Kony 2012, historia e një gazetari që tronditi botën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Historia e një kauze që bashkoi 100 milionë njerëz, brenda një muaji në emër të drejtësisë dhe ndryshimit. Një gazetar për 9 vjet rresht i tregoi botës një histori. Historinë e një krimi. E bëri në emër të fëmijës së tij, të një bote më të mirë për fëmijën e tij. Ja sesi mund të përfshihesh, rreshtohesh edhe ti, kudo qofsh, për të bërë historinë. Historinë e vitit 2012. Më poshtë po botojmë të plotë skenarin e shkruar për këtë dokumentar, transmetuar nga emisioni Shqip.

 

 

Asgjë s’është më e fuqishme se një ide të cilës i ka ardhur koha.

 

Sot ka më shumë njerëz në Facebook se popullata e Tokës 200 vjet më parë. Dëshira më e madhe e njerëzimit është të ketë përkatësi e lidhje. Tani ne mund të shihemi, mund të dëgjohemi…

-Të dua, gjysh!

-Të dua!

-Pse s’e bën foton?

Ndajmë atë që duam, e kjo na kujton çfarë kemi të përbashkët.

-“U nxor shëndoshë e mirë, pas shtatë ditësh e gjysmë.”

-“Nëse beson në vetvete, do të dish të ngasësh biçikletën! Shiko e mëso!”

-Pajisja e dëgjimit u ndez. Mund ta dallosh? Është emocionuese!

Kjo lidhje po ndryshon mënyrën si funksionon bota. Qeveritë përpiqen të kapin ritmin.

-Mund të vëmë lirinë në provë.

Brezat e moshuar janë të shqetësuar.

-Shumë shqetësohen për të nesërmen. Vitin tjetër mund të jetë më keq.

Loja ka rregulla të reja. 27 minutat e ardhshme janë një eksperiment. Por që të funksionojë, duhet të jeni të vëmendshëm.

-Urime!

-E dëgjoj!

Kështu e ka nisur jetën çdo njeri i planetit. Nuk zgjodhi kur apo ku do të lindte. Por ngaqë është këtu, ai ka rëndësi.

-Të kemi pritur! Ia dole.

Quhem Xhezon Rasëll, dhe ky është im bir, Gavini. I pëlqen të hidhet në trampolinë, të jetë ninxha e të kërcejë.

-Çfarë po bën?

-Një engjëll rëre.

-Si e bën?

-Kështu!

Njësoj si i ati, i pëlqen të jetë nëpër filma!

-Fillo!

-Kujdes, njerëz! Vraponi! Është bombë!

Si dhe të bëjë filma.

-Shiko, baba. Them se e morëm filmimin.

Por ai ka lindur në një botë të ndërlikuar. Si baba, dua të rritet në një botë më të mirë se timen. Për shkak të ngjarjeve të jetës, shoh vetëm një mënyrë për këtë. Është bërë detyra ime tashmë. Kush jeni për të ndaluar një luftë? Kam ardhur t’ju them se kush s’jeni!

-Ç’kemi, Gavin.

Disa vjet para se të lindte Gavini, jeta më ndryshoi nga një tjetër djalë.

-Kush është ky këtu?

-Xhekobi.

-Kush është Xhekobi?

-Miku ynë në Afrikë.

Kanë kaluar 10 vjet që kur unë e Xhekobi u bëmë miq.

-Janë të bukur. Më të mirë se peshkaqenët.

Por kur unë e miqtë e mi e takuam për herë të parë në Ugandë, në Afrikën Qendrore, rrethanat ishin shumë ndryshe. Ai po vraponte për të shpëtuar kokën.

-Këtu shkon në shkollë?

-Po.

-Prandaj e flet kaq mirë anglishten?

-E flas.

-Sa net ke ndenjur këtu?

-Po na e vështirësoni punën. Ndalojeni atë kamera tani!

Natën kur e takova, më tha çfarë kishte përjetuar ai e fëmijë të tjerë në veri të Ugandës.

-Kemi frikë se mos rebelët na vrasin pasi të na arrestojnë. Vëllai im u përpoq të arratiset, dhe e vranë me Panga, i prenë fytin.

-E pe?

-E pashë! Kemi frikë se po të flemë gjumë, do të na rrëmbejnë rebelët. Sepse shtëpia jonë është larg qytezës. Na kapin e na marrin në pyll. Vijmë këtu që të ruajmë jetën.

-Nuk më besohet!

-Nuk të besohet? Dhe kjo vazhdon prej vitesh?

-Po të ndodhte një natë në Amerikë, do të dilte në lajmet kryesore.

-Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

-Doja të bëhesha avokat, por s’kam para për shkollën që të mësoj të jem avokat.

Pasi ndenja disa javë me Xhekobin, më tha diçka që s’do ta harroj.

-Është më mirë të na vrisni. Nëse mundeni, më mirë të na vrisni. Ne nuk duam të jemi më këtu.

-S’doni të jeni mbi Tokë?

-Jemi vetëm dy vetë. Asnjë s’kujdeset për ne. S’po shkojmë në shkollë.

-Më mirë vdekja, se të jeni në tokë?

-Po!

-Edhe tani?

-Edhe tani! Si do të jetojmë në të ardhmen?

Më tregoi më shumë për të vëllain, ç’do t’i thoshte po të ishte gjallë.

-Të dua, por tani më mungon. Do të jetë më mirë kur të takohemi. Këtu s’do të takohemi, por mund të takohemi në parajsë. Është më mirë. S’do të flas shumë. Sepse po ta shoh vetëm një herë vëllain tim, unë s’do të…

-Qetësohu! Qetësohu, Xhekob.

Gjithçka në zemër më thoshte të bëja diçka. Kështu që i dhashë një premtim.

-Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndaluar. Më dëgjon?

-Po.

-E di ç’dua të them?

-Po.

-Do t’i ndalojmë! Do t’i ndalojmë.

Ia dhashë këtë premtim Xhekobit, pa e ditur ç’do të thoshte, por tani e di. Në nëntë vitet e fundit kam luftuar që ta përmbush. Lufta më solli në këtë dokumentar që po shihni. Sepse ai premtim s’është vetëm për mua e Xhekobin, por është dhe për ju, dhe vitit 2012 është ai në të cilin mund ta përmbushim. Nëse ia dalim, do të ndryshojmë historinë e njerëzimit. Por koha po ikën. T’ju them të drejtën, ky dokumentar skadon më 31 Dhjetor 2012. Qëllimi ynë i vetëm është të ndalojmë grupin rebel, LRA, dhe drejtuesin e tyre, Xhozef Konin. Tani do t’ju them se si. Unë s’ia kam shpjeguar kurrë djalit, Gavinit, se ç’punë bëj vërtet. E di që punoj në Afrikë, por s’e di për çfarë është lufta, dhe as se kush është Xhozef Koni. Do t’ia shpjegoj sot.

-Je gati, Gavin? Do të të bëj disa pyetje. Mund të më shikosh mua dhe të përgjigjesh.

-Jam pak nervoz.

-Me çfarë pune merrem unë?

-Nuk i lë të këqijtë të bëjnë keq.

-Kush janë të këqijtë? I njeh…?

-Ata të “Luftës së Yjeve”.

-Ata janë të këqijtë? Të ta them emrin e të keqit?

-Po.

-Ky është Xhozef Koni.

-Ai është i keqi?

-Po. Kush është ky?

-Xhekobi.

-Xhozef Koni ka një ushtri. Ai i merr fëmijët nga prindërit, u jep një armë, dhe i detyron të qëllojnë e të vrasin njerëz të tjerë.

-Por ata s’do të bëjnë ç’thotë ai, sepse janë të mirë, apo jo?

-Ata s’duan të bëjnë gjëra të këqija, por ai i detyron. Ç’mendim ke për këtë?

-Është e trishtueshme.

S’mund t’ia shpjegoja Gavinit me imtësi se ç’bën Xhozef Koni. E vërteta është që Koni rrëmben fëmijë sa Gavini. Ka 26 vjet që rrëmben fëmijë për grupin e tij rebel, LRA. Vajzat i kthen në skllave seksi, dhe djemtë në fëmijë ushtarë. I detyron të gjymtojnë fytyra njerëzish. I detyron të vrasin prindërit e vet. Dhe s’janë vetëm pak fëmijë. Kanë qenë rreth 30 mijë të tillë. Xhekobi ishte një prej tyre. Sikur krimet e Konit të mos ishin mjaftueshëm keq, ai s’po lufton për asnjë çështje, por vetëm për të ruajtur pushtetin. S’e mbështet asnjeri. Ka përdorur bisedime paqeje për të gjetur armë e për të vrarë, vazhdimisht e pafundësisht.

-Koni ka propozuar disa herë paqe, pastaj merr sërish fuqi e sulmon.

Ky është kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Gjykata u hap në vitin 2002 me detyrë që të kapte e të arrestonte kriminelët më të mëdhenj të tokës. Edhe pse ka shumë vrasës e diktatorë në botë, perversiteti i krimeve të Konit e rendit të parin në listë.

-Koni është i pari që po hetohet nga gjykata ndërkombëtare. Janë krime kundër njerëzimit, e krime lufte ndaj civilëve. Vrasje, skllavëri seksuale, përdhunim, rrëmbim. Duhet të nisim të planifikojmë se si ta arrestojmë Konin. Duhet të jetë serioze. E vetmja mënyrë për ta ndaluar, është t’i tregojmë që duam ta kapim!

-Ç’mendon se duhet të bëjmë?

-Duhet ta ndalojmë. Krimineli këtu është Koni. Po ta ndalojmë, problemet zgjidhen.

-Kë duhet të ndalojmë?

-Këtë.

Është e qartë që Koni duhet ndaluar, por 99% e planetit s’e njeh. Po ta dinin, Koni do të ishte ndaluar shumë kohë më parë.

-Bota e komuniteti ndërkombëtar duhet ta vënë para drejtësisë. Ta ndjekin kudo që të jetë. Së pari, për të shpëtuar fëmijët. Së dyti,për të vënë drejtësi. Jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo mik të Ugandës, që të mbarojnë këto vrasje e masakra të kota.

Kur unë e miqtë u kthyem nga Uganda, menduam që qeveria amerikane do të bënte diçka për ta ndaluar. Por të gjithë në Uashington na thanë që SHBA s’mund të futet në konflikte që nuk cenojnë sigurinë kombëtare ose interesat financiare. Asnjë administratë, republikane, demokrate, Obama, Bush, Klinton… Asnjë s’do të bënte sa duhet, sepse s’ka rëndësi të mjaftueshme për politikën e jashtme amerikane. Meqë qeveria tha që ishte e pamundur, ne nuk dinim ç’të bënim tjetër, përveçse t’u tregonim të gjithëve për Xhekobin e Fëmijët e Padukshëm. Do t’ua tregojmë sa më shumë njerëzve, që të mos injorohemi. Kur e treguam, njerëzit u tronditën. Ndërgjegjësimi i tyre u kthye në veprim. Nisëm diçka. Një komunitet. Kam miq që kanë jetuar gjithë jetën në këtë konflikt. Luftuan për këtë, sepse kjo do ta ndryshojë botën, e kjo na përkufizon. U bëmë krijues e ngritëm zërin.

-S’ka mbaruar!

Teksa LRA nisi të zhvendoset në vende të tjera, Xhekobi dhe banorë të tjerë të Ugandës erdhën në SHBA, për të folur në emër të atyre që vuajtën për shkak të Konit. Edhe pse Uganda ishte mesatarisht e sigurt, ata ndien detyrimin t’i thonë botës që Koni ishte ende aty, dhe që ai duhej ndaluar!

-Jam krenar që po mbroj njerëzit e mi në shtëpi. Ky ndryshim që do të bëjmë, do të zgjasë përgjithnjë.

Ndërtuam një komunitet me idenë që vendi ku jeton s’duhet të përcaktojë nëse do të jetosh. U angazhuam që ta ndalojmë Konin, të rindërtojmë atë që shkatërroi. Ngaqë s’presim dot për institucionet dhe qeveritë të angazhohen, ne e bëmë vetë, me kohën, talentin e paratë tona. Rindërtuam shkolla.

-Më e mira që mund t’u ofrosh fëmijëve, është t’i lësh të jenë të pavarur. Kjo jepet me anë të arsimit.

Krijuam vende pune.

-Kam parë jetët e atyre që kanë qenë të pashpresë. Tani kanë shpresë.

Ndërtuam një rrjet radiofonik në frontin e luftës, për të mbrojtur fshatrat nga sulmet e rebelëve. Përditësohesh për atë që ndodh në zonën e luftës, 12.000 km larg. E gjitha kjo financohej nga një ushtri të rinjsh, të cilët vunë paratë për besimin e vlerave të njerëzimit. Dhanë pak dollarë në muaj, nga ato pak që kishin, për një program të quajtur TRI. Vërtetuan që një grup të vegjlish mund të bëjë ndryshim të madh. Si rezultat, e papara u bë e dukshme.

-I kemi parë këta fëmijë.

I kemi parë të qarat e tyre.

Kjo luftë duhet të ndalojë.

S’do të ndalojmë!

S’do të kemi frikë!

Do të luftojmë luftën!

-Kam folur me njerëz nga Meksika dhe Kanadaja, nga çdo shtet tjetër që më vjen në mendje. Po e bëjmë për një arsye të vetme, e vijmë nga vende të ndryshme.

Kështu duhet të jetë bota. Me qindra mijëra njerëz me ne, u kthyem në Uashington DC, u takuam me kongresmenë e me senatorë, kokë më kokë. Nga të dy anët, republikanë, demokratë, e të gjithë ranë dakord. Krimet e Xhozef Konit duhet të ndalohen.

-Nga gjithë problemet që janë atje, asnjë s’është më i rëndë se ai që gjymton e vret fëmijë të vegjël.

Anëtarët e rinj të Organizatës së Fëmijëve të Padukshëm dinë që asnjë fëmijë s’duhet të jetojë në frikë se mos rrëmbehet e vritet. U angazhuan të jenë zëri i tyre. Kuptuan që këta fëmijë afrikanë ishin të padukshëm për politikanët e Uashingtonit, ndaj vendosën t’i bëjnë të duken. Ajo që thanë se s’do të ndodhte, papritur u bë e mundur.

-Në vijim të politikës së Uashingtonit kam autorizuar një grup të vogël trupash Amerikane të vendosen në Afrikën Qendrore, për të ndihmuar forcat vendase që punojnë për të larguar Konin. Sinqerisht, Barak Obama!

Njoftimi i papritur erdhi nga një letër e SHBA-së.

-Vendimi i presidentit angazhon trupat amerikane për të ndihmuar… Nëpërmjet këshillave e ndihmës, jo duke futur amerikanë në luftë. Për t’i ndihmuar vendet e rajonit ta mbyllin këtë konflikt. Ky ishte një investim i vlefshëm.

-Mendonim se s’do t’ia dilnim, por kur shoh tani që mund t’ia dalim, jam vërtet e emocionuar. Pas tetë vjetësh punë, qeveria na dëgjoi, më në fund.

Në tetor të vitit 2011, 100 këshilltarë amerikanë shkuan në Amerikën Qendrore, për të ndihmuar ushtrinë e Ugandës për të ndaluar Konin e LRA-në. Ishte hera e parë në histori që SHBA ndërmori veprime të tilla, vetëm sepse populli e kërkoi. Jo për vetëmbrojtje, por sepse ishte ajo që duhej.

“Raport radioje me frekuencë të lartë në Amerikën Qendrore. Një 14 vjeçar i arratisur raporton se Koni tani është vënë në dijeni të planeve të SHBA-së për të ndaluar LRA-në dhe do të ndryshojë taktikë për të shmangur arrestimin, tani që një fuqi e madhe i është qepur pas.”

-Kemi mbërritur deri këtu, por Koni është ende atje. E ka ndryshuar taktikën së fundmi. Po e bën kapjen edhe më të vështirë. Mbështetja ndërkombëtare mund të hiqet në çdo çast. Po të hiqet presioni, po të mos kemi sukses, ai do të shtojë radhët e njerëzve. Njerëzit harrojnë e duhen kujtuar, por për këtë duhen numra. Dh po të ketë interes, thjesht do të bjerë. Do të mbetesha vetëm në përpjekjet për të mbështetur misionin. Duhet të jetë në vitin 2012. S’është keq vetëm për rininë, por për gjithë botën, nëse dështojmë. S’është me rëndësi vetëm për popullin e Ugandës, por për të gjithë.

Është e vështirë të kthehesh në disa pjesë të historisë së njerëzimit. Sepse kur dëgjuam për drejtësinë, ne u interesuam, por s’dinim ç’të bënim. Shumë shpesh s’kemi bërë asgjë. Por që ta ndryshojmë këtë, duhet t’ia nisim nga diku. Kështu që do të fillojmë këtu, me Xhozef Konin. Sepse tani e dimë çfarë të bëjmë.

-Ja ku është… gati?

Që Koni të arrestohet brenda vitit, ushtria e Ugandës duhet ta gjejë, dhe që ta gjejë, u nevojitet teknologji e trajnim për ta ndjekur në xhungël. Këtu futen në lojë këshilltarët amerikanë. Por këshilltarët amerikanë duhet t’i çojë atje qeveria amerikane. Këtë e kanë bërë, por nëse qeveria nuk beson se njerëzit duan që Koni të arrestohet, misioni do të anulohet. Që njerëzit ta duan këtë, duhet ta dinë. Dhe do ta dinë vetëm nëse emri i Konit do të jetë kudo. Kjo është ëndrra, që të shohë gjithë bota që Koni u arrestua. Fëmijët e rrëmbyer do të munden të kthehen në shtëpi.

-Do ta dish se cili është problemi më i madh?

-Po.

-Asnjë s’e di se kush është Koni.

-Por unë e di se kush është. Sepse e shoh në foto tani.

S’është i famshëm. Xhozef Koni është i padukshëm. Ja si do ta bëjmë të dukshëm. Do ta bëjmë emrin Xhozef Koni të njohur në çdo shtëpi. Jo për ta bërë të famshëm, por për t’ia sjellë krimet në dritë. Dhe do të fillojmë në këtë vit, në 2012-ën. Po shënjestrojmë 20 artistë dhe 12 ligjvënës. që pushteti i tyre të përdoret për mirë. Le të fillojmë me 20 artistët. Yje muzikore, atletë, miliarderë… Zëri i tyre dëgjohet më shumë, dhe përhapet në çast.

-Dua që kriminelët e luftës të jenë po aq të njohur sa unë. Duket e drejtë. Ky është qëllimi ynë.

Duhet t’u hedhim dritë. Nëse qëllimi ynë është që emri i Konit të njihet, të njohurit duhet të bashkohen me ne. Po shënjestrojmë 20 artistë të ndryshëm dhe me ndikim, që të flasin për Konin e ta bëjnë të famshëm. Pastaj do të shënjestrojmë ligjvënësit. Ata që kanë autoritetin ta arrestojnë Konin. Ata vendosin nëse këshilltarët do të qëndrojnë apo të ikin. Kështu që duhet t’u kujtojmë që në këtë vit zgjedhjesh, plot grindje e sharje, pavarësisht anës në të cilën janë, kjo është diçka për të cilën mund të jemi të gjithë dakord.

-Nëse një senator apo kongresmen merr 25 telefonata për një çështje, në cilëndo ditë të vitit, do të vihet re. Kur me qindra mijëra qytetarë i kërkojnë qeverisë të bëjë diçka, papritur ka interes kombëtar për qeverinë e SHBA-së, që të reagojë.

Kemi identifikuar 12 ligjvënësit që mund të ndryshojnë lojën me Konin. Kështu që kemi synuar t’i kontaktojmë. Nëpërmjet faqes së internetit, kemi lehtësuar mënyrën për t’u shkruar, për t’i marrë në telefon, për të lënë takime me ta e për t’u tërhequr vëmendjen. Nëse im bir do të rrëmbehej e të detyrohej të vriste, do të dilte në çdo lajm, ndaj do të vëmë Konin në lajme. Duke ripërkufizuar propagandën që shohim çdo ditë, që dikton se kujt dhe çfarë i kushtojmë rëndësi.

-Shumë njerëz ndihen të pafuqishëm për të komunikuar idetë. Mendojnë që s’janë korporatë, s’kanë një revistë apo TV, dhe s’u dëgjohet zëri gjëkundi. Por puna ime ka mundësuar shumë njerëz të kuptojnë që një individ mund të japë një ndikim, dhe unë dua ta çmitizoj këtë, e të them që me mjete të thjeshta mund të dalësh e të bësh shumë.

Këtë kemi ndërmend të bëjmë. Qëllimi ynë është të ndryshojmë bisedën e kulturës sonë, dhe t’i bëjmë njerëzit të pyesin se kush është Xhozef Koni. Kemi printuar me qindra njoftime, tabela e broshura, që tani, sot, po vihen nëpër qytetet e mëdha të botës. Kemi mijëra byzylykë “Koni 2012” që duam t’i mbajë kushdo këtë vit. Çdo byzylyk ka një numër identifikimi. Vendosni numrin e futuni në misionin për ta bërë Konin të famshëm. Mund të ndiqni afishet e ndikimin tuaj në kohë reale, me GPS. Gjithçka që ju duhet është në kutinë e quajtur “Pajisjet e Veprimit”. Ka dy byzylykë, një për ju dhe një për t’ia dhënë dikujt. Nëse doni të ndihmoni me fonde programin tonë që shpëton jetë, dhuroni pak dollarë në muaj nëpërmjet “Tri”, e do ta merrni kutinë e veprimit falas. Filloni ta bëni Konin të famshëm sot, por të gjitha përpjekjet të kenë kulmin vetëm në 20 Prill, kur ne do të mbulojmë natën. Këtë ditë do të takohemi në perëndim dhe do të mbulojmë çdo rrugë, në çdo qytet, derisa të lindë dielli. Do të tregohemi të zgjuar dhe tërësorë. E gjithë bota do të flejë të premten mbrëma, dhe do të zgjohen në mëngjes me qindra mijëra afishe, të cilat kërkojnë drejtësi në çdo cep të botës. Gjithnjë ka qenë që vendimet e marra nga të paktët që kanë para e pushtet, diktojnë përparësitë e qeverive dhe lajmet nëpër media. Ata përkufizojnë jetët dhe mundësitë e qytetarëve. Por tani ka diçka më të madhe se aq. Njerëzit e botës mund ta shohin e ta mbrojnë njëri-tjetrin. Po e ndryshon sistemin rrënjësisht. Po ndryshon gjithçka.

-Po jetojmë në një botë të re, me Facebook, ku 750 milionë njerëz japin ide, pa menduar kufijtë. Është një komunitet botëror, më i madh se SHBA. Xhozef Koni ka 20 vjet që kryen krime e s’ka dashur t’ia dijë njeri! Ne duam t’ia dimë!

Kemi arritur në një kohë thelbësore në histori. Ajo që bëjmë ose nuk bëjmë, tani do të ndikojë brezat e ardhshëm. Arrestimi i Xhozef Konit vërteton që bota në të cilën jetojmë ka rregulla të reja dhe teknologjia që ka bashkuar planetin tonë, po na mundëson t’u përgjigjemi problemeve të miqve tanë.

-Kur të mbarojë, duke sjellë Konin para drejtësisë, duhet të festohet në të gjithë botën.

Nuk po studiojmë historinë njerëzore, por po i japim formë. Në fund të jetës, dua të them se bota që lamë pas është diçka për të cilën Gavini do të jetë krenar. Një vend që s’lejon njerëz si Xhozef Koni e fëmijë ushtarë. Një vend ku fëmijët, pavarësisht se ku jetojnë, të kenë një fëmijëri pa frikë.

-Do të bëhem si ti, baba.

-Kur të rritesh?

-Po!

-Je i sigurt?

-Do të vij me ty në Afrikë.

Bota më e mirë që dëshirojmë, është duke ardhur. Thjesht po pret për ne, që të mos ndalet para asgjëje.

Asgjë s’është më e fuqishme se një ide të cilës i ka ardhur koha. Tani!

Tri gjëra mund të bëni:

1. Firmosni për të treguar mbështetjen tuaj

2. Merrni byzylykët dhe “kutitë e veprimit”

3. Eegjistrohuni tek Tri e dhuroni pak dollarë në muaj, dhe bashkohuni në ushtrinë tonë për paqen, e mbi të gjitha, shpërndajeni këtë dokumentar në internet, falas.

Do të gjeni gjithçka tek kony2012.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Kony 2012, historia e një gazetari që tronditi botën”

  1. 21janari says:

    Parimi eshte i thjeshte: Fuqia = numra.
    Problemi eshte te dish ti besh …

    1. anticensurë says:

      “Parimi eshte i thjeshte: Fuqia = numra.”
      GABIM!!!!
      fuqi=dëshirë=guxim
      të tjerat nuk kanë rëndësi!
      historia njerëzore është e mbushur me shëmbuj të tillë!

  2. Objektiv says:

    ju keshilloj te ndiqni te programi i canale 5 “le iene” se çparaqet ne lidhje me kete teme.nje vidjo mjaft interesante. une per vete i kam dyshimet e mia

    1. sofra says:

      BRAVO!sa do e shkruja plak…s,e paska pa njeri ne shqiperi se u terbun mas ktij mashtrusit…

Lini një Përgjigje te Albanian Forever Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *