10 KANDIDATURAT më të spikatura që meritojnë POSTIN E PRESIDENTIT

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

Javën që shkoi në rubrikën e nxehtë të së shtunës debatet dhe komentet e lexuesve ishin vërtetë të nxehta. Emrat e 10 ish apo politikanëve aktualë aktivë i pata etiketuar sharlatanë në atë çfarë kërkojnë të bëhen më 20 korrik. Kandidatura e Presidentit të Republikës ka nisur të orvatet mes emrash mediokrish, militantësh, servilash, meritokratësh, por në shumicën e rasteve dëgjojmë të përmenden beniaminë kryetarësh të dy prej partive politike më të mëdha.

Klubi social campusALBANIA këtë fillimviti u mundua të selektojë 10 nga emrat më të spikatur që qarkullojnë në tregun politik-mediatik të Tiranës dhe duke i publikuar me një minibiografi çdo kandidaturë të mundshme, duam të tërheqim më tepër vëmendjen e opinionit publik. Duke zgjuar ndërkohë edhe koshiencën e 2 liderëve “të mëdhenj” të cilët sërish kanë në dorë me zgjedhjen konsensuale të presidentit, progresin apo regresin e kësaj republike të pushkatuar përsëgjalli qysh në themelimin e saj!

 

1.Bamir Topi

Qysh pas presidencës së Alfred Moisiut, ndryshe nga çfarë u paragjykua gjatë dhe pas verës së vitit 2007, Bamir Topi nuk u ndrydh aspak nga porositë meskine dhe trysnia e partisë së tij “demokratike”. E nisi me një low profile dhe gjatë mandatit 5 vjeçar befasoi këdo me maturinë dhe qetësinë e një shtetari të vërtetë. I la mënjanë presionet e dy krahëve dhe pavarësisht zgjedhjes së tij gjatë një votimi surprizë në parlament diti të triumfojë mbi skepticizmin dhe pengesat që nuk ia përtuan kurrë kundërshtarët. Me një populizëm për t’ia patur zili dhe impakt admirues në popull,Bamir Topi ndryshe nga pasardhës të tjerë nuk u shqua për abuzime arbitrare me postin dhe zyrën e tij dhe pasi u shkëput nga mefshtësia e fillimit diti të menaxhojë veten dhe detyrën kushtetuese. Pavarësisht sulmeve dhe zullumeve të ardhura rishtas nga kryetari i ish partisë së tij, Bamir Topi mbetet një nga kandidaturat më të admirueshme për tu rizgjedhur president e në mos ndodhtë këtë korrik jam i sigurt se një mandat i dytë për të do të jetë i paevitueshëm.

 

2.Briseida Mema

Dikur një nga gazetaret simpatike të së përjavshmes letraro-politike “Drita”. Me artikujt dhe veçanërisht përkthimet e pazakonta të fundviteve ’80 së bashku me kolegë të tjerë të gazetës së Lidhjes së Shkrimtarëve, u paraprinë jo vetëm ndryshimeve politike në vend, por edhe një medieje liberale promotore e kapitullimit të një mentaliteti kolektiv të mykur. Qysh me fillesat e pluralizmit lokal, zonja Mema mbetet e vetmja gazetare korrespondente e agjencisë së lajmeve franceze Agence France Presse, AFP, për Shqipërinë dhe gjithë hapësirën shqipfolëse. Një nga emrat më të spikatur jo vetëm të gazetarisë, por edhe të botës akademike dhe lirive e të drejtave të njeriut veçanërisht grave. Mban titujt Profesore dhe Doktore e letërsisë, gjuhësisë frënge dhe gazetarisë evropiane. Do të ishte një nga rastet historike që në këtë përvjetor të 100-të të pavarësisë, ky vend të zgjidhte të parën presidente femër e cila gëzon padyshim simpati racionale sa majtas dhe djathtas.

 

3.Artan Fuga

Ish lektori im i filozofisë, emri i të cilit përmendej shpesh edhe gjatë presidencialeve të 2007, e meriton të jetë një nga emrat e denjë konkurrentë. Shpesh debatoja me Prof.Fugën duke ia përmendur oportunizmin e tepruar, i cili e karakterizon. Ndoshta tani më mirë se kurrë ky lloj oportunizëm organik ia vlen të vihet në punë duke drejtuar këtë vend me klimë të thatë të ashpër politike. Akademizmi i zotërisë në fjalë lëvruar mes Tiranës dhe Parisit si dhe njohja me detaje dhe empirizëm i historisë dhe realitetit vendas kanë për të prodhuar një president fillesat e të cilit do të jenë pak lëkundëse por më pas e në vazhdim as Berisha e as Rama nuk do të kenë shanse për kompromise vetjake.

 

4.Agim Fagu

Mbaj mend gjatë 1997-ës kur ish ambasadori i Berishës president, mësuesi i anglishtes, elbasanasi Pavli Qesku, kyçi ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër kishte lenë pas zyra të shkatërruara e të rrënuara. Kishin vjedhur edhe prizat elektrike dhe pllakat e halesë e si për inat të socialistëve që u kishin marrë pushtetin grisën edhe flamurin kuqezi që valëvitej nga ballkoni i ambasadës sonë në lagjen e njohur Victoria të Londrës. Ne shqiptarët e paktë të atyre viteve në Angli mbetëm të shokuar nga vandalizmi. Emërimi i ambasadorit të ri ishte surprizë. Përfaqësonte Shqipërinë në Mbretërinë e Bashkuar një nga fytyrat dhe emrat më të dashur të sportit shqiptar dhe jo vetëm. Agim Fagu solli nga vendi i tij energjinë dhe pasionin arbëror, mashkullitetin dhe vitalitetin mesdhetar, egon ballkanase dhe edukimin e tij të kompletuar. Rinisi gjithçka nga e para dhe bashkë me ambientet e reja u vendosën edhe urat e reja të komunikimit me komunitetin shqiptar por edhe me politikën dhe miqtë britanikë. Po ta shikosh me vëmendje karrierën e zotit Fagu bie në sy suksesi dhe korrektësia. Shkëlqeu në basketbollin lokal dhe ndërkombëtar, shkëlqeu në diplomaci, ndihmoi modestisht lëvizjen olimpike shqiptare dhe u dorëhoq atëherë kur kujtuan se do e kishin “nën fre”. Politika natyrisht. Ndaj ia vlen një president i tillë dhe patjetër që e djathta ka për t’ia huazuar së majtës.

 

5.Besnik Mustafaj

Një tjetër kryetar shteti tropojan?-do të bërtisni ju ndërsa unë do tu kundërshtoja.

Ndryshe nga patrioti i tij viçidols, Mustafaj ka më shumë rafinaturë qytetare dhe fisnike. Më shumë besnikëri dhe elokuencë politike pa përmendur këtu talentin dhe eksperiencat e gjata në literaturë dhe përkthim. Një nga intelektualët e mirëfilltë që rafinoi Tirana e viteve ’80,pjesë organike e lëvizjeve politike antikomuniste zoti Mustafaj mbahet mend edhe si respektues i institucionit të dorëheqjes duke treguar jo vetëm maturi dhe nuhatje politike, por edhe burrëri. Pavarësisht largimit nga jeta parlamentare, Besniku i ka mbetur besnik aktivizimit të tij politik në forma të ndryshme duke mos shkëputur në asnjë rast fillin lidhës mes tij dhe elektoratit. Kontributet e tij edhe në diplomacinë shqiptare do e konturonin si një kandidat potent për postin e presidentit.

 

6.Pëllumb Xhufi

E ka gjithçka perfekte. Pragmatizmin, nivelin dhe background-in akademiko- politik, tolerancën dhe sqimën e nevojshme të një burri shtetar të vërtetë. Gjithçka e ka në kohën dhe vendin e duhur por këshilla ime do të ishte reduktimi, racionalizimi i nacionalizmit të tij të ekzagjeruar i cili herë pas here devijon nga parametrat evropianë të nevojshëm për krenarinë kombëtare. Pëllumbi ia vlen të rehatohet për 5 vjet në kafazin presidencial pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

7.Servet Pëllumbi

Një tjetër pëllumb i pjekur e i thekur. Ish profesori i filozofisë marksiste, i konvertuar sipas rrethanave emergjente post ’90 në përhapës të socialdemokracisë, një prej politikanëve paksa të vjetër në moshë por i urtë e me vlera të mëdha do të ishte një zgjidhje ideale për president. I paepur e aspak kompromentues, ka ditur të mos bjerë në rolin e ushtarit urdhërzbatues dhe pavarësisht deputetllëkut të thjeshtë apo drejtuesit të parlamentit ka ruajtur ekuilibrat e nevojshëm duke zbutur e nuancuar me tolerancë këtë politikë sharlatane që po na nxin jetën dhe të ardhmen.

 

8.Shezai Rrokaj

Në qoftë se partia politike më e korruptuar e këtij gadishulli LSI-ja e Lilit, ka ende emra personalitetesh që ia vlen t’i nominosh në postet më të larta drejtuese një prej tyre është profesori i nderuar Shezai Rrokaj. Ish rektori i Universitetit të Tiranës, i pari që filloi eksperimentimin e kurrikulave të Kartës së Bolonjës, momentalisht një prej dekanëve më punëtorë që kanë njohur fakultetet publike ndoshta ka bërë zgjedhjen e gabuar duke u rreshtuar majtas-djathtas-majtas si lësëist e duke ia zbehur paksa potencën vlerave të tij në politikë. Mendoj se kanditadura e tij do të detyronte Ilir Metën tu “mbyllte gojën” dy titanëve të politikës të cilët kanë mprehur shpatat për betejën e nxehtë të verës së nxehtë që po troket.

 

9.Dashamir Shehu

Edhe unë kam pas pirë e jam dendur me alkool. Kam shkuar tapë në punë, fakultet, studio televizive, në aeroplan kam hyrë tapë apo rajon policie, kam shkuar tapë në shtëpi, hotel, krevat… dhe ja ku jam. Ndoshta dehjet i vlejnë njeriut për pak kohë të nxjerrë jashtë barkut akumulimet apo brengat ndaj mos e paragjykoni dikë që e dashuron paksa alkoolin. Meqenëse po dehemi me nektarin e stinës së zgjedhjeve presidenciale po u paraqes një nga kandidaturat më simpatike që e djathta shqiptare ka pasur dhe ka. Ish kryeministri Dashamir Shehu, një nga tironcit e rrallë dhe babaxhan, njeriu i drejtpërdrejt që i mungon parlamentarizmit dhe çdo partie do i vlente më shumë sesa kopukët që i listojnë sa për ngritje dore. Dashamir Shehu do të na kënaqë të gjithëve dhe duke qene aspak egocentrist ka për të vazhduar me përulje dhe patos atë çka Moisiu dhe Topi ndërtuan me sakrifica sublime.

 

10.Xhoana Nano

Me kontribute të papara gjatë kohës kur ishte refugjate në Greqi, kontribute mbresëlënëse në sektorin e udhëtimeve publike me autobuszat Joy Travel, pasagjerja më frekuentuese e kompanisë ajrore Austrian Airlines në udhëtimet Tiranë-Vienë-Tiranë si dhe hapësja e restorantit më të ri në kryeqytet ndërtuar poshtë shkallëve të stadiumit Dinamo ngjitur me dhomat e zhveshjeve të futbollistëve, zonja Xhoana Nano Nano do të kishte më tepër reputacion se bashkëshorti i saj i rënë në sevda me presidencën. Pavarësisht se armiku i tyre i vjetër i betuar Berisha i burgosi, i telendisi dhe ua vuri brekët 8 vjet rresht në majë të kokës duke i sharë e poshtëruar 24/24, për hatër të asaj karrige që ia kanë shkurtuar këmbët me kushtetutë çifti Nano nuk heq dorë në asnjë lloj mënyre për të ulur bythën aty. I vetmi problem me Xhoanën është arsimimi sepse ashtu si i ndjeri Sabri Godo edhe Xhoi nuk shkoi më larg sesa një dëftesë gjimnazi.

 

Kontribuuan për këtë seksion të fundjavës: Reldar Dedja, Ola Xama, Alket Stamolla, Jeton Saliasi, Nada Hoxha dhe Klejda Cenko

(c)campusALBANIA&TemA/2012

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

108 komente në “10 KANDIDATURAT më të spikatura që meritojnë POSTIN E PRESIDENTIT”

  1. eric says:

    Artan Fuga eshte i duhuri

    1. Aishja prej Sauku says:

      Nigjoni ku po jua thot Aishja,President do zgjidhet Besnik Mustafaj,me Konsensus.Por per President do ishin dhe Ermelinda Meksi e PS,Lisien Bashkurti,ene Gjeneral Myslym Pashaj.Kurse po qe se kerkoni nji Keshilltare per President hidhni syt knej ka Sauku……Do i boj buk misri ene gjiz t’fresket mjes per mjes,prodhime veni…Po qe se Xhoana jua nre futbollistave,… un Aishja kom me jua pre,… ene me ua bo kukurec po nuk na cun te pakten nji her ne Kampjonatin botnor,se lan nam krejt.

      1. Ed says:

        hej Aishe ! je me e mira ! te ka lezet humori ,,,,,,me spec …. Kenaqem me te lexu …….. FLM

        1. albani says:

          o saukse po naj cik kadaif do na japesh ti apo jo???????????

          1. albaniac says:

            Mane ndrro zanot se ja ke fut pordhes kot…
            Te kom thon se u ka liru shume rruga nga turqia dhe amsterdami…
            Duhet te shkruash patjeter mor Mane???? ti kujton se po ben ndonje hartim ne oren e letersise….?
            Ore po si do te ndrrosh lekuren e zhguallit me kesisioj pacavuresh apo po na tregon origjinen e vertete…?

            Baze si nje ex-koleg qe te kam te tille qurrashe do te te japin shume probleme ne te ardhemen e afert leri te ikin ne rrug…edhe sa kohe mund ti mbash ne zinxhir..? ky po ti jep shenjat qe 2 muaj perpara..
            Jepi duart….

    2. sorge says:

      Historia:Babai i A.Fuges ka qene perkthyes i pushtuesve gjermane ne Luften e Dyte Boterore!!!Kete CEN te tij e vuajti,JO I BIRI,PRA KY A.Fuga,por nipi i tij lushnjar!!!Vete A.Fuga si i SPERDREDHUR,qe ka qene gjithmone,nga fundi u be edhe KANDIDAT I PPSH-se,ndersa kushuriri i tij ishte i persekutuar tere jeten,megjithese SHTEPIA KU U MBLODH KONGRESI I LUSHNJES ISHTE SHTEPIA E TIJ!!!!Edhe ne opinionet qe jep neper TV-ra eshte AS MISH E AS PESHK!!!PRESIDENT DUAM NJE NJERI TE PA PERLYER,IDEALIST,TRIM DHE I PA PERKULUR NDAJ TRYSNIVE TE LAJKAVE TE INTERESAVE TE NDRYSHME!!!VETI TE TILLA 100% I DHA VETEM KOLONEL MYSLIM PASHAI,QE NDONESE NE KOHE PAQE DHE I VETEM PERBALLE KUCEDRES FASHISTE E TRADHETARE TE SALI BERISHES,ARRITI TE MBROJE ATDHEUN,DETIN TONE,QE BERISHA UA FALI GREKEVE!!!ATE,QE KA BERE MYSLIM PASHAI KETO 21 VJET,NUK E KA BERE ASNJE!!!PER LLAFE DHE KORRUPSIONE KA PLOT KANDIDATE!!!

      1. Salvatore B says:

        Nuk ka dite gjermanisht babai i Artanit, ai ka qene minister ne kohe te Enver Hoxhes dhe per ket nuk e meriton te behet president, Nuk te falet o sorge qe ja ke fut si kau jozefines, aq me shume qe ti vete ke kandidue per avokat i popullit,hahahahaha

        1. sorge says:

          Shka je tuj thone,bre Salvatore B…a???A mos je spiun i SHIK-ut,o rrot mullini???Lum Sala,qe te paska,se un as qe e rruaj per pune shteti ,se jam per bukuri me biznesin tem ne Belgjike!!!Haaaa!!!

      2. Agim says:

        Zonja Mema nje njeri me integritet dhe profesionalizem te treguar prej mese nje jete ne gazetari. Kurre nuk eshte bere pjese , eshte blere apo shitur nga pushteti. E mbaj mend ne 97 kur raportonte nga vlora, apo luften e kosoves, apo ne takimin e hershem te intelektualve me ramiz aline. Nje kandidature perfekte.

    3. Arberia says:

      Artan Fuga eshte kandidatimei mire per president.Burre imencur,i ekujlibruar qedo te kete mbeshtetje nga te dyja krahet.

    4. Todi Marko says:

      Diet se kush do te jet President I Shqiperise ska tjeter njeri vec Pandeli Majko

  2. Vlora says:

    i vetmi qe e meriton emrin e presidentit te shqiptareve eshte
    Z. MYSLIM PASHA……..

  3. ela says:

    asnjeri nga keta nuk ia vlen po ti njohesh mire. je amator ne perzgjedhje. turp qe liston dhe xhoanen.

    1. Argita_B says:

      Plotesisht dakort me ty. Liste qesharake, figura te degraduara dhe te citosh Xhoana Nano per presidente eshte me te vertete te kesh miopi totale politike!
      Nuk eshte çudi kur autori i shkrimit i lejon vetesh te shesi leksione morale duke konsideruar pianecin dhe pasionin per alkoolin si diçka kompatibel me postin e Presidentit.

      1. Aqifi says:

        Lista eshte teper simpatike dhe te gjithe kandidaturat potenciale. Ndoshta Briseida Mema paksa e ekzagjeruar ne vendin e dyte…

        Ata (ose ato) qe nuk kane sens humori nuk mund ta kuptojne se perse eshte shtuar emri i Xhoit, megjithese Mane e thote vete se eshte per tu tallur me Tosin.

        1. alban says:

          Briseida Mema eshte emri i vetem qe ja vlen. e pa perkyer politikisht dhe nje njeri i jashtezakonshem.

    2. Iliri nga Gostivari says:

      Edhe Besnik Mustafaj nuk ia vlen !?
      Ju pyes sinqerisht se nuk i njoh mire sa i njihni ju ne Shqiperi
      Flm

  4. beso says:

    une them qe te zgjedhim 10 presidente:kush na ndalon te bejme nje gjetje origjinale?Thote J.Prèvert ne nje vjershe te shkurter,te quajtur”Nuk nevojitet..”:
    Nuk nevojitet te lesh intelektualet
    te lozin me fijet e shkrepses,
    sepse Zoterinjt e mi,nese i le te bejne si duan
    bota e madhe mentale nuk eshte hiç alegre.
    Punon arbitrarisht duke ngritur vetem per vete
    me shume shakara mbi muratoret,
    nje automonument.
    Perserisim prape Zoterinj;
    Nese lihet te beje si te doje
    bota mentale mashtron monumentalisht.
    Une prisja qe Bledi te vendoste ne renditje nje patriot te mire si Myslim Pashaj,por duket ne Campus albania hedhkan ne vote me fije shkrepeseje..Se çfare i mungon Myslim Pashes nuk e di,ndersa Xhoana Nanos i mungoka diploma,qe nuk e diskutoj se mund ta marre per tre muaj,po qe se e do rasti.Imagjino qe qarkullon nje thashethem qe nano i premtoi xhoanes qe do ta bente damen e pare,ama po u zgjodh xhoana(dhe ka shume te ngjare ne atdheun e absurdeve)i bie qe te behet Tosi dama e pare.Hajde,se me tre doppio whisky shtyhet edhe ky hall.

    1. Claus says:

      Keto 10-cet sikur u bene pak bajat, beso.
      Ata te 10-te me duket si ajo anketa e dikurshme e “Sportit Popullor” ku sipas motos “ta bejme sportin sa me masiv” votonin minatore, kooperativiste, brigadiere etj,etj. Ne fund anketa mbyllej me fitues ekipin e femrave volejbolliste te Krutjes, si ne rastin e mesiperm te Xhoana Nanos!!!
      Pershendetje dhe dite te mbare.

      1. beso says:

        ku je Claus,ke humbur fare!Merua eshte dashuruar pas bledit,mos e diskuto!Natyrisht dashuri”mediatike”!Sepse me pelqeu nje shkrim i bukur i Ilir Yzeirit tek Shekulli,me nje 100 me te argumentuar!Suksese dhe pershendetje nga mua!

        1. Claus says:

          une diku lajmerohem ndonjehere, por plaku nga behet?

          C`me solle ndermend “Shekulli-n”.
          Edhe ai sot kishte nje 10-teshe per vendet me te bukura ne Tirane.

          Dhe a e di cilat ishin?

          Ministrite musoliniane (per kete nuk kam dyshim, por ambjenti perreth eshte kuje e zeze), ish-Blloku, Liqeni, Fusha e Aviacionit!!! (per mua me e bukur dikur se sa tani) etj,etj.

          Nuk e di? A kane dale ndonjehere jashte keta njerez qe shkruajne keto brockulla?
          Apo kane humbur sensin e bukurise?
          Ne Tirane nuk gjej asgje te bukur, te them te drejten. Nuk e di me c`fare syri e sheh ti, beso?

          Paske temperatura jo dhe aq te kendshme sot ne Comer See beso. Une ato dite qe kam kaluar atje i kujtoj me nostalgji.
          Ato pamje mund te quhen te “bukura”.
          Ndersa “Shekulli” vendos ne liste…. fushen e aviacionit!!!!

          1. beso says:

            Claus,Tirana ka marre shume,mendoj une,eshte momenti i qyteteve te tjera.Psh,ne Shkoder eshte madheshtore kalaja e Rozafes,ne Berat ka humbur fare Kalaja dhe muzeumet.Ne Gjirokaster bien muret,Korça ka humbur serenatat.Nejse,po te konsiderosh se shpirti i nje qyteti eshte ne sintoni me shpirtin e banoreve nuk ka si te jete ndryshe.Tiranes i mungojne shatervanet dhe tubat arkitektonike me rrjedhje uji,shume te perhapura ne Itali.Po te konsiderish vapen e çmendur te Tiranes,une them qe duhen patjeter.Dhe shume i mungojne sheshet.Psh,u be ne Selite nje lagje shume e madhe,e gjitha e re,po nuk ka asnje shesh.Pa lere monumente te llojit tjeter,qe kane te bejne me shpirtin artistik dhe jo me heronjte e nje pale apo te pales tjeter,se morri fund kjo puna e heronjve te perbashket qe kur çelesat e historise i morren saliu dhe shiriti i djegur i jozefines.Claus,une kam nje vjershe me terbimin e ushtareve te argjiles,dhe nje tjeter me eremitet qe fshijne vijat e bardha ne rruge;keto jane kohet tona!Ka shume mundesi qe ter jem tjeter person.Ka nje kenge Lucio Battisti,qe quhet”Liberi di sognare”-Te lire per te enderruar;kjo s’eshte pasuri per te gjithe,por me duket kemi nje fill nga kjo qe na bashkon.Pershendetje!

  5. shqiptar says:

    me mire nga te gjithe do te ishte komunisti Servet Pellumbi se ka mik te nderuarin D.Agolli.(Driteroi nuk e ka mik Servetin)

  6. aleksandri i madh says:

    Xhoana e kishte bere per presidente sepse keshtu de facto dhe de jure behemi koloni e gerqise.

  7. I duruari says:

    Tironci “pijanec” Dashamir Shehi nuk ka qene asnjehere Kryeminister.

  8. une dhe ti says:

    Shume i mencuri dhe i qeti Dash

  9. elti says:

    Shto dhe Torre bythen, Shaban Qosen, Ver llape, dhe Suden me Rrapush Xhaferrin.

  10. Cakalli7 says:

    sle njeri pa i llustrua kepucet a derezi

  11. drini says:

    Teresisht jam dakort,ku me perjashtim te 2 kanidaturave nuk kuptoj se, o eshte ironia Juaj e holle duke i vene per diskretitim ose nisesh nga thenia e popullit se kur ate vend e ka bere edhe “larua” le ta beje dhe “balua”!Konkretisht me B.Mustafain,maksimumi i tije eshte nje Sali i Moderuar,ne vend te tij mund te vije intelektualin P.Zogaj,i cili shquhet per mençuri,tolerance e atdhedashuri(karakteristika keto te nje presidenti shteti),ndersa kanidatura e dyte ajo e Xhoanes do te doja te rekomandoja ,te vije ne Athine e te takoje “Gjeneralin” te te japi “CV” e XHOOIT.Nuk ma merr mendja te mos jeshte kaq i pa informuar per te!Uroje i nderuar z.Mane te mos jene te ideuara nga Ju, keta 10 persona .Pavaresisht se brenda kesaj liste ka edhe figura te spikatura e te larta per kete post, uroj qe ne shkrimin e ardheshem te besh ndonje reduktim.Me respekt adhuruesi i doreshkrimeve Juaja.

  12. pensionisti says:

    ala me komunistat si servet pellumbin do rije ky popull?su ngopet 70 vite me corben komuniste?jazek,jazek.jazek.

    Ku jane dallendyshet e demokracise,SHENASI RAMA e meriton te jete ne kryesine e Shqiperise.

  13. NAMO says:

    PRESIDENT PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET ESHTE AI QE KA DHENE PROVA PER TE MBROJTUR TROJET TONA….KE ESHTE ME PLOT GOJEN ………..

    MYSLIM PASHA.

    ME RESPEKT NAMOOOOO…..

  14. Demokracia says:

    Keto listat jane metode e kalbur komuniste,demokracia kerkon konkurentet te dalin para popullit me platformen e tyre.Kush eshte me i afti,me i miri,ai qe ja mbush mendjen popullit se eshte per popullin,me platformen e tij,ate e voton vete populli dhe jo ca shqipo qe me deshirat e tyre personale na krijojne nje liste ku ka edhe mendje jashte kohes ku jetojme apo liste me mendje te ndryshkura.

  15. eli-Tiv says:

    ..Myslym Pasha president….vetem ai mbrojti kufijt tane e fitoi…me saline k/min e saliun qe e shiti vendin….Te gjithe te tjeret jane te nderuar per punen e tyre,per vehten e tyre..jo per vendin…Nuk i kemi degjuar ne keto momente te veshtira te mbajne ndonje pozicin …si puna e atij Artan Fuges qe eshte bere nje antipatik deri ne neveri…sa nderoj kanalin e Tv..sofiste qe nxjerrin perfitime…Presidentit duhet ti dhembi per vendin e shqiptaret…Politikanet le te kacafyten

  16. A T Z says:

    Po ate Xhoanen ku e rremove ore i uruari perendise.Ruaje dhe pak etiken e transemetimit on line te artikujve.Shqiperia nuk kerkon bizneman ose biznewomen por do njerez instutunocialist qe mos te te na i nxjerre cdo gje qe luan e nuk luan ne ankand.

  17. MURAT HULI says:

    -KUSHDO MUND TE KANDIDOJE,POR NJERIU QE DHA ME SHUME PER VENDIN KOHET E FUNDIT ESHTE ISH USHTARAKU MYSLIM PASHA.
    -ZOTI PASHA ESHTE I VETMI PERSON I BESUESHEM PER FILLIMIN E NDRYSHIMEVE NE VEND PER VENDOSJEN E SHTETIT LIGJOR.AI NUK MUND TE KUNDERSHTOHET NGA ASKUSH PERJASHTO ATO QE DUAN KAOS NE VEND.
    [email protected]

  18. Latif Dreqi says:

    E paska dhjere ky me keto kandidatura…Znj. Mema per here te pare e degjoj, ndaj smund ta komentoj. Fuga, eh cka, por eshte profesor, nuk besoj ka kellqe per politike. Te tjeret jane te gjithe te provuar e te sterprovuar. Shpetim Nazarko, Muc Nano ose Myslym Pashaj per president!

    1. erti says:

      Profesore Briseida Mema eshte prej mese 20 vitesh shefe e zyres se AFP ne Tirane. Ka marre shume tituj e cmime. mature dhe e barazlarguar nga palet. kurre si gazetare nuk eshte bere pjese si keta qyrret e tjera qe permendni.

  19. mjalti says:

    ANDREA STEFANI.KOMPLOTI KUNDER LIRISE ESHTE ANALIZA ME E FTOHTE DHE E DREJTE E KATRAURES SHQIPTARE.

  20. alban says:

    nga keta te dhjete do zgjidhja pellumb xhufin,

    jashte dhjeteshes do te thosha qe mentor nazarko do te ishte zgjedhja e duhur, ai ka punuar pese vjet si keshilltar ne presidence, ka njohuri ekselente ne diplomaci dhe e njeh shtetin shume mire

  21. Sali Berisha says:

    Per mue si Sali asni prej ketyne s’ban per presidence dhe paraqes 10 emra te tjere,kanditatura me se te besueshme
    1-Jemin Gjana
    2-Sahit Dollapi
    3-Aldo Bumci
    4-Eduard Halimi
    5-Ferdinand Xhaferri
    6-Fatmir Mediu
    7-Mesila Doda
    8-Aleksander Frangaj
    9-Monika Kryemadhi
    10-Rustem Gjata ose i biri.

    D.V. – Sali Berisha

    1. VERONIKA says:

      ke haruar albana vokshin,

    2. Xhema nga Tirana says:

      Ke harruar atë “me mish në hundë”.
      XHEMA !

    3. pam says:

      me nr 2, i ke vene kapak 😛 Pastaj pse jo, i ka mbajt me buke keta pabuksit e tjere dhe ka kontribuar qe ata te jene aty ku jane sot..

    4. Shefqet Cela says:

      Liste e perkryer.
      Do te ishte magjike kjo liste, ne se ne krye te saje te vije XHAFERRRRIN.

  22. jetoni says:

    Nga lista e Bledi Manes do parapelqeja Artan Fugen

  23. erald says:

    @Aishja prej Sauku

    Ajishe pash hatrin e pjegamberit, me kallzo te drrejten, kte buken e misrit do e blesh te furrra bukes afer pusit apo do e gatush vet te shpija ?

    sa per futbollin, kur e cun Topin ne Theth, e cun kto t delegumit e Europes, gjermoni ene europjoni, Topit ja zu syni nje fush atje edhe tha qe ktu do bjer cunat e tirones per stervitje, me doemos duhet me cu ene kto t komtares nishtina

    rrespekte, katnari i saukut t vjeter 🙂

  24. Glauku says:

    Ndoshta do tè ishte mirè qè tè zgjidhej njè grua. Por natyrisht me zonjèn Xhoana ja keni futur kot fare. Nga kèto tè listès mè origjinali èshtè shqipètari Pèllumb Xhufi. I ka tè gjitha pèr tè qènè presidenti i 100 vjetorit tè Pavarsisè. Pèrsa i pèrket B.Topit, le tè çojè deri nè fund kètè mandat dhe mè pas tè krijojè tè djathtèn e mirèfilltè shqipètare qè kurè nuk ka ekzistuar. I ri èshtè ka ende kohè tè meritojè mandatin e gjithè shqipètarève.

  25. shkodrani says:

    Un preferoj Agim Fagun……i plotson te gjitha kushtet..njeri i ekuilibruar

  26. blendi ...ziu says:

    Nuk i njoh te gjithe, po nga ata qe njoh …SHEZAI RROKAJ ,,, nuk ben as per …ROJE NE PRESIDENCE !!!

  27. mali says:

    Kesaj rradhe ja ku fut kot Blendi me 10 kandidaturat dhe me xhoana nanon i ke vene kapakun!!!Megjitahte do te vecoja Artan Fugen e Pellumb Xhufin si zgjedhje e mire.

  28. Illo says:

    Mund te gjesh , me qindra shqiptare si keta , qe shkruani ju . Nuk gjetet nje tjeter , po shkruat dashnoren e Fatosit , qe nuk ka as arsimin perkates . Shumica e politikaneve te tranzicionit qelluan te jene shqiptaret me te dobet moralisht , qe mund te gjenden mbi dhe . Une vazhdimishrt kam shkruar se nje person shume i pershtatshem , per president eshte Zoti Bahri Shaqiri , qe nuk e njof as si fizik , sepse rri larg objektivit te fotografise . Zoti Shaqiri , qe i rezistoi si burre cumanit tranzitiv shqiptar , prfaqeson modelin e nje njeriu te duruar , modest dhe te mencur , sic eshte populli yne . Kuj mund te realizoi ne menyre te shkelqyer unitetin monolit te popullit. Illo

  29. Fatos says:

    Ore ,po autori tallet me Xhoanen dhe Fatosin.Do te thote qe me mire se Fatosi(qe eshte pretendent) eshte Xhoana llapa qe nuk ka as shkolle.Ju te gjithe e merrni seriozisht.
    Sa per Shezai Rrokaj nuk e mendoj nje njeri qe u ngjit mbas Metes edhe pasi e pame te gjithe duke vjedhur.
    Xhufi,po.Kur e pa qe Nano vidhte dha doreheqjen nga z/minister.Kur Meta iu bashkua pushtetit te Berishes ,dha perseri doreheqjen dhe nuk ndejti megjithese mund te kishte marre goxha post.

  30. Dike Mullai thote- says:

    Larg kandidaturave me njerez “Nga fryn ERA” ! Mendoj se ne balotazh do te jene ATDHETARET Pellumb Xhufi e Myslim Pasha.

  31. pellumb shkembi says:

    Lisen Bashkurti mund e duhet te jete nje kandidat i duhur per president,kjo do te jete nje figure qe i nevijitet kombit tone e forcave politike,me integritet,kontribut dhenes ne proceset demokratike,akademik,njohes i mire i historise sone.Ndoshta kjo behet realitet.fiton shqiperia me njerez te tille.

  32. o mane says:

    O BLENDI NUK E DI PER CFAR E KE SHKRUAR KETE OPINION POR PER MENDIMIN TIME DO TE VECOJA SI BURRIN ME PA INTREGRITET DHE PA ASJN VLER SHEZAI RROKAJ

  33. geno says:

    O Bledi, Kushtetuta e ndalon spiunin te behet president republike, nga ajo liste, 9 prej tyre me ne krye Besnikin e Institutit Marksist leninst, Shezai Rokajn e Servet Pellumbin e verpva ete marksit, jane ish-spiun sigurimi

  34. petrit grillo says:

    o bled, kesj radhe ja ke fut kot, plako. nese ke qene tape kur e ke shkruajtur, eshte tjeter gje.kjp nuk behet bazuar ne shijet e tua personale qe jo rralle jane shume vulgare.

  35. Treviso says:

    Zoti Shezair nuk dua me te ba vrejtie, por pa parti nuk rrini dot?.
    E kuptoj qe eshte e veshtire per te mbajtur vendin e punes pa qene ne nje parti, por dhe çader per te tjeret jo.

  36. xhoni says:

    Ky Ndreca,qe propozon,zotrote ,ben mire te merret me FEME KATOLIKE dhe GEGNISHTEN TUAJ,se per SHTET LAIK NUK VLEN KY NJERI!!!CFARE PROVE KA DHENE NE POLITIKE KY NDRECA JOT???ASGJE,ASGJE,ASGJE!!!ASKUSH VEC TEJE DHE NDONJE KATOLIKU NE SHKODER NUK E NJEH!!!Mos kujton se PRESIDENTI I REPUBLIKES ESHTE VETEM NJE COBAN LEPUJSH???

  37. Mondi says:

    O miq me duket se kemi rrejedhur te gjithe,sa per Blendi Manen dhe Meron jam i sigurte.Ne kembe qe te mos behet president Fefziu se kjo eshte politika tek ne.President vendosni nje pensionist qe dhe celsat e kashtes qe ka te ja mbaje sekretarja mos i humbin,se ky eshte funksioni i presidentit ne nje Rep.Parlamentare dhe ne Shqiperi qe shte xhveshur nga c’do kopetence.

  38. saimir says:

    10 mw te spikaturit sipas kujt?? temes? meros? po mos ia fusni kot tani…pastaj, briselda mema??!!! me mire i biri se eshte dhjaks dhe s’ngaterrohet me lojra luftash. dhe gjeni ndonje pune tani qe mbaruat qoken deri sa te dalin zorret ne tv se per lesh do shkoni dhe s’do kete me leke as per keta komentuesit hajvane qe mbani ketu. tung

  39. Stef Staku says:

    ANALIZE : 10 arsyet se pse e meriton z.Myslym Pasha.
    1. – ” Ndal kjo eshte toke e dete Shqiptare !!! Nuk ke te drejte ta sheses !!! ” – E ka thene dhe ashtu u be !!!
    Nje komandant i thjeshte i ushtrise Shqiptare i dha urdher nje kryeministri si puna e …
    2. – Duket se eshte njeri i NDERSHEM e TRANSPARENT.
    3. – Nuk ka dhe nuk eshte sherbetor i oborreve politikane Shqiptare si puna e Topit, Mustafajt. Nanos, etj …
    4. – Eshte personi qe i shkon per shtat antarsimit te Shqiperise ne NATO.
    5. – Cuditrisht ka mbiemer e emer te rendesishem : Mbiemri PAshaj eshte i perdorur gjeresisht ne te gjitha krahinat Shqiptare dhe mbart me vete nje respekt. Emri i tij Myslim eshte emer i rendesishem per boten Arabe. Nje president me kete emer i ka te hapura dyert ne gjithe boten arabe.
    6. – Shqipnia ka nevoje per nje burre shteti qe ti thote ndal shovinizmit grek e ndal mafies italiane. Shqipnia eshte kthy ne nje han pa porta per cdo keqberes te Europes.
    7. – Te mbyllet ky kapitulli turpshem i presidenteve qe vijne nga partia PD.
    8. – Gjyqsori ka nevoje qe ne krye te kete nje njeri te pakorruptueshem. Nese Shqiptaret arrijne te vene president nke njeri te ndershem i gjithe sistemi gjyqsore Shqiptare do pesoje ndryshime thelbesore per mire ne veprimet e tija.
    9. – Mbas figures se tij nuk qendron asnje konflikt politik i vjeter apo i ri. Per sa kam vene re dhe ne internet e gazeta ka shume simpatizante.
    10. – Shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi dhe emigrantet e meritojne nje president PATRIOT.

    1. beso says:

      Myslim Pashaj eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur.Nuk e njoh personalisht,por dua qe vendi im te kete ne vendet e duhura njerez te ndershem.Mund ta zgjedhim ne Myslim Pashajn president?Une mendoj qe po.Ne mund ti bejme presion politikes qe te zgjedhe apo propozoje Myslim Pashajn.Eshte detyra jone qytetare.Me lehte e kemi te detyrojme PS e Edi Rames,pasi asaj i takon te propozoje presidentin,duke pare preçedentete e pare,ku PD propozonte.Kush mund te jete kunder Myslim Pashes?Ohhhho,sali berisha,e padiskutueshme!Atehere mund ta veme me shpatulla per muri sali berishen;pse nuk do Myslim Pashen President?çfare cirriculum duhet te kete nje president sipas berishes?Duhet te jete legen,i fjetur,shqiptar i pazareve,apo komplet e kunderta,te jete i ndershem dhe patriot?Nqs duam te marrim ne dore fatet e vendit le ta provojme qe ketu,te kerkojme per president nje njeri te thjeshte dhe patriot.Nuk e ka te shkruar kushtetuta qe presidenti te jete profesor doktor,te jete me tesere partie,te kete qene minister,apo roje berishe.Myslim Pashaj eshte mbi keto,dhe eshte fat per ne!

  40. Partia Demokratike says:

    Une propozoje te jene presidente 6 Gardistet qe vrane protestuesit,Sali Berisha , Lulzim Basha shefefi i policise shtetit Burgaj ata jane demokratet e verte.Ne demokraci kush nuk zbaton urdherin e kryeministrit vrite .

  41. Deri tek i shtati ke hecur mir por mbs te shtatit ja ke futur kot,hera e par qe shkrimi yt me le per te deshiruar.FLM

  42. Gj. Fishta says:

    Xhonit alias Gjon, po ia them shqip ate qe kane thene kaherë latinët:
    “Padituria (injoranca) nuk është argument”! Kaq per kesaj here, mgjth “te instruktova” se si te veprosh.

  43. Aspak nuk me duket serjoze kjo rrubrike qe nga Formuluesi kryesor z.
    Bledi mane deri shume komentues.Nuk do isha kunder pse jo dhe emrave konkrete po menyra si paraqiten keto shkrime sa komente lene per te deshiruar.Keto se pari mendoj une per vete emrat e nderuar qe paraqiten.
    ne kete rrubrike duhet te ndertohen ndryshe si propozimet dhe komentet, me argumenta te plota se kemi te bejme me nje figure qendrore te drejtimit te shtetit. Nu,eshte vendi per debate estradsah.
    Qe ka emra qe dhe mund te mos ishin paraqitur se e ul keshtu figuren e presidentit ka,e nuk dua te ofendoj njeri ne kete rast.
    per Njeriun qe do te zgjithet per president sidomos pas kesaj gjendieje qe eshte vendi yne ka shume rrenesi.Kukulla nuk duam.
    Dashamiresi D

  44. eric says:

    Cuditem se si nuk e paskan kuptuar Disa sensin e ironise duke vene dhe Emrin e Xhoana Nanos…

  45. bbb says:

    Vetem Xhufi e meriton nga keta…Liste shume e dobet per te mos thene qesharake…Rrokaj???? Dashamir Shehi e Joana Nano?!?! Pfffffff

  46. alfa says:

    pse e diskutoni kot…. jam e sigurt qe presidente do behet J.TOPALLI………..

  47. lida says:

    Prof Xhufi ia vlen te jete President, politikan, historian, diplomat, euridit, patriot i vertete, e mbi te gjitha Njeri. Ka dhene prova si rralle kush. Mire te ka vajtur mendja, o Bledi

  48. Alma says:

    Briseida MEMA e respektuar. Femra e vetme qe pasyron miresine dhe aftesine ne kete realitet maskilist hajdutesh dhe vampresh.

  49. Artur says:

    ISMAIL KADARE = mjafton dhe tepron..

  50. xhimi says:

    Me imiri nder ato qe jane paraqite eshte Dashi, burre me integritet dhe mjafte realist,me eksperience ne shume fusha dhe mbi te gjitha nje njeri human qe ja vlen ta simpatizosh dhe te jete president.

  51. Daja Berti says:

    Per mendimin tim Prof. dhe folozofi i vetem Shqiptar, Servet Pellumbi e meriton plotesisht titullin e presidentit te Shqiperise .

  52. Jeta Malaj says:

    Prof. Servet Pëllumbi
    I pari emër dhe ndoshta më i plotësuari që u ka ardhur në mend dhe është
    përzgjedhur është ai i Prof. Servet Pëllumbit. Ish-Kryetari i Kuvendit,
    mbart me vete një përvojë të pasur politike në krye të selisë rozë, por
    ka qenë ndoshta njeriu më pak i kritikuar nga maxhoranca aktuale. Akademiku
    Rexhep Qosja, në një intervistë të para disa muajve në “Telegraf” e
    konsideronte Servet Pëllumbin personalitetin e vetëm dhe më të kompletuar
    për të drejtuar shtetin. Mendohet se baza socialiste do të ishte mjaft e
    kënaqur me figurën e Prof. Pëllumbit, por ati i duhet të sigurojë edhe
    konsensusit e lidershipit të PS-së.
    Kandidatë të tjerë të majtë

  53. Reni says:

    Ej, si thoni: të vëmë Edi Palokën? Apo Shaban Meminë…? Ky vend ka vajtur për lesh…!

  54. POTIGU says:

    Për kanditaturën e Zonjës Xhoana,je gabuar.Ajo ka në krah një ujk,që do ta bëj çarape politikën.Pastaj Xhoana nuk di të ziej një tenxhere me makarona e jo të bëj politikën me djajtë e politikës së djathtë shqiptare.POTIGU

  55. drita bashaj says:

    Zoti Blendi, kush ta ka bere ate liste? Akoma s’u ngopen shqiptaret me dhelprat plaka dhe ata qe punojne nen rrogoz? Do kesh patur temperature te larte, ose ke flejtur keq me endrra te cuditshme per Xhoanen. E sa per ata qe ishin ftuar te Ramiz Alia per t’u tallur me pluralizmin, si Kadare dhe Brisejda Mema, e cila qante ne mes te sheshit kur hodhen bustin e Enver Hoxhes dhe thoshte: po keta c’duan tani, Ramiz Alia ua dha pluralizmin….. Duhet te heqim dore pergjithmone nga garda e vjeter dhe anetaret e fshehte te sigurimit. Po me keto mend qe ke ti Blendi dhe shume te tjere Shqiperia do vuaje edhe nja 50 vjet….

  56. iliri G says:

    Bled i dashur , ti lexoj me kenaqesi shkrimet sepse je i drejtperdrejte,por me keto 10 kandidaturat per president, ne 90% te rasteve te paraqitura ja ke fut pordhes kot se koti.Mire qe nuk ke permend edhe Genc Pollon,Neritan Ceken, Ilir Rusmajlin,e Sander Frangajn e ku ta di une tjeter….

  57. VLADIMIR MEZINI says:

    JA KE FUT KOT Z. MANE KE HARRU EMIN GJANEN OSE STRAZIMIRIN PER MU KY ESHTE PER PRESIDENT A E KE PA SI E BAN FYTYREN KUR ESHTE NE ATE KOMISIONIN E FAMSHEM TE HETIMIT TAMAM SI KY I IMI KUR KA SHUME TANGERDHUKE VENE EDHE KET NE LISTE SE NA DUHET

  58. Zani Burimi says:

    Kete artikull, o Bledi, e ke shkruar kur ke qene ne mes dy “urave”: nuk ke pasur, more burri i dheut , dhe nje dopio qe te te fanepsej dhe ura e trete ne mes dhe t’i jepje gaz e te shkruaje diccka krejt komike.

  59. nora says:

    Kolonel MYSLYM PASHA,DUHET TE JETE pRESIDENT I VENDIT,kanditature e vlefshme dhe Paskal Milo.

  60. lora says:

    Po kush dreqin e ka vene ne liste Shezai Rrokajn? Po perseri fshatare duam ne per president? A nuk na mjaftoi maloku Sali, tani te shkojme tek katundari Shezai? Pale, mori guximin dhe beri dhe nje abetare, per te cilen e degjeneroi Klosi, pasi i kishte kapur me shume se 200 gabime drejtshkrimore. Po jo, mor Katundar, nuk behesh dot president. Ti as pedagog nuk duhet te jesh, je i perlyer deri ne gryke

  61. Horri i bulevardit says:

    Briseida Mema, femer klasi, shifja qyfyre kur e ngacmonte i ndjeri Dori, Teodor Keko, shume here Briseida ja kthente batuten kur si pelqente ne frengjisht, per mos ta kuptuar ne te tjeret qe ishim aty te pranishem.
    A esht e gatshme per presidente nuk e di, por qe ishte se ka kohe qe se kam pare, ishte femer e zonja, ndoshta mund te fus ketu dhe zonjen Arminda Sharra, gazetare e sektorit te jashtem te Bashkimit, mjaft e zonja, por dhe shume e perkryer si femer.

  62. Zef Kallami says:

    Nese doni te ecet sic ka ecur deri tashti Shqiperia keni boll emra me nivel te kryeminstrit sot.Por nese doni qe te ndryshoj rrenjesisht Shqiperia.Voton dhe miratoni te madhin Myslim Pasha.Gjate gjithe kohes qe do drejtoj Presidencen do bindeni dhe do kene kohe shume te tjere te mesojne e te perfitojne ne mbrumosjen e karaterit te vertet per te kene shqiptar ne sherbim te atdheut.

  63. telidaci says:

    O POPUL MENDIMI IM ESHTE PER TE NDERUAR SHQIPERIN DHE TE DREJTAT E SHQIPTAREVE KUDO QE JAN
    NJERIU ME I PERSHTATSHEM ESHTE LISJEN BASHKSHKURTIDHE PIK PA DISKUTIM

  64. mergimtari says:

    Per mendimin tim per President te shtetit shqiptar jane dy kandidatura qe kane dhene prova se jane shqiptar te vertete dhe keto jane Pellumb Xhufi dhe Myslym Pasha.Por nese nuk do te jete njeri nga keta te dy, vendosni ke te doni, por aman, me gjithe respektin qe kam per zotin Mustafaj,nje tropojan, matjan, dibran, kuksian, mirditore, shkodran, krutan mos mos e beni president apo kryeminister se e moret ne cafe Shqiperine.

  65. shkodrani says:

    ven FATOS,FUTJA ME KOS.VEN XHOANE FUTJA ME SANE.VEN ILIR PROSTITUTEN SE GABELEVE JU FUT TUTEN.DIKUSH THOTE PER LISENIN,SI ME VU MA MIRE LEGENIN.PASKALA E PASGOMARE,JANE TE SAKTE DHE PSE TE MARRE.SHQIPERISE KESHTU I DUHET SE SHUME BYTHA PO I KRUHET.

  66. lora 1 says:

    pellumb xhufi president

  67. merkuri says:

    bamir topi i meriton edhe 5 te tjera se eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur.

  68. NORA says:

    Duhet SPARTAK NGJELA SE AI E VE ME FAKTE ME SHPATULLA PER MURI SALI BERISHEN,ASNJE TJETER.

  69. albanian says:

    Ta jap edhe une nje mendim dhe me thoni ne e kam gabim.
    Njeriu me i pershtatshem per mua eshte z.Ilir Bocka.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Ilir_Bocka

  70. Mark Gjonaj says:

    Hidhni syte edhe nga emigracioni. Mendoj se kandidature e pershtashme eshte dhe emigranti Rush Dragu, me dy fakultete(biologji dhe veterinari), flet Anglisht dhe rusisht, ka qene Drejtor shkolle, kryetare Komune ne Kelmend, keshilltare ne rrethin e Shkodres, dhe ne keshillin drejtues te PD, djale i pakompromentuar, familje e edukuar, mjaft i ekujlibruar, atdhetare dhe njehe mire problemet e emigracionit, gezon respekt ne 120 mije emigrante dhe eshte nje nga aktivistet me te mire te komuniteteve tona, drejton nje medie elektronike “Albdreams.Net”. Faleminderit

  71. i persekutuari says:

    une do te propozoja kandidaturat e jozefina topallit se fashizmin ia lexon ne mes te ballit ate te alexander frangos qe e dredh si kurvat ne fije te spangos ate te nikoll lesit se fatos nano ia grisi brekt e thesit edhe kandidaturen e lul bash kendezit se i ka hyr ne hak jamarber malltezit nuk eshte keq dhe e mesila dodes por ska vetem enkelin mysafir te odes e mir kandidatura e edi palok ziut por sjeton dot pa pordhet e saliut president e ben dhe bled opinioni se nga kthen pushteti i kthen dhe timoni pervoje ka dhe patozi astrit se si kavajas ne elbasan esht stervit e ben dhe olldashi me fytyr pamuku por nuk e vini re ngjan si beqir balluku po deshet president per ta vene ne vc merni sonila mecen me gjith abc

  72. drini Gjoka says:

    Ore Zoteri ku i gjete more keto kandidatura?
    keta ose kan nje mal me “paudhesi” ose jane te mefshte .
    te dyja palet nuk i duhen ketij kombi.
    Shqiperise i duhen se pari atdhetare qe nuk e shesin shqiperine per nje karrige dhe sy dyti lidere, qe nga keta qe permend vetem lidere nuk jane,po kur rendit edhe Xhoana Nanon te vjen te mendosh thelle; Kush i ben keto propozime dhe cfare interesi ka ai qe ben keto kandidatura.
    aea thone pastaj pse nuk cohet populli te kundershtoje politikat e hajduteve.Populli ska ku i shpreh opinionet e veta se i hiqet edhe ajo kafshate buke thate qe ha,po ju qe merrni guximin dhe shkruani mos hidhni hipoteza per miqte tuaj se po ja beni gropen ma te madhe ketij vendi se sa ata qe jane ne pushtet,e thoni pastaj jemi kunder Berishes?Juvwe ju jane prishe vetem interesat.

  73. drini Gjoka says:

    eh kandidaturat
    jane ose te mefshte ose me “paudhesi”
    po ku i gjetet, apo ata qe bejne keto propoziome kane interesa personale?
    edhe Xhoana nano ka mbete te provoje kolltukun ah sa per te qeshur.
    hapeni gropen me shume se sa e ka hape Berisha se vetem gropen i afroni Shqiperise me keto propozime.

  74. SOKOL DRRASATI says:

    Shume te lezetshem te gjitha komentet,kjo tregon se humorin e kana ne gjak na shqipetaret,e persa i perket se kush dote jete presidenti i ardheshem po ju them me bindje se 70 perqind e te gjitheve qi keni komentu doni per president ENVER HOXHEN se aj more byrazera pska pa ken per ju

  75. EUROMALOKU says:

    NUK E DIJ SE C’MENDIM KENI PER SKENDER SALLAKUN?
    SHQIPTARET KANE NEVOJE TE QESHIN EDHE KUR UA BEJNE NENEN DHE NJE PRESIDENT I AFTE PER TI BERE TE QESHIN EDHE NGA HALLI DO TE ISHTE ZGJIDHJA ME E MIRE…

  76. Drita says:

    Ka shume personalitete megjithate mendoj se P. Xhufi dhe M. Pasha jan te pershtatshem -atdhetar .Vetem ata qe vine pas e lypin kete vende jo si dhe ata qe kan aktivitet aktiv ne partit

  77. Dike Mullai thote- says:

    Pullumb Xhufin e vleresoj si Kandidatin e Pare per PRESIDENT! Eshte nje Personalitet me shume Vlera:-ATDHETAR,Historian i kompletuar, Diplomat,Kritik i pa anshem. Ne keto 20 vjet “tranzicioni”,me mencuri dhe argumenta, eshte distancuar ndaj mjafte “figurave” Majtas apo Djathtas, qe kane “luajtur” ne skenen politike Shqiptare. I bashkohem mjafte komentuesve,qe kane zgjedhur PULLUMB XHUFIN!

  78. KUPOLA says:

    BAMIR TOPI I TAKON PRESIDENT I PERJETSHEM SE ESHTE NJERIU ME I EDUKUAR DHE ME I KULTURUAR I SHQIPERISE

  79. Gjylistani says:

    !0 kandidatet me te mire per preshident jane:
    1.Ndoc Rroku
    2.rrok Ndoci
    3.llesh zefi
    4.zef lleshi
    5.Ali Hoxha
    6.hoxh alia
    7.Hana mani
    8.Mana hani
    9.Bledi Mane
    10. mane bledi
    Zgjidhni e merrni o shiftare te mencur

  80. kelmendasi says:

    Botimi i kesaj liste nga B.Mane tregon ne ate se Mane ka dasht te tallet me shqiptaret duke heq veten si te zgjuar por ka ndolle qe budalla ka dale Mane vete jo shqiptaret

  81. Ideali Vlore says:

    Une Mendoj per 5 nga figurat me te spikatura per president. 1- Pandeli Majko 2- Servet Pellumbi 3- Agim Fagu 4- Pullumb Xhufi 5-Bamir Topi

  82. Gjin Musa says:

    Ne se Shqiperia do nji presidente burre te ndershem dhe dinjitoze per kete vende,nga te gjitha kandidaturat qe shkruhen dhe perfolen jane tre:
    1-Pellumb Xhufi
    2.Besnik Mustafaraj
    3.Lisen Bashkurti.
    Keta te tre personalitete plotesojne cdo kriter per tu vendosur ne karrigen e presidentit te Shqiperise.
    Te gjitha kandidaturat tjera jane kandidatura sa per te kaluare radhen,ne mesin e te cileve vleresoje edhe z.Namik Dokle.
    Zgjedhja e presidentit nuke duhet bere me voten e parlamentit,vota popullore eshte ajo qe i thote po kreut te shtetit.
    Ne parlamente ase ka pature dhe ase do te kete nji presidente te popullit,ketu dalin presidente lojrashe dhe matrapazdheqeve te pa funde,llogari qe damtuan dhe vazhdojne te damtojne institucionet e vendit dheimazhin e Shqiperise.
    Burra qe nuke njofin kompromise te pista,po jane politikane dhe burra me emer dhe reputacion politike,kane treguare se jane te denje per cdo lloje posti,askushe ma mire nuke e meriton postin e presidentit pervec zoterive,Pellum Xhufi,Besnik Mustafaraj dhe Lisen Bashkurti,cilido nga keta eshte dhe do te mbetet mbi partit,interesi i kombit mbi gjithcka.

  83. ona says:

    O Bledi po ku e gjete Xhoanen ,ore po kur Tosi ishe ne burge Xhoi bente qefe ne Greqi,grua zonje ishe REXHINA nje femre e perkryer qe nuk e kishe hake Tos pijaneci.
    me pelqen Pandeli Majko dhe Pellum Xhufi

Lini një Përgjigje te Sali Berisha Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *