Kuzhinieri më i mirë në Greqi: Mekolli fiton Kapelen e Artë 2012

I riu nga Shqipëria fiton çmimin e parë në Greqi, shpallet Kuzhinieri i Vitit. Renato Mekolli fiton Kapelen e Arte 2012.

 

Pak pas orës 20:00 (në orën shqiptare) të kësaj të hëne, 2 prill 2012, në Athine në sallën e Grande Bretagne Hotel hapi siparin eventi i përvitshëm që mbahet në shtetin fqinj për Kuzhinierin me te Mire. Eventi i njohur nën emrin Kapelja e Arte 2012 kurorëzoi 30 vjeçarin nga Shqipëria, Renato Mekolli si Kapelen e Artë për këtë vit. Ky nuk është çmimi i parë për shqiptarin 30 vjeçar. Çmimi i marrë këtë mbrëmje është i treti radhazi për Mekollin. Menjëhere pas çmimit Mekolli për blogun tone ndër të tjera shkruan:

“…gjëja me e bukur për mua është që jam shqiptar, një shqiptar shume i vogël, pothuajse i padukshëm në Greqi, po që gazetarët interesohen për gatimin tim dhe grekët sa herë që ndryshon diçka tek mua, qoftë restoranti, qofte menyja, restoranti do jetë sold out…, ndihem shumë mirë që s’e mohova vendin tim duke ditur që mund të kishte dhe pasoja në karrierën time si shef kuzhine…”

Eventi u zhvillua pas përzgjedhjes nga 200 shefat më të mirë të kuzhinës greke, për të arritur në këtë finale ku garonin 20 më të mirët e kuzhinës në shtetin fqinj. I riu nga Shqipëria ka qenë epiqendër edhe e shtypit ndërkombëtar. New York Times dhe media të ndryshme ndër vite i kanë kushtuar vëmendje Top Chef të kuzhinës greke. I riu, si çdo emigrant shqiptar që në moshë të vogël e nisi karrierën në Greqi si pjatalarës, por shumë shpejt talenti dhe kreativiteti do ta bënte një emër të njohur jo vetëm në disa prej restoranteve luksoze të Athinës, por edhe të mbarë Greqisë pasi në formate të ndryshme të programacioneve të kanaleve greke, Mekolli do të ishte një imazh i ngulitur në opinionin e komunitetit fqinj. Madje në dhjetor 2011 gazetarët, kritikët dhe opinioni publik do ta cilësonte Mekollin në krye të sondazhit Kuzhinieri më i Mirë i Vitit. I lindur në 19 nëntor 1982, Renato Mekolli aktualisht punon për një prej restoranteve mjaft luksoz në Athinë, të quajtur Vassilenas. Mekolli i bashkëngjitet kështu listës së madhe të shqiptareve të suksesshëm në mbarë botën që falë talentit dhe aftësive të tyre përkëdhelin ndjenjën e madhe të çdo shqiptari sa herë që rreth tyre shkruhet “Jam nga Shqipëria”.

F.Kaloçi

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...