Babai i Hekuran Dedës: Njerëzit e Berishës më ofruan para që ta prisja në takim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në prag të një-vjetorit të vrasjes së djalit të tij, Hekuran Dedës, në protestën e 21 janarit të opozitës, babai i tij 70-vjeçar, Halim Deda, shprehet se drejtësia do të vendoset një ditë për të birin dhe vrasësit do të vihen para përgjegjësisë. Gjatë një interviste për Shekullin, ai shprehet se njerëzit e kryeministrit Berisha i kanë ofruar para, në mënyrë që ai ta priste në takim.

Z. Halim, po mbushet një vit nga vrasja e djalit tuaj përballë kryeministrisë. A gjykoni se keni marrë tashmë përgjigje çfarë ndodhi atë ditë me Hekuranin?
Jo, deri më tani unë nuk di se përse dhe si më është vrarë im bir, Hekurani. Vdekjen e tij e kam mësuar nga televizori. Ne jemi shtëpi e madhe dhe deri më tani nuk i kemi mbajtur krahun asnji force politike, por për këtë varfëri që po jetojmë sigurisht që duhet protestuar. Hekurani ishte pa punë, provoi të gjente këtu po nuk mundi, ndaj dhe doli për të protestuar.

Keni besim se kjo vrasje do të zbardhet?
Megjithëse kjo çështje po zvarritet unë kam besim se një ditë e vërteta se kush më vrau djalin do të dalë në shesh. Tashmë, pas një viti kriminelët duhet të ishin përballë drejtësisë, si ata që qëlluan mbi djalin tim dhe tre burra të tjerë, ashtu dhe urdhëruesit e tyre. Na vranë dhe na thanë në televizor se jemi kokëpalarë. Ai që sot është Kryeministër mund të deklarojë ç’të dojë, por hesapet mirë nuk i ka bërë. Unë kërkoj të di përse m’u vra djali me duar ndër xhepa… Ata e dinë fort mirë se kush është autori dhe urdhëruesi i vrasjes së Hekuranit.

Për kë e keni fjalën kur thoni që “ata e dinë” se kush është autori i vrasjes së Hekuranit?
Kanë qenë lajmësit e Berishës ata që kanë thënë këtë. Madje kanë ofruar edhe para në mënyrë që unë të prisja për kafe në shtëpi kryeministrin Sali Berisha. Në shtëpinë time, as hasmi nuk ndalohet për të shprehur ngushëllime. E unë me 21 janar kam hapur dyert e mortit për djalin. Se ma vranë djalin… Kam pritur në shtëpi këdo që ka ardhur për ta ndarë me familjen tonë dhimbjen. Erdhën edhe ata që kërkonin ta shisja unë gjakun e djalit.

Z. Halim, kush ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe çfarë ju kanë kërkuar?
Ka qenë dita e katërt që ishte vrarë Hekurani. Në mbrëmje vjen këtu një makinë e madhe, (një fuoristradë sipas saktësimeve të familjarëve) me xhama të zinj. Kërkuan të bisedonin veçmas dhe veten e paraqesin si punonjës të gardës e njerëz të afërt të familjes së kryeministrit. Më kërkuan që të prisja në shtëpi për kafe Kryeministrin e për këtë më ofruan një çantë me para dhe më thanë do të japim këto dhe foton e autorit se kush ka qëlluar mbi Hekuranin. Kanë ndenjur mbi dy orë në shtëpi e mezi i kemi përzënë. Ka qenë dita më e zezë e jetës sime. Ishte sikur Hekuranin po ma vrisnin edhe para syve. Pa ardhur këto njerëz unë mund ta prisja kryeministrin për ngushëllime… Por kur mu kërkua shitja e gjakut të djalit, kurrsesi nuk mund ta pranoja më.

Z. Halim, është lajmëruar se më 21 janar, pra pas disa ditësh, do të organizohet një protestë-homazh në vendin ku u ekzekutuan Hekurani, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. A do të merrni pjesë në këtë protestë?
Sigurisht që po. Madje, e ftoj çdo shqiptar të ndershëm të bashkohet aty. I duam vrasësit të vihen përballë drejtësisë. Sigurisht që do të jem. Se do të përkujtojmë tim bir.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Babai i Hekuran Dedës: Njerëzit e Berishës më ofruan para që ta prisja në takim”

  1. Argita_B says:

    Bravo i qofte, dhe pse i varfer dhe ne zi di te sillet me dinjitet dhe burreri.
    Kjo tregon se paraja nuk mund te justifikoje qe njeriu te shnderrohet ne kafshe, ate qe e peshtyn nje dite me pare ta lepije te nesermen, te behet mashtrus, hajdut, kriminel vetem per para dhe te mos kete me asnje pike dinjiteti.
    Ngushellime dhe nje here familjeve te te vrereve dhe e vertete do te dali ne shesh, eshte thjesht çeshtje kohe, kurajo.

  2. ismet says:

    po bahna si grat e qija’kushdo qe i jep te drejt vrasjeve ne bulevard do zoti ti ndodhin e njejta gja ne familjet e tyre

  3. Ton says:

    Saliu eshte mesuar te vrase dhe te vije per ngushellim ne shtepi. Ose te thyen dhembet dhe te propozon per President.
    I’a paska dhjere plaku, zyrtarisht plehut….

  4. labivl says:

    Gjaku nuk shitet ,e as nuk blihet ,ku ka dinjitet,dhe burreri,as me leke,as me dhune.Frika nuk te burreron,po BURRI nuk trembet na frika .

  5. analist says:

    Me shprese se drejtesia do te vihet ne vend e gjaku i te vrareve nuk do te shkoje i humbur.

  6. Eri says:

    Per bastardet qe blejne dhe gjakun e te vrareve nuk kam sec te mallkoj tjeter vec vdekshin.
    Ngushellime familjes se Hekuranit, Alkesit, Ziverit dhe Faikut. Askush nuk do gjej qetesi deri sa pergjegjesit te shkojne para drejtesise.

  7. Dritan says:

    I pa haruar qoft Hekuran Deda dhe vrasesit te dalin sa me shpejt para drejtsis, nje gje kisha per te then, ju gazetaret jeni me te vertet per te qar hallin se sdini ca shkruani, ja fusni na mendja kot, se plaku i te djerit keto gjera i tha kur vdiq Hekurani, Dhe tha pse sme erdhi kryministri ne shtepi un skisha per tja mbyllur deren, deren e kishte te hapur, tani i paskeni futur parullen nga mbrapa i vajti nje makin me xhama te zinj dhe i tha mere kete canten me lek na dhe do te japim foton kush ta vrau djalin, ore jan afersisht 3 milion shqiptaret spo i ze te ter se ka dhe femij qe skuptojn, po ne te tjeret qe kuptojm do e mbydhte me nje cante me lek saliu ngjarjet e me nje foto, ik se lat nam po ik.

  8. Rruzhdia says:

    Kriminelat, duan te blejne dhe gjakun me leke. Siu mjaftoi qe vrane 4 njerez te pafajshem. Turp eshte pak per ta.

  9. SHKODER LOCJA says:

    Kot nuk thone se armiku te vret naten dhe te qan diten.Nuk eshte perpjekja e pare qe ben ai maskara kryeminister .Ai ke tentuar edhe per ngjarjen e gerdecit te bleje gjakun e te pafajshmeve .Atij mashtrusi i pjedh mendja vetem per te keq(vetem per te mashtruar).Bravo i qofte te jatit te hekuranit qe se ka shitur gjakun e te birit per para.Te gjithe ne shesh per te nderuar gjakun e te reneve ne bulevardin prane kryeministrise,vrasjeve makabre te gardes se shtetit MAFIOZ .Kjo mafie duhet te zhduket nji ore e me pare qe te mos kete me vrasje ne mes te bulevardit.MALLKUAR QOFSH TI DHE FAMILJA JOTE O SALI BERISHA .Mos qofte dita e larget,qe te lexojme lajmerimin e vdekjes tende O FAQEZI

  10. arvanites says:

    21 janari nuk duhet te harrohet kurre.

  11. wallas says:

    ata kater djem nenash do jene fundi i saliut!

  12. gentozoari says:

    A ka mbarim hipokrizia e krimineleve? Te vras, te vij edhe te ngushelloj, pastaj te vazhdoj te njejten gje me ndonje familje tjeter. Shqiptari, sic tregon babai i Hekuranit nuk e ka kete mohim te femijes ne gjak. Kush dreqin jane keta qe mendojne se mund te bejne gjithcka. Keta duhet zhdukur nje ore e me pare, se viktima e rradhes mund te jete kushdo. Berisha eshte mallkim per te gjithe shqiptaret

  13. ivani i madh says:

    Mire bere i dashur bashke kombas se me marjen e pareve nga kjo klike kriminele e vrastare do te rendonje akoma me shume shpirtin e djalit tuaj paqe dashes e te paster. Si dhe ata qe deshin te te futnin ne nje gjakmarje familjare se kjo i intereson kesaj klike qe te qendroje ne pushtet .I pa haruaj qofte kujtimi i tij e bravo juve qe se shitet nderin e gjakun tuaj me para te felliqura qe mbajne here gjak shqiptari.

  14. LANDI PS DURRES says:

    COHUNI BURRA GRA KALAMAJ TE GJITHE NE SHESH ME 21 JANARE

  15. tomi says:

    EDHE une si gjithe populli i THJESHTEBURA SI BABAI I HEROIT HEKURAN DEDA i duhen ketij vendi.Te varfer por me NDER,Hallall o HALIM DEDA.Edhe une si mbare populli i thjeshte por i NDERSHEM mendoj se DREJTESIA NUK DO TE VONOJ.

  16. Jam thellesisht e hidheruar po njeheresh ndjehem mire per kaq burrni e dinjitet qe I jep mesim LIRIE kryemintrin ne karrike& Bandes, jam e hidheruar qe ky shtet Nuk denon dot Vrasesin, perkundrazi con tek ati ne mort, banden e rradhes qe qellon sedyti mbi te birin, kete here ben makabritet mbi Te Vdekurin (si serbet e te Pa-Kanu), nje bande qe I vjen ne mort dhe kerkon t’i vrase nderin, shpresen, kurajon, te ardhmen…
    beset (ja si I con Banden me makine mafioze qe kerkon te ndeze gjakun mes dy familjeve& fiseve te nderuar). , Nje bande (mostrash) qe ve mbi Kodin e Mortit ate te Mostrave E megjithate ndjehem e ngrohur pakez, prej Dinjitetit dhe Shqiptarise qe I rri perballe Mostres & co, e kjo E Mire qe ka ndodhur me ngjall shpresen se Shqiperia do behet! Prandaj Mirenjohje z. Halim Deda!! Te gjindemi prane me respect e mirenjohje! Kujtese ate demagogjine e rradhes te sal-ep sulltanit per Kodin e Mortit!n Kryemoster, e Kopese se Mostrave hyzmeqare (qe Neser do thone perseri: ‘ashtu qe koha & halli im’, metej do shkruajne libra me disidente e me Maska!!!! Eshte fundi I Karnavaleve te Maskave Laragane o njerez, se zullumi prej s’trashmi keputet e ………….fiket!!!, nderime Miq! Mos vononi me 21 janar( te Sheshi; edhe njehere: E hoqem, e hoqem, e hoqem qelbesiren!!!) Tirana

  17. aliko says:

    Edhe une do te shkoj te protestoj si gjithe shqiptaret pas babait te hekuranit dhe familjareve te te vrareve ne shesh.Nuk do te shkoj pas Edi Rama Krokodilit se ai se ka per gje te beje pazare me berishen per pushtetin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *