10 sharlatanët që s'meritojnë të bëhen presidentë republike

14 Janar 2012, 11:06Politika TEMA

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

Janar i bekuar ky i 2012-ës. Mbushur plot surpriza, mbushur plot emocione. Ka filluar keqas loja e tmerrshme e emrave në eter:

Kush do të bëhet (milioner -jo si ai i klanit të Sandritt) President?

Në lojë tashmë janë futur dhe ndërkombëtarët e britmat e tyre për president konsensual duket se do të zveniten me ngrohjen e motit. Zaret janë hedhur në fushë dhe oreksi duket se po u hapet edhe fytyrave (xhaketave) të konsumuara të cilat në kësi rastesh fillojnë spërdredhjet sa në një ekran sa në një gazetë.

Natyrisht dhe ne të redaksisë së Temës nuk mund të rimë pa u tunduar nga emra të lakuar e të arnuar. Hit parade 2012 i këtij viti u liston të dashur lexues 10 emrat të cilët strukur nën sqetulla kryetarësh a partish janë ulur më bythë mbi vijën e startit dhe presin gongun ose krismën e pistoletës ti lëshohen asaj zyrës ndanë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e cila më 20 korrik pret mysafirin më të ri.

 

1-Rexhep Meidani

Nga 1997 deri 2002 Xhep fizikani vetëm sa dremiste si qytetari numër 1 i këtij vendi. Pa këllqe e pa fuqi burrërore politikani, përdorej nga kryeministrat Nano e Meta të asaj kohe sa herë u duhej “fasada engjëllore” e tij. Media e asaj kohe e quante presidencën një OJQ, e cila nuk trembte as parti qeverisëse e as opozitë. Se ishte president se nuk ishte, Rexhep Meidani megjithëse udhëhoqi në kohëra të trazuara nuk mundi të jetë luajali i dobishëm i vendit por thjesht një “skuth apolitik” i cili u kujdes më tepër për sponsorizimin e arsimimit të fëmijëve të tij sesa për hallet e atdheut të tij. Ndërkohë ky vit i ri e ka gjetur me statusin e një shërbëtori të paprecedent të qeverisë dhe duket se Berisha mund ta hedhë kartën e tij si kandidat konsensual presidencial, pasi po e miklon e ysht çdo ditë në një luftë të butë të rrezikshme ndaj opozitës së vërtetë. Një tjetër Rexhep president është porsi opinionet dhe analizat e botuara prej tij të cilat nuk i lexon askush dhe as të….

 

2-Sali Berisha

Në editorialin e pardjeshëm gazeta jonë shkruan:

“Nëse bëhet Berisha vetë president, është e vërtetë që do ta bëjë më të lehtë luftën politike të opozitës dhe do rrisë alergjinë ndaj tij në Perëndim, por disa gjëma që ka bërë familja e tij mund t’i zbusë dhe t’i shpëtojë duke mbajtur nën kontroll drejtësinë. Nuk është se do të shpëtojë përgjithmonë, por mund ta bëjë më të lehtë ikjen, duke lëshuar një herë ekzekutivin. Përpjekja e tij për t’i mbajtur gjithë kockat në një gojë, mund ta bëjë t’i humbasë të gjitha. Kur Perëndimi thotë se presidenti duhet me konsensus, nuk ka parasysh që opozita t’i japë konsensus Berishës për një Berishë tjetër, çfarë ai po ëndërron. Aq shumë e do këtë Berishën tjetër Sali Berisha, sa është gati të pranojë se Sali Berisha origjinal urrehet dhe përçmohet në këtë vend si president, ndaj dhe nuk do të bëhet. E thotë këtë me shpresë se do të na prekë duke i pranuar atë tjetrin, kopjen e shëmtuar të tij. Është hakmarrja e tij ndaj izolimit që bota dhe shqiptarët kërkojnë t’i bëjnë, tani kur ai ka prekur fundin e karrierës së tij. Që si gjithmonë mbyllet duke tentuar t’i marrë të gjitha.”

 

3-MallaKaçtriot Islami

Në korrik të 1993 kur opozita socialiste e atëhershme protestonte ndaj arrestimit të liderit burrit të shkurtër Fatos Nano, një tjetër burrë i shkurtër i irrituar i bërtiste Berishës president para stadiumit Dinamo: “Do tu thyejmë kafkat!”

Bërtiti porsi një tigër i egër gjithë paraditen e një dite të zhuritur korriku ndërsa pasdite iku si lepurush e u fsheh në Gjermani. Nuk u pa më deri më 1997 e qysh sa u vendos këtu vetëm çorap e ka bërë politikën e këtij vendi të vogël ky burri i vogël. Ish kryetari i Kuvendit, ish ministri i Arsimit, ish ministri i Jashtëm, ish ministri i Financave, ish hartuesi i kodit halabak zgjedhor, ish fizikanti mendje ndritur, ish deputeti i PS-së duke qëndruar momentalisht në tokë neutrale mundet të propozohet nga LSI e burgaxhiut Meta si kandidaturë e opozitës duke mbyllur kështu gojët edhe të ndërrrrrrr, ndërrrrr kombëtarëve.

 

4-Jozefina Topalli

E meritonte të ishte e para presidente femër e këtij vendi dhe kësaj shoqërie maskiliste, por në vend ta zbuste klimën e rënduar e acaron më tepër. Nuk m’i dëgjoi kurrë këshillat e mia dhe tregojnë se gërshetimi i persekucionit, i hakmarrjes, posesiviteti, roli i komandantes që kërkon të shfaqet kudo dhe vedi që i ka hy ndër çejf e kanë tjetërsuar duke ia shpartalluar poret e lëkurës. Shikojeni me vëmendje kur shfaqet në televizione dhe do të vini re se mustaqet e para dhe pushi poshtë mjekre i kanë shpërthyer qysh tani para prillit. Unë do doja një presidente femër, sepse burra si kjo ka plot PD-ja. Mesilaaaaaaaaa ku je, po më lexon sot?

 

5-Fatos Beja

Nëse do të gjeni ndonjë ndryshim mes Fatos Bejës dhe Rexhep Meidanit ju lutemi na njoftoni. Një tjetër mashë a levë e ndryshkur nuk i duhet këtij vendi.

 

6-Fatos Nano Nano

Lexojeni me vëmendje Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në nenin 86 pika 2 thuhet shprehimisht:

President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Këtij burrit këtu sipër llogaritjani mirë sesa kohë ka shpenzuar duke jetuar e punuar në atdheun e tij.

Me përjashtim të 4 viteve sistematike që kaloi në qelitë e  Bënçës, këto dhjetë vitet e fundit vetëm sa ka tranzituar në Shqipëri duke dhënë ndonjë intervistë me sponde e batuta e duke marrë ndonjë lekë e është larguar sërish. Nano president është një ëndërr e vjetër të cilën nuk kërkon ta shikojë vetë por thjesht të kapardiset edhe njëherë duke ia mbajtur njëkohësisht premtimin Xhoanës kur i propozoi për herë të parë:

-Dashuromë mua se First Lady do të të bëj!

Lum moj Vjenë kujt i bën strehë!!!

 

7-Ylli Bufi

Një fabul fëmijësh bullgarë po u prezantojmë në vazhdim.

 

Buf o buf që vjen vërdallë

nëpër natë e nëpër terr

nga një skutë te skuta tjetër

çfar’rrëmon edhe çfarë tjerr?

Buf o buf o qorr i natës

ditën dot ti nuk e tremb

koha jote ka mbaruar

ti s’tut dot e as nuk tremb!

 

8-Spartak Braho

Mos tu duket çudi që temperaturën e nxehtë të korrikut që po vjen ta ngrejë më tepër ndonjë kandidaturë bizare. Kjo Shqipëri e katandisur në këtë farë derexheje e meriton një president të këtij kalibri. Komentet janë të tepërta, mblidhni mendjen!

 

9-Neritan Ceka

E kishte shok partie, pastaj u zunë e u shanë. Iu largua të djathtës dhe ia nxiu opozitën Berishës. Lehu te oborri i Nanos deri më 2005 dhe iu servilos Edi Ramës deri para 2009. Nuk la gjë pa thënë për Berishën i cili gjatë 1996-1997 e rrihte me shikasit e Gazidedes 3 herë në ditë. Sot i ka hedhur te këmbët kockën e këshilltarit ndërsa 5 vjet më parë e konte me lugën e presidencës. Cekës së cekët i është ngritur mendja keq për president. Thinjat i ka në kokë, çburrërimin e ka provuar,tjetërsimin e ka me licencë…E doni për president?

 

10-Ilir Meta

Frikë, tmerr, aspak besim as te rrobat e trupit të tij.

Kjo ka qenë një nga javët më llahtar të skrap arlliut Metë. Duket ashiqare, madje as vizita e shokut Sali si dikur te vila e shokut Simon nuk ia ka qetësuar ujërat. Të hënën që vjen duket se shpërthimi i ujërave të kasacionit thjesht sa do të na përmbysin ne dhe të ardhmen tonë ndërsa Berisha rrezik ia ka bërë ofertën gati Metës:

Je 40 vjeç, plotëson kriterin bazë për tu bërë president. Kalojmë Kaç(q) Islamin te LSI dhe qeverisim edhe një mandat tjetër.

50 komente në “10 sharlatanët që s’meritojnë të bëhen presidentë republike”

  1. Kalciani. says:

    Njerzia i lexojne me kersheri,kureshtje,te tilla shkrime,por askush nuk levize vendit per te ndryshuar dicka per mire.Ata,d.m.th,Berisha me kompany,do te vendosin sic ua ka enda,ndaj mileti kalon kohen,duke u ngopur me lexime,sharje etj.Per mua nevoitet aksioni politik i njerzeve,ne rruge,pune,sheshe,kudo.Pordhet e nderkombetareve kemi nje jete qe i degjojme…tani eshte koha per veprime.Te gjithe para Gjykates se Larte,ne proteste per drejtesine dhe respektimin e LIGJIT.Vetem keshtu,munde t’i ndryshojme gjerat dhe te rivendosim demokracine.

    1. Vila says:

      Numrin 1 e konsideroj se trapin e trapave, idiot i klasit te pare.

  2. shperthyesi says:

    pikes i ke rene per Meidanin! President me kot skam pa ndonjehere, si ka mundesi qe disa njerezve u bien ne dore keshtu mundesish qe te kujtohen pergjithmone per nje gje qe i bene ketij vendi dhe nuk e shfrytezojne fare por vetem mendojne per familjen dhe per ndonje burse shkolle?!

    sa njerez te vegjel paskeshin qene…TURP!

  3. marin says:

    te lumte mendja edhe dora.

  4. MURAT says:

    -PRESIDENTI DUHET TE ZGJIDHET NGA POPULLI,DUKE SISTEMUAR LIGJIN QE LEJON ZGJEDHJEN E TIJ NGA POPULLI.AI NUK MUND TE JETE PRODUKT I NJERZVE QE KANE PAK OSE ASPAK VLERA POLITIKE NE VEND,QE NUK KANE DHENE ASGJE PER POPULLIN,OSE KANE DEMTUAR ATE DUKE E LENE NE FUND.TE VETMEN GJE QE MUND TE BEJNE ESHTE TE MOS NDJEHEN ME DHE TE LEJOJNE PROGRESIN E VENDIT ME NJE PRESIDENT TE ARDHUR JO NGA RADHET E NJRZVE TEQE I DHURUAN SHQIPERISE VENDIN E FUNDIT NE EUROPE.KETA INDIVIDE DHE SHUME TE TJERE TE KESAJ KLASE POLITIKE QE E SHFRYTEZOJ 20 VJET DEMOKRACINE PER INTERESAT E SAJ,TASHME DUHET VETEM TE HESHTIN PARA DREJTESISE DHE FRIKES SE POPULLIT.
    -PRESIDENTI I RI DUHET TE JAPE GARANCI PARA POPULLIT DHE JO PARA POLITIKANEVE FILLIMIN E ZBATIMIT TE SHTETIT LIGJOR,KETU UNE SHOH E DUA PIKEN E FILLIMIT TE NDRYSHIMEVE RRENJESORE NE VEND.
    -PERSONALISHT JAM I MERZITUR ME KETA POLITIKANE QE PANE PER 20 VJET VETEM INTERESAT E TYRE,DHE KETA KA ARDHUR KOHA QE NE TJU TREGOJME VENDIN,PASI ATA DUAN POSTE DREJTUESE PER INTERESAT ETYRE E ATIJ GRUPI QE I MBESHTET,PA PYETUR PER INTERESAT MADHORE TE VENDIT.
    -NE RAST ZGJEDHJE TE PRESIDENTIT NGA KJO KLASE DHE JO NGA POPULLI ,PIKE PER TE FILLUAR NDRYSHIMET NE VEND,KJO KLASE POLITIKE SE BASHKU ME E SAJ ,DO TE PERBALLET ME NJE RESISTENCE SHUME TE FORTE POPULLORE,TE PA FRIKSHME.
    -NUK DUHET JEJUAR ME JO ME FJALE POR ME MANIFESTIME TE FUQISHME DEMOKRATIKE ASHTU SI NE VENDET DEMOKRATIKE,PER TE DERGUAR NE SHTEPI MANIPULUESIT E VENDIT KU VEPRIMTARIA E PARE E TYRE ESHTE KORRUPSIONI.
    -DUHET TE JU KUJTOJ DISA POLITIKANEVE QE E KANE TEPERUAR SHUME DHE NUK MUND TE DEGJOHEN ME,DHE SE ATO VETE DUHET TE IKIN NE PRITJE PER TU PERGJIGJUR PARA DREJTESISE.NUK DUHET TE MENDOJNE ME SE VENDI MUND TE VAZHDOJE KESHTU PA ASNJE STRATEGJI POLITIKE E EKONOMIKE,KU NGA 35% E POPULLSISE SE EMIGRUAR,NUK KA ASDHE NJE KONDITE E MUNDESI PER TU PUNESUAR NE VENDIN E SAJ.E SHUME TE TJERA QE LEJOJNE QETESINE VETEM PER NJE GRUP BAJRAKTARESH TE PASUROHEN E TE GEZOJNE VENDIN KUR TE TJERET GJENDEN PARA MJAFT VESHTERSIVE PER TE JETUAR.ASKUSH NUK DUHET TE MENDOJE SE DO TE BEJE SI TE DOJE ME TE TJERET,DUHET ECUR PERPARA VETEM ME PRESIDENT DEMOKRATIK E LIGJE DEMOKRATIKE.
    -SHPRESOJ SE KY KOMENT DO TE LEXOHET E KOMENTOHET NESE ESHTE I ARSYESHEM.PERSONALISHT JAM I VETEDIJSHEM SE DUHET ECUR PERPARA VETEM ME SHTET LIGJOR.
    [email protected]

    1. Jorgji says:

      Cna shkruan me te medha o Murat dermani cte te lexojme e komentojme ik o burre nderro emrin cmurat ziu ne 2012 ne mes te evropes tung shoki (dhe uli germat ne boten e internetit merret si BERTITJE(arrogance injorance etj)

  5. lori says:

    I nderuar z.Mane je fenomenal i gazetarise shqipetare!Je koncentrate e mendimit popullor,je kryeopozitari i politikaneve prostitute.Se fundemi edhe nje detaj te veogel me pelqen shume pershkrimi qe i bene zhozit ose asaj qe naten shfaqet grua e diten burre.te faleminderit per servirjen ne kete fundjave.

  6. R.Kosta says:

    Ai zoteria G.Tushi le te mesoje nga burreria e zotit Bledi Mane qe me ndershmeri,kurajo,burreri sqaron popullin mbi mekatet e tij,kur miraton ne krye sharlatanet.
    Dita njemije tu befte ZOTI BLEDI MANE.

  7. irena says:

    Mesilaaaaaaaaa ku je, po më lexon sot?

    me pelqeu shume kjoooooooooo, hihihiii

  8. Leka says:

    Blendi edhe nje here te pershendes, per stilin dhe brendine e spikatur teper te ndjere dhe te perkthyere ne menyren me te kuptueshme shqip.I vetmi burre shteti, ne kete panair te kotesise dhe pisllekut anadollak te politikes dhe te shtetit arnautistanas, mbetet Alfred Moisiu.I vetmuar si nje Robinso Cruzo dhe trim si nje Skenderbe, beri kerdine me shpaten e presidentit,ne kokat e bajlozit Sali dhe dylbereve dhe eunukeve te tij, per vite rrjesht.

  9. Leone-53 says:

    Si ish i persekutuar politik do te hiqa nga lista z.Topalli, si person qe vjen nga klasa jone por qe them se nuk ka bere asgje per te “zbutur” klimen ne parlament. Perkundrazi e ka acaruar me keq klimen ne nje instituzion qe varet shume nga ajo. E “rendon” pozicjonin e saj edhe per vendosjen e dhenderrushit ne nje vend ne ambasaden tone ne France pa meriten per ate vend. A thua se ajo eshte “padrone” e Shqiperise??!!. Milano.

  10. D.SH says:

    Ne si popull meritojme si president
    Leke PLEPIN.

    1. Jorgji says:

      E forte kjo….lool ne krahasim me kto te 10 qe jane ne liste per patriotizem Lek Plepit si vin as ke leshi i beths kto un voten teme do ta jipja per LEK PLEPIN X PRESIDENT.

    2. SHEMSHEDIN ndoc rroku says:

      VERTETE MIRE E KE NE MERITOJME LEKE PLEP KOQEN PER PRESIDENT PASI KEMI 20 VJET PLURALIZEM DHE DEMEK DEMOKRACI DHE VETEM LLOMOTISIM NEPER KAFENERA PER NJEREZIT QE KANE NE DORE JETEN TONE DHE NUK ORGANIZOHEMI QE TE JU TREGOJME VENDIN GJITHE MASKARENJEVE QE PA MBARUAR NDONJE SHKOLLE POLITIKE E KANE VETEQUAJTUR VETEN POLITIKANE DHE PO NA LENE AKOMA NE VARFERI PASIGURI DHE JASHTE EUROPES.JO VETEN NE SI POPULL POR CDO POPULL MERITON ATE QEVERI APO ATA POLITIKANE QE I ZGJEDHE VETE .KUR POPULLI I ZGJEDHE ATA TREGON NIVELIN E TIJ TE PERGJITHESHEM INTELEKTUAL DHE NE RAPORT ME TE AI GABON OSEJO POR KUR AI SHIKON QE PO VJEDHIN NEPERMJET KORRUPSIONIT DHE PO E VARFEROJNE PER DITE DHE VAZHDON TI PRANOJE ATEHERE AI BEN FAJ,

  11. brigada8s says:

    Exelent 100%. Fatkeqesisht i njoh shumicen personalisht dhe eshte keshtu sic i komenton Gazetari

  12. nebra says:

    Bledi prano komplimentet e mia ,je nje analist i holle por dhe i kendshem.Por Blendi,mendoj se per mua dhe te gjithe shqiptaret do te ishte me interes te dime se a ka ndonje shqipetar qe ploteson kushtet per president?Kuptohet qe kjo nuk eshte e lehte por,ka ardhur koha qe te mos mbetemi vetem ne kuadrin e konstatimeve.

  13. olid says:

    Te lumte Bledi! Por tek ne eshte bere monopol i disa uzurpatoreve politika dhe eshte shume e veshtire qe t’i cash. Une kam besim se nje dite do te shkerrmoqen, por pa demtuar shume popullin.

  14. olid says:

    Te lumte Bledi! Por tek ne eshte bere monopol i disa uzurpatoreve politika dhe eshte shume e veshtire qe t’i cash. Une kam besim se nje dite do te shkerrmoqen, por pa demtuar shume popullin.Shpresojme.

  15. Shefqet Cela says:

    VOOOOOOOOOKSHI! Ku je futur? Duku ne skene. Je heroine e Shqiperise, Kosoves dhe me gjere. Te njeh dhe Italia nga disa kanale Vlore-Siçili.
    Blendi je i madh! Na ke dhene nje “plejade” fytyrash, qe zor se mund te kene shoq ne ndonje vend. Kane te mbledhura bashke gjithe gjirizin tone politik shqiptar.
    Te gjithe ja njohin bemat Saliut, por jo te gjithe e njohin si duhet akademikun pa buke, Neritan, lepires ne çdo Sahan, Ceken. Qe ne vitet 90 u shfaq fytyra e tije dhe nuk u shqit me nga ekranet tona. Nuhates i rralle i ererave politike dhe kercimtar i shquar ne baletin mafjoz, midis partive.
    Tani ka hedhur pelerinen e ronitur te akademikut, ku siguron nje rroge te majme, ne pritje te rihyrjes ne skenen politike. Syte i ka lart, ne kolltukun me te larte te shtetit tone. Une nuk njoh njeri tjeter qe ta kete demtuar arkeollogjine me shume se ky me injorancen mendjemadhe qe e karakterizon. Ka heshtur edhe kur vidhen pasurite arkeollogjike, kur shkaterrohen, vidhe, apo jepen dhurate ikona te kishave apo piktura te Jonufrit.

  16. beso says:

    Bisede me Myslim Pashen

    1.
    Ku na humbe o Myslim Pasha,
    o burre i urte,”ushtar”levend,
    se na erdh Tosi qe e beme hasha
    po i “bie kembes”per President.

    Se erdh’ sahati dhe e do sèra
    te kemi prape kryetar Shteti,
    pa dalin mbi lluce”mendjet e gjèra”,
    fiq te rrezuar nga pushteti.

    Pa po do ngrihen e do bertasin,
    ti bien gjoksit me tri taborre,
    si atdhetare te flakte do flasin
    si Skenderbej me shpate ne dore.

    Do kripin trute ne”Opinion”-è,
    me patriote do mbushet dheu..
    Do lene bixhozin dhe kazinone
    se”frrap”si Krishtin i therret atdheu.

    Kryetar shteti,po domosdo,
    edhe “mamuthin e korrupsionit”..
    Se ketij burri s’i thone “Jo”,
    dhe i pire tape i jep timonit..

    2.
    Eh,Myslim Pasha,ti s’e ben dot,
    nuk e tund gjoksin dhe prozhektoret,
    s’je profesor-doktor i zot
    qe te shurdhosh televizoret.

    Eh,Myslim Pasha,ti je burre tjeter,
    e bere luften me nje te shtene,
    i mbrojte detin kombit te vjeter,
    “ushtar”i thjeshte i tokes meme.

    Te thane te gjitha,ato te shara,
    dhe sharlatan te tha ndokush..
    Ai qe mbjell lajthi dhe arra,
    ne hije te fikut di te mbjelle rrush…

    Ti tha gjithe sharjet berishe saliu
    se e ka zor ti rrefesh detet,
    dhe krejt te dyja faqet i nxiu,
    mbi ty nderseu kater pushtetet.

    Por si gjithnje nga anet tona
    ne mbajme shtrember,o kolonel,
    askush kujtohet te mbjelle dy kokrra,
    “kembes i bien”veç per te vjele..

    Ndaj jam i nxehur e te kerkoj
    se kungulleshka s’ka te mbaruar,
    e politika ber sherr per loje
    po rezultati eshte i trukuar.

    Keshtu,Myslim Pasha,te kam nje kafe,
    o patriot qe s’shite mend.
    Pa ne shqiptaret bejme lufte me llafe
    dhe hunj te gardhit bejme presidente.

    I lutem TemA qe nese mundet ta mbaje ne faqen e pare,me redaktimin e saj,ne fakt jo per kenaqesine time sesa per revolten qe ndjejne njerezit kur shohin qe te njejtet lojtare te dale nga loja”me karton te kuq” rihyjne prape nga dritarja dhe tallen me durimin e shoqerise civile.Ju falemnderit gjithsesi,jeni dritarja jone e hapur!Suksese!

    1. martin says:

      O Beso te lumte mendja dhe lapsi per kete poeme te bukur per shqiptarin e Madh MYSLYM PASHA.Dhe pikerisht ne diten e duhur ti i thure keto vargje qe kaq denjesisht qendrojne prane shkrimit shume te kendshem dhe te zgjuar te fanatstikut Bledi Mane.Pra pse lodhemi per konsensusin ne e kemi gati presidentin qe qendron si flamur kombetar mbi partite ky eshte Nderi i Kombit MYSLYM PASHA.

      1. Sheqerja e Vucidolit says:

        Une propozoj si president Myslym Leshin

        1. beso says:

          Sheqeri,po pse hedh kripe kot,apo ngaqe andej nga ju Leshin e perdorni me dy “L”?Apo ben koment per snob,sa per te provuar gishtat?

        2. xhoni says:

          O Sheqere,pse e ofendon Leshin??Se ju Leshin e keni te NDERUAR!!Nga qe rrini pa breke,ai i shkrete lesh ju ruan PUSETEN!!!

    2. martin says:

      te lutem Tema mos me humb komentin dhe komentet qe i bera Besos per kete poeme me te vertete te bukur per te nderuarin Myslym Pash.

  17. luksenburg says:

    BRAVO BLEDI.KY ESHTE TAMAM NJE SKANER PREJ GAZETARI TE VERTETE.SADO ME I PASUR SE TY TE JETE FEVZO I SANDRIT,JO SI TY NUK BEHET KURRE,POR EDHE TE FUTET NGA KA DALE,EDHE ME GJITHE PASURIN E BABAIT TE VET SALIUT,NUK FORMOHT NGA ANA PROFESIONALE SI JUVE KURRE. me respekte emigranti

  18. lavderimi says:

    shume koment i turpshem, fshatarak, plot plebeizem; kjo eshte shoqeria e shumices e te vjellit jo ne emer te se mires, por ne emer te parave te pista qe paguhen per kete Bledi mane e co. ky perzonash eshte nje i semure psiqik njelloj si Hitleri. Vlerat e ketyre emrave nuk mund te njollosen keshtu,

  19. james beshiri says:

    ne si president meritojme lek leshin qe ta beje me mire shqiperine se keta lesh e kane bere, ndoshta e kunderta e ben me mire

  20. Atdhetar USA says:

    PERSONAT E MESIPERM JANE EMRAT ME TE NEVERITSHEM QE SHQIPETARET NUKE DUAN TUA DEGJOJNE EMRIN, JO ME TI KENE NE KRYE TE SHTETIT. SHQIPERIA KA PLOT INTETELEKTUALE QE E DUAN POPULLIN DHE ATDHEUN E TYRE. NUKE I PERKASE ASNJE PARTIE POLITIKE DHE NUKE DESHIROJE TE JEM PJESE E ASKUJT EDHE KETU NE AMERIKE, PORE NGA SA KEMI VENE RE EDHE PSE JASHTE SHTETIT GJATE KOHES QE KA DREJTUAR PARLAMENTIN SERVET PELLUMBI, KA TREGUAR NIVEL TE LARTE PROFESJONAL, EDHE PSE I MAJTE KA RUAJTUR EKUJLIBRIN MIDIS FORCAVE POLITIKE, DUKE BE3RE QE PARLAMENTI TE FUNKSJONOJE SHUME NORMALISHT PA EKSESE QE KISHE QEF TE NDJEKESH SEANCA PARLAMENTARE. KULTURA E GJERE, FILOZOFIA, PERVOJA DHE AFTESIA DREJTUSE EDISA VITEVE NE DEMOKRACI ESHTE PRIVILIGJ DHE NDER PER POPULLIN SHQIPETAR DHE SHQIPERINE QE AJO TE PERFAQESOHET ME DINJITET NE ARENEN NDERKOMBETARE DHE TE BEHET SA ME PARE PJESE E BASHKIMIT EVROPJAN. SHPRESOJME QE POPULLI DHE PARTITE POLITIKE TA VLERESOJNE MENDIMIN E DISA BASHKEATDHETAREVE TANE KETU NE SHBA. PER TE PASUR NJE PRESIDENT KONSESUAL QE DO JETE PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.

  21. mali says:

    blendi mane je nje pene e arte, qe te lexoj me shume kenaqsi si dhe ate te Mero Bazes. Ate qe nuk e ben opozita e ben Ti. Zoti te bekofte ty dhe Shqiperine,pa Saline e shpuren e tij.

  22. genti says:

    me meidanin e ke qelb cik muhabetin po per ata 9 te tjeret mire e ke.cedo qe meidanin ma ke nxjerr figure te pare se eshte me figura nga ata te tjeret dhe koka me e madhe gjithsesi respekte mendimit tend o blendo

  23. inf says:

    Po mire e shpjegon Analisti Blendi
    E kane bere vendin monopol e kane bere Albanine Magazine ku mund te bejne çte doje me te e kane bere rruge nuk ikin kollaj Paraja ka zene vend ne trurin e tyre te fishkur.
    Nuk largohen per qamet shikojeni njeri me i poshterr se tjetri njeri me mashtrrus se tjetri njeri me Servil dhe halabak se tjetri.
    Fatmirsisht kjo 10 e qelbur kundermon era hajni era kusari era mut.
    Ikni mor zgjyrresherr ikni mor Cjeper ikni dhe mos dilni neper Tv dhe gazeta ikni dhe hani ato qe keni vjedhur se keni siguru dhe Shtate Breza te tjere ikni mor se na çate Bolet na çate ikni mor se Albania nuk eshte e sorrollopit tuaj .
    Ikni mor se zemerimi eshte kaqe i madh sa do ju ike per lesh dhe ajo Pasuri qe Vodhet pa pushim Ikni se nuk ka me takat ai popull qe mezi Ushqen Kalamjt me buke thate tju pasuroj juve pa pushim
    Ikni mor Lugeter mor hasmit e Kombit Mor Delenxhilere dhe hallduper po ikni mos Turrbulloni Miletin se do ju shkerrdhejme rracen tuaj ku ta keni ,Po Ikni se MJAFT JU DURUAM O DERRAT E KOMBIT ALBANIA.

  24. Frank says:

    Bravo Mane ! Shume bukur e ke shkruar ! Urime !

  25. Nina says:

    Bledi Mane dhe Tema, të mëdhej fare, por a ka më burra ky vend, që ti shporrin një herë e mirë plehrat e mësipërm dhe në krye të vij një njeri, që të luftojë për përmirësimin ekonomik dhe si fytyrë të këtij vendi??? A do vijë ndonjëherë???????????????

  26. albani says:

    hallall ta boft zoti per shkrimin
    !jo per naj gjo po na ke vdek tu qesh edhe pse ne fund na e prishe pak humorin me ilir meten 1 po je artist i vertete me aforizmat qe perdor !!! bravo dhe kujdes se t thyjn ne mes maloket me kto shkrime qe po ben
    BRAVO

  27. albani says:

    BRAVO TE QOFT PER SHKRIMIN E GUXIMSHEM

  28. Stef Staku says:

    ANALIZE : Desha te bej nje percaktim ne lidhje me profesionine z. Rexhep Meidani.
    Nga eksperienca ime ne lidhje me studimet ne fushen e fizikes me institucionet e UT = Dep. Fizike, Akademia e Shkencave = Inst. Fizik Berthamore, Univ. Shkoder = Dep. Fizik. Kisha vene re se niveli profesional i Rexhep Meidanit ne fizike arrin deri ne ate te nje mesuesi te shkolles se mesme apo edhe te pedagogut ne nje universitet Shqiptare, qe gjithsesi mbetet nivel pedagogjik shkollor. Pra z. Rexhep Meidani eshte nje mesues fizike.
    Titulli FIZIKANT u jepet njerezve qe merren me kerkime e studime ne fushen e fizikes. Me kerkimet ne fizike Z. Meidani nuk ka punu as edhe nje dite dhe nje liber permbledhjeje e fizikes ne te cilin ai ishte bashkeautor eshte i nje niveli pershkrues shkollor plotsues i fizikes.
    Titujt FIZIKANt, Prof. Akademik etj, etj … Meidani sebashku me Islamin i kane marre per shherbimet qe i kane bere pushteteve te ndryshme duke fillu nga Enver Hoxha e mbaru me Berishen
    Z. Islammi te ishte mesues i fizikes ne nje shkolle te mesme do ishte e tepert per te per aftesite e tija ne fizike as ate se meriton. Nje liber me ushtrime ne fizike pata pare te botuar nga ai mbeta i sorprizuar nga niveli tejet i ulet.

  29. albani says:

    prap se prap sido qe t jet puna bledo
    ktij veni t mallkum ska car ti boj jo rama
    po sikur gjysmen e kapitalit te BE me investu ketu
    me kto kafsh njerzish qe kemi ne sbohemi naj her definitivisht dhe fatkeqesisht ?

  30. albani says:

    prap edhe rama me ardh ska ca k… ti boj ktij veni t mallkum
    ktij poplli injorant ,parazit ,servil e te korruptuar ?

  31. mergim tari says:

    PELLUMB XHUFI Eshte nje vlere ne mjedisin intelektual dhe politik shqiptar. Eshte mbrojtes i vertete i historise dhe vlerave tona. Mendoj se do te ishte kandidatura me e mire per President.

    Mbi te gjitha eshte me karakter te forte. Ate qe ka bere ky, pak vete mund ta bejne ne Shqiperi. Eshte i zgjuar, ka mbetur i paperlyer edhe pse ka qene politikan aktiv.

    Cfare duhet te kete nje president me shume se Pellumb Xhufi… E njoh vetem neepermjet shtypit dhe TV por aty kam pare te gjithe qe flasin, flasin dhe me pas thone dicka tjeter… Ky i qendron besnik fjales qe thote…..

  32. lina says:

    kam 1 ore qe spushoj se qeshuri me komentin per jozefina topadhin/e ke zv totalisht estradene shkodres qe te mektte gazit..bled je i madh dhe sh i zgjuar

  33. Smiley says:

    Tu lexu shume komente masiper mendoj se sa I lumtur mund te ndjehet ai gazetari …. Jam dakort me 10shen po mar SHOKU gazetar I pavarun a mendon se ne krye te listens duet te je te namik dokle qe pat konkurru me ramiz aline dhe I thurte hymne atij??? Po sa te tjere ka te majte e te djathte?

  34. kevi says:

    Lysien Bashkurtin patriot.intelektual bindes ne ate qe thote 10 si lysieni do ta ndryshonin Shqiperine tone te dashur por qe keta po na bejne ta urrejme.

  35. shqiponja says:

    Spartak Braho? ai qe ka vjedhur DVD-te i prokurorise se Tiranes dhe doli te lant m…n me sh..rrrrrr ne emisionon e Fevzit? pthu…………….

  36. Percmues shkrimi i Autorit,mosmirenjohje per punen e te dhjete ketyre qe permend.Do ti thosha autorit,gjej nje pasqyre te sakte dhe shikoju,se me kete shkrim s te prekin kembet ne toke.
    Dhe nje pyetje per autorin.C fare je i zoti te besh vec fjaleve te liga.
    Kjo i mungon kesaj Shqiperie te bukur,te pasur.Mungesa e nje fjale te mire per njeri tjetrin,vleresimi per njeri tjetrin,pelqimi i teperuar i mendimit personal.
    Me shume zemer Bledi,me shume respekt,me shume dashuri,embelsi.Beje analizat.Te mungon sheqeri fare,sikur ushqehe ne kopshtin e specave djeges.
    Me shkrimin tend vetem zemerligjte mund te ngopen me ligesi

  37. tania says:

    Kam te njejtin mendim per Briseida Memen. Bravo Bledi

  38. antonio says:

    Populli eshte ai qe zgjedh kryetarin e shtetit,ne te kundert do ishte si nje kryetar kooperative dikur qe zgjidhej nga strukturat e partise,dhe ku nuk bente gje tjeter vetem punet e partise,keshtu qe dilema eshte e madhe kur shikon emra te perfolur me krimin,ku ka nena qe akoma nuk dine ku kane femijet nga fatos nano me tragjedine kur ai ishte ne poste te larta te shtetit,ne gjithe ate fatkeqesi ai luante bixhoz neper greqi,keshtu dhe te tjere aty,qe kurre nuk folen per gerdecin,per ato te mjere qe u vrane per buken e gojes ku nuk mungonin dhe femije,kurre mos tjua degjojme emrat ketyre te pa fytyreve qe duan te jene dhe ne krye te shtetit.ka Shqiperia burra plot,ku me ndershmeri e kane treguar se jane te afte te bejne gjera te mira per kete popull.Vetem me verdiktin e popullit mund te zgjidhet kryetari i shtetit,dhe jo duke komanduar dhe paguar nga franca apo segmente te caktuara per te krijuar ne media me disa pseoanaliste se cte keqe ka po tejete fatosi apo mafiozi.Popull fatet tuaja i keni vete ne dore.

  39. lola says:

    Mero Baze ,
    Spartak Ngjela ose
    pellumb xhufi , president

  40. lupo says:

    Bravo! correct! Rexhep Meidani is a scandal too.

  41. lejla says:

    Shoku Mero une mendoj se JOZEFINA TOPALLI ESHTE KANDIDATJA ME E MIRE PER PRESIDENTE RRJEDH NGA NJI FAMILJE INTELEKTUALESH TE SHQUAR E PERSEKUTUAR ME KULTURE E NDERSHME DHE NE FUND ZOTI I KA DHENE DHE BUKURINE BESNIKE E SHTRESES SE VET JA KJO ESHTE PASARDHESJA E TEUTES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje