10 sharlatanët që s’meritojnë të bëhen presidentë republike

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

J

Janar i bekuar ky i 2012-ës. Mbushur plot surpriza, mbushur plot emocione. Ka filluar keqas loja e tmerrshme e emrave në eter:

Kush do të bëhet (milioner -jo si ai i klanit të Sandritt) President?

Në lojë tashmë janë futur dhe ndërkombëtarët e britmat e tyre për president konsensual duket se do të zveniten me ngrohjen e motit. Zaret janë hedhur në fushë dhe oreksi duket se po u hapet edhe fytyrave (xhaketave) të konsumuara të cilat në kësi rastesh fillojnë spërdredhjet sa në një ekran sa në një gazetë.

Natyrisht dhe ne të redaksisë së Temës nuk mund të rimë pa u tunduar nga emra të lakuar e të arnuar. Hit parade 2012 i këtij viti u liston të dashur lexues 10 emrat të cilët strukur nën sqetulla kryetarësh a partish janë ulur më bythë mbi vijën e startit dhe presin gongun ose krismën e pistoletës ti lëshohen asaj zyrës ndanë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e cila më 20 korrik pret mysafirin më të ri.

 

1-Rexhep Meidani

Nga 1997 deri 2002 Xhep fizikani vetëm sa dremiste si qytetari numër 1 i këtij vendi. Pa këllqe e pa fuqi burrërore politikani, përdorej nga kryeministrat Nano e Meta të asaj kohe sa herë u duhej “fasada engjëllore” e tij. Media e asaj kohe e quante presidencën një OJQ, e cila nuk trembte as parti qeverisëse e as opozitë. Se ishte president se nuk ishte, Rexhep Meidani megjithëse udhëhoqi në kohëra të trazuara nuk mundi të jetë luajali i dobishëm i vendit por thjesht një “skuth apolitik” i cili u kujdes më tepër për sponsorizimin e arsimimit të fëmijëve të tij sesa për hallet e atdheut të tij. Ndërkohë ky vit i ri e ka gjetur me statusin e një shërbëtori të paprecedent të qeverisë dhe duket se Berisha mund ta hedhë kartën e tij si kandidat konsensual presidencial, pasi po e miklon e ysht çdo ditë në një luftë të butë të rrezikshme ndaj opozitës së vërtetë. Një tjetër Rexhep president është porsi opinionet dhe analizat e botuara prej tij të cilat nuk i lexon askush dhe as të….

 

2-Sali Berisha

Në editorialin e pardjeshëm gazeta jonë shkruan:

“Nëse bëhet Berisha vetë president, është e vërtetë që do ta bëjë më të lehtë luftën politike të opozitës dhe do rrisë alergjinë ndaj tij në Perëndim, por disa gjëma që ka bërë familja e tij mund t’i zbusë dhe t’i shpëtojë duke mbajtur nën kontroll drejtësinë. Nuk është se do të shpëtojë përgjithmonë, por mund ta bëjë më të lehtë ikjen, duke lëshuar një herë ekzekutivin. Përpjekja e tij për t’i mbajtur gjithë kockat në një gojë, mund ta bëjë t’i humbasë të gjitha. Kur Perëndimi thotë se presidenti duhet me konsensus, nuk ka parasysh që opozita t’i japë konsensus Berishës për një Berishë tjetër, çfarë ai po ëndërron. Aq shumë e do këtë Berishën tjetër Sali Berisha, sa është gati të pranojë se Sali Berisha origjinal urrehet dhe përçmohet në këtë vend si president, ndaj dhe nuk do të bëhet. E thotë këtë me shpresë se do të na prekë duke i pranuar atë tjetrin, kopjen e shëmtuar të tij. Është hakmarrja e tij ndaj izolimit që bota dhe shqiptarët kërkojnë t’i bëjnë, tani kur ai ka prekur fundin e karrierës së tij. Që si gjithmonë mbyllet duke tentuar t’i marrë të gjitha.”

 

3-MallaKaçtriot Islami

Në korrik të 1993 kur opozita socialiste e atëhershme protestonte ndaj arrestimit të liderit burrit të shkurtër Fatos Nano, një tjetër burrë i shkurtër i irrituar i bërtiste Berishës president para stadiumit Dinamo: “Do tu thyejmë kafkat!”

Bërtiti porsi një tigër i egër gjithë paraditen e një dite të zhuritur korriku ndërsa pasdite iku si lepurush e u fsheh në Gjermani. Nuk u pa më deri më 1997 e qysh sa u vendos këtu vetëm çorap e ka bërë politikën e këtij vendi të vogël ky burri i vogël. Ish kryetari i Kuvendit, ish ministri i Arsimit, ish ministri i Jashtëm, ish ministri i Financave, ish hartuesi i kodit halabak zgjedhor, ish fizikanti mendje ndritur, ish deputeti i PS-së duke qëndruar momentalisht në tokë neutrale mundet të propozohet nga LSI e burgaxhiut Meta si kandidaturë e opozitës duke mbyllur kështu gojët edhe të ndërrrrrrr, ndërrrrr kombëtarëve.

 

4-Jozefina Topalli

E meritonte të ishte e para presidente femër e këtij vendi dhe kësaj shoqërie maskiliste, por në vend ta zbuste klimën e rënduar e acaron më tepër. Nuk m’i dëgjoi kurrë këshillat e mia dhe tregojnë se gërshetimi i persekucionit, i hakmarrjes, posesiviteti, roli i komandantes që kërkon të shfaqet kudo dhe vedi që i ka hy ndër çejf e kanë tjetërsuar duke ia shpartalluar poret e lëkurës. Shikojeni me vëmendje kur shfaqet në televizione dhe do të vini re se mustaqet e para dhe pushi poshtë mjekre i kanë shpërthyer qysh tani para prillit. Unë do doja një presidente femër, sepse burra si kjo ka plot PD-ja. Mesilaaaaaaaaa ku je, po më lexon sot?

 

5-Fatos Beja

Nëse do të gjeni ndonjë ndryshim mes Fatos Bejës dhe Rexhep Meidanit ju lutemi na njoftoni. Një tjetër mashë a levë e ndryshkur nuk i duhet këtij vendi.

 

6-Fatos Nano Nano

Lexojeni me vëmendje Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në nenin 86 pika 2 thuhet shprehimisht:

President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Këtij burrit këtu sipër llogaritjani mirë sesa kohë ka shpenzuar duke jetuar e punuar në atdheun e tij.

Me përjashtim të 4 viteve sistematike që kaloi në qelitë e  Bënçës, këto dhjetë vitet e fundit vetëm sa ka tranzituar në Shqipëri duke dhënë ndonjë intervistë me sponde e batuta e duke marrë ndonjë lekë e është larguar sërish. Nano president është një ëndërr e vjetër të cilën nuk kërkon ta shikojë vetë por thjesht të kapardiset edhe njëherë duke ia mbajtur njëkohësisht premtimin Xhoanës kur i propozoi për herë të parë:

-Dashuromë mua se First Lady do të të bëj!

Lum moj Vjenë kujt i bën strehë!!!

 

7-Ylli Bufi

Një fabul fëmijësh bullgarë po u prezantojmë në vazhdim.

 

Buf o buf që vjen vërdallë

nëpër natë e nëpër terr

nga një skutë te skuta tjetër

çfar’rrëmon edhe çfarë tjerr?

 

Buf o buf o qorr i natës

ditën dot ti nuk e tremb

koha jote ka mbaruar

ti s’tut dot e as nuk tremb!

 

8-Spartak Braho

Mos tu duket çudi që temperaturën e nxehtë të korrikut që po vjen ta ngrejë më tepër ndonjë kandidaturë bizare. Kjo Shqipëri e katandisur në këtë farë derexheje e meriton një president të këtij kalibri. Komentet janë të tepërta, mblidhni mendjen!

 

9-Neritan Ceka

E kishte shok partie, pastaj u zunë e u shanë. Iu largua të djathtës dhe ia nxiu opozitën Berishës. Lehu te oborri i Nanos deri më 2005 dhe iu servilos Edi Ramës deri para 2009. Nuk la gjë pa thënë për Berishën i cili gjatë 1996-1997 e rrihte me shikasit e Gazidedes 3 herë në ditë. Sot i ka hedhur te këmbët kockën e këshilltarit ndërsa 5 vjet më parë e konte me lugën e presidencës. Cekës së cekët i është ngritur mendja keq për president. Thinjat i ka në kokë, çburrërimin e ka provuar,tjetërsimin e ka me licencë…E doni për president?

 

10-Ilir Meta

Frikë, tmerr, aspak besim as te rrobat e trupit të tij.

Kjo ka qenë një nga javët më llahtar të skrap arlliut Metë. Duket ashiqare, madje as vizita e shokut Sali si dikur te vila e shokut Simon nuk ia ka qetësuar ujërat. Të hënën që vjen duket se shpërthimi i ujërave të kasacionit thjesht sa do të na përmbysin ne dhe të ardhmen tonë ndërsa Berisha rrezik ia ka bërë ofertën gati Metës:

Je 40 vjeç, plotëson kriterin bazë për tu bërë president. Kalojmë Kaç(q) Islamin te LSI dhe qeverisim edhe një mandat tjetër.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...