Rusmali: Do kemi një KLSH të përçudnuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti demokrat dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, duke folur për ABC, ka shpjeguar edhe votën e tij abstenim për kandidaturën e Bujar Leskajt si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rusmali tha se ruan bindjen se ishte një procedurë e përçudnuar, që do sjellë një KLSH të përçudnuar. “Presidenti refuzoi konsultën me parlamentin, nuk i dha mundësi të ushtrojë kompetencat. Diskutimi im është juridik. Kur dikush thotë se nuk e lë parlamentin të bëjë ligj a nuk është atentat? Edhe refuzimi i konsultës nga presidenti është maune me tritol në shkallët e presidencës, në shkallët e parlamentit, që po e lidh me mungesën e njohurive juridike të Topit. Vota ime: Një procedurë e përçudnuar do sjellë një KLSH të përçudnuar, koha do e vërtetojë. Grupi i PD u tregua më i gjerë se presidenti për të shmangur krizën, vlerësoj qëllimin e tyre, por ruaj bindjen që produkti do jetë i përçudnuar,” tha Rusmali.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Rusmali: Do kemi një KLSH të përçudnuar”

  1. nik nik says:

    Bande kriminale me ne krye bujar lesken , gaxhain , shpetim muken e lloj lloj horra sh .

  2. Bato says:

    O Rusmail, s’e ke hakkin te procedura por te Leskaj, qe te beri qepaze kur te doli problemi i vellait..

  3. Altini says:

    o i biri i anetarit te byrose politike te PPSH!

    o shami hundesh…!

  4. ROLAND says:

    Nja djale komunisti dhe dhender i drejtorit te muzeut ” ENVER HOXHA ” , lshiko se cfare cudira deklaron per te tjeret . Keshtu eshte masuar prandaj i falet nje njeriu qe nga centimetrat i ngjan nje xhuxhmaxhuxhi te vogel komunist

  5. Selfo says:

    Ato mesazhet qe na mburrkan kte Leskajn me siguri i ka shkrujt Bujari. I ka djeg vota e Rusmajlit se ishte vote burrash jo hajnash

  6. Aldo says:

    Njeriu njihet per bemat e veta dhe jo te komshinjve. Rusmali dha doreheqjen,kjo eshte burrni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *