Unë nuk e kam friend në Facebook vrasësin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Unë humba një orë duke u hedhur një sy gjithë fansave të mi në Facebook. Kontrollova së pari mos e kisha friends Viktor Gushin. Për fat nuk e kisha, por pashë që kolegia ime, Ilva Tare, dhe emisioni i Rudina Magjistarit tek TV Klani, ishin të përzgjedhurat e tij. Zoti i paska ruajtur se ndoshta mund të ishte dhe gjahu i radhës për të. I njëjti tip kishte përzgjedhur të bënte like dhe Edi Ramën, gjë që i dha shansin TV Klanit të shpallte vrasësin thuajse njeri të paguar nga Edi Rama. Në origjinë ishte pakicë kombëtare arumune, biles fliste dhe gjuhën e vllehve, por për fat kjo nuk u përdor negativisht.

Të premten mbasdite, televizionet e pushtetit në fillim, dhe më pas të gjithë, shfaqnin një vrasës të arrestuar, i cili filmohej me celular njësoj si Gadafi disa minuta para vrasjes. Ishte Viktor Gushi, një njeri që për 5 minuta para kamerave të policisë, të cilat ishin të shumta, pranoi rreth 16 krime të kryera qetësisht prej vitit 2005, kur policia e paska hequr nga skedari si e dyshuar, pasi inspektorët që e kishin ndaluar për herë të fundit ishin pushuar nga puna.

Po çfarë dëshmon bashkëjetesa jonë kaq e gjatë me një vrasës serial, produkt i një shoqërie të pashpresë si shoqëria jonë?

Nëse i referohemi identikitit të tij social, ai është një i papunë klasik, që rend pas lojërave të fatit, të cilat kanë futur në traumë mijëra të rinj shqiptarë, që nuk ka perspektivë për punë dhe biznes, dhe që ka fituar siguri se këtu krimi nuk ndëshkohet. Rrëfimet e tij para policëve që e pyesnin si në një konferencë për shtyp, tregojnë qartë se ne bashkëjetojmë në shoqëri me mijëra njerëz që kanë probleme të ngjashme, por do Zoti të mos kenë fiksime të ngjashme si ky vrasës. Në këtë aspekt jemi të gjithë të rrezikuar.

Por përtej krimeve të tij monstruoze, Viktor Gushi denoncoi para nesh profilin e një shteti, të cilin pushteti politik e ka deformuar dhe e ka bërë një vend të botës së tretë.

Së pari, Viktor Gushi na tregoi se këto 7 vjet mund të blesh lirshëm armë në Tiranë. Ai tregoi dy raste kur kish blerë armë me vlerë afërsisht 600 dollarë dhe 250 dollarë, dhe kishte kryer krime me to.

Së dyti, na tregoi se për 7 vite policia nuk ka mundur të zbulojë dot një vrasës dhe keqbërës që i kryente krimet ditën me diell, biles duke shkuar në disa raste disa herë në të njëjtin vend krimi.

Së treti, na tregoi se procedura e hetimit ndaj këtij krimineli ishte aq e rrëmujshme në momentin e arrestimit, sa ai mund t’i mohojë ato të gjitha një ditë më vonë dhe të fusë në krizë gjykimin e tij.

Së katërti, na tregon se lojërat e fatit, të cilat janë biznesi që po lulëzon më shumë nën pushtetin e Berishës, janë një nga traumat e mëdha që po çojnë njerëzit drejt vetëshkatërrimit.

Së pesti, na tregon se karvani i policëve që filmonin kush me iPhone e kush me celularë, ndërkohë që ai nuk dinte kujt t’i përgjigjej më parë, po i japin Shqipërisë fytyrën e Libisë dhe vendeve të botës së tretë që kulturën e dhunës e kanë në gjak dhe para një të arrestuari.

Së gjashti, na tregon se kultura e shfaqjes së kriminelit të kapur në TV-të e pushtetit është ilustrim që pushteti ka administruar gjithë detajet e keqpërdorimit banal të hetimit popullor të këtij vrasësi.

Së shtati, na tregon se nuk kemi një kulturë tonën të shmangies nga ekrani të një rrëfimi kanibalesk, i cili mund të shokojë të afërmit e viktimave. Televizioni Al Jazeera nuk pranoi të transmetonte videon e ofruar disa ditë në parë për vrasjen e kriminelit francez Merah vetëm për shkak të respektit ndaj publikut.

Së teti, na tregon se pushteti në këto momente nuk është duke u lutur për shpirtrat e viktimave, që kanë humbur prej këtij vrasësi, por për ta përdorur arrestimin diletant të tij si një fitore politike, duke ua bërë atyre dhe më të dhimbshme humbjen e të afërmve të tyre.

Së fundmi, prania e tij mes nesh na tregon se ne bashkëkombasit e tij, dhe njëkohësisht viktimat e tij, e kemi ndihmuar atë përditë të bëjë atë që ka bërë. E kemi ndihmuar kur kemi hequr policët profesionistë nga puna dhe i kemi zëvendësuar me amatorë që ngazëllehen kur janë para një të arrestuari, e kemi ndihmuar duke e lënë rrugëve pa perspektivë për të jetuar dhe të zhytur në llumin e lojërave të fatit, të cilat lulëzojnë nën pushtetin e Familjes, e kemi ndihmuar duke humbur kontrollin mbi krimin dhe territorin ku shiten armët si të ishin fruta- perime, por mbi të gjitha e kemi ndihmuar kur e shfaqëm ashtu gjakftohtë dhe serbes para kamerave amatore të policisë, duke e bërë atë një mit për krimin e rrugës. Mbi të gjitha e kemi ndihmuar të gjejë dhe një alibi për të shpëtuar nga gjykimi. Të thotë që në Facebook adhuronte Edi Ramën. Atëherë qeveria është gati të harrojë që është një vrasës.  Shikoni TV Klanin nëse nuk e besoni dhe do ta kuptoni se për pushtetin e Berishës tashmë ka rëndësi kë ka përzgjedhur vrasësi në Facebook dhe jo kë ka përzgjedhur në rrugë për ta vrarë. Unë nuk e kam friends, pasi as 1 për qind të rreth 5 mijë friends-ave nuk njoh, por po qe se do ta kisha, faji i tij do zbutej edhe më. Se për këtë pushtet krimineli më madh është krimi i të bërit opozitë dhe jo vrasësit në rrugë. Ndaj dhe ata janë shtuar aq shumë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

43 komente në “Unë nuk e kam friend në Facebook vrasësin!”

  1. Mesila Doda says:

    As une nuk e kam o Mero, po mund ta kesh patur komshi 🙂
    http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

    1. landi says:

      Ka nji problem shume te madh me kete ngjarje.
      Ai vrases ishte nje diletant, por kjo qeveri e quan profesionist. Vete grabitjet e tij ishin prej diletanti. Ai as nuk kishte nji bashkepunetor te vetem qe ta largonte me ndonje automjet nga vendi i ngjarjes, po largohej serbes-serbes ne kembe.
      Kjo s’ndodh ne asnje vend te botes, se kushdo qe do ndiqte kete skeme do arrestohej qe heren e pare nga policia.
      Pikerisht ketu eshte pergjegjesia fatale e qeverise dhe policise se vete te paafte. Kete diletant e la te le lire per vite me rradhe. Ato jete njerezish qe u humben jane pergjegjesi e policise qe la te lire kete vrases amator gjate gjithe kesaj kohe.
      Prandaj tani zyrtaret e shtetit nxituan para kamerave per ta pershkruar ate diletant si nje profesionist. Sepse duke e quajtur profesionist, kjo qeveri ne vend qe te mbaje pergjegjesi, justifikon moskapjen e vrasesit per tere keto vite me rradhe, madje e quan edhe sukses te vetin, per turp.
      Media shqiptare (spo flasim per klanin se klani s’eshte media, por zyre shtypi e mendimeve te saliut), eshte bere bajate duke rendur pas cdo deklarate te servirur nga shteti sic beri dhe ne kete rast per te folur per kete “profesionist”. Nderkohe qe media mund ti cjerri masken kesaj parodie qeveritare, e tu tregoje shqiptareve qe ai “profesionist” ishte vec nji diletant qe planifikonte levizjet e tij sa nji pensionist marrjen e pensiontit, sepse ky vend ska shtet, por nji tufe te paaftesh qe te vetmen detyre kane te mbajne diktaturen e saliut ne kembe.

      1. Petro says:

        per landin
        Pergezime per komentin tuaj te sakte.Vrasesi Gumi eshte nje kriminel teper ordiner qe ka vepruar ne nje shtet me policine me te pa afte ne bote.Per vite me rradhe kane ndodhur vrasje “inteligjente” ose me sfond politik si
        -ZHDUKJA E REMZI HOXHES
        -VRASJA E FATMIR XHINDIT
        -AKSIDENTI MAFJOZ I TREBICKES
        -DJEGIA MAFJOZE E OFICERIT TE SHIKUT
        -VRASJA ME TELEKOMANDE E GJYQTARIT TE VLORES
        -VRASJA POLITIKE E K/KOMUNARIT TE KUKSIT
        Te gjitha keto dhe shume te tjera tregojne qe jo vetem shteti
        eshte i paafte por ne disa raste struktura te MPB ose policia
        sekrete personale e berishes kane dore ne keto krime.Biles ne rastin e trebickes dhe te oficerit te shikut kane dore dhe mafja
        nderkombetare e droges dhe e biznesit ilegal te armatimeve.Tung !

        1. arvanites says:

          Ti llogarit qe ky kriminel profesionist pistoleten me te cilen kryente krimet e mbante te koka e krevatit.

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      LETER Familjes se Viktor Gushit.

      Djali dhe vellai juaj u kthye ne Kriminel duke vrare njerez te pa-fajshem,duke lene disa femij jetim.
      Ai u kthye ne vrases se familja dhe shoqeria e braktisi,se policia dhe shteti yne ishte i dobet dhe nuk funksionon.
      Ai mesoi profesonin e kriminelit ne vitet e para te rinise se tij,kur emigroi ne Greqi.
      Viktori nga hajdut ordiner u kthye ne killer profesinist.
      Shume si Viktori vidhnin neper shtepite dhe vrisnin ne vendet fqinje ku kishin shkuar si emigrant,.. ndersa nenat grate dhe motrat e tyre mbanin ne duar dhe krenoheshin me unazat dhe byzyleket e vjedhur ne Greqi dhe Itali.
      Un nuk e njoh ket Viktor Gushin,por di qe ne Shqipri ka me qindra te tille,per te mos thene me mijra.
      Djem dembel,te dhene pas alkolit dhe droges,burra qe kan humbur orientimin ne jete,qe nuk kane as me te voglen dhembshuri per jeten e tjetrit.
      Viktori nuk vrau se kishte uri.
      Viktori nuk vrau se dikush i ben padrejtsi
      Viktori vrau se ne trurin e tij mbizotronte fuqia e parase,i bixhozit dhe i te berit qef duke vjedhur pasurine dhe djersen e te tjerve.
      Cfare edukate ka marre ky djale nga familje???
      Cfare antari per kete shoqeri u be Viktori??
      Un nuk e di a e keni burrerine ju famijlaret e Viktorit te shkoni dhe tu kerkoni falje familjarve te viktimave qe shkaktoi Viktori juaja???
      Nuk do te doja te isha kurre ne poziten tuaj!!!!!
      Un e dua jeten me te mirat dhe keqijat e saj,i dua njerzit qe me rrethojn dhe me ta perpiqem te ndaj dhe buken e gojes,por nuk dua qe njerzit te kthehen ne kriminela dhe te me lene femijet jetim.
      Per mua Viktori juaj eshte njesoj si Sali Berisha.
      Te dy vrasin per tu pasuruar,te dy nuk kan respekt per jeten e tjetrit,te dy kan len femij te vegjel jetim,pa prinder.
      Por te pakten ju famijaret e Viktor Gushit,tregohuni me njerzor dhe kerkoni falje per krimet e femijes tuaj qe u kthye ne monster.
      Ju nuk jua ktheni me nenen atyre dy vajzave te se ndjeres Leonora Kalocit,por ju keni mundesi tu jepni nje mesazh gjith kriminelve ne Shqipri,se kush vret te tjeret vret njekohosisht dhe prinderit e vet,vret dhe nanen dhe baben e vet,poshtron moter dhe vella e tij,ju ve ne balle vulen si pjelle te kriminelit dhe femijve te tij.
      Ne cfare shoqerie duam te jetoj,dhe cfare shoqerie po ndertojme o shqiptare te mire???
      Gjermani 31 Mars 2012

      1. Vlora says:

        Po cfamilje zeza, keta jane evgjite nuk e dine ceshte edukata familjare, nuk dine as ceshte familja.

        Kete lloj mostre nuk duhet ta burgosesh duhet ta varesh ne shesh te flamurit dhe ta terheqesh zvarre neper qytet.

  2. Valbona says:

    Mero mezi po prisja nje shkrim prej jush ,si gjithmon brilande,nuk ka komente per vleresimin qe ju beni.
    Ngushellime te sinqerta familjeve te viktimave.

  3. zace sejdi says:

    Tu lumte Merokejo eshte nje analize e sakte.Bile une shtoj se policia e ka ditur por e ka mbajtur per te vrare ndonje te opozites ose kundershtar.Dhe veshtiresia ku ndodhet qeveria u detyrua ta arrestoje

  4. jani says:

    bravo. ajo menyre marrje ne pyetje qe skandaloze dhe shume diletante .ai person qe e ka cuar kete material ne tv duhet te jete tashti i arrestuar dhe shok qelie me ate mostren. keta jo pameka nuk i trainon dot por nuk ka bir kurve ti beje njerez.

  5. mirel says:

    Mero, je i vetmi njeri qe na iluminon ne kete terr te frikshem.
    FALEMINDERIT !

  6. Olti says:

    Duhet te kuptohen edhe veshtiresite e Doktorit Ne kete situate:
    Nje njeri i mete sa here humb lek ne lojrat e fatit qe jane perhapur si byrektore e banka ne Tirane nxjerr patllaken dhe shkon tek pika me e afert ku ka lek per Ti zevendesuar! E ben te premteve per 7 vjet????? Numra fati!
    Kjo tragjedi tregon se sa vlere ka jeta e viktimes, profesionalizmin e Policave dhe shpresoj qe media te mos i jap kaq vend se u tregon idioteve sa lehte eshte te vjedhesh Ne Shqiperi per 7 vjet!
    Mungesa e asaj qe quhet Pendim ndaj viktimave qe nuk silleshin si duhet eshte per tu marre seriozisht nga shoqeria jone sepse po rrisim njerez komplet te papergjegjshem, ndersa shohim sukseset Macro ekonomike!
    REspect!

    1. Edi Detroit says:

      Paska qene coban,kushuriri i Turgofagosit,e fliste rrjedhshem cobancen,nuk e di kishte Passaport Greke apo jo ???.

    2. Voica says:

      Jo si byrektore Olti,por si lavazhot. Si e ka emrin ai ceri i Zenit te Sales qe shperndan aparate bixhozi ne gjithe Shqiperine pa paguar kokrren e lekut ne shtet? Ja vlen o Mero te zhbirosh pak dhe kete teme se s’eshte gje e vogel, nga cdo ane ta kapesh.

  7. atsef says:

    Ishte nje shfaqje e shemtuar e policise se shtetit, disa militante te
    paratise ne pushtet merrnin ne pyetje nje te semur mendor pa pranine e avokatit.Keta frikacake qe rrine gjithe diten ne kafet e tiranes dhe hiqen si te forte nje dite do jene viktima te ndonje maniaku si ky.Policia shqiptare eshte mbushur me alabake ordinere si keta ne video qe zgerdhieshin me te sikur ta kishin mikun e tyre dhe jo nje te kerkuar.

  8. partia e Pirateve Shqipetar says:

    Autoritetet Shqipetare jashte kontrollit!
    Kur pashe vidion:- u tmerrova, u trondita jashtezakonisht njerez.
    Nje kriminel, nuk duhet te beje kurre per te qeshur, mr zyrtar i qeverise Shqipetare.

    Mental disorder eshte nje semundje, qe ka prekur nje grup oficresh!
    Autoritetet Shqipetare duhet te punojne shume, shume seriozisht per ngjarjet tragjike. Dy vajza mbeten pa mamane e tyre, qe ti perkedhele njerez…
    Ndersa autoritetet qeshin me nje kriminel!!!

    Dorheqia nga posti i ministrit te brendshem duhet te jete lajmi i pare neser. Dhe ne kete rast jepeni dorheqien mr kryeminister, qe me ne fund te kupetoni fundin e qeverise tuaj.

    Ne France pame tjeter panorame me nje kriminel te njejte…

  9. Nexhip says:

    Të lumtë Mero, si përherë i saktë në analiza!

  10. Kelmendasi says:

    Ne vitin 1999 kur nje polic shkon ne shtepi nga sherbimi futet brenda ne shtepi gjen te shoqen tu ba seks me nje tjeter dhe polici bertet;EDHE KETE PUNE MA BANE O SALI BERISHA;

    1. Kelmendo says:

      Kelmendo. Erdhi nji prostitute shqiptare qe punonte ne itali per te taku salen tane. Ishte e re dhe shume e bukur tamon cuce malsie. I shkon mzyret salise tate dhe I thote _ kam ardh qe tmnimosh me e legalizue prostitucionin ene ktu nadhen tim se ka shume hamshora prej veriut qr vine verdalle per icik seks. _ I thote sala jote tue vezhgue mire sa nga shalt e sa nga gjijt_ do flas me do cunat e mi dhe mune me e rregullue ket punen tate. Masnej I afrohet edhe icik tue kqyr ma nga afer dhe I thote_ sa tban per inate me mue?_ I thote cuca _ po ma bane dhe mue si po ja ban kti poplli vij pa lek.

  11. katunari says:

    Dihet niiveli i policise dhe shtetit shqiptar ne pergjithesi.Marrja ne ate menyre ne pyetje,nga nje grup policesh,ku secili e pyeste per hesap te vet,me duket me teper per kureshtje,ja ul shume reputacionin policise,e ul shume ceshtjen si nivel,policia e humb peshen qe duhet te kete.E bene si puna e gjyqeve ne Shqiperi,qe shumica,behen tek zyra e gjyqtarit,ku ambjenti eshte kot fare,ti me palen qe je ne gjyq dhe gjyqtarin je shume afer,dhe nuk ka fare peshe gjykata si institucion drejtesie.Stil albanistani me pak fjale,edhe policia dje,i njejti stil.mesjetar

  12. NjeQytetarOptimist says:

    E pastert Mero…Ngushellime familjareve..E kuptoj si ndjehen keta familjare mbas kesaj pacaure qe injorantet tregojn, por zoti i dhente fuqi…

  13. nastradini says:

    MONSTRAT HORROR I LIND PUSHTETI AKOMA ME HORROR.
    VRASTARET GJAKATARE USHQEHEN NGA MEDIA PA MORAL.

    per te vertetuar keto sentenca po jap nje shkrim qe nastradini i ka cuar BOSIT te SHEKULLIT dhe moderatoreve frikacake e dallkauke te tij.

    PSE FSHIHEN KOMENTET E NASTRADINIT PER ARSYE ETIKE?

    Menjehere lind pyetja: Kush ka frike nga komentet e nastradinit, te cilat nje gazete i publikon dhe nuk shikon qe te kete arsye “ETIKE”, gazeta tjeter sic eshte SHEKULLI nuk i publikon. Mos valle ETIKA e SHEKULLIT komndaohet nga mesagjeret e qeverise se Sali Komunistit? Ne vitin 1995 nastradini shkruajti nje artikull te gjere ne nje gazete prestigjoze amerikane per pseudodemokracine komuniste qe po instalohej gradualisht ne vendin tone. Eshte e qarte se ne SHBA ky artikull nuk i beri asnje pershtypje opinionit publik amerikan. Ose i beri aq sa edhe per demokracine ne fiset ZULU te Afrikes. Mirpo per cudine e nastradinit pothuaj te gjitha gazetat vendase (atehere nuk kishte SITE elektronike)e ripublikuan me krenari ne faqet e tyre kete shkrim pa “ETIKE” dhe krejt antipatriotik te nastradinit, perfshire ketu edhe gazeta propushtetit. Me kalimin e kohes ne vend qe gjerat te regullohen dhe liria te te shprehurit te zgjerohet duke hequr prangat e ETIKES se Kohes se Qepes te Papa Piut Inkuizitorit, qe u vuri gjethe fiku gjentialeve te statujave te Milelanxhelos ne Itali, gjerat ne vendin tone po perkeqesohen. ETIKA e medieve shqiptare po behet si ETIKA e Iranit apo e talebaneve te Afganistanit. Pse keshtu? Kete duhet ta gjeje BOSI i SHEKULLIT dhe moderatoret e tij. Por edhe pushteti mafioz i Sali Komunistit, qe po kthen Kohen e Enverit me friken qe po instalon ne media. Duke pare reprezaljet e frikeshme ndaj shtypit. Me respekt per SHEKULLIN dhe MODERATORET, por me nje keshille te nastradinit, se ka pare dhe vuajtur me shume se ju: Mos vini ETIKEN si mburoje ndaj pushtetit mafioz kur ju kap frika dhe paniku i hakmarrjes se pushtetit. Se vetem ndershmeria dhe liria e fjales jane garancia e demokracise se vertete ne Bote. Me shprese qe te mos gjeni mungese ETIKE ne komentin e nastradinit dhe ta publikoni ate. Qe komentuesit e tjere te mos kene frike se moderatori do t’i prese me geresheren e inkuizicionit dhe t’i thone hapur mendimet e tyre ne kete forum te nderuar te SHEKULLIT.
    Prandaj edhe ketu lind pyetja: Pse vrastaret dhe gjakataret horror livadhisin te lire dhe jane miq e shoke te BOSA-ve ne median shqiptare, nderkohe qe po kjo media pret me gersheret e inkuizicionit fjalen e lire dhe komunikimin normal? A eshte noramale kjo per nje vedn me demokraci evropiane? Nga njera ane “ETIKE” talebanesh alla Kokedhima e moderatoret e tij, nga ana tjeter vrasesa horror, miq te tyre ne sajtet elektronike, mbase edhe ne jeten reale. Na ruaj o Zot!

    1. berti says:

      i nderuar nastradin.
      Gazeta Shekulli eshte nje nga ato pak media te shkruara ne shtypin shqiptar qe ja vlen te lexohet por eshte nje fakt qe popullariteti i saj po bie ne menyre te vazhdueshme.Ne kohen e saj me te mire dhe ju keni qene nje nga top komentuesit e saj qe gjithashtu keni ndikuar ne
      seriozitetin e saj.
      Me lejoni t,ju them se shume here ndoshta nga gjendja emocjonale e momentit keni shkruar ne menyre jo te kulturuar dhe agersive kunder disa komentuesve qe ndoshta nuk kane qene ne nivelin tuaj ose ju kane provokuar duke rene ju ne kurthin e tyre.
      Pra ne nje fare menyre ju keni qene i perkedhelur i tyre.Para shume kohesh ju kam bere nje verejtje per nje sharje konstante te figures se Enver Hoxhes ku ju kam keshillura miqesisht qe:Enver Hoxhen kane te drejte vetem ato familje qe ai ju mori pronat dhe ju vrau njerzit e shtepise ose qe vuajten ne burgjet e spacit qafe barit..Eshte kriminale te shajne enver hoxhen zagaret e djeshem te tij si berishet mehmetelezet besnikmustafat frrokcupet ilirrusjmalet berdhkadilet
      e pogat gradicet,peket,vokshat,bucpapat deri te spiuni sigurmit
      me damke uran mutka..Po ashtu eshte fyese qe ambasadoret amerikane
      kane marre flamurin e clirimtarit nga regjimi i enver hoxhes
      kur ata kane qene shume indefernte me ate regjim dhe kane shkuar dhe me thelle duke ulur kembekryq ne kasafortat e sigurise se shtetit
      shqiptar udbashe si damir fazllici me tome ridge..
      Dhe ne kete rast ju po dilni dhe nga tema duke anshkaluar
      dhe viktor gumin e vicidolit qe ka vrare nje shtet te tere.
      Duke ju uruar te mos na shani komunist apo sigurims si e keni zakon
      ju urojme nje fund jave cplodhese..

      1. nastradini says:

        I nderuar zoti Berti, fjalet tuaja perkedhelase me preken pak, sepse nastradini ne jeten e tij te nderlikuar nuk eshte mesuar nje trajtim te tille te posacem nga Bota qe e rrethon. Nuk eshte cudi qe SHEKULLI i Kokedhimes te transformohet per nje dite si KOHA JONE e Nikolle Lesit. Dhe ta shohin pas do kohe biznesmenin e falimentuar Kokdheima si pushtetar i Sali Berishes. Kjo eshte nje dukuri fare normale albaneze. Qe kur Enver ANTIKRISHTI hodhi faren e se KEQES ne vendin tone. Ne vitet e largeta 1946 me implementimin e sistemit stalinist ne Shqiperi duke vrare dhe likuiduar inteligjencen properendimore, duke vjedhur dhe grabitur prona dhe pasuri private e publike dhe duke nenshtruar nje popull te tere qe te punonte vetem per nje fampje ne pushtet. Kjo dhe vazhdon ne origjinal edhe sot Me Sali DEMONIN. Qe e drejton shtetin njesoj si mesuesi i tij i Partise se Punes. Pse keshtu? Sepse Mjetet Kryesore te Prodhimit ndodhen ne dore te BOSIT komunist, sepse Prona Private dhe Kapitali Privat eshte strukur ne brimen e miut dhe eshte grabitur si mos me keq. Jam dakord me ju qe vemjet e sigurimit dhe sejmenet komuniste te Saliut nuk kane te drejte te flasin keq per BABAIN e tyre ideollogjik, Enver Hoxha. Problemi eshte qe keto vemje kane kapur pushtetin dhe nuk e leshojne dhe mashtrojne miletin me parrulla antikomuniste per te krijuar pershtypjen qe jane NDRYSHE nga Enveri. Nderkohe qe jane PJELLA origjinale e tij. Kete eshte perpjekur te thote edhe historiane prestigjoz Bernd Fischer, qe te gjite kane filluar ta sulmoje me ofeza dhe fyerje, ne vend qe ta nderojne si nje intelektual i huaj qe ka denjuar te studioje vendin tone. Pse shqiptaret jane keshtu ndryshe nga te tjeret dhe duan te kene gjithmone nje Diktator Gjakatar ne krye? Kjo eshte ceshtja. Prandaj nastradini propozon ta leme kete teme dhe te shikojme BARCELONEN qe po ben LOLO te gjitha ekipet e tjera. Dhe te mesojme nga ata lidhur me lojen kolektive te ekpit ku asnje nuk eshte BOS.

  14. iliriTirane says:

    Shkrimi shume profesional. Por friken me te madhe sot une e kam nga vete policia(e rendit dhe ajo bashkiake).Jane bere si taksidare.. Nje miku im ish kuader i larte policie me tha: sikur ta marrim sot ne dore policine, na duhen rreth tre vjet ta pastrojme nga llumi.Kush me garanton mua qe nuk ka te tjere si puna e ketij mostres?Kush me garanton mua qe ky nuk kishte bashkepuntor (ne polici)? A jane te sigurte arketaret qe numerojne para ne kete vend.
    Ketu e ka marre ferra uraten, bota na ben sehir dhe tallet me NE, opozita fle para kompjuterit!!! Krimi ben ligjet ne parlament dhe “ble” pasurine kombetare??? Bir Selmani nenes ke te qaj me par…njerin e kam nip e tjetrin e kam djale! Nje popull i vogel qe smerret vesh….as mos presim te na ndihmoj njeri.TURP….

  15. askushi says:

    Kush ka 7 vjet ne pushtet,qe mostra eshte bere trim ne keto 7 vjet dhe vret pa maske?

  16. MoloaAlia says:

    Pika Nishanit, Sailut, Caaushit dhe Burgajt !
    Te ish per ta dhe per kete palo polci ky kriminel-games do kerkonte bankene rradhes dhe viktimene rradhes.
    Rrofte Ai qytetari qe vendosi kameren ku u pane imazhet s tij.
    U masturbuan para ekraneve “kreret”!!!

  17. alket says:

    mero,minister i brendsheeeeeeeeem.

  18. racionali says:

    Jo qe se kam shok ,por edhe ato qe kerkojne te behen shok (sigurisht virtual)perpiqem qe pa i njohur mire qe ti injoroj.Pra e thene ndryshe qeveria e paska gjetur gozhden e nastradinit qe “fajin e ka biri i bllokut Edi Rama ” ,krejt si perralla e La Fontenit ujku dhe qengji.Edi Rama duhet te “mbaje pergjegjsi” qe Sala u be sekretar partie,prandaj dhe duhet te kerkoje “falje publike”,sic e kerkojne deputetet e PD .

  19. brigada8s says:

    “seanca” e pyetjeve te Kuliceve te Berishes tregon pa dyshim e mburje se Policia e fuqishme Shqiptare eshte vite larg xhandarit te Zogut me 2 klase shkolle qe mbulonte Fierin dhe i hidhte nje sy dhe Lushnjes.
    Keqberesi po te mos ishte dhe i semure psiqik me gafat ngazellyese te Policeve perverse krahinore, do te shpallej i pafajshem me nje avokat te mire.
    Rruani veten njerez dhe shpresoni te mos ju vije rradha.Dhe mos harroni…te pakten lexoni Meron se b… nuk keni per protesta

  20. argjiro says:

    Ajo marrje ne pyetje live para kamerave ishte e papare .Per nje moment mund te mendosh se ai qe qe mare ne pyetje mund te qe ndonje leshko qe thoshte si papagall ci pyesnin.Dhe kjo quhet profesionalizem i policise.U duk sikur ishte nje shfaqje per te ksehasur njerezit .Eshte per te vene duart ne koke .

  21. Ermal says:

    Shume dakord Mero. Vetem nuk duhet te harrojme se politika shqiptare perdor tipa qe jane 10 fish me te rrezishem se ky mostra. Dhe me e keqja eshte se ne nje pjese te adoleshenteve ata jane idhuj. Bredhin me BMW X6 madje prishin kur t’u teket edhe mitingje elektorale. Ky nuk eshte shtet por shtrige.

  22. emigranti.it says:

    Isha i prirur per te pergezuar policine per arrestimin e ketij krimineli,por kur pashe videon ngela i shokuar per nga niveli i profesionalizmit te policise.

  23. Vlora says:

    Bravo Mero per analizen!
    Ne Shqiperi nuk ekziston me fjala doreheqje, pas pamjeve filmike shokuese dikush duhej te linte postin, ndersa nje minister qurrash dhe i mete del dhe na flet per krim te sofistikuar!!!!
    Gjeja tjeter qe bie ne sy qe ABC NEWS e tregon si arritje te qeverise ndersa eshte diskretitim i policise qesharake qe kemi.
    Ngushellime te afermeve te viktimave.

  24. Dulla says:

    Tv Klan ka mentalitetin komunist te berjes se biografive.

  25. fatmiri ny says:

    Qellimi i ngritjes “ne qiell” te faktit se v.gumi ishte fans i Edi Rames
    ka dhe nje qellim tjeter te djallezuar.Ai do te aludoje se tipa te tille
    ishin protestuesit e 21 janarit.Jam i bindur se KULICAT dhe SKEJAT e DEVILIT BERISHE jane duke bere kerkime te hollesishme ne te gjitha fotot
    dhe videot e regjistruara te 21 janarit per te gjetur fytyren e monstres
    gumi dhe per ta paraqitur si bashkpuntor dhe perkrahes te RAMES.

  26. Po Mero, pame live MOSTREN Lakuriq!…
    Pame ku na mban Mostra e Festave!!
    Pame live Parade te bizneseve monstruoze qe ka hap Mostra ne cdo rruge, pame live gjith’ qelbin e Lunges qe quhet Shqiperi; neser do shohim Mostren te na mbaje llogon e rradhes mbi …sigurine, punesimin, internetin ne katune, delet, arroret, dhite, gomeret, sukseset, Parlamentin e ri kolosal (me nje borxh kolosal), stadiumin kolosal (me nje borxh colossal)… suksese qe na i kane zili, po s’kem c’ka u bajme… pastroni boren e catise te shpetoni,
    GayParada do bahet!
    Dhe do shpetojme….zhvillim, demokraci. ..jo, se shiko, padyshim, jAu …them une ju…
    prisni djema, se ju s’i dini kto gjana!!..
    Dhe prioritet i prioriteve I PRTISE Sone te lavdishme asht’… groposja e plehrave, djegia e plehrave….pastroni dele, se une kam lexue si jA bani Herkuli stallave…, qy fmi ma dha Sheqerja e kam lexu e kM met i impresjonu fare pa mend kam met , maj men, se shiko…per mendimin tim, globalizmi …. importimi i tere Plehrave & globalizmi, pasurimi, zhvillimi (qe na bien Plehrat e Europes ketu), se ATA Jan antiglobListe mafioze te Mjere qe bajne vetem ciuciu, jAu them une ju, Mos j’u qeshe buza!… se, s
    e e keni shume gabim!,,
    Shkurt, jena kah po na nigjojne veshet ket (vigan- Rural-Reganianin Solxhenician, me daullet e rradhes
    (mbi mrekullite qe na ka pru… PARTIA dhe shokusalibrisha!)!
    Neser do ndjekim live Rural-Xhahilin ne Tradheti & Monstruozitetin e rradhes (ndaj vend-zhgabonjsit) !
    E gezofshim, flm. Big Brother; nga fundi loçkes!
    E trishte dhe shpresebjerrese, ky qelbesire mikroskopike do denohet. X vite; qelbesirMonstra na rri permbi krye (na e bon …perdite shpirtin derr!)
    Flm. prej zemre o BigBrother!
    Presim me padurim ‘Gerdecin’ e rradhes, falenderojme paraprakisht!
    Poplli shqiptar trim -liridashes.

  27. DHELPRA says:

    Z.MERO, NUK TE ADMIROJ TE ADHUROJ, JE I VETMI GAZETAR “PROFESIONIST” QE AKUZO ME GISHT “LA FAMIGLIA” (FAMILJA BERISHA NE GJUHEN MAFIOZE TE SICILIANVE) EDHE PER KETE DUHET TE KESH MBESHTETJEN E TE GJITHVE NE SI “Dèmos” (POPULL) SEPSE VETEM NE MUND TA RREZOJM “LA FAMIGLIA”-N, TE BASHKUAR JO TE GENJYER NE CDO FUSHAT ELEKTORALE NGA “PREMTIMET” E KRIMINELAVE QE PO NA VRASIN FAMILJARET CDO DIT, MOS TE GENJEHEMI ME 20 MIJ LEK AS ME 1 VEND PUNE TE ZOTUAR MBAS FITORES, DUHET TE HAPIM SYT EDHE TE NGREHEMI NE KEMB, TE LULEZOJ REVOLUCIONI SHQIPTAR SI I 1789 NE FRANC E PASTAJ NE TE GJITH EUROPEN, SI “PRANVERA ARABE” “2010-2012”, DUHET TE VIJ “PRANVERA SHQIPTARE” ESHT KOHA E SAJ, BOLL E TOLERUAM.

    NDERSA PER KETE TE ASHTUQUAJTURIN “PROFESIONIST” 150 CM NGA “STRUKTURAT SHTETRORE”, DUHET TI JEPNI NDONJE ROULET OSE KOPJUTER TE LOZI EDHE NE QELI SE KAM FRIK SE DO BEJ VETEVRASJE.

    RESPEKT MERO.

    TO BE…

  28. tristjani says:

    Kreret e policise me e pakta duhet te vihen para litarit.Pse?
    Po çqe ajo mbrame more te shkrete shqiptare qe nje kreminel tall bythen me ca rrugace qe e quajne veten police. Po more ju nuk jeni police por ca militante te rendomte qe i jeni varur ne qafe popullit te shkrete dhe po i thithni gjakun.Po si ka mundesi more vellezer qe ne televizione pa ju dredhur qerpiku fare me ze dhe me figure delet para atij populli para atyre femijve qe mbeten jetim.JO JO Jo kjo nuk eshe shaka kjo eshte menxyre qe ka rene mbi popullin tone,por ishalla nga ndonje tjeter e gjeçin femijet e ketyre qe e kane kthyere shtetin ne nje katraure te vertete, nuk kemi se çfar te themi,primitivizmi na mbyti.

    1. DHELPRA says:

      PERSHENDETJE TRISTJANI, TE MBESHTES DERI TEK PIKA E FUNDIT, 1 GJE NUK ARRIJ TE KONCEPTOJ, PSE KY “MONSTRA” VIKTOR GUSHI, PRANO GJITHCKA? POLICIN E PAM SI E PYESTE, I OFRUAN CIGARE, I HOQEN PRANGAT… FILLOJ TE RECITONTE PARA 1 KOMBI, PSE PRANO GJITHCKA?
      DRITAN DAJTI VRAU 4 POLIC, NUK E PRANO AKOMA SOT E KSAJ DITE KRIMIN, KY PRANO GJITHCKA BILE EDHE E RIPERSERIT NE GJYKAT?

      POLICET GENJEHEN ME 10 MIJ LEK, EDHE I KEMI PAR SIC JA BERI DRITAN DAJTI NE DURRES, CA PROFESIONISTESH JAN…

      TO BE…

  29. I liri says:

    Z. Mero ! Gjithe media dhe policia thote se krimineli ka bere 16 krime.Gazeta RD e sotmja thote ka bere 18 krime. C’duan te thone gazetaret e Berishes me kete? Policia kapi nje shume te rrezikshem apo qe ai mund te bente dhe 118 krime dhe po te ishte per policine,s’kishte per tu kapur ndonjehere…?

  30. tomori i beratit says:

    Ne asnje vend Europian nuk nxiret vrasesi ne ekran duke e mbytyr me “intervista”.Na e ben tamam VIP.Mire qe ndonje nga policet nuk i kerkoi autograf.Ne Shqipetaret jo qe per ne EUROP as qe behet fjal qe te integrohemi sepse jemi 1700 vjet mbrapa por na e kalon edhe burundi xhibuti sudani e somalia.Dhe kjo fitore e madhe eshte merit e udheheqesit tone shokut sal ram ber.

Lini një Përgjigje te Nexhip Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *