbutërisë dhe në shtator do ia shohim përsëri fytyrën krah Berishës, si anëtar qeverie natyrisht.

 

5-Aleksandër Arvizu.

Jo një diplomat i rafinuar, por me një karrierë modeste në diplomacinë amerikane, zoti Arvizu duket se është bërë më i famshëm edhe se prezantuesi televiziv Agron Llakaj. Një diplomat “mistrec” dhe i paparashikueshëm, zotëria në fjalë vazhdon traditën e paraardhësve të tij në tutorimin e “Albania everyday life”. Ironik, dinak dhe intuitiv, së bashku me zëvendësen e tij Deborah Jones përfaqësojnë në mënyrë deçizive dhe tepër diplomatike dy nga njerëzit më me influencë në Shqipëri. Kanë arritur deri tani të mbajnë nën kontroll politikën sharlatane të Tiranës pavarësisht se herë nga e majta dhe herë nga e djathta atakohen primitivisht.

 

6-Bamir Topi.

I gjatë, i edukuar, akademik, tradicional, i qetë, tolerant, sharmant dhe paksa liberal. Përveçse President i Republikës, zoti Topi drejton edhe Forcat e Armatosura, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ushtron edhe kompetenca kushtetuese mbi krerët e Shërbimit sekret dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjitha këto atribute civile dhe ligjore nuk e rendisin dot në krye të listës së këtij klasifikimi. Të kesh nëpër këmbë politikanë konfliktualë si Topalli, Berisha, Meta është më mirë të shijosh privilegjet e të qenurit President Republike dhe në qetësi të përfundosh mandatin 5 vjeçar. Megjithëse deri mot nuk i dihet, Bamirin e duan njerëzit, por njerëzit që duan Bamirin nuk i do as Berisha as Meta.

 

7.Aleksandër Frangaj&Blendi Fevziu.

Nuk mund të ndahet kjo dyshe nga klasifikimi ynë. Dy miqtë e vjetër gazetarë lezhjani Frangaj dhe kolonjari Fevziu qysh pas viti 2000 janë kthyer në eminencat gri të çdo politikani të lartë në këtë vend. Duke përdorur impaktet që çliron pronësia e mediumeve këtu si dhe duke përfituar nga vaniteti dhe mendjelehtësia lindore e klasës politike shqiptare kanë përfituar moralisht dhe financiarisht pa fund aq sa mund t’i llogarisësh pa frikë si rregullatorët e çdo deformimi “që hasin” qeveritë shqiptare në rrugën e tyre drejt integrimit(!). Momentalisht janë ndër njerëzit më të besuar të Berishës dhe fjala e tyre vlen sa mandatet e 20 deputetëve demokratë. Zoti Frangaj është një nga shqiptarët më të pasur të këtij fillimshekulli, ndërsa gazetari Fevziu një nga emrat më potentë të medias vendase.

 

8-Ardian Fullani

Governatori xhentëllmen i Bankës së Shqipërisë plotëson top listën e burrave të fuqishëm të këtij vendi me një karrierë të lakmueshme në fushën e financave dhe bankingut. Gjatë mandatit të tij të parë 7 vjeçar e ktheu Bankën e Shqipërisë në institucionin ku prodhohet siguri financiare dhe inflacion i kontrolluar. Përballoi me sukses krizën globale dhe udhëhoqi bankat e nivelit të dytë në Shqipëri drejt sheshpushimesh të sigurta. Ndryshe nga paraardhësi i tij dibrani egoist dhe cinik Shkëlqim Cani, zoti Fullani po i kthen edhe lavdinë historike & arkitekturore institucionit që drejton. Si rrogëtari më i paguar i administratës publike shqiptare ka mundur që sistemit bankar vendas t’i kontrollojë ecurinë profite duke mos ia lënduar klientelën. Para pak ditësh siguroi mandatin e tij të dytë pa bekimin e opozitës dhe sfida e tij më e vështirë mendohet të jenë 2 vite e ardhshme kur kriza do të ulet këmbëkryq në këtë vend.

 

9-Armand Duka

Klani i rrezikshëm i Zemunit, Dukët e krimit, mafiozët që kanë pushtuar Durrësin… Dhe vjen një ditë…atë që pështyve e lëpin sërish. Kështu i ndodhi edhe Sali Berishës me fiset durrsake Duka dhe Koka. Pasi i anatemoi për vite me radhë, tani i ka miq të bujtur në sofrën e tij qeverisëse. Duka e krimit, ose Armand Duka është sot përfaqësuesi më i spikatur i dy fiseve të lartpërmendur. President i Federatës Shqiptare të futbollit, një mik i mirë i legjendarit Michel Platini, aksioner në shumë sipërmarrje, milioner, me njerëzit e tij në politikë siç është deputeti Lefter Koka, influencë të paparë në zonat e Durrësit dhe Shijakut, qindra të punësuar, miliona lekë taksa dhe sigurime kontribute për shtetin, një vëlla tjetër ish ministër dhe biznesmen i fuqishëm… Futbollin e duan shumë, futbolli prodhon para, paraja është pushtet… Armand Duka e njeh mirë filozofinë e futbollit, parasë, pushtetit. Berisha e njeh mirë filozofinë e Dukës.

 

10.Enver Hoxha

Sepse kemi një shtet sharlatan, krime pa fund, siguri fraxhile, ekonomi të brishtë ndaj e duan një pjesë e popullsisë. Njerëzve, veçanërisht brezit të dytë dhe të tretë u mungon figura e legjendarit të frikshëm Enver Hoxha. Mosfunksionimin e këtij regjimit të ri liberal e lidhin me ringjalljen e diktaturës. Mbi shumë shqiptarë Enver Hoxha ka ende pushtet shpirtëror, u kall frikën dhe si nëpër legjendat me Kostandinin do e donin të paktën njëherë të ringjallur. Thjesht për kuriozitet sesi do të reagonin politikanët që kemi, zengjinët e rinj fringo dhe të fortët e lagjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “10 meshkujt ME TE PUSHTETSHEM të vitit 2011”

  1. Opinionisti says:

    Qe te gjithe keta bura,e kane brenda qenies se tyre virusin gangrenoz
    te komunizmit,ate ferkuan,ai eshte pergjegjes per pjesen mekatare qe ka seicili,tjeter pune qe kete virus bejme sikur s’e shohim,ai egziston ne ta edhe pasi te ndrojne jeten. Perjashtohet Z.Aleksander Arvizu nga ky virus.
    Semundja prej virusit komunist dihet ne ta o ne popullin shqiptar,nuk eshte ne nje nivel.
    Opinionisti

    1. raimondi says:

      Ky Bledi qenka trap fare –Po si ke harruar mua ?

      ——Dhe ate numrin 10 duhej ta vije numer 1 — se para numrit 10 keta
      te tjeret jane zero , por zero me xhufke.

      by the way–Une e kam krahun me muskuloz se te atij qe ke aty ne foto
      –Ai ne foto s’e ka gje krahun fare .Ai s’ka bycep fare

      1. Shefqet Cela says:

        Dhjeta nuk eshte ne kete bote. Po te ngjallej AI, nente te tjereve nuk do tu dukej nami as nishani.
        Veçanerisht NUMURI TRE ,DO TE THYENTE REKORD VRAPI, SE PER NOT KA REKORD NE “KONKURIM ME VETVETEN”, VETEM PER TE QENDRUAR GJATE NE UJE, SI TULLUMBACE.

  2. bama says:

    Po mire mo djema ! Burrat me te mire si ne boten njerezore edhe ne ate kafsherore , maten nga zotesia per te qe ne “burra” , qe do te thote se japin pasardhes te paepur , rezistente ndaj natyres (duke perfshire ketu edhe rrezikun e shoqerise njerezore) , dhe qe me kete “kryeneçesine” e tyre japin pasardhes te sigurte rezistente ndaj cdo presioni natyroror !

    Por keta qe na keni renditur , jane te gjithe “femra” ose meshkuj te tredhur , qe nuk kane guximin te shprehin as mendimin e tyre , lere pastaj ta mbrojne duke riskuar betejen !

    Cfare po na beni ? Po na degjeneroni duke na vene si etalon meshklusjh eunuket ?

  3. mir says:

    Figura numer 10 the best ! Le te ringjallet qe ti shkoj spire Sal legenit Fevzi shkdh-se dhe Frangaj judes.

  4. Kallashi prej floriri says:

    Mos e perzieni Burrin me te madh qe ka nxjerre Kombi Shqipetar te paharruarin Enver Hoxha me kete kategori pleshtash shushunjash dhe zhapikesh.Ai ka qene eshte dhe dote jete Numeri 1 i Shqiperise edhe per shume dekada te tjera.Kesaj ja kane friken keta zorraxhij prandaj perpiqen ta njollosin me shpifje dhe trillime te tipit Fevziu etj.Kerkojne te rrezojne malin buburrecat.Sa te jete ky rregjim fashist te gjithe njerezit e ndershem dhe fisnik do ta nderojne dhe respektojne Enverin.

  5. Albann says:

    KUR MACJA MUNGON MINJTE HEQIN VALLE.
    Ka te drejte Blendi Fevziu qe thote Enveri ishte homo.Edhe i vdekur dhe u kall daten…Po te qe gjalle do i perdhunonte me rradhe…ne fakt s do qe perdhunim ,do qe me “vullnet te lire”….biles do shtyeheshin ne radhe per te qeni i pari…

    1. Rani says:

      Hahahahaha o Alban te gjithe keta shkerdhata do te mbanin radhe te perdhunoheshin me deshire nga Enveri hahahah. Ka thene dikur nje burre i forte “sa te jem gjalle dua te me respektojne dhe te me kene frike, kur te vdes le te me hane qente” dhe ne kete rast kjo eshte mese e vertete per kete grup pederastesh te rreshtuar nga 1-9 me perjashtim te atij majmunit aziatik me nr 5 se ai nuk e ka njohur legjendarin Enver. Sa ishte gjalle Enveri keta shkerdhata te piste i kendonin me gezim e hare ndersa tani normalisht do ta shajne se ka vdekur babai i ketij pis populli.

      1. Albann says:

        Sa per majmunin aziatik ,ai do mesonte kuptimin e plote te fjales “burre shteti “.Dhe do i “hiqte kapelen Enverit”.Eshte i pafat qe s mund te shoh tipin e liderit qe duket se ai e adhuron…

  6. Je i papame Blendi, sidomos me mashkullin e fundit i ke ra pikes, se po i kruhet b…. Blendi Starove Fevzi Toptanit.

  7. emer says:

    S’keni turp qe publikoni te tilla ne median tuaj e kam turp qe kam bashkekombes me mendime te tilla.
    Po ne kete katandi qe jeni sot prej mjegulles e tradhtive te enveristeve jeni. Sot duket sikur disa s’kane turp e disa s’kane mend, po mund te vije dita qe do jene e njejta gje.

    1. Albann says:

      Mos u turpero shume…Nje njeri qe mendon se vendi i tij eshte katandisur si mos me keq do qe ne shesh duke protestuar(me e pakta qe mund te bente per vendin e tij).Nese atje ne shesh s ka njeri kjo do te thote qe ti je personi i pare me te cilin te turperohesh(turperohemi)…Turp te kesh qe lejon qe vendi yt te katandiset keshtu nga ato qe ti i quan “tradheti te Enveristeve” .(pergjigje e nje lexuesi dhe komentuesi te gazetes tema)

  8. Lex Rex says:

    Ku bazohen keta 5-6 studente te gazetarise dhe komunikimit teksa perpilojne klasifikime te tilla ?
    Perse gjithe keto furce per njerez te cileve iu ka dale boja si p.sh. Fullani ?

  9. Detroit says:

    Bledi mane je i madh.po dua te replikoj pak me komentuesin emer qe ska emer.nuk lavderoi njeri enverin nga komentuesit me lart por te ishte vec njehere ti tregonte ketyre minjve si duhet te sillesh kur je ne politike dhe si ndeshkohen hajdutet si kokelopa me shoke.

  10. melezikryezeripopullist says:

    Me kto artikuj te enverit “torturohej” duke i botuar
    tek zeri i popullit dididenti mehmet lezeti.SIC ISHTE METI PER ENVERIN ESHTE FEJZO ERSEKARI PER BISHEN E VICIDOLIT
    ….Ne u themi serbomëdhenjve, se dy rrugë ka për ruso-bullgarët që të sulmojnë Shqipërisë për të dalë në pjesën e Adriatikut tonë. Njëra është rruga e Vardarit dhe e Kosovës dhe tjetra kanali i Otrantos. Në rastin e parë, pa as më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar, që jeton në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi, Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi e Plavë-Gucia, do t’i presin agresorët me pushkë. Zjarr do të ndizet edhe tërë Jugosllavia dhc invadorët ruso-bullgarë, po të arrijnë në alpet tona, do të vijnë si nazistët gjermanë kur dolën nga Stalingradi.
    Në rastin e dytë, kyçin e Otrantos e kemi ne, shqiptarët, Sazani dhe Karaburuni, pa pasur frikë se them ndonjë sekret, janë shkëmbinj të veshur me hekur e beton, ku s’kalon dot flota ushtarake sovjetike.
    Ata duhet të dinë se shqiptarët nuk janë një shtet prej 3 milionësh, por një komb prej 6 milionësh.
    KY GJIROKASTRITI KA QEN ME GJITH MEND “KARADUZ” MEGJITHSE NA DHA BAR
    ME HONGER..KURSE KY TJETRI DHONDER SERBIJET DO NA JAPI PLEHRAT E EUROPES ..

  11. vlora 1 says:

    Po te ngrihej nga varri 10-ta keta 8-te te tjeret do kishin pesuar mutacion-do ishin te gjithe sekretare Partie dhe nuk do i njihte njeri
    Ketu ben perjashtim Edi Rama qe do ishte i burgosur politik.
    Ore po vinte era shtet ne kohen e 10-tes jo era mut si ne kohen e 3-shit

  12. arsen says:

    Numurin 1 me te “pushtetshmin” nuk e degjon as PD e as PS ( kur te vije ne fuqi ).
    Me i fuqishmi sot ne Shqiperi per fat te keq eshte vetem S.B. Te tjeret i krijon ose i “ckrijon” ai vete… ose i rreh per vdekje ( si psh numurin 2 ).

  13. guri says:

    Cfare cifti i bukur Frangaj&Fevziu!!!!Dini gje kur e kane daten e marteses??????????

  14. ardi says:

    ska plehra me te medhenj se klani i berishes me fefziun e frangajn nga pas jane te gjith kurva dhe po te ngjallet enveri 1 mom ven andej nga kan dale,,per nje gje me vjen mire ta te perndjekurit qe enveri u qiu ca kishin prap ashtru kan ngelur rrobqirra,,,,,burr si enveri ska per te pas shqiperia,,ishte e vetmja kohe qe na rrespektonin ne bote….te gjith keta te tjaret jan kurva,,,hahha na i nxoren enverin pederast,,,,ashtu jeni ju te gjithe,,,,rrobt atij fefziut po do i qihet motra dh atij sh shpejt….ka gisht ne vrasjen e gjyqtarit ne vlore,,do te djegim te gjalle rrobqirr

  15. anticensurë says:

    -“Kadare ka lindur me fat”–që të os ketë as më të voglën ndërgjegje!e vetmja gjë që ka me shumicë është egoizmi i tij i shfrenuar!
    -edi rama??????????????
    ro ko ko gazetari bledi mane dhe njëherë me dhetëshet e tij!
    për të do të shkonte shumë një barsaletë e viteve ’70të!
    “një mësues nga tirana shkon të japë mësim në labëri!në një fshat të humbur ku klasat ishin të përbashkëta!nga e para në të katërtën!
    fillon e pyet nxënësit:
    -sa bëjnë 1 dehe 1?
    -2-i thotë nxënësi i parë.
    -sa bëjnë dy dhe dy…….
    e kështu me radhë pas 9 eshe 9 vjen dhe pyetja e fundit:
    -sa bëjnë dhit e dhit!
    asnjë nga nxënësit e klasës së parë spo këthente përgjigje!
    atëherë ngrihet një nxënës i klasës së katërt dhe thotë:
    -një mut i madh presor!”
    të njëjtin rrezultat po japin dhe dhitshet e blendit!
    ky lali vetëm gazeta nuk është!
    ndonjëherë ja qëllon të shkruaj ndonjë gjë të mirë e të saktë,por si i thonë një shprehje!dhe sahati i prishur tregon kohën e saktë dy herë në ditë!

  16. Kucova says:

    Ty kallash prej floriri to befte prej diamanti per komentet e bera sepse 10 i meriton te gjitha piket e mundshme dhe keta plehra prandaj shtirren keshtu qe te ngjallin edhe njehere nostalgjine,padyshim te njerzve qe kerkojne vertet nje shtet ligjor qe funksionon jo vetem per vete por edhe per kombin,por edhe te tyre. Prandaj ata po plackitin cdo gje qe te jete e mundur kaq shpejt sepse kane frike se ka zera qe 10 do te ngrihet nga vari me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise.

  17. hajriu says:

    11.Kim jong sung dug fungu

  18. rrokopuje says:

    Po 10 me intrigantet o blend kur do i shkruas apo lisa eshte shume e gjate dh e shtyhen me njeri tjetrin Kaci,Sala,Frangaj,Fevzo,Cani etj kush do zere vendin e pare.E sa per ate ne ka qene Enveri homo mbase bytha e Fevzos e di me mire pandaj ka filluar te pjerdhe edhe nga goja.

  19. A.A.A. says:

    ne kete fare feje qe eshte katandisur shqiperia ne nje shprehje gjeografike midis europes,afrikes dhe azise te “9 muskutjeret”
    e blendit jane ca karkaleca shqipfoles.Ai i dhjeti eshte njeriu
    i vetem dhe i fundit ne bote qe:
    1-sfidoi ameriken dhe rusine.
    2-i vuri ne rrjesht gatitu krejt malesoret.
    3- i dha bar shqiptareve me kerkesen e tyre.
    Kurse ai i pesti eshte nje rrogetar e zakonshem qe firmos ne borderone
    e “Patton Boggs full service law firm and lobbyist headquartered in Washington, D.C.”

    1. plaku says:

      Ke harru dhe me te rendesishmen:45 vjet greku “dhiste gjak” ne kohen
      e djalit te GJYLES.Me ne camet Enveri nuk u soll korrekt por grekerve ja bente 8 ME 2.Kushdo te krahaseje vitin 1949 kur greket iken me bisht ne shale dhe vitin 1994 Kur sala u “dhi ne breke” dhe kur greku i vrau
      ushtaret ne peshkepi , Sali trimi rrinte si “MUT”..te me falin shume
      lexuesit per fjalorin por e meriton .

  20. sp ku says:

    Ju mire i keni renditur por gabimi eshte vetem te numri 10.Atij burri nuk i takon te jeta ne liste me pederast te tille si Blendi Fevziu qe e kini cuar ne numrin7 hiqeni fare pederastin nga lista.

Lini një Përgjigje te raimondi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *