Në kërkim të një Vaclav Haveli për Shqipërinë

23 Dhjetor 2011, 21:53Politika TEMA
Në kërkim të një Vaclav Haveli për Shqipërinë

Berisha ne Prage

Me një kamera të Televizionit Publik Shqiptar nga pas, kryeministri Sali Berisha ishte në ceremoninë e funeralit për ish- presidentin çek, Vaclav Havel. E shoqëronin gjithashtu diplomatët e ambasadës sonë në Pragë, që së fundmi janë nën akuzë sepse kanë trafikuar drogë me makinat e ambasadës.

Foli përpara kamerës së TVSH plot me vlerësime Sali Berisha, ai që dikur media amerikane e quante ‘Vaclav Havelin e Ballkanit’. Në një shkrim të Baltimore Sun, Berisha përshkruhej në vitin 1993 si një nga demokratët e paktë të vërtetë të Ballkanit. Gazetari e vlerësontë si një njeri të pashëm, që fliste një anglishte me një zë të kristaltë. Anglishten e kishte mësuar duke dëgjuar BBC-në ndërsa kulloste delet në male, shkruhet në shkrimin 25 qershorit 1993.

Por shumë shpejt, Berisha nisi të burgoste kundërshtarët, t’i rrihte ata, të vidhte zgjedhjet e të çonte vendin në prag të luftës civile.

E atëherë, Nju Jork Tajms nisi të kërkonte një tjetër Vaclav Havel në vendin e varfër e të shkatërruar. Dhe në vitin 1997 gjeti Fatos Lubonjën, të cilin e quajti një Vaclav Havel të Shqipërisë. Për gazetarët amerikanë, Berisha tani ishte një komunist i pandreqshëm dhe i rrezikshëm. Pas shumë vitesh, Berisha është sërish në pushtet, Lubonja nuk flet kurrë kundër tij direkt, ndërsa Shqipëria është një vend pa heronj.

 

Deklarata e Berishës në Pragë

“Sot, Vaclav Havel, u përcoll për në banesën e fundit në mënyrën më dinjitoze, me një ceremoni ndër më përfaqësueset që është zhvilluar

ndonjëherë. Kjo, sepse Vaclav Havel, ishte një nga çekët më të shquar të të gjitha kohërave, por ishte dhe një nga europianët më të shquar të të gjitha kohërave dhe një personalitet  i vërtetë botëror. Presidenti Havel, përfaqëson intelektualin simbol, disidentë, i cili pasi çliroi veten e vet dhe e vendosi për disidencë, udhëhoqi  disidencën Cekosllovake të asaj kohe dhe u bë një nxitës, inkurajues i madh për inteligjencën e vendeve ish-komuniste, për të dalë nga konformizmi.

Presidenti Havel, do të thosha se është, disidenti kryesor i botës intelektuale në vendet ish komuniste, që së bashku me Andrei Sakharov, nuk u larguan nga vendet e tyre, por ndanë fatin me qytetarët, ndanë persekutimin, burgjet dhe privacionet e mëdha me qytetarët e tyre.

E tërë vepra e tij letrare është një vepër, e cila fund e krye drejtohet kundër sistemit totalitar, por pas rënies së murit  të Berlinit, presidenti Vaclav Havel, intelektuali Vaclav Havel, do të  vijë në krye të lëvizjes  së kombit të tij dhe në një hark kohor të shkurtër tre javor, do të realizonte me atë që u quajt “Revolucioni i Kadifenjtë”  përmbysjen paqësore të regjimit komunist në Çekosllovaki dhe vendosjen e sistemit të ri.

Shqiptarët kanë humbur një nga miqtë me të mëdhenj të kohërave. Presidenti Vaclav Havel është autor i shumë veprave , i shumë shkrimeve, por në memorien time dhe të të gjithë shqiptarëve  shkrimi i tij se, “Unë jam shqiptar”, në një kohë kur barbaritë serbe,  po  spastronin Kosovën nga banorët shqiptarë mijëra vjeçare të atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbështeti fuqishëm çlirimin e Kosovës. Humbja është vërtet e madhe, por shumë herë më  madhe është trashëgimia që ai lë,  për kombin e tij dhe për të gjithë njerëzit që duan dhe besojnë në lirinë dhe vlerat e saj.

Bota gjithnjë ka nevojë të inspirohet nga personalitete si Vaclav Havel. Gjithnjë ka nevojë që dashuria dhe e vërteta të mbizotërojnë mbi gënjeshtrën dhe urrejtjen.  Bota gjithnjë ka nevojë, që pushteti, qeveria, të bëjë gjithçka për të ruajtur zemrën e dhimbsur, fytyrën njerëzore, si detyrimi më madhor i saj për të çuar përpara një shoqëri”.

14 komente në “Në kërkim të një Vaclav Haveli për Shqipërinë”

  1. tourkofagos says:

    …..BOTA ka nevoj per njerez te ndershem si Vaclav Havel!!!!!!!
    Ceket u zhgenjyen kur ai u martua me te dashuren ,pa mbushur akoma vitin e vdekjes gruaja e tij!
    Imagjinoni se sa i ndershem mund te jete Saliu,kur te vdes Liria,,,,!!!

  2. katarakti says:

    Vaclav Haveli eshte bere i njohur me shume per shprehjen lapidare:”Nuk ka gje me te neveritshme se komunistet antikomuniste”?! Nga e njihte ai Sali Berishen?

  3. bbb says:

    Sipas librit te Robert Buchar ” kush e rrezoi komunizmin” Haveli ishte nje komunist i xhiruar ne loje nga KGB. Ne shqiptaret gjithnje na flet goja per mendjes

  4. Goni says:

    Mos me u tall ai me syza nuk asht marr me drog

    1. liri says:

      Ai vockelima aty me syze eshte tamam ai qe ka shku qe ta pergenjeshtronte dosjen e droges. Prandaj shefi i antidroges ceke eshte terbuar. Vete ambasadori ka provu qe ti fshije gjurmet e krimit. Dhe ky kryeministri jone del ne foto te bukur me ambasadorin. Kush na siguron qe edhe ky vete nuk ka transportu droge. Pse shkoi ta mbyllte dosjen ky palaco. Cfare eshte ky shtet qe i mban kta kafshe. Bravo kryministrit se e ka kujtim te bukur kete foto me kete drogaxhi te makina krimit.

  5. b.f says:

    vaclav havelja
    sali havaleja
    blendi haleja

  6. erjon says:

    Un vetem shpresoj qe te jet mrekulluar nga varrimi, e mbase vendos dhe ky Sala me vdek, se te gjitha i ka arritur deri tani vetem varrimi madheshtor i ka mbetur. Ja paguj un te gjitha dhe Lady Gagan ja sjell ti kendoj, vetem te vdesi e te na lej rehat.

  7. xhoni says:

    Permend BISHA ,se Haveli paska thene se “JAM SHQIPTAR”,kur serbet gjakosnin kosovaret!!!Haaaa!!!Po ky BANDIT CFARE BENTE ATEHERE???Ky kelysh serb jo vetem,qe ishte kunder RAMBUJESE,POR FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE PER TE VRARE DJEMTE E UCK-se!!!JA KUSH ESHTE HAVELI DHE JA KUSH ESHTE – KRIMINELI, ARMIK I SHQIPTAREVE ,SALI RAM BERISHA NGA KAUKAZI!!!

  8. me pelqen boja po dhe penat ne keto mesazhet sot…
    faleminderit per humorin….

  9. Atdhetari says:

    Berisha ben te gjithe orvatjet te shfaqet si demokrat i perbetuar, por veprimet konkrete e tradhetojne, eshte njeriu me dy fytyra te shemtuara.

  10. ismeti says:

    qfar kerkoi atje ky gomar,atje duhej te ishte PRESIDENTI ,e kjo shtaz fashiste,nuk kishte aty vend per hajdut e drogagji

  11. Emigranti says:

    Mbeturina akoma sundon. Sa vite i bukur ka qene ne boten politike.
    Vdiqen qelbesirat si Gadafi, komunisti vrases i Kores, Leka Zogu hajdut….por gomari kur do te ngordh???
    Popullit po ua merr frymen simpatizantet i ka bere budallejn dhe idjota

  12. qytetar says:

    JU SHPREH NGUSHLIME TE PERZEMERTA FAMILJES DHE POPULLIT ÇEK
    PER KETE HUMBJE TE MADHE.
    Z BERISHA THOTE SE ESHTE NË MEMORIEN E TIJ
    DHE TË GJITHË SHQIPTARËVE SHPREHJA E Z,HAVEL
    SE, “UNË JAM SHQIPTAR”,
    NË KOHËN KUR BARBARËT SERBE, PO SPASTRONIN KOSOVËN
    NGA BANORËT SHQIPTARË.
    NDERSA JU Z BERISHA NE ATE KOHE
    ISHIT I VETMI KOMUNIST BERTISTE FORT
    “KUSH FIRMOS PAKTIN NE RAMBUJE ESHTE TRADHETAR I KOSOVES”
    PO TE TE KISHIN MARE NE KONSIDERATE KETE THIRRJE NE FAVOR TE BEOGRADIT
    KOSOVARET DHE SOT DO TE ISHIN NEN SERBI E TE GJAKOSUR .

  13. GRUAJA says:

    SHQIPERIN E KA KAP KUCEDRA KOKE E KEMBE MEDET CA NA KA GJET…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje