Kuzhinieri më i mirë në Greqi: Mekolli fiton Kapelen e Artë 2012

2 Prill 2012, 22:27Lifestyle TEMA

I riu nga Shqipëria fiton çmimin e parë në Greqi, shpallet Kuzhinieri i Vitit. Renato Mekolli fiton Kapelen e Arte 2012.

 

Pak pas orës 20:00 (në orën shqiptare) të kësaj të hëne, 2 prill 2012, në Athine në sallën e Grande Bretagne Hotel hapi siparin eventi i përvitshëm që mbahet në shtetin fqinj për Kuzhinierin me te Mire. Eventi i njohur nën emrin Kapelja e Arte 2012 kurorëzoi 30 vjeçarin nga Shqipëria, Renato Mekolli si Kapelen e Artë për këtë vit. Ky nuk është çmimi i parë për shqiptarin 30 vjeçar. Çmimi i marrë këtë mbrëmje është i treti radhazi për Mekollin. Menjëhere pas çmimit Mekolli për blogun tone ndër të tjera shkruan:

“…gjëja me e bukur për mua është që jam shqiptar, një shqiptar shume i vogël, pothuajse i padukshëm në Greqi, po që gazetarët interesohen për gatimin tim dhe grekët sa herë që ndryshon diçka tek mua, qoftë restoranti, qofte menyja, restoranti do jetë sold out…, ndihem shumë mirë që s’e mohova vendin tim duke ditur që mund të kishte dhe pasoja në karrierën time si shef kuzhine…”

Eventi u zhvillua pas përzgjedhjes nga 200 shefat më të mirë të kuzhinës greke, për të arritur në këtë finale ku garonin 20 më të mirët e kuzhinës në shtetin fqinj. I riu nga Shqipëria ka qenë epiqendër edhe e shtypit ndërkombëtar. New York Times dhe media të ndryshme ndër vite i kanë kushtuar vëmendje Top Chef të kuzhinës greke. I riu, si çdo emigrant shqiptar që në moshë të vogël e nisi karrierën në Greqi si pjatalarës, por shumë shpejt talenti dhe kreativiteti do ta bënte një emër të njohur jo vetëm në disa prej restoranteve luksoze të Athinës, por edhe të mbarë Greqisë pasi në formate të ndryshme të programacioneve të kanaleve greke, Mekolli do të ishte një imazh i ngulitur në opinionin e komunitetit fqinj. Madje në dhjetor 2011 gazetarët, kritikët dhe opinioni publik do ta cilësonte Mekollin në krye të sondazhit Kuzhinieri më i Mirë i Vitit. I lindur në 19 nëntor 1982, Renato Mekolli aktualisht punon për një prej restoranteve mjaft luksoz në Athinë, të quajtur Vassilenas. Mekolli i bashkëngjitet kështu listës së madhe të shqiptareve të suksesshëm në mbarë botën që falë talentit dhe aftësive të tyre përkëdhelin ndjenjën e madhe të çdo shqiptari sa herë që rreth tyre shkruhet “Jam nga Shqipëria”.

F.Kaloçi

20 komente në “Kuzhinieri më i mirë në Greqi: Mekolli fiton Kapelen e Artë 2012”

  1. aqif pallaska says:

    Paskan filluar edhe greket te vleresojne meritokracine me ne fund. Bravo

    TF ke kontrolluar hallatet mos eshte gje korrak se na nxive,,,,

    1. wert says:

      Aqifo, ne greqi vleresohet ajo qe ne Shqiperi percmohet…keshtu qe tani nuk ke goje te flasesh per racizem e traplliqe te tilla.
      Greku te pakten te vlereson, kurse ne Shqiperi ky person do ishte nje hic.
      Bravo Renato, bravo Greqia

      1. tourkofagos says:

        sakt,do ti kujtoja bjondes Aqifi se nuk mungon deshira e grekeve qe te vleresojne shqiptaret,por eshte fama e keqe qe korraket i kane damkosur shqiptareve.
        21vjt ne Greqi,nuk me tha dikush nje fjale te keq,apo rraciste si mund ta quaj,por dal ne mengjes ne hyrje per ne pune e gjitoni grek me thote;Klimera qirie S….!
        Por nuk do te thoshja te njejten gje per nje korrak ne te njejtin pallak,i cili te pakten 12 ore ne dite,non stop mban muziken ne fund[kice-kice 40 ditshe, song]….apo hyrje-dalje nga soji e sorrollopi i tij,duke shqetesuar gjithe pallatin…..!!!!!
        Sa per Renaton i uroj suxese!

    2. Dean says:

      Aqif?!,nuk kam as dashuri dhe as urrejtje per Greqine,por 1 njeri i talentuar atje dhe ne Perendim ka me shume shanse per te perparuar dhe bere karriere se sa ne vendin e vet:Shqiperi.
      Une nuk te jap dot urdher nese duhet t’i ”dashurosh” apo ”urresh” greket,pasi kjo eshte zgjedhja jote personale,por nese me te vertet i Urren greket dhe Greqine eshte me e Ndershme dhe me e Zgjuar qe te gjesh pika me te vertet te Dobta te Greqise ne menyre qe ”sulmi” yt te jete i justifikuar dhe Efikas.
      Dhe me beso mua,ata kane plot te tilla,por per Ironine e Fatit ata kane shum here me pak Dobsi dhe Defekte se ne Shqiptaret.
      Them ”per ironine e fatit” sepse forca e zakonit e do qe Greket te jene te ”Keqijt” dhe Shqiptaret te ”miret”.Ne fakt e verteta eshte krejt ndryshe.Ata jane shum here me Kompakt se ne Shqiptaret.
      Serbia vrau me 10ra mijera,shkaterroj 3 shtete dhe ekonomine e vet dhe prap eshte perpara nesh.Greqia ka 1 mal me Borxhe dhe ata mire apo keq kan me e gjet menuren si t’i menaxhojne dhe prap pas 10-15 vitesh do te rimekemben.
      Ndersa NE Shqiptaret nuk jemi gje tjeter,vecse 1 Krize qe riciklohet nga brezi ne brez.E dhimbshme,por e VERTET.Ka ardh koha te shikojme Problemet qe kemi me vetveten me shume se me u marre me te tjerret SI BURIM I PROBLEMEVE TONA.

      1. agbi says:

        Dean.
        Sa te drejte ke , por …….nuk do vonojne ” profesoret ” te te emertojne ” antishqiptar “.Sikur ate fuqi , deshire e vrulle qe kemi per te share e theksuar te metat dhe te keqiat e tjetrit , ti perdornim per te ndyshuar veten tone , mentalitetin ton , menyren tone te mendimit e te veprimit , shume gjera do te ishin ndryshe , nga ktahu pozitiv sigurisht , ne Shqiperi .
        Edhe ketij djali i takojn shume bravo per talentin , vullnetin dhe deshiren qe ka per te ecur perpara .

      2. aqif pallaska says:

        Dean une nuk urrej aspak greket, (une urrej mega-EGO -n te shtetin helen) ka nje diference te madhe.
        Dhe ne kete rast ju thashe bravo qe vleresuan meritokracine, rreshti dyte ishte thjesht IRONI per TF
        Dhe jam i bindur se ai djali ne Shqiperi do ishte duke pjekur qofte te rruga e Kavajes, dhe si shqiptar ju jam mirenjohes qe i dhane mundesine ketij djali te kultivoje talentin e tij.

        1. tourkofagos says:

          Aqif pisogledi,nqs ti mendon se ironizon te tjeret….je thjesht nje karagjozi,re karagjozi…..
          ja shikohu njehere ne pasqyre dhe po nuk u besove syve,qe shpesh te genjejne,merru njehere ere sqetullave e do te me besosh….ok,karagjozi,re karagjozi…..

  2. martin says:

    Nje lajm qe me vertete na gezon.I lumte Renatos.Te tjera suksese.

  3. BERISHA LARGOHU. MENDIMI NDRYSHE NUK ESHTE ANTISHQIPTARIZEM, POR TREGON DEMOKRACI! says:

    Z. Renato Mekolli, te lumte per qe je talent dhe shqiptar. Urime dhe nje jete te mire ne te ardhmen t’uaj!

  4. raimondi says:

    Bravo Renato !
    –Hej O Renato , hajde ne Amerike te besh lokalin tend dhe te behesh milioner –por edhe me emer..

    Hajde ketej mos ri me aty ….

    Te uroj suksese dhe respektin me te madh ty dhe prinderve te tu qe te kane edukuar
    me Dashruine per Shqiperine

    1. tourkofagos says:

      mufti efendi,po erdhi aty kam frike se do te katandiset byrazer i Ahmadinejaad-t si puna jote,ok!
      Renato vertete eshte master,por jam i bindur se guzhina greke eshte ajo qe ai praktikon e jo ajo turkoshqiptare qe s’di gje tjeter, por te beje bakllava e te skuq speca der ne djegie te plote…….!!!

      1. xhino says:

        haaaaaaaaaaaaaaaaaaahhaaaaaaaaa sostos o pektis haaa OK TF

  5. Fatmir97 says:

    Guzhiniri apo kuzhiniri apo kuzhinieri ,…!!!

  6. deti says:

    Te lumte,lart e me lart Renato………..

  7. APOKALYPSIS says:

    Jam shume dakort me komentin e wert. Ky cun i ri kaq i talentuar, ne Shqiperi do kishte ngelur nje pjatalares apo nje kamarier i rendomte dhe i perbuzur!!
    E kam nga pervoja vetjake qe atje kur ke vlera jo qe s’te japin doren po te vene kemben te bjesh sa me shpejt ne grope …

    Mos me thoni qe asnje nga ju (qe e dini veten me nje vlere) nuk e keni kaluar kete pervoje ne allbani!

    Ne Greqi, nese prezantohesh njeri ne radhe te pare, dhe i drejte e jo dredharak, jo po jam grek po jam me grek se ty … te respektojne pikerisht per krenarine qe ruan per preardhjen tende! Dhe te ndihmojne te ecesh…kete di une dhe kam dhe shume shembuj dhe Renato eshte nje shembull gjithashtu!

    Prandaj i lini bla-blate dhe propagandes se neveritshme me te cilin shplani truret tuaja boshe, se pervecse gropen tuaj te zhytjes asgje tjeter nuk arrini!

    Suksese Renatos dhe qofte ky nje nder te gjithe ata Shqiptaret qe ndryshojne imazhin e keq per allbanet ne bote!

  8. beso says:

    Suksese Renatos kudo qe te jete!

  9. emigranti says:

    I dashur Renato jam nje grua shqiptare qe punoje ne nje restorant amerikan prej tre vitesh , kaq i talentuar sa je ti mund te hapesh nje restorant tendin ketu ne Amerike te punosh per veten tende , shume shpejt do te pasurohesh.Luaje ne llotarine amerikane , sepse je i ri dhe e ke jeten perpara dhe nje here BRAVO.

    1. Edi Detroit says:

      Renato edhe une te uroj qe te kesh mundesi te vish ne Amerike,dhe te kesh mundesi te realizosh endrren tende dhe te hapesh nje restorant .Amerika eshte vendi qe ti ben endrrat realitet,ashtu si shume shqiptareve te tjere.Po ndenjte ne ate shkerthate vend do punesh tere jeten per bythzinjte grek,dhe do maresh vetem flete lavderimi dhe nje perbuzje sa te kthesh kurrizin.Pac fat.

  10. Shqiptari says:

    O i cuditshem (nga emri them). Dean ja fut kot kur thote qe Shqiptaret kane me shume shance ne perendim edhe Greqi se sa ne vendin e tyre.
    Ky citim eshte minimalisht injorant (s’me pelqen ta quaj antishqiptar, se i ke paraprire ti).
    Ne Shqiperi mungon tradita ne shume fusha. Kjo fale shokut Enver dhe pasardhesit te tije shokut Sali.
    Tradita pertkthehet ne arsim, zanat (mjeshtri), arte, etj.
    Keta djem e vajza te mira, pasi jetojne shumicen e jetes ne vendet me te zhvilluara (perfshi edhe Greqine) marrin shume nga ambjenti ku jetojne. E per pasoje (kur jane te talentuar) “dalin mbi uje” si djaloshi ne fjale.

    Deri ketu s’ka asgje te cuditshme. Bukuria vjen kur djaloshi ne fjale ja dedikon suksesin vendit te tij. Kjo e ben ate djalosh, mjeshter dhe Shqiptar te mire ne te njejten kohe.

    Ketu vjen edhe ndryshimi me skerbythjet (nga te cilet disa injorante perpiqen ta perjashtoje veten) qe duke mos pasur sukses ne asnje fushe (sidomos ata qe jetojne ne Greqi), perfshi arsimimin e pasardhesve, pozicionohen si kushdreqin e di se cfare, por jo njerez, duke u bere nihilist, me shpresen qe greket do ti duan.

    Si mendon ti? A do greku ndonje komb qe nuk eshte Grek?

    Mesa kam pare e degjuar une. JO.

    Megjitheate ndjehet nje ere e ngrohte nga Greqia. Me ne fund (edhe me gojen e piste te TF) vijen teorite e reja mbi prejardhjen e perbashket (qe edhe mua me shkon pershtat me ne fund).

    Edhe Greket e kane kuptuar mesa duket, qe ne kete bote nuk jetohet vetem. E duke pasur turqit ne nje krah, arabet ne krahun tjeter, e ate rracen e paqene ne veri (FYROM), me ne fund po zbuten me pjesen qe ka kontribuar me se shumti ne popullsine e Greqise.

  11. Arbër says:

    Urime të përzemërta për këtë djalë. Nuk është ndonjë gjë e madhe por në aspektin personal është goxha arritje.Meqënse jemi në këtë temë: në klasifikimet e para disa kohësh, restoranti më i mirë në absolut për cilësinë e gatimin është një restorant në Suedi (në mos gaboj)Ku shef guzhine edhe pronar është përsëri një shqiptar.Pse jo mos të bëhet një traditë e bukur edhe me guzhinjerë të tjerë sa më të zotë.Urime Renatos përsëri! Turkofagos, përgjithësisht gatimi mesdhetar afrohet me shijet edhe me mënyrën e të gatuarit,mund të pyesësh ndonjë patriotin tënd me njohuri minimale i cili mund të të tregojë se pjesa më e madhe e gatimeve ”tradicionale” greke vijnë nga Azia e Vogël ? Duke nisur që nga ”gjiro” edhe deri tek ”bakllavaja” edhe glikotë e tjera. Mos u bëni edhe në gastronomi racistë se latë nam.Meqënse je një ”ekspert” i guzhinës greke na thuaj ndonjë gatim tradicional grek?që të mund të përcaktojmë se çfarë praktikon ky djali. Ah….. edhe diçka të fundit, për të bërë festë nga mbrapa janë dy popuj të respektuar , grekët edhe anglezët. Prandaj le të nisë festa atje tek ty mik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje