Rama me shqiptarët në Austri: Shqetësim, vrasjet e 21 janarit, drejtësia e korrupsioni

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në kuadër të vizitës së tij në Austri, kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbajtur një takim gjatë ditës së sotme edhe me shqiptarët që banojnë dhe jetojnë në këtë vend.

Gjatë takimit, që u mbajt në EU House, në selinë e Bashkimit Europian në Vjenë, Rama është shprehur se vrasjet e 21 janarit, drejtësia dhe korrupsioni, janë shqetësime të shprehura nga audience.

“Ndëshkimi i vrasjeve të 21 janarit e korrupsionit qeveritar,  ishin kërkesë insistuese e audiencës. Drejtësia e vota e lirë ndërkohë, janë shqetësim i të gjithëve!”, ka shkruar Rama në Twitter, ndërsa vlerësoi si të shkëlqyer panelin, ku merrte pjesë një audiencë e interesuar shqiptarësh, me të cilët ka biseduar për rreth dy orë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Rama me shqiptarët në Austri: Shqetësim, vrasjet e 21 janarit, drejtësia e korrupsioni”

  1. LORA says:

    Bekuar qofshin shqiptaret kudo qe jetojne,punojne e mesojne per ndjeshmerine ndaj halleve te medha te Atdheut.
    Ndeshkimi i masakres kryeministrore(urdherdhenesve e urdherzbatuesve) te 21 janarit eshte guri i themelit per startimin e vertete te demokracise ne Shqiperi.Pra,me shume eshte ne peshore vendosmeria e Opozites se hallkat e tjera te ketij procesi.

  2. Leka says:

    Por mbi te gjitha shqetesim paraqet, kryetari i opozites, qe ka lejuar ata qe vjedhin dhe vrasin, ta vazhdojne te qete ti bejne keto,pasi ja kane vjedhur dy here pushtetin ne mes te dites,ate pushtet qe ja kane dhene zgjedhesit.Rama ka kohe qe eshte bere teper alergjik per shqiptaret, me friken e tij historike.

  3. labi says:

    korupsioni eshte kthyer ne nje det te vertete.
    ku mbytet ekonomia dhe notone Pirateria.

    Korupsionisti profesionist Sali Berisha
    noton me gjate se te tjeret.
    A nuk kemi prova dhe fakte per nje rekord te tille?.

    Po ceshte deti i korupsionit:-
    Eshte nje basen pa fund,ku ne vend te ujit jane Paret
    Mbi to notojne Qeveritare,Zyrtare,Gjyqtare,
    Police e Mjeke,Profesore e arsimtare,deri edhe sanitare.
    Te gjithe bandite e Pirate te pa pare.
    Ata ndahen ne klasa,Gjini,dhe specje udheheqese.
    Ka edhe nga ata me te medhenj,Balozet gjigande,si Berisha-Meta-Nano.por qe me nje zhvillim te pa pare,jane ne lulezim edhe cifte te tille si:- Argita-Basha.Zeni-Mediu.Olldashi Topalliu.Frangaj-Balliu.Vokshi-Fevziu.Majlind-Pudrino ziu.Ka edhe plote te tjere
    si Cili-Zhej,Cupi e Marku,Paloke e Ardian,qe me shume jane si Karema Kanakare. Ndaj te bejme kujdes;Te mos zhytemi thelle,
    se po te kapen,duhet ta dish se cte pret…

  4. Fatmir says:

    Nga Twitter, zgjidhen problemet e Shqipërisë! Hajde Opozitë!

  5. dorand says:

    posi jo me per kete mikun ato jane shqetsim gjerat qe te vi ky ne pushtet se mos i shko menja te ekonomia ktit krricit se populli s ka me honger po jo ekonomia nuk eshte shqetsim se ky i ka me miliona euro per vete. Ky eshte krric fare per zotin.

  6. tani says:

    dorant, me qe ra fjala per miljonat eorove te Edi Rames,di gje ku i ka Ato?.Ne se i di, thuaja Sali Shpellarit se Ai ja tregon vendin Edi Rames!!!
    Ne shqiptaret jemi bere per te qare hallin!Njeri thote:”Ja Ujku”,ndersa tjetri pyet:” ku jane gjurmet”!!
    Vidjo e Ilir Metes cuditi boten,ky thote miljonat e Edi Rames!!!!!!!
    Qeveria e Banditve te Sali Shpellarit ne se do kishte vetem nje fakt per Edi Ramen,do e trumpetonte me gjithe forcen e saj, por edhe me ate 20% deshtuan.Tani qe kontrollojne bashkine, nuk nxjerrin asgje.

  7. Ramy says:

    S’ndalet roli i politikanit pa atdhe, që s’lë rast pa sulmuar racën e shtetin prej të cilit vjen. Në Austri, vendi që më shumë se të gjithë e njeh performancën e Shqipërisë, Edi Rama ka marrë rolin e paraqitjes së vendit tonë si bërthama e krizës, si vatra e së keqes, e cila po infekton jo vetëm atdheun, por edhe miqtë e tij helenë, me kete psikopat mburren socialistet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *