Lesi ngatërron hetimet për makinën e Bumçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas lajmit se Aldos i vodhën makinën, në Ministri të Kulturës u krijua një situatë e vështirë. Gjysma e Ministrisë qeshte për atë që kish ndodhur, gjysma tjetër donte të bënte si e mërzitur, por donte një arsye. Lesi e kuptoi i pari sikletin e drejtorëve dhe i mblodhi në zyrë të tij.

-U kam thirrur, tha, jo për hallin tim me Fatos Nanon, se atë e zgjidh vetë, por për hallin e Ministrit Bumçi. Siç dihet atij i kanë vjedhur makinën dhe detyra jonë është ta gjejmë para policisë. Kushdo që ka ndonjë informacion, mund ta raportojë. Unë po u them i pari informacionin tim. Më telefonuan nga Lezha disa njerëz që kanë ca miq në Laç dhe më thanë se ata kanë marrë një Q7 dhe po e çmontojnë në Sauk. Ata e kanë ditur të Fari Balliut, ndaj e kanë marrë. U duhen vetëm kambio, motorri dhe disa aksesorë. Unë them të niset një grup drejt Saukut për verifikim. Si fillim do veprojmë kështu:  Unë po i jap makinën time Aldos derisa ta gjejë dhe vetë po lëviz me makinën tjetër që kam, pasi nuk ka lezet të vijë ministri me taksi në punë.

Kështu u bë.

Aldo mori makinën e Nikollës dhe po kthehej në shtëpi. Pas iu ngjit menjëherë një BMW X5. Aldo ecte, ajo i dilte sa në një krah sa në tjetrin dhe e shante duke ia bërë me shenja kërcënuese. Aldo u tmerrua.

-Ç’paskan me mua gjithë hajdutët dhe kriminelët, tha. Tentoi të merrte policinë në telefon, por nuk mundi pasi BMW i preu rrugën. Doli një djalë i shëndoshë nga makina, hapi derën gjithë arrogancë dhe ju turr Aldos.

-Unë të shk… nënën ku ta kesh e ça të përmban pragu në shtëpi, i tha, me shefin tim nuk tall dot trapin ti se të bëj copë b…q…

Aldo u tmerrua.

-Më fal zotëri, kush jeni ju se nuk ju njoh?

-Ke për të më njohur mo shkërdhatë, i tha burri i egërsuar, se je mësuar që tall trapin me këta të tjerët, po unë të hedh trutë në erë se s’më plas fare kush je dhe nga je. Ose tërhiq padinë, ose të q… robt.

-Më fal zotëri, i tha prapë Aldo, ju lutem, po fyeni një  ministër, një deputet.

-Ik mor mashtrues, don dhe me më rrejt. Po nuk e hoqe padinë deri nesër, ke punë me ne. Atë që i ke bë shefit tonë ke me e pagu me kokë. S’ta fal kurrë ai.

-Më falni, kush është shefi juaj se po më ngatërroni, i tha Aldo që ishte bërë dyllë i verdhë.

-Ai që talle trapin dhe e çove për intervistë tek BBC në Londër, po ke për ta pagu me kokë, i tha burri i xhindosur.

Tha gjithë këto sharje dhe u nis si rondokop drejt BMW X5. Aldo mblodhi veten dhe i bëri telefon urgjent Bujar Nishanit.

-Më duket se e gjeta, tha. Është një BMW X5, ka tri numrat e fundit 007, më ndërpreu rrugën dhe më kërcënoi. Dyshoj se këta ma kanë vjedhë makinën.

Policia u vu menjëherë në lëvizje dhe pas gjysmë ore ndaloi personin që kishte kërcënu Aldon. E mori në pyetje edhe pse burri kundërshtonte që s’ka takuar kurrë Aldo Bumçin. Pasi e rrahën dhe e futën në qeli, burri filloi të rrëfehej.

-Unë nuk e njoh Aldo Bumçin, tha. Më thirri shefi dhe më dha targën e makinës së Nikollë Lesit. Më tha ky shkërdhata ka tallë trapin me mua në Londër, më bëri SMS me telefon anglez dhe më la takim tek BBC World për një intervistë. Unë i thashë OK, por mu desh të ktheja biletën dhe të shtyja udhëtimin për Shqipëri. Kishte shku shefi të nesërmen tek BBC dhe ata ishin çuditur se nuk e kishin ftu. I ra shefi prapë atij numrit, doli Nikollë Lesi që fliste shqip. Atëherë shefi e humbi dhe e shau nga nëna. Tani ai e ka hedhur në gjyq. Dhe mu shefi më tha shko futi një dru të tërheqë padinë. Po ju betohem që për Nikollën, jo për Aldo Bumçin.

Policia u hutua dhe më shumë nga rrëfimi i burrit që kish kërcënu Aldon. Ai u dilte qe ishte nje shoqerues i Fatos Nanos. Pastaj u sqaruan me Aldon se makina që ai udhëtonte ishte e Nikollës. Gjithçka u pa qartë. Në vend të vjedhësve të makinës kishin kap agresorin e Nikollës.

Aldo i dëshpëruar nga gjithë kjo histori mori Nikollën.

-Si është kjo punë kështu mo burrë, arrin të zgjidhësh hallin tënd duke përdorur hallin tim?

-Ça të bëjmë o Aldo, i tha Nikolla, ti ke rregullu jetën tënde duke përdorur luftën time.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Lesi ngatërron hetimet për makinën e Bumçit”

  1. ALBAN SHQIPETARI says:

    Leshoni zaret e PD ato qe ju perdorni ne raste votimesh se munde tju ndimoine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *