Ç’do të bëjë Gjykata e Apelit me Ndrea Prendin më 8 shkurt?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mustafa Nano

Ka dalë lajmi se më 8 shkurt, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimin e prokurorëve kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Ndrea Prendi, ish-komandant i Gardës së Republikës. Prokuroria bën vaki të paraqesë dhe pranë Gjykatës së Apelit provën e re: “Pistoleta me të cilën dyshohet të jetë vrarë demonstruesi Faik Myrtaj është tërhequr nga Prendi në magazinën e armatimit në mëngjesin e 21 janarit”. Por një numër juristësh të pyetur nga respublica janë të idesë se ky është një veprim i kotë, së pari ngaqë Apeli merr në shqyrtim saktësinë e vendimit të gjykatës së faktit në po ato rrethana, në të cilat ky vendim është marrë; dhe së dyti jemi në kushtet, ku nuk ka nevojë për prova të reja. Këta juristë mbrojnë njëzëri idenë se një person, kundër të cilit është ngritur një akuzë e tillë për vrasje, o rraset brenda sepse ka dyshime të arsyeshme që ai person e ka bërë atë krim, ose lihet i lirë ngaqë nuk egzistojnë këto dyshime të arsyeshme (bazuar në nenin 230 të Kodit të Procedutës Penale, pika 1, ku thuhet se “arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të të pandehurit”). Arresti shtëpiak pra është një masë sigurimi e marrë pa asnjë logjikë. Prandaj, Gjykata e Apelit duhet të marrë, në rrethanat që njohim e pa qenë nevoja e provave të reja, një nga këto vendime: o t’i vërë prangat, o ta lërë të lirë. Ç’do të bëjë kjo gjykatë?

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/2/4/cdo-te-beje-gjykata-e-apelit-me-ndrea-prendin-me-8-shkurt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

37 komente në “Ç’do të bëjë Gjykata e Apelit me Ndrea Prendin më 8 shkurt?”

  1. Poliksenos says:

    Edhe sikur Gjykata e Apelit ta kete tagrin e plote per ta rrasur brenda Ndrea Prendin,te jesh i sigurt o Muç se,jashte do e kemi perseri serialkillerin!

    1. Dibroni says:

      Do e liroje nga Saliu…

      http://www.youtube.com/watch?v=VsRiwFZOJ6c&feature=youtu.be

      … dhe do e rrasin n’burg!

      Aj do mbetet i njollos e i zhburreruem perjete!

    2. John says:

      Eshte ne te miren e ketij manivelit te rrije ca mohe. E burg se gjakun e te vrareve nuk ia fal njeri. Me mire ky ne burg sa ti vrasin te birin. I kane bere llogarite gabim keta njerez. E verteta vonon por nuk harron.

    3. Gudar Beqir Meta says:

      Do e lene te lire dhe ne aate gjendej do e qerojne duke e simuluar sikur e vrane te afermit e Faik Myrtos. Me kete rast mbyllin nje goje dhe fshijne nje krim. Ose, edhe ky do ike si Luan Hoxha dhe Zija Bahja.

  2. Ramy says:

    per sa mendoj une gjykata e apelit eshte me e varura nga saliu keshtu qe sa te jete saliu ne pushtet nuk ka drejtesi
    vrasesit do jene te lire madje do tu kerkohet falje per shqetesimin

  3. LORA says:

    Zoti M.Nano,a mos duhet te ngrije me mire pyetjen ;C’duhet te bejne shqiptaret ne 8 janar????????

    1. elinor bahiti says:

      Akoma mban shprese ti zonjushe Lora se do ngrihen shqipetaret??

    2. LORA says:

      Me falni ne 8 shkurt.
      Elinor,se mbaj shprese prandaj shkruaj.Nuk jam zonjushe,jam zonje.Ja vlen te kembejme mendime e shpresa,apo jo???????

    3. Qerimi says:

      Lora, mos e rruj hic se do ngrihen njerezit. Ja sa te mbarojne kafen te blloku e sa te vije Edi nga jashte shtetit do e hedhin Salen do i hajne m.. mender teje

      1. LORA says:

        Ti qero,mos e fut me hunden tende te dhjere tek komentet e mia!

  4. Lir Kryemadhi says:

    Nga gjykatesi Broci prisni drejtesi ?
    Ai harroi gjakun e te vellait dhe sot eshte ortak me djemte e Ali Spahise qe i vrau vellane.
    Gjin Gjoni ? Beni shaka ?
    Ej seriozisht e keni qe prisni drejtesi prej ketyre dy gjyqtareve?

    1. V-E says:

      KE SHUME TE DREJTE AQ SA MUA ME NGJETHET MISHI NGA FRIKA E VERTETESISE SE FJALEVE TENDE.

    2. Dibrani says:

      Tani po e degjoj qe vellai i Arben Brocit qeka ortak me djemte e Ali Spahise !!! Mos !!!!!!! Ne qofte e vertete, qeka vertete e rende. Ky eshte nje nga ato momente qe me vjen trishtimi per racen shqiptare. Me ngeci ne fyt. Uroj thellesisht qe te jete thashethem.

  5. vlora says:

    Pyetje eshte kjo? Si gjithmon!!Gjykatat jane bere institucione me njerez injoranta, pa dinjitet, pa principe..qe e kane kthyer “sistemin e drejtesis” ne nje sistem pa vlere duke ndikuar ne opinion e jashtem ta konsiderojne Shqiperine si nje “banana republik.”

  6. arben says:

    Ate qe kane bere te gjithe shkallet e gjyqesorit ne Shqiperine e Liut, deri tani!
    Shenjterimin e PROCEDURES, per ti shpetuar DREJTESISE!
    Topi do hidhet sa nga njeri nivel gjyqesor te tjetri, nderkaq afati i hetimeve do mbaroje, dhe Liu do tu tunde NDERKOMBETAREVE si “çertifikate virgjerie” Vendimin e “shenjte” te GJYKATES!
    Siç ka bere qe nga 2009, do vazhdoje edhe me pas biles edhe me 2013 nese Nderkombetaret nuk e ngrene steken ne nivelin e Serbise: Asnje proces integrues derisa nuk do te denohen URDHER DHENESIT per vrasjen e 21 Janarit!
    Deri atehere, do te vazhdoje karagjoslleku i Sashenka-Beçajve&Co,dhe Ndrea Prendi, njesoj si “burri i kurves” (siç e ka cilesuar D.Prifti)do te dale ne mbeshtetje te veprimtarise se Prokurorise se Pergjitheshme, biles do tia fale Prokurores se Pergjitheshme “inatin” personal qe ajo kishte me te!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Problemi, siç me te drejte e trajtonte Lora, nuk eshte çfare do bejente Sashenkat e gjyqesorit, femra dhe meshkuj bashke, por ÇFARE DO TE BEJME NE,pas lenies ne shtepi te vrasesit Ndrea Prendi???????????
    E thjeshte, ate qe kemi bere gjithmone, do ti neneshtrohemi fatit duke pranuar poshterimin e dinjitetit tone njerezor!!!!!!!!!!!!
    Zoti na shpetofte nga ky fat i mbrapshte….

  7. tori dublin says:

    kete Ndrean e kemi deputet vitin tjeter ju prisni ta denojne

  8. te mjeret says:

    Gjyqtar ky …..duket qarte se nuk ka pike sensi te se drejtes -nga shkolla dhe pervoja si punonjes i drejtesise ka mesuar te numeroj vetem parat pa ditur nga i vine e si i vine. Ka shembull e figura te juristit me dinjitet profesional e gjyqtar me moral te paster ku munde te mesosh o ortaku i vrasesit ndrea prendit ,o te pameshirshem .diten e homazheve per te ndjerin Xhevat Hana ,shikoje ne radhe gjyqtar te gjykates larte apo te apelit te vinte keq se ca nga keta ishin lyer dhe keq me llumin e paras ,mund te merrnin pak nga pastertia e figura XH. HANES .

  9. Gjethi i thate says:

    Jo vetem qe Nreca dhe nrecet nuk do te denohen por ajo fjala “heronj” qe u thuhet deri tani,do te shoqerohet edhe me vepra,do te marrin “Medaljen e trimrise per vrasje te organizuar kundra bashkombesave te tyre” Ik o Muç na le te qete se na peshtirosen çdo gje me keto gjyqe.Jo se eshte faji yt.Dhe e keqja tjeter e di se kush do te jete? Keta gjyqtar nuk pyesin per dinjitet dhe drejtesi.Edhe ne momentin qe ne pushtet do te jete opozita e sotme ata po njesoj do te funksionojne.Vetem 20.12.2012 mund te zgjidhi pune me kete soj gjyqtaresh qe bejne “drejtesi” ne kete vend te shkrete!

  10. VLADIMIR MEZINI says:

    te gjithe e dime se cdo te beje kjo gjykate.ashtu sic beri dhe me ilir mutin po me thoni ju mua a nuk eshte gjunaf qe te denosh komandantin e gardes po pse ca ka ba ai ka vra vetem nje kur ai raportin e ka nje me njeqind keshtu qe ai nuk e ka zbatu mire urdherin qe i ka llane berisha dhe ska pse te denohet ok prandaj dhe gjykata duhet te beje kujdes me PRENDIN MOS JA FUTIN ME SHUME SE 25VJET

  11. F.Ganiu says:

    Ndrean e urdheroi luli mor shqiptare, c’faj ka Ndrea?

  12. sidoreli says:

    Ndrea Prendin e ke jo vetem deputet ne te ardhemen, por e ke edhe Minister te Brendeshem dhe kete mbajeni mend!!

  13. troja says:

    O zoti Mustafa.Kur punonim bashke tek SHEKULLI,te thosha gjithmone:
    Artikujt i ke reale,ashtu si eshte padrejtesia,ashtu si eshte varferia,ashtu si eshte korupsioni,etj,probleme therese qe ju shkruanit,por ju thosha: Nuk keni dhene rrugen si zgjidhen keto poshtersi.Sot mbas 10 vjetesh,zullumi eshte trashur ku e ku me ate kohe.A mundet qe gjykatesi sot te jape drejtesi,ne kete shtet te sketeres,te frikes,te hakmarjes,?.Me mire mer eurot e zhduku nga ky vend,apo ti hiqet koka ?Trima si ju,Blendi Mane apo ndonje tjeter,jane pak.Shqiperia do shume si ju dhe si Albin Kurti i Kosoves.Shqiperia nuk ka rini,ata dine te rine mejhaneve,pa qellim,pa te ardhme,me ore e dite,muaj e vite,parazite,dhe nuk dine ku do shkojne,a mundet keta ta sjellin,lirine e vertete,a mundet keta te shpetojne Shqiperine,nga sketera ku po shkon ? Nuk besoj dhe mendoj sot qe nuk mora asnje pergjigje,ne ate kohe,sepse,nuk shekonit asnje drite ne tunelin e hapur.

  14. Leka says:

    Por ti vete Nano,cfare do te besh, nqse ky vrases qeveritar lihet i lire?Do te dilni me kryetarin e shoqates tuaj,Cipin e shqipit, qe nuk eshte as mish as peshk( e ka tmerr ta marrin per minoritar, se mos i turren dylberet e Saliut pastaj),per te demonstruar sadopak ate qe shkruan.

    1. LORA says:

      Aleksander Cipa nuk eshte minoritar,eshte bregdetas.

  15. mergim tari says:

    Apeli do ta coje edhe me tej LOJEN e ndyre te Prokurores
    dhe Prokurorise. Apeli madje do ta TA LEJE TE LIRE FARE,
    ME ARSYETIMIN SE NUK KA ASNJE PROVE.

    Apeli do te thote qe: “Me figure duket qe egziston
    berreta, por nuk degjohet zhurma e shkrehjes se armes”.
    Keshtu qe nuk eshte shkrehur asnje plumb nga kjo arme.

    Si perfundim PLEPISTET 6 mujore do te thone:
    “E shikoni pra qe krisma nuk ka patur….,
    edhe nese ka patur ato kane ardhur nga cadrat
    dhe stilolapsat…”

    PROBLEMI YNE I MADH QENDRON DIKU TJETER:

    Cfare ka bere Ina Rama deri tani:

    Ajo thjesht ka cuar per gjykim dhe ka
    denuar (gjykata) deri 1 vit burg ne menyre
    urgjente portestuesit. Pra deri tani eshte
    denuar pala qe eshte vrare, kur gjithmon
    hetimi dhe denimi nis nga vrasesi.

    Denimet kane qene te temerrshme kur ne tere
    boten e civilizuar denimet per protesta behen
    disa ditore ose maksimumi 1 muaj. Mos shkoni
    me larg por shikoni Kosoven.

    Kjo Prokurore nuk ka cuar per gjykim asnje vrases
    ose urdherues te vrasjeve. Deri tani nuk ka asnje
    te arrestuar vec atij LLUPOS (UJKUT) qe e kishte
    krimin te shkruar ne balle.

    Ndodhi Gerdeci, djali i Barbarit permendej ne cdo
    bisede. Ina Ranma as denjoi ta thirrte si te dyshuar.
    Tani ne Gerdec po denohen njerez qe deri atehere nuk
    e kishin degjuar as si emer… Perse nuk u mor ne
    pyetje djali i Sali Berishes.

    U mbyll ceshtja e Fatmir Mediut per Gerdecin si me
    magji. KY ESHTE TURP…

    Ndodhi vrasja e Kosta Trebickes, dhe prokuroria e
    mbylli pa e hapur.

    Rruga Durres Kukes eshte simboli me i TURPSHEM se
    si PROKURORIA mund ti sherbeje nje hajduti qeveritar
    duke vertetuar se Ina Rama eshte ne sherbim te plote
    te Sali Barbarit.

    Skandali Meta Prifti i turpshem nga sekonda e pare deri
    ne mbyllje, pasi u pa me ze e me figure, u mbyll Pasi Prokuroria “humbi” perseri. Ina Rama i dha doren perseri Barbarit, Metes dhe hajduteve qe tani i shohim edhe me
    video..

    Cfare rendesie ka nese nje Barbar si Sali Berisha e shan
    ate nate e dite.

    Ketyre u ka plasur cipa te gjitheve se bashku me Kryeprokuroren.

    Keshtu beri ai edhe me Meten, shaheshin dite e nate bashke: ne fund kurveruan me njeri tjetrin. Keshtu ben edhe me Prokuroren Ina Rama. I thote ne darke qe neser ne mengjes do te filloj avazin dhe do te te shaj, keshtu qe mos e ca koken, ti bej punen tende…., se keshtu kam share edhe NANON, edhe METEN, edhe CEKEN, edhe ARBEN IMAMIN, edhe NIK SPAHIUN e TOPIN se fundmi. Edhe ti je e JONA prandj dhe une te shaj…..

    KUSH TE SHAH TE DO…… KETE U THOTE E U KA THENE BARBARI SKLLEVERVE TE TIJ…, INA RAMES, NANOS, METES E ATYRE QE PERMENDA ME SIPER……

    Eshte nje loje e ndyre, nga e cila dilet nese populli merr ne dore vet fatet e tij…. Jemi ne nje situate teper te rende. E keqja (Sali, Qeveri, Prokurori, Gjykata, Polici, Etj..) jane bere NJE dhe perballe tyre ndodhet krejt e pafuqishme, jo per faj te saj Opozita.

    Kjo eshte arsyeja qe Avokat Ngjela e kupton se ky sistem qe nuk qarkullon as treg dhe as elita duhet rrezuar me force…
    Eshte per te miren e Atdheut… Keshtu thote Ngjela…

  16. artur belliu says:

    Eshte me te vertete e dhimbshme qe te denosh me denim me burg disa qytetare vetem pse demostruan kunder pushtetit per 100 zullume dhe te lesh jashte ose me keq akoma te nderosh vrasesit e vertete qe jane percaktuar me saktesi shkencore te brendeshme e te jashteme. Me situatat qe po jetojme eshte bere normale qe gjykatat te japin vendime krejtesisht te kunderta me ato qe duhet te jepen Te gjitha cudite e botes kutu ndodhin Per mua ata nuk kane faj gjejne shesh e bejne pershesh. Po ne cbejme kjo eshte pyetja qe vlen te diskutohet E verteta eshte qe ne te gjithe ndihemi te tradhetuar gjer ne palce .Po kupa tashme eshte derdhur dhe mos nje here nje here tjeter do te pellcase keq fare.Analistet e verte te si Mustafa nano duhet tja cjerin masken ketij regjimi totalitarqe me ne fund ta kuptojne edhe ata qe vazhdojne ti mbeshtesin.

  17. rrofte Shqiperia says:

    Prendin e kan futur ne nje qorrsokak qe nuk del dot me. Se po hapi gjoje eshte i vdekur. Nuk ka ushtarak qe qellon mbi popull!! Dhe nuk dua ta besoj qe ka shtire kom.Gardes. Un kam keto pyetje per te:
    1. Kush e hapi porten me zinxhire kur u terhoq policia?
    2. Kush i gjuajti me grusht ne syrin e djatht(hematoma)?
    3. Kush ja mori pistoleten dhe shtiu ndrejt turmes, bodigardi apo ishbodigardi? etj.etj.Keto jane muhabetet ne kafenete e Tiranes.Ku ka ze seshte pa gje???
    Fol komandandant se per ndryshe do ta hash,Luli e shiti Salen, Sala te shiti ty,Ti shiti te gjithe se jane maskarenj, cfar pret???

  18. SKENDER BEU I VJETER says:

    NDREA POLICET NUK I KA PER TA RUAJTUR MOS U HIKE POR PER TA RRUAJTUR MOS NXJER NDONJE FJALE NE PYETJE DHE SPIUNON SALEN ,PASTAJ DHE ME DETYRE E FAZES SE DYTE PER TA LIKUJDUAR NESE FLET.MARIFETIN GJEJENI VETE.

  19. GJYKATESIT e APELIT duhet ta dine mire :SE VJEN NJE DITE.Pra zoterinj i vini gishtin kokes se NESER DO TE JET VONE.SHQIPERIA nje dite do te kete vertet GJYKATA ku parimi i tyre do te jet:LIGJI ESHTE I NJEJTE PER TE GJITHE.Zbatoni ligjin zoterinj—-nuk po ju them gjykates se NUK E MERITONI nje nder te tille.

  20. Gazi says:

    Cfare teme qe i keni vene o “Tema”!!!! Po ajo dihet qe ne shqiperi nuk ka drejtesi!!!!

    Keshtu, nuk do na duket cudi kur te thone “i pafajshem”

    Duhet te vjedhesh puseta qe te fusin brenda jo, te vasesh njerez!!!!!!!!!!!

  21. tironci says:

    ky mire se ka marre urdher nga lart ..
    po me pare ne bangen e te akuzuarve duhet sali berisha e lulzim basha ..
    kto jane kanceri i SHQIPERISE .dhe qeveria e tyre DIKTATORIALE ..
    POSHTE DIKTATURA berishiane

  22. SHKODER LOCJA says:

    E vertet sala ne te ardhmen do e beje,prendin deputet,dhe minister i drejtesise.As qe do i hyje ferra ne kembe ketij prendit,sa te jete nji zot ne token shqiptare,balozi yne sali efendi.Gjykata e apelit ka per te bere ate qe beri gjykata e tiranes,i bije qe krimineli prendi te jete i lire ,dhe pas kesaj ta bejne dhe hero,se ka mbrojtur institucionet shteterore ne krye te detyres

  23. Rexhin says:

    vrases qe paguhet me taksat e popullit

  24. Rexhin says:

    vrases qe paguhet me taksat e popullit shqiqtare

  25. duriet says:

    Mbrojtja e familjes se Ndreces duke i derguar ato ne Lamskon dhe sigurimi i tij i sigurte ne birucat e hetuesise do te jene avantazhi me i pershtatshem per Ndrecen dhe nje shans per vertetimin e plote te tragjedise se 21 janarit,kjo edhe per dy te tjert, ndryshe ata kurre nuk do te jene te sigurte bashke me familjet e tyre dhe e verteta nuk do te dale asnjehere. I bej thirrje Ndreces qe mbas sigurimit te familjes te kerkoje vete me insistim arrestin i mbrjtur nga prokuroria sa me shpejt aq me mire.

  26. Plaku. says:

    Per mua duhet te dlin ne banken e te akuzuarit GJyqetaret qe jane me VRASES SE VET VRASESI.Shpresa beçi,sashenka,ristani,broci,ndreca,mustafa gjingjoni,dizdari e CO te din nje gje te vertet. E SIGURT DO TE DALIN PERBALL GJYQIT TE POPULLIT.KJO eshte e sigurt.

  27. !!!! says:

    hajt, hajt se do te bejme derman dhe ty njesoj si kumbaros qe shte “zhdukur pa lene gjurme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *