Divorcet më të famshme shqiptare

20 Janar 2012, 12:04Lifestyle TEMA

Dashuri të nisura në bankat e shkollave, në zyrat e punës, apo dhe në udhëtime të këndshme. Të kurorëzuara më pas me martesë dhe shumë shpejt, trashëgimtarët u kanë mbushur jetën me gëzim. Por me kalimin e viteve, duket se dashuria e tyre është venitur, pasioni është shuar dhe fëmijët nuk kanë mundur t’i mbajnë të lidhur.

Martesa ka shkuar drejt fundit, derisa një ditë kanë trokitur në dyert e gjykatës për t’i dhënë fund. Bëhet fjalë për personazhe VIP të politikës, artit, kulturës apo muzikës. Personazhe që kanë hyrë në histori, që kanë vëmendjen e të gjithëve, por që kanë dhe anën e tyre të dobët. Ja kush janë VIP-at e divorcuar në vite, arsyet që i shtynë drejt një vendimi të tillë dhe jeta më pas…

EVA ALIKAJ
Të gjithë e kujtojnë vajzën çapkëne të komedisë “Pallati 176″. Eva Alikaj na befason gjithmonë e më shumë me rikthimet e saj të bujshme, me rolet e spikatura që merr përsipër të luajë. Por edhe ajo ka pasur momentet e saj të vështira, sidomos atë të ndarjes nga bashkëshorti i saj austriak. Fryt i kësaj martese është djali Xhino, me të cilin Eva Alikaj ka me se të krenohet. Pas ndarjes, Eva Alikaj i përkushtohet vetëm djalit, i cili një vit më parë mbërriti në Shqipëri.Pas martesës së saj aktorja Eva Alikaj, braktisi karrierën e saj si aktore për t’iu përkushtuar jetës larg Shqipërisë. Vetëm pas pesëmbëdhjetë vjetësh, ajo iu rikthye skenës së Teatrit Kombëtar me një muzikal, i cili i dha dhe çmimin si aktorja më e mirë e vitit 2007.

GENC RULI
Dy herë ministër në kabinetin “Berisha” dhe jo pak i suksesshëm në zanatin e tij si ekonomist. Historia e tij e parë e dashurisë dhe e fejesës ka nisur para viteve 1990 dhe është prishur menjëherë pas ardhjes së pluralizmit. Thuhet që Genc Ruli nuk ka jetuar asnjë ditë me ish-të fejuarën e tij, për të cilën thuhet se ka pasur me ministrin edhe lidhje zyrtare kurore, edhe pse fejesat dikur kanë pasur një formë tjetër. Tashmë Genc Ruli po shijon martesën e tij të kurorëzuar edhe me fëmijë.

YLLI PANGO
Vëreni me kujdes! Një tjetër ministër beqar në kabinetin “Berisha” është Ylli Pango. Ai shkoi drejt divorcit para dhjetë vitesh. Më pas, lidhja e tij me një studente, më pas pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, do të ishte në qendër të vëmendjes për disa kohë. Mesa duket, Pango dhe vajza simpatike nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët, ndaj vendosën të ndaheshin.

FATOS NANO
Është një tjetër politikan që vendosi të trokasë në dyert e gjykatës, për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë të rritur dhe kishte ndarë jetën me të për afro 30 vjet. Divorci që u shoqërua me një zhurmë të madhe mediatike, erdhi në vitin 2001. Në skenë doli Xhoana Nano, një femër disa vite më e re sesa Nano,plot sharm e finesë, e cila brenda një kohe të shkurtër do të shkonte në altar me kryeministrin e asaj kohe. Femra brune, me një trup për ta pasur zili, me flokët e zinj, do të vihej në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimit të madh që bëri në jetën e saj, duke qenë bashkëshortja e një prej emrave më të njohur të politikës dhe liderit historik të PS-së. Ndërsa Rexhina, ishbashkëshortja e Nanos, që i qëndroi pranë edhe në ditët e vështira të burgut, (Nano ka qëndruar katër vite në qeli), nuk është martuar më.

DRITËRO AGOLLI
Prishja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, do të rëndonte shumë mbi supet e shkrimtarit të njohur, Dritëro Agolli, pasi në njëfarë mënyre ishte i detyruar të ndahej nga gruaja e tij ruse, të cilën e kishte njohur kur ishte student atje. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Shkrimtari, që me penën e artë bëri shumë adhurues, u nda nga e shoqja me të cilën kishte një djalë. Por siç thotë një fjalë e urtë, “Plumbi me plumb del”. Agolli njihet me Sadijen, gruan me të cilën vazhdon të jetojë edhe sot. Me vajzën 21- vjeçare shkodrane, shkrimtari atëherë 32 vjeç, u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë. Dashuria mes tyre lindi pikërisht në atmosferën e dasmës dhe duket se po ajo dashuri vazhdon t’i mbajë të lidhur dhe sot, pasi gjithkund shkrimtari me kokën e zbardhur, shihet i shoqëruar nga e shoqja.

MYSLYM PEZA
As “Babë Myslymi” nuk i ka “shpëtuar” divorcit. Numri dy i Presidiumit Popullor, renditet në listën e gjatë të VIPve të divorcuar në vite. Ai vendosi të ndahet nga bashkëshortja e tij italiane, me të cilën pati një djalë, Partizan Pezën. Xhemilja, është gruaja e dytë e Myslym Pezës, me të cilën jetoi deri në vdekje. Fryt i martesës së “Babë Myslymit” me Xhemilen,ishin dy fëmijët, Ada dhe Dashamir Peza.

ARTA DADE
Deputetja e PS-së, Arta Dade është ndër të paktat femra të politikës që i shtohet listës së divorceve në vite. Për arsye që nuk u bënë kurrë publike, Dade, e cila ka mbajtur disa poste ministrore si, Ministre e Kulturës, apo e Jashtme, vendosi t’i japë fund martesës disavjeçare me Gëzim Dabullën. Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e vlerësuar edhe për bukurinë e saj dhe shijen në të veshur është nënë e dy djemve. Pas ndarjes nga bashkëshorti, ajo nuk ka tentuar të martohet asnjëherë.

ELI FARA
Është ndarë që në moshë të re. Nga martesa e saj me Luli Kapuranin pati një vajzë, të cilën e ka rritur pa baba. Vajza e këngëtares së mirënjohur korçare është studente për Juridik. Eli Fara jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe nuk ka nisur jetë të re në Amerikë. Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur ka hedhur në treg një album të ri. Eli Fara vazhdon të mbetet një ndër ikonat e bukurisë, sharmante dhe e ëmbël, edhe pse i ka kaluar të 40-at.

YLLKA MUJO
“Sindromës” divorc nuk i kanë shpëtuar dot as emra të njohur të artit. Aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, shumë e dashur për publikun shqiptar me rolet e saj të spikatura në filma të ndryshëm, vendosi t’i japë fund martesës së saj me Haig Zaharinë. Yllka nuk u martua kurrë. Ajo vendosi të rrisë vetë dy fëmijët e saj, një djalë dhe një vajzë. Ndërkohë vajza e saj, Elia Zaharia, sot është për t’u admiruar, një këngëtare dhe aktore e mrekullueshme e që padyshim ka marrë shumë nga e ëma.

ELSA BALLAURI
Në vitin 2006, drejtoresha e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, vendos të ndahet nga bashkëshorti i saj, Viktor Basha. Elsa dhe Viktori kanë qëndruar së bashku për 22 vite me radhë, duke sjellë në jetë dy fëmijë, Anja dhe Gjergj Basha. Por dy vite më parë, vendosin t’i japin fund martesës së tyre. Sikurse shpjegohet në vendimin e gjykatës, katër vitet e fundit midis çiftit kanë lindur mosmarrëveshje të natyrave të ndryshme, të cilat sollën ftohjen e marrëdhënieve dhe veçimin e tyre. Kështu, të dy palët kanë vendosur të shkojnë drejt divorcit dhe kërkesa e tyre është firmosur nga gjykata. Togat e zeza kanë vendosur që dy fëmijët t’ia lënë në rritje Ballaurit.

SHEMSIE KADRIA
Pas daljes nga burgu në vitin 2007, ku përfitoi nga amnistia, ish-bosja e firmës piramidale “Gjallica”, Shemsie Kadria, do të merrte një tjetër zhgënjim. Bashkëshorti i saj, Gani Kadria i kërkoi divorcin me argumentin se që nga viti 1992 kishin jetuar të ndarë, pasi kishin mosmarrëveshje dhe konflikte të vazhdueshme. Ndarja e vërtetë do të vinte në vitin 2001, kur dy bashkëshortët drejtues të firmës piramidale, u dënuan përkatësisht me, 14 vjet Gani Kadria, dhe 17 vjet bashkëshortja e tij, Shemsie. Duke qenë në kërkim, Gani Kadria nuk pati asnjë mundësi ta takonte Shemsien në qelitë e burgut. Vetëm një vit më parë, pas 30 vitesh martesë, padyshim me momente të bukura (lindja e tre djemve, Parid, Atdhe dhe Flamur Kadria) e më pas zënka e sherre, çifti firmos divorcin.

SUZANA GUXHOLLI
Këshilltarja e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli është një tjetër femër e njohur që renditet në listën e atyre që kanë provuar plagën e divorcit. Para pak vitesh, Guxholli u nda nga bashkëshorti i saj, Besnik Pani, me profesion inxhinier.

ZYHDI MORAVA
Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve, është emri i radhës që i shtohet listës së gjatë të divorceve të bujshme në vite. Pas 14 vitesh martese me Ardita Moravën, ai ka vendosur t’i drejtohet gjykatës duke kërkuar divorcin. Burime pranë gjykatës thanë se për vite me radhë, midis palëve kanë lindur grindje dhe mosmarrëveshje të natyrave të ndryshme për shkak të mospërputhjes së karaktereve, si dhe janë krijuar situata të pakëndshme, çka kanë bërë të pamundur bashkëjetesën në çift. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka vendosur të firmosë divorcin. Vajza Ana Mari, i është lënë për rritje dhe edukim Ardita Moravës.

BESNIK ALIAJ
Viti 2005 do t’i rezervonte surpriza jo të mira Besnik Aliajt, drejtorit të COPlan. Në shkurt të tri viteve më parë, Aliaj vendos t’i japë fund martesës së tij me Elvira Aliajn (Lame). Ndërsa pesë muaj më vonë, pëson humbjen e radhës në zonën e Sarandës, ku kandidonte për deputet përballë ishkryeministrit Fatos Nano. Duke iu referuar vendimit të gjykatës, rezulton se mospërputhja e karaktereve, mungesa e respektit dhe e besimit ndaj njërit-tjetrit, janë arsyet që e shtynë çiftin të shkojë drejt divorcit. Vajza, fryt i kësaj martese 15-vjeçare, Ada, i është lënë në kujdestari të ëmës

EDUART SHALSI
Pas disa vitesh martesë, Edi Shalsi vendos të divorcohet nga bashkëshortja, Alisaveta. Ishte vetë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, që kërkoi ndarjen nga e shoqja. Në fakt, ne nuk kemi mundur të zbardhim arsyet e divorcit, por dimë që gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur atë më datë 22 dhjetor 2006. Sipas vendimit të gjykatës, Shalsi mund të takohet me djalin e tij, Patrik Shalsi çdo javë, ta marrë për pushime në muajin korrik, si dhe duhet të paguajë një detyrim ushqimor në masën 25.000 lekë në muaj. /vipat/

15 komente në “Divorcet më të famshme shqiptare”

  1. ben says:

    Keni harruar Vera Grabocken.Para Timos ka qene martuar me nje tjeter.

  2. Ramy says:

    kush ka qene ai peshk qe ka qene martuar me zana guxhollin?
    po zydi morava mos ka nderuar jete?

    1. Eri says:

      Ky material duket qe i perket vitit 2008, sepse te gjitha llogarite aty te cojne. Zyhdi Morava ka nderruar jete ne vitin 2010.
      Qe prej 2008-es eshte ndare Genc Pollo, Tit Vasili, Ridvan Bode etj etj.

      1. Rajmonda says:

        Zoti me falte,por une e di se Bodes i vdiq gruaja,dhe jo se u nda.Ndoshta jam gabim.

      2. Era says:

        Ridvan bode nuk eshte divorcuar po i ka vdekur gruaja

  3. revolucionari says:

    po edi rama ku e late?u nda me aktoren e njohur te kinemase shqiptare!
    po linda basha?jane persona vip apo jo?
    gerrmoni ne rinine e hershme te sal berishes,se do gjeni surpriza!

  4. zyra civile says:

    Sa vjen e po nxihen pendet e korbit.
    tiranistani ka bere mode,nje gua ose nje bure mbahet atje si bashkeshorte ose bashkeshort,aq kohe sa s’je me pozite,kur mer pozite o pasurohesh gruaja do burre tjeter burri do grua tjeter.
    Shkurt esapi u dhje tradita e besnikerise bashkeshortore po mbillet nje tipar i ri prej kodoshi ose kodoshke:martese gjate jetes sa here te shkrepet,jane shqipo te pa ngopur me seks,pozite,pasuri,femijet i quajne rota e peste e qeres.

  5. viki says:

    Keni harruar Genc Pollon !

  6. plaku says:

    AHAAAA.Eshte ndare sala.Po kush eshte ajo femer qe martohet me salen.Le qe çfare nuk pret nga ne SHQIPETARET

  7. luani says:

    O tema po kini haruar Arben Imamin,Genc Pollon,Patozin,ke Meten qe vetem me dokumenta figurojne po defakto jane te ndare secili shkerdhehet per hesap te vete,po motrat VOKSHI etj me rradhe

  8. Qitesi says:

    Po saluci qe ka patur nje infermiere dikur,dhe tani kruhet me zhozefin c”fare ti themi???? a nuk asht vip-a .

  9. fakulteti ekonomik says:

    Per Zana Guxhollin mos u beni merak se ka pas dhe ka tere jeten dashnor Genc Rulin ,u shpreha gabim burreeeeeeeeeeeeeeeeee,kjo ishe dhe arsyja qe u nda zana me besnikun.

  10. pucist says:

    Yllka Mujo me Haig Zaharian. ….Mos me ben per qeshur. Kush ky rumpall qe e ka shkruar kete dizinformacion. Yllka Mujo ka qene e martuar me Gjergj Zaharian ish-drejtor i gjimnazit Qemal Stafa, me te ka djalin dhe gocen. Cunin e tyre e kam pas ne klas. Gazetar pa nivel.

  11. miranda says:

    mos folni more pa lidhje

  12. anton says:

    edhe jozefina esht nda e bashku 2-3 here

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje