11 SHQIPTARET ME INSPIRUES të vitit 2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Mane

TemA e nxehtë e së shtunës

 

Vjet në të njëjtën kohë në të njëjtën stinë pasi bënim bilancin e vitit që shkoi, thurnim plane për vitin që prisnim. Fantazonim për pak më shumë mirëqenie dhe bekimet tona më të sinqerta i kishim dërguar drejt Brukselit dhe Ljubjanës ku ndodhet zyra dhe shtëpia e Tanja Fajon-it. Eurodeputetja sllovene ishte kthyer në avokaten e kombit shqiptar dhe altruizmi i saj gjeopolitik së bashku me pozivitetin e burokratëve të Brukselit për herë të parë kishin bërë histori. Pas gati 70 vitesh izolim komunist dhe tranzitiv, u çuan gjithë trarët e doganave të kontinentit e ne bijtë e shqiponjës së zezë dykrerëshe filluam të fluturojmë e të lëvizim të lirë. Këtë vit ndërsa moti i ftohtë na ka nxjerrë sërish në pah plagët e një fukarallëku digital bëjmë bilancin e 2011 që po ikën. Një vit që nisi me përmbytje dhe vrasje pushteti, vazhdoi me vjedhjen më spektakolare të votave të vullnetit tonë, pushimet mes plazheve të çvirgjëruara, krizën “e padukshme” ekonomike, një vit që burrëroi dhe kaliti më tepër racën tonë, një vit që morri me vete heronj sharlatanë e të vërtetë, një vit që i lëshoi rrufe paralajmëruese prijësit tonë…

E kam thënë dhe herë të tjera, vitaliteti dhe energjia që prodhon ky vend thjesht kërkon një menaxher të mirë aspak posesiv i cili duhet të na tregojë kahun e duhur. Pavarësisht kësaj sakrificat, puna,sfidat dhe egoja e shumë prej nesh ia vlen të përkthehet në respekt dhe mirënjohje.

campusALBANIA u prezanton sot klasifikimin e fundit të këtij vit dhe unë si moderator i kësaj rubrike u falënderoj të gjithëve ju të nderuar lexues kudo që jeni. Koha, sugjerimet,kritikat,opinionet tuaja e bënë Temën e nxehtë të së shtunës seksionin më interesant dhe më të debatueshëm të fundjavave shqiptare. Renditja e sotme ka emrat e 11 shqiptarëve të cilët inspirojnë këdo nga ne me punën e tyre. Përfitoj nga rasti që në emrin e klubit social dhe anëtarëve Alket Shupo, Olta Saliasi, Reldar Dedja, Gëzim Neziri, Ola Xama, Kol Dajçi, Jurgen Spiro, Anri Bala t’ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen dhe lexim të këndshëm!

 

1.Dritan Hoxha

Edhe 10 vjet, edhe dekada të tëra të kalojnë shkolla mediatike e Top Medias mbetet kampusi më avangard i shpirtit oksidental shqiptar. Themeluesi, i ndjeri Dritan Hoxha la pas fortesën, e cila edhe sikur në rrugë të hapur të kryejë punën e saj do të jetë e pakonkurrueshme. Inspiruese mbetet jo vetëm sipërmarrja por edhe çka transmetojnë në publik produksionet e Top-it. Mediumi më i madh e më kualitativ mbarëshqiptar, i cili nëpërmjet valëve difuzive me zë a figurë tregon çdo moment se egoja e kësaj race krijon e bën punë të ndreqshme&të paqshme. Vetëm një çast mendoni, ose kthehuni mbrapsht në kohë. Imagjinoni dot një Shqipëri pa Top Channel? A nuk do ngjante Saliu me Simon Stefanin?

 

2.Geraldo Durda

I lindur në qytetin e Gramshit aty rreth vitit 1993 ende pa mbushur 1-vjeç prindërit e tij u transferuan me shtëpi në fshatin e nëmur të Gërdecit. Pjesë e një familjeje të mesme, prindërit e të cilit primare kanë vetëm punën e ndershme. Në mars 2008 Geraldon dhe familjen e tij e rrëmben tragjedia e fshatit me të njëjtin emër. Vëllai më i vogël Edisoni 7 vjeçar sepse kishte dalë jashtë shtëpisë të luante, plagoset rëndë nga shpërthimi mediu-miano shkëlzen-ian i municioneve të ushtrisë shqiptare. Pak ditë pas tragjedisë vocërraku Edison largohet nga kjo botë ndërsa nëna e tij ende vazhdon betejën ligjore për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të birit që dergjet nën dhe. Geraldo, vëllai i madh tashmë rreth 18 vjeç, po sfidon me sakrificat e tij vrasësit e të vëllait që gjenden të lirë në parlament a rrugëve. Mjaft aktiv në shtypin e shkruar dhe pjesë e organizatës Kuvendi Civil. Kontribuon në ndërgjegjësimin publik dhe së bashku me kolegë të tij gjimnazistë nga gjithë vendi e lenë herë pas here pa gjumë qeverinë e korruptuar të doktorit të sëmurë. Kanë tentuar ta arrestojnë disa herë, por fuqia prej anteu që i vëllai i dërgon përtej varrit i tremb bazhibozukët e pushtetit.

 

3/4.Auron Tare&Artan Hoxha

Gazetari ndryshe. Gazetari aspak bajate dhe e pështirë. Gazetari e guximshme, pa ngjyra pushtetesh, produksione televizive mjaft simpatike dhe tërheqëse e ndërthurur kjo me aventura profesionale në Lazarat, Libohovë, Tropojë, Boston, New York, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”…

Vërtetë inspirues për këtë vit edhe studiuesi dhe aventurieri Auron Tare edhe gazetari i vjetër i ri Artan Hoxha (jo ai Ruli i Gencit). Profesionalizmi i tyre nuk ka pas ti diploma universitetesh gazetarie por pasioni, kreativiteti dhe puna e pa precedent të intrigojnë ti shohësh e ti ndjekësh sa herë shfaqen ekraneve.

 

5.Flora Hanelli

Gati tëhu! Fytyrë qeshur! Duartrokitjet gati sepse vjen për fushatë Sala, Luli, Genci, Jozi…

Nuk jemi në Piongiang të Koresë së Veriut, jemi në Tiranën evropiane ku servilizmi, makutëria, përulja, poshtërimi janë bërë pjesë e recetave ditore tonat. jemi në një vend ku për shkak të një honorari, tenderi, vendi punës, vendim të njëanshëm gjykate mund të tjetërsohesh brenda 24 orësh por….shëëëët,dikush po klith plot urrejtje:

-Çarë bëre për 6 vjet ti me qeverinë tënde?

-Çfarë i ke dhënë këtij vendi? I vodhe paratë për të ndërtuar një rrugë? Shite atdheun tim?

-Vrave katër baballarë. Je vrasës,vrasës!!!

Klithma nuk është vetëm e akademikes dhe intelektuales së guximshme Flora Hanelli. Ajo protestoi për një popull të tërë ndërsa përballë nuk kishte vetëm Xhelul Bashën. I klithi poshtërueshëm regjimit!!!

 

6.gazetatema.net

E paimagjinueshme, por e vërtetë. Është një nga redaksitë e vetme që në kontinentin evropian punon nën terror psikologjik, financiar, policor, shtetëror. Vetëm 2 djem e 2 vajza të drejtuar nga publicisti Mero Baze mes sakrificash vërtetë sublime kanë mundur të kenë sot në treg website-in më të klikuar të gazetave të Tiranës. Me miliona klikime çdo ditë kanë bërë që domain-i i Temës të jetë më i besueshmi dhe më referuesi. Mbetet mediumi që i ka hije edhe opozitarizmi edhe falënderimet e lexuesve nga Bajram Curri në Canberra, nga Çorovoda në Austin të Texas-it.

 

7.Valbona Selimllari

Jo klasifikim bukurie apo rini e përjetshme. Zonja Selimllari solli në spartakiadën e produksioneve të ngarkuara televizive të vendit programin më të bukur e më të fisshëm “Nga e Para”, i cili transmetohej në Vizion Plus. U shfaq jo vetëm si prezantuese e këtij formati televiziv ku një skuadër arkitektësh, ndërtuesish dhe areduesish shndërronin totalisht shtëpitë e thjeshta të mjaft familjeve të varfra e në nevojë. Valbona tashmë ka një lloj takti dhe ngjizje mjaft tërheqëse për të cilat jo vetëm familjet në nevojë kanë nevojë. Thjeshtësia e saj mpleksur me bukurinë dhe populizmin inspirojnë jo vetëm femrat.

 

8.Dritan Prifti

Njeriu që certifikoi guximin dhe theu tabunë e frikës. Pavarësisht se mbahemi për “arjanë guximtarë e vetullkaleshë” sërish tutemi dhe trembemi nga Ai. Mund të jetë i forti i lagjes,kryeministri,hajduti i fshatit, zëtrashi i mëhallës, kryetari i partisë,drejtori, xhamziu i bllokut ne i bëhemi urë dhe e lemë të abuzojë me ne. Dhe kjo telenovelë sikur zgjati paksa si shumë rreth 2 dekada. Nëse dikush tentonte të bzante, e nxirrnin nga rreshti dhe pas gjyqit publik e prisnin rrathët e ferrit por jo nën, mbi tokë. E kam provuar edhe vetë në vjeshtën e 2003-shit dhe si shpagim i hëngra 4 burgosje të një pas njëshme. Ndaj më inspiron Dritan Prifti sepse edhe falë imunitetit që të jep politika dhe paraja ai përsëri ua theu hundët atyre. Tani jemi paksa, pakëz më të çliruar e më të lirë por mendoj se një lloj pranvere arabe dhe 50 dritanër u jepnin zgjidhje përfundimisht gjërave në këtë vend.

 

9.Albin Kurti

Kosovës i ka lezet pavarësia dhe liria sepse gjallon në të një Vetëvendosje dhe Albin Kurt. Politikani i paprecedent dhe i pakompromis, mendjehapur dhe radikal njëkohësisht,i luftuar se di të luftojë opozitarisht dhe i papërlyer në bërllokun primitiv politik kosovar. Oksidental me nuanca orientale por pragmatist që populizmin e fiton gradualisht. Organikisht i nevojshëm për shtete si Bosnja, Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

 

10.Gazmend Oketa

Fat i madh, Partisë Demokratike i ka mbetur një deputet si zoti Oketa që kjo parti të mos shpallte falimentin e të mos bolshevikohej përfundimisht. I vetmi zë, i brishtë,i dobët pakëz kurajoz por përsëri po ua them që mbetet i vetmi zë opozitar i kampit blu. Inspirues për qetësinë,elokuencën dhe specie e rrallë e semantikës dhe atij diskursi politik të nevojshëm që shfaqet rrallë në këtë vend. Pritet që me formimin e partisë së re djathtiste të (ish) presidentit Topi, angazhimi i G.Oketës të jetë më produktiv.

 

11.Panairi i librit

Po e mbyll paradën e sotme të listimit me pasazhe nga artikulli i revistës javore prestigjioze angleze “The Economist”, e cila vetë 3 javë më parë raportonte nga Shqipëria për Shqipërinë:

“Vitet e fundit, lajmet që vijnë nga Shqipëria janë dominuar nga përplasje e pafundme politike mes Sali Berishës, kryeministri, dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Por krejt papritur retë duket sikur janë larguar. Socialistët e Ramës janë kthyer në parlament, duke biseduar me njerëzit e Berishës, dhe është gjetur një zgjidhje për zgjedhjet e kundërshtuara për kryebashkiak në Tiranë. Shqiptarët e lehtësuar tani po flasin për diçka tjetër: librat.

Ngjarja e muajit ka qenë Panairi i Librit në Tiranë, që përfundoi të dielën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në kryeqytetin shqiptar. Diçka më shumë se 80 tenda u sulmuan virtualisht nga njerëz që tundnin në duar para cash me shpresë se nuk do humbisnin bestseller-at e fundit. Ambasadorë, peshkopë, personazhe të jetës publike dhe politikanë ishin të gjithë aty.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

37 komente në “11 SHQIPTARET ME INSPIRUES të vitit 2011”

  1. tomori beratit says:

    O BLED TRIMI po ke haruar,shaben(mimin)xhelalin(mzin)kunatin e shoqes lulezime,.Kur te besh 10 me te zgjuarit e kombit mos i haro e te kam rixha.

    1. Aqifi says:

      Qendrojne por renditja duhet ndryshe:
      1) Tema
      2) Prifti
      3) Durda
      4) Hanelli

      1. Vlora says:

        Tema

        Prifti

        Hanelli

        1. Argita_B says:

          Jam dakort kur Dritan Priftin e quand trim, pasi ajo qe beri donte shume kurajo dhe trimeri.
          Jam shume me pak dakort apo kundra kur Mane thote se me 50 Dritaner do behej Shqiperia.
          Blendi Mane nuk duhet ta njohi fare Dritant Priftin nese shkruan pallavra te tilla, njeri genjeshtar, i korruptuar, i pabese dhe po ndaloj ketu se lista eshte e gjate.
          Keshtu qe do tju lutesha Blendi, kur nuk njihni mos flisni ne vend qe te desinformoni lexuesin.

          1. demokrati says:

            Nuk besoj se Mane po kerkon te shpall Priftin dishepullin e 13 te Krishtit, thjesht faktoi se ajo c’ka Prifti beri duke qene pjese e ekzekutivit, eshte a paprecedente ne keto 21 vite.
            Ju mund te thoni ashtu si tha Meta qe Prifti ka vetem gjysmen e trurit, apo si lale qe eshte do ti mbushte shpejt dhe do lepinte ate qe kishte peshtyre. Koha tregoi se megjithe se i mungonte gjysma ne krahasim me trurin e plote te z.Meta, pjesa e mbetur i funksionon shume me mire, me racional dhe me intelektualisht dhe moralisht ne perplasjen me shtetin 20% eshte superior. Nese me termin i pabese kupton kapjen gafil ne nje akt monstruoz te dy here ish kryeministrit, 2 here zv.kryeministrit dhe ish ministrit te jashtem, atehere rrofte pabesia qe u hapi syte shqiptareve.

          2. d.gorezi says:

            Pendesa eshte hyjnore.D.prifti i lau te gjitha mekatet.ke preu ne bese Saliun Meten.Ata kane prere ne bese miliona shqiptare te gjalle e te vdekur,miliona shpresa,endra deshira.ata kane prere ne bese te kaluaren tone,te tashmen e te ardhmen e femijve tane.UNe jam dakort me Manen 5-6 ministra te pendohen e te hapin defteret Shqiperia gdhihet ndryshe.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Per mua shqiptari me inspirues eshte Mero Baze,opozita e vertet dhe profesionale.Pastaj vjen Zonja Flora Hanelli e ndjekur nga Gjeneral Myslym Pashaj.

    3. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Ketu duhet me u perqendru tek inspirimi.Ja kush ka inspiruar shqiptaret per mendimin tim.-Myslym Pashaj inspiron tek ne dashurin per mbrojtjen e tokes se lashte shqiptare.-Mero Baze inspiron tek shqiptaret mbrojtjen e fjales se lire dhe shpresen per ndryshim.-Flora Hanelli,shpirti i saj heroik akuzon vrasesit,pa u trembur,ajo inspiron zgjimin e burrnise tek shume politikan burracake qe fshihen pas interesave dhe pa-aftesise.-Sokol Balla,gazetari shum kompetent dhe me nivel te larte i Top-Storit,nje profesionist qe te inspiron me zgjuarsin dhe zotesine e tij.-Rexhep Qosja eshte intelektuali dhe akademiku patriot qe te inspiron me analizat e perkryera te situates politike dhe misherues i urtesise dhe bardhesise se mendimeve.-MINATORET e BULQIZES qe duhet te na inspirojne me grevat e tyre,per shembjen e ketij sistemi gjakpiresish qe po shkaterron Shqiperine.-Lorik Camaj qe inspiron me rilindjen e dashurise ndaj kombit.-Kreshnik Spahiu qe inspiron bashkimin e shqiptarve pa dallim.Gazetari -Fatos Mahmutaj qe na inspiron per thenien e se vetetes.-Dritan Prifti qe te inspiron ne luften kunder hajduterise dhe vjedhjeve te pasuris kombetare.Keto jane 10 inspiruesit e mij per vitin 2011.

  2. djallero agolli says:

    ajo e pesta HANELI eshte nje heroine qe cuditerisht ngeli e vetme
    ne pellgun me reptile te shoqerise shqiptare.
    shume me i ndyre shembulli i driteroit qe shiti tonelata lavdi
    per “dy leke tufa” te tenderave te dhendrit dhe u kthye nga drite ne djall..

    1. raimondi says:

      O Bledi bej nje tjeter 11-ce qe kane qene __Instrumental__ ne jeten tone

      –Njerez qe me veprimtarine e tyre politke, diplomatike, shkencore , kulturore etj kane ndikuar
      direkt ne jeten e shqiptareve duke e Ndryshuar Konkretisht jeten tone —

      Edhe CNN ben nje ankete te tille cDo vit

      Si psh Edi Rama e ndryshoi Tiranen –Kolonel Pashai ndikoi konkretisht ne trupin e Shqiperise
      Sala shkateroi cdo gje –prape quhet ndikim per Ndryshim ne shoqerine tone edhe kjo e Sales ,
      E keshtu me rradhe….

  3. Rani says:

    O Mane ai emisioni “Nga e para” ishte nje kopje mediokre e emisionit origjinal te shpikur si gjithmone nga te huajt. Problemi qendron qe ky emision ne Shqiperi ne ndryshim me vendet e tjera behej vetem ne Tirane a thua se fukarenjte e vertete qenkan ne Tirane per te mos thene se si gjithshka qe behet atje edhe ky emision ndoshta behet me shoke e me rryshfete ec e merre vesh. Edhe diçka, ata punetoret ne versionin shqiptar te emisionit paguhen, ndersa tek emisioni origjinal rregullimet dhe materialet jane fryt i punes vullnetare dhe te donacioneve pa interes te personave te ndryshem. Keshtu qe si çdo gje ne Shqiperi qe eshte fallco edhe emisioni i Bones e ka dardhen prapa, ne kete rast jo per faj te Bones qe eshte goxha goce.

    1. erii says:

      Ore Rani gjetesi i konspiratoreve. Pa na thuaj çfare gjeje origjinale na paske bere ti ne jete qe te jepka bezdi fakti i patentes internacionale. Epo kot s’thone dhi e zgjebosur e bishtin perpjete. Hesht e prano faktin qe eshte program dinjitoz i bere nga profesioniste te vlefshem qe fale zotit kane studiuar jashte shqiperise se ndryshe do ishin ne nivelin tend!
      Valbona eshte shume e mire, per kete jemi dakort. Shqiperia ka plot hallexhinj por kembet shtrihet sa jane kembet. Eshte mire te mos fluturojme me presh ne b…lle,

      1. Rani says:

        Pse e di ti nivelin tim ore adoleshent, po sikur te te them qe edhe une i kam kryer studimet jashte meqenese po kaloke ne orgazem per ata qe kane kryer studime jashte se po ul veten ne fakt duke te replikuar se se kam zakon t’ju replikoj atyre qe s’kane nivel si puna jote dhe shume te tjereve ketu. Ti je perfaqesues i atyre shqiptareve budallenj qe kenaqen me gjera te servirura ne menyre te piste dhe amatore nga televizionet shqiptare se aq kapacitet ke, nuk te ve faj mos u deshpero per injorancen tende. Sa te kete si puna jote keshtu do te vazhdoje ai vend i mbushur me injorante.

      2. tg usa says:

        rani është me i zgjuari nga gjithe sa shkruajne këtu

  4. Albann says:

    Ke haruar ate qe i ben shqipetaret “te fluturojne me presh ne dore(ose ne b….).Pavaresisht se eshte fatkeqesia e ketij vendi ai adhurohet si perendi…Ashtu si gjermanet adhuronin hitlerin….

    1. eri says:

      Ke te drejte miku im por ne meritojme ate qe kemi. Jemi popull dele. Fatkeqesisht po e them. Jemi mosbesues kundrejt gjerave te pastra e te ndershme si eshte Nga e Para dhe nuk shohim kur na servirin prasin si aty me siper. Nejse.

  5. per mua eshte gazeta tema.net se eshte nje nga kritiket me te ashpra dhe drejta te qeveris me vota te vjedhura dhe pinjolleve te saj,,,,Brravo gazeta Tema vazhdoni keshtu

  6. PATRIOTI USA. says:

    DUKE PERGEZUAR STAFIN PER PERZGJEDHJEN E 11 PERSONAZHEVRE ME TE SPIKATURA TE VITIT 2011 EDHE UNE BASHKOHEM ME PUNENEN, KARAKTERIN DHE BEGRAUNDIN E TYRE DHE ME KETE RAST NGA AMERIKA E LERGET JU UROJE TE GJITHA TE MIRAT PERSONALE DHE FAMILJARE NE PUNE E NE JETE.NDERSA ZONJES TE NDJERIT DRITAN HOZHA I UROJ JO VETEM SHENDET DHE GEZIME FAMILJARE PORE EDHE SUKSESE TE METEJSHME NE MISJONIN E MADH PATRIOTIK E SHUME FISNIK QE NISI DHE JU PERKUSHTUA PER TE MIREN E KOMBIT I PAHARUARI DRITAN HOXHA. NJE URIM TE VECANTE DESHIROJE TI DERGOJE BOTUESIT TE GAZETES TEMA ZOTIT MERO BAZE QE NE KUSHTET E NJE TERORI E CENSURE TE PAPARE NGA QEVERIA DHE GANGESTERET E BERISHES, KA MUNDUR JO VETEM TE MBIJETOJE PORE TE NA JAPE MATERJALE ME SHUME VLERE,DUKE E PASQYRUARE REALITETIN DREJT DHE SAKTE. ME KETE RAST I BAJME THIRJE BRISHES DHE ADMINISTRATES TE TIJE, TE MOSE NDJEKIN E PERNDJEKINTE MOSE E CENSUROJNE E DENOJNE NEN PRETEKSE TE NRYSHME GAZETEN TEMA DHE BOTUESIN E SAJE ZOTIN MERO BAZE, VETEM E VETEM SE ESHTE KRITIK NDAJE NDAJ QEVERISE DHE SALI BERISHES I CILI PER DEMAGOGJI FLET PER LIRI TE MEDJAS TE SHKRUAR DHE ASAJ VIZIVE DHE NE ANEN TJETER NUKE LE GURE E KUSUR PER TI NDESHKUAR, DENUAR DHE RAHUR EDHE FIZIKISHT SIC KA NDODHUR ME MERON DHE GAZETARE TE TJERE. PO KESHTU DUA TE PERGEZOJE EDHE GAZETARIN E SHQUAR DHE TRIM ZOTIN ARON TARE I CILI KA SJELLE NE EKRANET TONA JO VETEM FUSHEN E ARKEOLOGJISE, PORE EDHE BISEDA INTERESANTE ME PERSONALITETE TE NDRYSHME BOTEEERORE QE PELQEHEN SI BRENDA DHE JASHTE ATDHEUT. NGA ZEMRA JU UROJE SHENDET GEZIME PERSONALE DHE FAMILJARE ,SUKSESE AKOMA MA TE MEDHAJA NE PUNET FISNIKE QE KRYEJNE. ME ARONIN DESHIROJE TE TAKOHEM MEQENESE JAME NE SHBA MICIGAN, KU AI VJEN SHPESH. URIME DHE GEZUAR VITIN ERI 2012.

  7. Atdhetar USA says:

    REDAKSISE TE GAZETES TEMA. JU LUTEM MIQESISHT ARTIKULLIN QE DERGOVA ME KONSIDERATAT E MIJA PERSONALE PER 11 INSPIRUSIT E VITIT 2011 DHE NE VECANTI PER GAZETARET TE AFTE DHE TRIMA ME
    PRONARIN E MREKULLUSHEM DHE SHUME PROFESJONAL ZOTIN MERO BAZE QE PO I REZISTOJNE PERSEKUTIMIT DHE CENSURIMIT TE PAPARE TE SHTETIT ANTI DEMOKRATIK TE SALI BERISHE TE MA BOTONI. SUKSESE DHE GEZUAR VITIN E RI 2012. JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN.

  8. MEMEDHETARI says:

    Ja edhe Shqiptaret e Medhenj qe me inspirojne mua :
    1-HEKURAN DEDA
    2-ZIVER VEIZI
    3-ALEKS NIKAJ
    4-FAIK MYRTAJ

    5-MYSLYM PASHAJ
    6-MERO BAZE
    7-ARBEN RROZHANI
    8-ARBEN DUKA

  9. wert says:

    Une do thoja qe nje prej tyre duhet te ishte Mero Baze, pastaj Mustafa Nano, pastaj 4 te vraret e 21 Janarit dhe te gjithe ata qe punojne forte e jane te sinqerte.

  10. genc says:

    Po ED piktorin e paskeni harru keshtu!!!!!

  11. Dy te kapme koka jasht says:

    me inspirusja eshte Ciljeta per mua…sa here e kujtoj lyej duart me krem dhe futem ne dush ..of mooooo!

  12. lini says:

    rendis te parin z dritan prifti.
    ai ka meriten qe theu akullin e frikes, te tulatjes perpara horrave hajdute si ilir meta. Ai i trembi gjumin ilir metes duke i treguar qe forca qe te jep paraja e vjedhur nuk zgjat kurre sa forca e aresyes dhe ndershmerise.Meta mund te vdese milioner po qe i gjalle ka marre nje epitet per te cilin do turperohen edhe strenipat e tij nderkohe qe dritan prifti konfirmoi qe eshte nje njeri me personalitet dhe burre. Urime z prifti.!!!

  13. haskoduka says:

    Z. Blendi! Bravo që i vlerëson këta shqiptarë, të falenderojmë me zemër. por revistës angleze i ka shpëtuar një gjë e vogël. Te tenda e Fevzos ishin mbledhur dhe sahanlëpirësit e pushtetit të Salës.

  14. beso says:

    Shqiptaret qe me inspirojne mua jane:

    1.Avni Rustemi per krijimine”parlamentit”te ndeshkimit
    2.Myslim Pashaj per sakrificen personale atdhedashese
    3.Flora Hanelli per perplasjen dhe denoncimin ballas te pafytyresise.

    Pastaj te gjithe ne burra te mire jemi,po sikur te kishim ca melçi me shume,do ishim burra kurajoze,po sikur te kishim melçine e Avni Rustemit do e kishim çliruar Shqiperine me kohe.

  15. zimi says:

    Nuk dua te heq as nje person te nderuar nga lista e seicilit por edhe Mero Baze edhe Mustafa Nano, Andrea Stefani, Artan Hoxha etj. te cilet i vleresoj dhe i pershendes per mendimet, guximin etj marrin nje shperblim material per to.
    Ai qe i ka bere nje nder te pa llogaritshem vendit, nder per te cilin presidenti dje duhej ti ipte dekoraten “Nderi i Kombit” dhe neser duhet ti ngreje monument, eshte Myslym Pashaj. Ky mendoj une duhet te vihet ne krye te listes sepse eleminoi nje “Shen Naum” te dyte pa kembim si e beri Mbreti Zog pa asnje shperblim moral dhe duke patur mjaft probleme nga diktatori i ri.
    Gjithashtu mendoj me qe diktatura e re po nxjer shume trima, lista te mos jete me 11 por te pakten me 24.
    Po sikur te bejme dje nje liste me 24 me bashkepunetoret,ndihmesit, servilet, lepiresit e diktatatorit. Po e filloj une: 1- Gazeta 55.

  16. mergim tari says:

    Krenaria e kombit (A jeni dakord?????)

    Pellumb Xhufi
    – i zgjuar, me integritet, me llogjike te ftohet dhe shume i pergatitur ne fushen e tij. Eshte nga ata diplomate te cilet per hir te drejtesise se parimeve te tyre japin doreheqjen edhe nga te qenit Ambasador. Kush ambassador shqiptar do ta bente ate qe ka bere z.Xhufi. Asnje. Ky e beri me Fatos Nanon. Dha doreheqjen nga ambassador se nuk donte te behej nej hipokrit i Nanos…
    Eshte personaliteti me i pershtatshem per PRESIDENT I SHQIPERISE…

    Jakup Krasniqi
    -I afte te kundershtoje gjithcka e gjikend per te vene ne vend te drejten, madje hedh poshte me neveri edhe amerikanet, te cileve gjithe politikanet u lepijne peshtymen…

    Myslym Pashai
    -nuk ka nevoje per komente te metejshme, vete ky emer tani eshte bere simboli i Shqperise sone te dashur

    Albin Kurti
    -djale qe nuk ben kompromis kunder interesave te atdheut, duhet provuar po te jete ne pushtet.

    Mero Baze
    -perhere i zgjuar, opozitar, te vazhdoje ne kete linje do te jete ne piedestalin e atyre qe do te perbejne krenarine e gazetarise shqiptare

    Artan Hoxha
    -Gazetari guximtar investigative qe jo per here te pare peshtyu ne fytyre Sali Berishen me cadrat dhe stilolapsat. Ja ktheu ato ne PRESH dhe i tha Sali Berishes, futi atje ku ju futen edhe Tritanit.

    Flora Hanelli
    -Nuk ishte shperthim emocional, ajo grua krenare nxori mllefin e nje populli te tere ndaj nje -makine vrasese dhe nje vrasesi te cilin e kishte perballe….. Si mesuese e brezit te ri ajo u tha studenteve qe mos te bashkohen me kriminelet e Shqiperise.

    Geraldo Durda dhe Ardian Hoxha (djali i Remzi Hoxhes)
    – vleresohen per vendosmerine e tyre per te nxjerre perpara drejtesise Sali Berishen, djalin e tij, dhe gjithe makinen vrasese qe ka drejtuar Sali Berisha ne cdo kohe

    -Rexhep Qosja
    Ashtu si shume njerez te zgjuar u shkeput nga afrimi me Sali Berishen ne ditet e para te demokracise, kur kuptoi se Sali Berisha perbente nje rrezik kombetar.

    Ka shume te tjere te cilet duhet ti plotesojme……. kur ten a kujtohen

  17. tonychefnr1 says:

    epo te gjitha mire o bledi po jo ti thuash trim dritan priftit nje karagjozi te korruptuar qe deri dje hante e pinte me te korruptuarit e sot na del trim e i ndergjegjshem.per mua ai eshte si ai kermilli qe duhet shtypur per te mos perhapur jarge

  18. VLADIMIR MEZINI says:

    O BLED URIME JE I MADH POR KE HARRU ARIAN CANIN SERVILIN ME TE MADH QE KAM NJOHUR GJITHE KETO VITE QE E SHET BYTHEN PER 5 LEKE

  19. Eduard says:

    1. I padiskutueshem, gjenial, i paharrueshm, ndjese paste Dritan Hoxha.
    2. 9 Anetaret e Gjykates Kushtetuese, sa i perket vendimit te tyre per dhurimin e hapsires detareve, Greqise.
    3. Arjan Çani, lidhur me kritikat publike ne adrese te Edi Rames dhe lakejve te tij;
    4. Eduard Halimi, per betejen e hapur me prokurorine dhe gjykaten per skandalin e ceshtjes se djalit te deputetes Luiza Xhuvani (respekt maksimal per kete te fundit), pasi drejtesia duhet te veproje njesoj per te gjithe shkelesit e ligjit, pasi ne te kundert nuk duhet ta quajme drejtesi por ti veme nje emer tjeter.
    5. Mero Baze, ne lidhje me perballimin me sukses te makinerise se pushtetit.

    Tungjatjeta,

  20. Artemis says:

    Mergimtar jam pothuaj 100% dakord me ju,mjaft qe ta fillonit renditjen me Albin Kurtin,personin qe realisht po frymezon mbare-Shqiptaret ku do qe ndodhen.

    1. mergim tari says:

      Eshte e vertete Artemis,
      Albin Kurti eshte njeriu me aktiv ne politiken mbare shqiptare, dhe duket djale i mire, por sic thashe prova behet kur vijne ne pushtet.
      Te kujtohet Berisha se cfare thoshte per Tecin e Vlores, (klithte nate
      e dite qe nuk do te ndertohej). Kur fatkeqesisht erdhi ne pushtet beri sic di ai gjithmone, katrahuren. Edhe per Azemin na kujtohet se cfare tha. Gjithsesi krahasimet qe po bej jane pa vend, pasi nje specie si Sali B nuk nuk mund te krahasohet me asnje qenie njerezore, e aq me teper me homosapiencat.
      Te uroj Gezuar Vitin e Ri
      Pershendetje
      Mergim Tari

  21. Artemis says:

    Flm.Vite i mbare per ju Mergimtare gjithashtu.

  22. Lexusi says:

    Tema-Shekulli jane ne nje nivel per meritat e tyre.

    lexusi.

  23. NORA says:

    I pari eshte DRITAN PRIFTI,PASTAJ TJERET.

  24. r says:

    v ari leshte krtejt

Lini një Përgjigje te genc Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *