“I mjeri unë për ty…”

30 Mars 2012, 22:10Blog TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Fatbardh Kadilli në një artikull me titull “Borxhi ndaj të përndjekurve dhe e majta”, botuar në gazetën Panorama në 30 mars 2012. shkruan: “Shoqëria shqiptare vuan ende dhimbjen që ka lënë çarja e madhe më shumë se gjysmëshekullore e diktaturës komuniste. Çarje që e përshkoi mespërmes shoqërinë dhe që e ndau atë në dhunues dhe të dhunuar, në persekutorë dhe të persekutuar. Dhunues që, në emër të një ideali mashtrues, ende duan të mashtrojnë ata që dikur i dhunuan. Persekutorë që, nga etja për sundim, ende duan të sundojnë ata që dikur i persekutuan. Shoqëria shqiptare nuk do të gjejë dot prehje sa kohë nuk shlyen mëkatin e një pjese të saj ndaj një pjese tjetër. Sot, edhe pse ka një mirëkuptim më të madh për një gjest zhdëmtimi ndaj atyre që pësuan, që vuajtën padrejtësisht nën diktaturë, sot, edhe pse ky zhdëmtim pranohet publikisht nga të gjitha palët, jemi fatkeqësisht ende larg shlyerjes së këtij detyrimi të madh”.

Z.Kadilli, ish të përndjekurit nuk kanë qenë asnjëherë kundër PD, janë pikërisht ish të përndjekurit që kanë mbështetur dhe mbajtur në këmbë PD dhe juve (pasi dihet botërisht se kush jeni ju), është pikërisht PD dhe Berisha kundër nesh zoti Kadilli, pasi PD-në e sotme e kanë mbushur bijtë e komunistëve siç jeni dhe ju, sot PD e drejton një ish-sekretar partie. Sot në PD nuk ka vend për ish-të përndjekurit se vendet i kane zënë ish- brigadierët, ish- punonjësit e sigurimit, etj, etj. E gjithë kjo zhurmë nga PD bëhet për tu grabitur atë votë kësaj kategorie, por të jeni i bindur ju dhe ish-sekretari i PPSH që këtë herë votat tona nuk i merrni më. Në një shoqëri demokratike vota është shprehje e lirë e vullnetit të çdo individi, njëkohësisht shprehje ekskluzive e tij, dhe çdo tentativë për ta orientuar atë pa mandate përfaqësimi vë në dyshim moralin e tentuesit. Kë përfaqëson ti që na inkurajon “naivisht” që ne të vazhdojmë vetëprangosjen tonë drejt zhgënjimeve pafund që na ka afruar me bollëk deri tani pushteti berishian? Më kot mundohesh me dordolecin komunist të mbushësh mendjet e tejmbushura nga gogoli neokomunist e pseudodemokrat që kemi përballë.

PS-ja në 2004-n me ligjin e atëhershëm të dëmshpërblimit iu paraqit fatura e tejfryrë me 204 miliardë lekë të reja, kur pothuajse aq ishte buxheti vjetor i vendit, ndërsa Berisha në 7 vjet në pushtet nuk ka dhënë as 4 miliardë lekë kur buxheti i vendit është trefishuar. Në 2005-ën, kur Berisha erdhi në pushtet bëri një intervistë dhe deklaroi se jo vetëm do ta shlyente atë faturë të tejfryrë brenda një legjislature, por dhe se do ta shtrinte më tej spektrin e dëmshpërblimit, duke marrë në konsideratë edhe dëmtimet morale e shpirtërore dhe fizike të shkaktuar nga regjimi i kaluar. Kjo deklarate ishte sa ironike dhe mjerane nga një njeri që i ka urryer të përndjekurit. Është ky kryeministër që më duket si ushtari i mirë Zhvejk që nuk po pranon propozimin e PS që ish të përndjekurit, që janë mbi 75 vjeç të dëmshpërblehen totalisht. Është po ky kryeministër që vë në lëvizje çdo sistem të agjenturës për të bërë presione mbi ata ish-të përndjekur që i dalin kundër.

Z.Kadilli me një lehtësi shumë të thjeshte ju shkruani se ish-të përndjekurit janë pjesë e PD. Stop, stop këtu se po thoni diçka që nuk është e vërtetë, shqiptarët besuan se do të ishin qytetarë të lirë në një vend të lirë dhe sot janë më të zhgënjyer se kurrë, ish-pronarët e mbetur pa pronë, të burgosurit të cilët po vdesin çdo ditë në pritje të dëmshpërblimit dhe gjithë ish-të përndjekurit e tjerë gjithashtu të nëpërkëmbur nga pushteti aktual i PD-së dhe Berishës. A nuk të vrasin sytë sadopak afishimet e përditshme të vdekjeve, që ti i shikon para se të vesh në zyrë? A nuk të dhimbsen ata mjeranë që të trokasin çdo ditë për t’u zgjidhur ndonjë hall dhe ti veç i përcjell me fjalë të mira se nuk mundesh t’i ndihmosh?

Dhe pa të bërë pazare nen tavoline ti nuk ja zgjidh problemin. Qeveria juaj në kuzhinën e saj gatuan gjellëra helmuese si korrupsion në çdo skaj të vendit, padrejtësi dhe vendime në kurriz te popullit, papunësi që ka çuar në qindra vetëvrasje, mijëra divorce, mijëra jetimë, invalidë pa përkrahje financiare, mijëra njerëz që orvaten rrugëve që flasin me veten sikur janë të prekur nga shejtani, kontigjent potencial për vjedhje dhe vrasje. Si shpjegohet zoti Kadilli që çdo ditë dalin lista të reja ushtarakësh për pensionet e tyre marramendëse dhe të pamerituara, kur çdo i burgosur e ka pensionin jo më shumë se 12 mijë lekë (të reja), ndërsa për ne ka 2 vjet që ka dalë vetëm një listë… apo nga dashuria e madhe që ka për ne PD-ja dhe Berisha

Kur Uinston Çërçill qëndronte në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte në tualet, Ruzvelt kishte hyrë brenda dhe Çërçill ishte ngritur në këmbë, duke thënë “Kryeministri britanik nuk ka asgjë për të fshehur nga Presidenti i SHBA-ve”. Kështu do veprojnë ish-të përndjekurit me PD dhe ju Fatbardh komunisti.

17 komente në ““I mjeri unë për ty…””

  1. Doktori din me perzgjedh kamunistet e mire te partia jone. Kamunistet e kqinj jon te partia Rams. Po t’nigjoni Lymin, duht me konsumu ma teper ushqime antioksidant sic ka rekomandu Doktori, kshu do rroni ma gjat e noshta dhe ju bje me mor ndonji demshperblim.

    1. feniks says:

      Pershendetje,zoti Ilirjan Blloshmi!!!Te respektoj per vuajtjet dhe sakrificat tuaja si familje para 90-tes ,ndersa sot ke te drejte me shume se askusht ta veshe para “MURIT” ARMIKUN ME TE MADH TE SHQIPTAREVE,SALI RAM BERISHEN!!!Jam nje ish ushtarak,qe tere jeten kame sherbyer MAJE MALEVE,ASHTU SIC BEJNE SOT QINDRA E MIJRA SHQIPTARE EMIGRANTE NE TERE BOTEN APO QINDRA USHTARAKE,QE SHERBEJNE ME KOKE NE TRASTE NE IRAK APO AFGANISTAN!!!Me siper ke thene se,”Si shpjegohet zoti Kadilli që çdo ditë dalin lista të reja ushtarakësh për pensionet e tyre marramendëse dhe të pamerituara”!!!Ne se je i pa informuar,ta fal!!Ne se e ben nga URREJTJE,prap nuk fiton gje,vecse tregon se je i pandreqshem!!!MBAJE MEND MIRE: Sali Berisha,na ka PERSEKUTUAR NE ISH USHTARAKEVE,qe ne vitin 1992 ,sepse nuk e ka zbatuar STATUSIN E USHTARAKUIT asnje dite!!!Nuk kemi kerkuar shperblime,por te drejten qe na jep ligji KAPITALIST E JO AI FASHIST!!!Sa per dijenine tende dhe te tjereve,qe po na ndjekin,serbi Berisha nuk eshte ngopur me ne,por na e ka ulur pensionin ne nivelin e nje ish kooperativistew,bile qe nga 1 korriku 2009 do kthejme edhe 3 milione leke,qe gjoja i paskemi marre teper!!!Pra do marrim vetem 5 mije leke ne muaj!!!Ato listat,qe na citon zotrote me qesendi,jane pikerisht LISTAT E VDEKJES,KU EMRAT E DALE ATJE EDO T’U SHKURTOHET PENSIONI 50%,pra do te kthejne prap leket!!!SIC E SHEH,NUK BEHET FJALE PER SHUMA M<ARRAMENDASE,POR PER LEMOSHA TURPI,QE NA JEP REGJIMI FASHIST I BERISHES!!!Aq i drejte eshte me ne ish ushtaraket,ky horr sa edhe me ju ish te perndjekurit apo ish pronaret!!!SHKURT,KY SERB ESHTE ARMIK I TE GJITHE SHQIPTAREVE,NDAJ DO BENI MIRE,QE TE GJITHE BASHKE TA SHPORRIM NGA SUNDIMI,QE TE FILLOJE JETA E RE NE SHQIPERI!!!

  2. Devolliu says:

    O Ilirian; ky Kadilli s’është gjë tjetër veçse një nga zagarët e shumtë të Saliut.

    1. pogradecari says:

      Po c’lidhje ke ti me Politiken mo fshatari i staroves se Pogradecit o Kadilli i Staroves po ik o kerpacke kreh floket njehere se duket sikur ke fjetur ne Haurin e Lopes.

  3. BUJAR HASANI says:

    ILIRJAN;Te pershendes dhe te uroj te gjitha te mirat,i gjithe shkrimi juaj qendron dhe me keta lloj mos prisni gje,per ushtaraket ja ke fut kot ,ushtaraket kane qene ajo pjese e shoqerise qe kane qene te privuar na shume te drejta ,te sakrifices deri ne vetmohim dhe te shperfillur nga pushteti i sotem eshte e gjate kjo teme po do flasim pas zhdukjes se kesaj klike ne pushtet,ju flm per mirekuptimin!

  4. leidi says:

    Ilirjan ti ia luan pikat cdo here more djale! pd eshte e mbushur me komuniste, ata per ne jo vetem nuk kane mendu gje per mire, por jane mundu te na shbejne me gjithe sa kemi. Saliu ka frike nga ne, do te mundohet te na terheqe zvarre gjithmone pa na dhene asgje dhe duke na marre per fakt si te tite. Une vij nga nje persekucion i stergjate familjar, por mbeshtes Edi ramen vetem se ka qene nje antikomunist terbuar dhe kam besim se nuk na e ka me hile. Bravo Ilirjan

  5. debatiku says:

    Ti vije turp,e ta haje perdite me buke z.Fatbardh Kadilli,kur ofendon ate qe i ka bere koken e ka rritur ,e shkolluar,por nuk dihet ne cilen qorbe te prishur ha buke ky njeri,jo fatbardh ,por fatzi- i felliqur…i them keto sepse me nje baba te nderuar,komunist te ndershem,hero te punes socialiste,jua ka futur kallen dhe i censuron duke i burgosur perjetsisht…mjer kush rrit kete pjelle me ta shperblyer ne kete forme….Z./Fatbardh para familjes tende babait e nenes nuk eshte as partia e joite PD fashiste, e as Berisha,i UDB SIC THOTE SPARTAK BRAHO,…turp…kur te nderrojne jete ato PRIND…nuk do te vleje pasuria qe ke vene me duar te pista dhe shtepija qe ke lyer me bojra te pista…..Mbetem me respekt te pafund per nje baba,Agim Kadillin e nderuar nga mbare vendi…ti vafsh ne ferr o djale i keq…..mallkim

  6. Xha Temja says:

    Nje miku im, tradicionalisht i djathte dhe armik i komunizmit thote: Hej cfare na ka gjete me Berishem dhe larot e tij. Enver Hoxhen ne nuk e deshem nje dite gjate me shume se 40 vjeteve, ndonse ai ta jepte mundesine qe, po te doje te kaloje ne anen e tij te shikonte si mik dhe jo si armik. Kete shejtan Berisha, kemi 20 e kusur vjet qe e duam dhe ky nuk na shikon dot me sy. Dhe mire na e bene. Nje dreq e mer vesh se cfare duhet te beje akoma kunder nesh, qe ne, me ne fund, te bindemi, se ai ne cdo qelize te trupit ka nje urrejtje alergjike ndaj te perndjekurve te sitemit komunist.

    1. Voica says:

      O Xha Teme, thuaj atij mikut tend te djathte, qe a ka shenje me te qarte se kjo se sa i do ata Saliu??!! Cila eshte shenja?-do pyesesh zotrote. Po, ja, para pak javesh doli Kandili(jo ai i detit qe djeg) dhe tha qe babai i Edit ka varur nje poet. Te nesermen, del ky zoteria, Blloshmi, dhe i thote:Ore djale, mos je gje djali i filanit ti, qe me ka pushkatuar xhaxhane…? As Kandili e as Sali-li nuk u ndjene. Tani, si e mendon ti xha Teme, pse i ka thene Saliu ketij:-dil prape dhe shkruaj nje artikull per te perndjekurit o .ordh Kadilli. Ky “siurdheron Sali efendi”-e beri. Tani une, po te isha ne vend te Saliut, sa per sy e faqe, Kandilin do ta coja shofer ne ambasaden e vietnamit qe te harrohej per ca kohe dhe te perndjekurve do t’i mblidhja dhe do t’u thosha qe nuk e dija kush ishte ai mashtrues qe desh n’a vuri ne sherr bashke, e ke?-ne qe vijme nga nje shtrese antikomunistesh te betuar… Tani, he, me thuaj o zoti xha Teme, kur t’ja thuash keto ketij mikut tend,do kete nga te levizi? Do te kerkoje perseri ndonje shenje ne se i do apo jo Saliu ata?
      Tani, pak faj i ve dhe Z. Blloshmi qe vazhdon dhe merret perseri me Kadillin neper gazeta dhe nuk del nje dite me Gjergj Ndrecen tek kuvendi te enjteve qe T’I FUSI VETEM NJE TE PESHTYRE TE SHENDOSHE (DUKE URUAR QE ILIRJANI TA PIJE DUHANIN)KADILLIT DHE MOS TA CIKI AS ME GISHT FARE.
      Xha Teme, kendoje, llafose me mikun dhe pres xhevap!

  7. owl says:

    Kadillin shikoje qe ne surat qe eshte tamam sipas titullit te shkrimit “i mjeti une per ty”,tamam si sharlatan ,dhe tamam qe gjynah qe ekzistojne keta loj njerezish te pa afte dhe per veten e tyre ,po mbeten gjithmone si plera ne per kembet e te tjereve.

  8. hajdari says:

    Vertet duket qe ne fytyre e dihet se i kujt eshte, por sa shume po zgjat koha e sundimi i ketyre mashtruesve dhe sharlataneve. Sidoqofte duket se i ndihmon edhe aftesia e te perndjekurve te vertete per te dalluar keto llpj monstrash.mashtrimin e t

  9. zani tirane says:

    Saga e familjes Bloshmi ashtu si dhe e mijra te tjereve anekend Shqiperise gjate regjimit komunist eshte e njohur nga te gjithe ata qe u dhimbet ky vend,por edhe pse pinjollet e kesaj familje jane te shkolluar,patriote e qe e duan vendin e tyre nuk jane konseguente ne demaskimin e pseudodemokracise se instaluar dhunshem nga ish komunistet ne vendin tone.Ata u genjyen,perdoren dhe zhgenjyen nga pushteti pas viteve 90-te,por akund nuk folen per padrejtesite e atij pushteti qe vazhdojne me hapa galopante dhe sot e gjithe dite .Sa per dijeni e kujtese zoti Ilirjan,nuk do vazhdoj te perseris cka te kane shkruar komentues te siperm nga radhet e ish ushtarakeve,por kam komshi njerin [prej tyre,qe me ate fare pensioni qesharak qe i japin nuk ble dot as ilacet e jo me te jetoje si njeri.Listat qe nxjerrin gazetat e pushtetit per ta jane per ti poshteruar e fundosur ata.Keto lista te ribera kane pos uljes drastike te pensioneve gati 50%,dhe leket qe ata duhet tikthejne ketij shteti te qelbur.

  10. Treviso says:

    Me pelqeu jasht mase ky artikull.Pesra i perket dem-shperblimit te persukutuarve eshte nje enderr.Te persekutuar nuk jane vetem ato nga regjimi komunist por dhe ushtaraket e leruar me force nga regjimi(demokratik) i sali Berishes.Nuk kam qene ushtarak, por me kujtohen mire shprehjet e saliut per shberblimin e ushtarakeve te leruar.Por me e forta eshte se nje pjese u zevendesua me injorante qe nuk kishishin haberin siç nuk ekan dhe sot.Armata e specialisteve ne fushen ushtarake
    sali Berisha e zhduku dhe e zevendesoi me militant te pa sdudjuar akademine ushtarake. Demshperblimi eshte nje ender sepse:Kur banka e shtetit ishte plot me leke, qe ishin parat e mbi 1 miljon refugjateve dhe sot qe eshte bosh ç’far pritet? Dhe po te nderrohet qeveria arka eshte po bosh.Po te jete nje qeveri ekonomike duhet te punoje mbi 10 vjet per te paguar te perndjekurit.Ushtaraket ne lerim nuk nuk futen ne liste sepse borxhi ishtetit duhet 50 vjet me e la.

  11. Koli says:

    KAne heshtur te dyja palet. Berishes i interesojne ata qe kane dosje se i ben kur te doje shantazh, ndersa psja vete nuk kishte pak te tille si Kadilli. Mbylleni njehere e mire kete histori te perdjekurish se na eshte bere si stres me vete. Parate e taksapaguesve jane ato qe te dyja palet po tregohen kaq bujare. Merr borxhe andej e merrr kendej, do perfundojme me zi se greqia

  12. amani bre says:

    amani bre zoti blloshmi,po me oficeret cpate?ke degjuar ndonje ish oficer te pergojoje te perndjekurit pervec keqardhjes se tyre per te persekutuarit e vertete???
    po them nja dy gjera qe i di mire per ushtrine shqiptare te para viteve 90.ajo ushtri kishte rreth 1000 tanke,100 avione luftarake qe patrullonin 24 oret e dites qiellin tone,4 nendetese,dhjetra anije luftarake te kohes,raketa e radare,artileri etj te shperndara ne cdo skaj te vendit,e qe ishin keta oficere qe ti i merr neper goje qe leviznin gjithe ate mekanizem gjigant me mbrojtes te rajonit.me mijra oficere e ushtare bijte e ketij vendi,kontribuonin me shume mund e djerse me sakrificat e panumerta per mbrojtjen,per te cilin ne ate kohe ishin te gatshem te jepnin dhe jeten.me gra pa pune,shume prej tyre pa shtepi,me sherbime te gjata ne krye te detyrave ishin shqiptaret si ti dhe une qe bene te pa mundur qe synime politike te kohes apo teritoriale te armiqve te shqiperise(jo te regjimit)te ndalonin,jo se nuk donin por e dinin se ne token shqiptare do digjeshin me zjarr e hekur,e mjere(armiqte) ata te veriut serbet e dinin mire se flaka e luftes nga shqiperia do perflakte serbet ne kosove e sdihej me pas ku ndalonte armata shqiptare.e verteta eshte se ne ushtri kishte dhe dogma si ne cdo sektor te jetes per lufte me fitore ndaj natos e lindjes se bashku,por nje gje eshte e vertete;greke serbe,nuk mund te kapercenin dot nje pellembe te kufirit shteteror se do perveloheshin ne zjarrin e nje lufte qe pa diskutim do mbyllej me fitore ne te cilen dhe oficeret tane me shume se te tjeret do ishin heronjte e popullit per mbrojtjen e tij.misioni i ushtrise eshte mbrojtja e atdheut me lufte,por forca dhe aftesia e ushtrise eshte dhe mbrojtja me force te treguuar boterisht,ku armiku e di se me kete ushtri nje perpjekje me arme nuk mund te fitohet-dhe kjo ndodhi!!e verteta z.blloshmi eshte se ne rradhet e ushtrise ka patur dhe te cthurur oficere kaptere apo ushtare,ka patur dhe delenxhinj si ato qe frymezuan rervolten e shkolles se bashkuar,ka patur komisare e sekretare por keto ishin aq te paket sa nuk cenohej nderi i ushtrise shqiptare.(po nga shtresa juaj ka te tille??shume me shume!!)zoti blloshmi te jesh i sigurt se asnje oficer i asaj kohe nuk do shiste si sot asnje pellembe te tokes e detit po do luftonte me kedo qe do cenonte sovranitetin.
    aman bre zoti blloshmi po te them dhe nja dy gjera qe nese ti i di(ndonse nuk besoj tamam) le ti mesoje dhe ndonje tjeter qe si di.
    Te denuarit e ndergjegjes apo politike kane vuajtur tmerret e nje sistemi kanibal,jane turturuar e masakruar,jane shtyre e peshtyre,e jo vetem.i kane futur se gjlli nen dhe,u kane marre nderin e shkaterruar familjen dhe jeten,e per kete meritojne shume me shume se u premtohet apo jane mundesite qe populli shqiptar mund te kontribuoje per ta.pa medyshje une jam nje nga ata qe perulem me nderim para te vrareve te regjimit,te denuarve te internuarve e te masakruarve te atij regjimi.
    Nuk e di kur ndryshove mendje e kuptove me ne fund se nuk eshte sali berisha ai qe do zgjidhe hallet tuaja te shumta,por nje e djathte e vertete e cila do cmoje vertet kontributin tuaj per liri e demokraci.Ne ate kohen qe nuk vjen me te denuarit apo ata qe mendohej se ishin kundershtare te regjimit,sigurimi i mbante te identifikuar ne dy pasqyra,-njera quhej 2A-qe nenkuptonte ata persona me rrezikshmeri shume te larte per regjimin e qe ne rast emergjence ne prag lufte apo ne lufte do grumbulloheshin nga sigurimi e ne baze te planeve te pergatitura qe ne paqe nje ZOT mund ta mendoje fatin e tyre me vdekje te sigurt:kjo kategori ishte gjithe kohen nen vezhgim te “lire”apo ne burgje.pasqyra tjeter ishte 2B e ne te ishte pjesa me pak shqetesuese per regjimin,me lidhje e farefis me 2A,me lidhje te arratisurish politike e te cdo lloi,ne lufte e ne paqe nga regjimi e nga e cila me se shumti dilnin me zell llumi i bashpunetoreve te sigurimit qe slinin skute pa rremuar ne jeten e cdo te denuari(“kandidati”)per tu denuar e ridenuar,e qe me pas binin dhe vete viktime e pasionit te tyre te felliqur.edhe ky llum tani eshte duke kerkuar (shperblim)apo demshperblim??!tani shapi e sheqeri jane bere nje e ne shtresen e te persekutuarve te vertete me se shumti po ja marrin frymen 2B-ja 2A-se.le te hapen dosjet(regjistrat e kartelat ne fakt)se dosjet i dogji gramozi e irakliu e vetem atehere do kete mundesi qe te denuarit e vertete te kene mundesi te marrin vertet ate qe ju takon per vuajtje e mjerimin qe kane kaluar ne ferrin komunist,ku une dhe SALIU kemi jetuar mire por ne rrethim te bllokut,por vazhdojme ta ngreme zerin me shume se personat e listes,2A!!!!!!!!!!!!!!!
    aman bre blloshmi me thuaj ndonje gje me shume per edin se per salen i dime,se nuk dalin konkluzione duke zberthyer teorite e kadillit prej PORADECI.Ju ftoj ti ktheni syte nga presidenti TOPI,ai eshte e vetmja alternative e cila do shpetoje kete vend,shqiperine e shqiptaret qe per 20 vjetpo i mbyt me me peshtyme SALIU cdo dite.
    e di qe disa do me shajne per sa po shkruaj por amani bre mos me shani si shan sala!

  13. vv says:

    Rregullo ate hunden se e ke si b…. o kadill !

  14. argjiro says:

    Atyre qe vuajten ne kohen e diktatures shoqeria shqiptare u ka shume borxhe.Me eshte dhene rasti te njoh njerez qe kane vuajtur neper burgje kane humbur familjen shendetin jeten dhe shume gjera qe nuk mund te zevendesohen kurre me .Ata qe duhej ti ndihmonin sadopak per te pare dy dite te bardha i hoqen zvarre per 20 vjetdhe akoma vazhdojne te tallen.Por ama edhe ish te burgosurit i kane Shqiperise nje borxh te madh ;Si besuan ata si e lejusn si nuk u hodhen perpjete te gjithe sa ishin kur ne KRYE TE PD u vu nje komunist fanatik me fanatiku nga te gjithe.Si mund te besonin ish te burgosurit se demokracine do ta udhehiqte nje palo sherbetor i bllokut .Dhe ja ku jemi dueeroni tani denglat e saliut per demokracine dhe te mundohemi ta shkulim kete fare te keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje