Skaf dhe politikë

2 Prill 2012, 21:35Sociale TEMA

Projektligji për të shfuqizuar moratoriumin e skafeve dhe mosmiratimi nga ana e pozitës. Çfarë parashikonte propozimi i deputetit Artan Gaçi dhe përse shpresonte se do mbështetej nga kolegët e “bregdetit”…

 

Nga Sebi Alla

 

Në Vlorë, Durrës e gjetiu, nëse ishe skafist a pronar skafi, mund të quheshe i pasur, i fortë dhe njeri me influencë. Nuk janë të largëta kohët kur ky profesion ishte pothuajse një tregues pushteti; kur zanatçinjtë krijonin edhe lidhjet e duhura me drejtues lokalë të policisë që mbyllnin sy e veshë bashkë teksa ata “punonin”… Sa për prokurorinë dhe gjykatat, skafistët dhe pronarët e skafeve ishin të paprekshëm ose e hidhnin lumin me dënime me gjobë, shuma e të cilave shkonte sa pagesa e një klandestini. Dërgesat e trafikantëve ishin emigrantë, femra që ishin lëndë e parë për industrinë e mishit të bardhë, drogë e ndonjëherë edhe armë. Çdo mjet lundrues i vogël e me fuqi të madhe motorike që vinte nga Shqipëria, ishte kthyer në një gërricës nervash edhe për motovedetat italiane, të cilat shpeshherë dështonin në tentativë për t’i ndaluar. Epoka e tyre kishte nisur në fillim të viteve 1994-1995 dhe kulmoi në vitet 1999-2004. Lanë pas dhjetra a qindra jetë njerëzish të mbytur, kaluan pertej Adriatikut edhe mijëra kilogramë drogë, hashash dhe heroinë. Qetësia pllakosi befas në vitin 2006, kur qeveria e sapoardhur në pushtet e kryeministrit Sali Berisha, kishte vendosur të ndërmerrte masa ekstreme: Të bllokohej çdo mjet lundrues, deri në barkat e vogla apo edhe motorrët e ujit. Asnjë mjet në brigjet tona, asnjë skaf apo gomone nuk do lejohej të licensohej. Edhe ata që kishin letrat në rregull, u detyruan t’i kyçnin kuajt fuqi në magazina. Efektet ishin të menjëhershme. Rezultati ishte më pak drogë e klandestinë në Itali. Kohët ndryshuan dhe epoka e skafeve i kaloi historisë. Lajmet e kronikës për trafiqe e lëndë narkotike të kapura padyshim nuk pushuan, por rrugët, itineraret e mënyrat kishin ndryshuar. E çdo verë e më tepër, nga ana tjetër, ngriti krye një tjetër nevojë: Ajo e përdorimit normal, argëtues, të mjeteve motorike të ujit, si kudo gjetkë. Bregdeti, frekuentimi e turizmi u bënë kryefjalë e qeverisë, por gjithnjë mungonte diçka: mjetet lundruese në shërbim të pushuesve. E në vitin e parafundit të mandatit të tij të dytë, Berisha dhe qeveria që drejton do ta çojë moratoriumin deri në fund. Ndërsa nisma e deputetit socialist Artan Gaçi, mbeti vetëm një ide.

Është nga ata deputetë që nuk konsiderohet si shumë aktiv, por gjeti një mënyrë për t’u bërë protagonist dhe pse jo, emri i tij të shënohej si nismëtar i një projektligji. Gaçi e nisi me grumbullimin e firmave të deputetëve të anës së tij partiake, më pas shpresoi se edhe kolegët e djathtë, sidomos ata që pretendojnë se mbrojnë interesat e qytetarëve të bregdetit, mund t’i jepnin jo vetëm urime për nismën, por edhe votën. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Projektligji u paraqit në Kuvend, por që në fillesat e iniciativës, u duk se nuk kishte për të marrë miratimin e mazhorancës. Kuvendi nuk pranoi që të miratojë kërkesën e Partisë Socialiste për të shfuqizuar moratoriumin e skafeve. Kur deputeti Artan Gaçi parashtroi draftin, pati një heshtje nga ana e deputetëve të pozitës; ndoshta prisnin një shkëndijë pozitive nga ana e qeverisë që të ngrinin kartonët jeshilë. Në duart e tyre, plot 32 deputetë të mazhorancës që kanë dalë nga zonat bregdetare kishin propozimin e socialistit, që u bënte thirrje ta mbështesnin me votë. “Ju bëj thirrje juve, kolegëve të mazhorancës të votoni në interesin më të mirë të atyre që përfaqësoni për të shfuqizuar moratoriumin e mjeteve lundruese, ligj që ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë”. Kështu thuhej në letrën që ngeli në duart e deputetëve të mazhorancës. Ndërsa ata të opozitës e kishin diskutuar më parë këtë nismë dhe ranë dakord me kolegun e tyre. Nga burime konfidenciale mësohet se disa deputetë të pozitës ishin pro heqjes së moratoriumit të skafeve. Mirëpo këtë “dëshirë” nuk e kishin shprehur ende, pasi nuk mund të dilnin para të mëdhenjve, atyre që janë mbi ta… E angazhuar me çështje të tjera, qeveria e kishte lënë në harresë draftin që kishte kohë që qarkullonte e diskutohej. Kureshtja e deputetëve majtas e djathtas për fatin e këtij projektligji u shua shpejt…

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, e cilësoi si të suksesshëm zbatimin e moratoriumit të skafeve që është në fuqi që nga viti 2006. “Ky moratorium ka bërë të mundur uljen e ndjeshme të krimit të organizuar dhe trafikimeve. Falë tij është bërë i mundur reduktimi në maksimum i këtyre veprave penale. Duhet të theksoj se këto mjete nuk janë përdorur për qëllime turistike”. Kështu u shpreh Nishani, duke lënë edhe ai “nishan” në këtë draft, që u kuptua qartë se me fjalët e tij artikuloi jo vetëm qëndrimin personal, por edhe të kreut të qeverisë. Ndarjet në mendime ishin nëse moratoriumi i skafeve ka ndikuar ose jo në turizëm. Opozita këmbëngul se ka ndikuar në shumë operatorë turistikë që janë shprehur se nga viti në vit shohin një ulje të numrit të turistëve elitarë të cilët kërkojnë që veç vijës bregdetare dhe rërës, të mbushin sytë me pamjen që të ofron bregdeti kur e sodit nga një mjet lundrues. Vetëm me kërkesa të veçanta mjetet lundruese vihen në shërbim të personave “VIP”, që merren me politikë. Për ta mjafton një telefonatë që të bëjnë të tyrin detin e bregdetin. Problematika lidhet pikërisht me turistët vendas dhe të huaj që përveçse të shullëhen në diell e të mbushin barkun me ushqime tradicionale, kërkojnë edhe shëtitjen me skafe, gomone me motor, apo anije të vogla. Por duket se ka diçka që pozita po tregohet ende kokëfortë në vendimin e saj. Dhe kjo lidhet me një realitet që rrënjët i ka në Vlorë, Fier e Sarandë, ndërsa “frytet” në brigjet italiane… Pavarësisht moratoriumit, disa dërgesa me drogë dhe armë përfundojnë në brigjet përtej Adriatikut. Disa janë kapur, ndërsa të tjera kanë mundur të shkojnë në destinacion. Kësaj i tremben më shumë, duke menduar se nëse hiqet moratoriumi, disa mjete lundruese përveçse të përdoren për turizëm, mund të shërbejnë edhe për ndonjë rrugë me drogë dhe armë.

Paradoksi ende qëndron. Nëse do të ishte forcuar lufta kundër trafiqeve, atëherë nuk do ishte nevoja për të mbajtur ende moratoriumin e skafeve. Ndërsa nga ana tjetër flitet për shifra të mëdha të turistëve, por turisti nuk ka mundësinë që të shëtisë në vijë bregdetare më mjete lundruese. Por kur konstatohet se në brigjet italiane apo greke herë pas here shfaqen skafet dhe gomonet e trafikut, atëherë moratoriumi mund të quhet i dështuar pjesërisht, pasi trafikantët gjithnjë e gjejnë një mundësi. Ka rënë ndjeshëm, gati në nivele të papërfillshme trafiku i qenieve njerëzore, por droga ka mjetet e saj. Kryesisht në Vlorë dhe brigjet e Semanit, poshtë pishave e gëmushave, skafet e drogës qëndrojnë në pritje të qetësimit të detit dhe marrjes së sinjalit për nisjen e dërgesave në Itali apo Greqi. Dhe kjo medalje ka dy anët e saj. Për të mbuluar punën e dobët të rojes bregdetare shqiptare që nuk arrinte as të pikaste skafet dhe gomonet, u vendos moratoriumi. Por në anën tjetër Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që nuk humbet rast pa përmendur se e mban ende në fuqi moratoriumin e skafeve, indirekt tregon frikën se nëse mjetet lundruese do dalin në bregdet, përveç turizmit mund të përdoren edhe për trafikimin e lëndëve narkotike. Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kryeministri Berisha, i cili u shpreh se “këta e kanë mendjen te republika e skafografëve”. Mjafton kaq për t’i thënë operatorëve turistikë bregdetarë se edhe kjo verë do jetë pa mjete lundruese. Moratoriumi do jetë në fuqi edhe për disa kohë. Pra, aq kohë sa në pushtet do jetë mazhoranca aktuale, që duket se ka vënë në balancë frikën nga trafikantët dhe shtimin e numrit të turistëve.

Revista Klan

 

10 komente në “Skaf dhe politikë”

  1. sorge says:

    Mbajtja ne fuqi e MORATORIUMIT TE SKAFEVE,tregon hapur se QEVERIA PRANON ZYRTARISHT SE NE SHQIPERI EKZISTON KRIMI I ORGANIZUAR!!!NUK MBROHET NDERI ME GJETHE FIKU,O SALI BERISHE TRAFIKANTI!!!SIPAS KESAJ LLOGJIKE DEL SE EDHE LIBERALIZIMI I VIZAVE ISHTE I GABUAR SE DO BEHET LEVIZJA E LIRE E KRIMIT!!!Ne fakt nuk eshte ky qellimi i Berishes!!!Qellimi i vertete i mos heqjes se MORATORIUMIT eshte SHKATERRIMI PERFUNDIMTAR I TURIZMIT SHQIPTAR!!!!Te tjerat jane LLOGJE KAVAJE!!!Sali Berisha eshte ARMIKU ME I KEQ I SHQIPERISE!!!Ky agjent serb,po i sherben atyre me te gjitha format!!!

    1. raimondi says:

      Une cuditem me PS-ne –Po pse kerkojne qe te lejohen skafet

      Skafet dihet kush i kane –Hjithe rugecet , kriminelet , kontrabnadistet kane skafe

      Ca jane keto justifikime se turistet do levizin me skafe –WOW!!!!

      A jane normal ata skorpionsat e PS-se qe kekrojne lejimin e skafeve ?

      Skafet jane ne duart e njerezve me kriminale te Shqiperise dhe po te lejohen skafet -do jene burim kriminaliteti, dhe kontrabande

      Shume keq PS-ja qe ekrkon te lejoje skafet

      Bravo Sala !—-Ua futi Slaiu edhe ne kete rast –Ju nxori si njerez te lidhur me trafiqet…

      Sala ben Korupsion skandaloz qe vjedh miliarda nderkaq ju diskretion ju si te korutpruar se ju beni Autogol ….

      Ca lloj politkanesh jeni ju te PS-se more ?—Ju nuk keni as vizionin me primitiv te politkes ne opozite

      Te vetmen gje qe dini te beni ju eshte te jeni shyerbetore te bindur te politeks greke …..

      Ikni more palaco kaure se e bete Salen qe ta mbylli jeten tek karigia e kryeministrit ….

      ——O shoke skorpionsa ju duhet te qdendroni ne opozite edhe 50 vjet te tjera , se qenkerki me te vertete te PA AFTE FAREEE …

      Ju edhe sikur Saliu ti lejonte skafet , ju nuk duhet ta pranonit ,se Skafet ne kushtet e Shqiperise eshte nje mjet qe i sherben KRIMIT dhe azgje tjeter

      1. cavalo says:

        bllokimi i skafeve esht vetem per vloren per gjirin e vlores brenda saj.nuk po themi himar apo dheremi se ne himar dhe dhermi jan lejuar .vlora dihet qe eshte vend i majte.ne kete rast privohen shum persona qe e kan pasjon mjetet e lundrimit dhe i kan blere miljona leke qe te cilat po kalben neper shpi.me respekt turizmi bregdetar i vlores.

    2. haker says:

      Sigurisht. Njera bande kontrollon tjetren. Saliu ka Ministrine e Rendit Koklopa ka Ministrine e Mbrojtjes edhe SHISH. Kuptoeni kush eshte me i rrezikshmi! Sala nuk e heq dot moratoriumin e skafeve sepse i iken nga dora edhe fija e vetme e dobet qe ka ne dore nga frenat e pushtetit te mafjes se karavidheve.

  2. BREGDETARI says:

    po jo more jo ki qe nuk e heq ka frik se mos i dalin jasht loje skafet e qeverris e tia te cilet nisen ngaKAKOMEJA …..SHPELLA …KROREZA…..BUNECI ..DHE GJITH BREGDETI nuk guxon te bieri nata se ne det shfaqen skafet e qevverris te mbushur drog e klandestin te cilet vin nga avganistani dhe lendet e lindies se mesme ….NUK GUZON ROBI TE DAL PER PESHKIM NATEN SE TE VERSHELLEN PLUMBI DHE SHTETI NUK MERR AS EDHE NJE MAS PER NDALIMIN E TYRE

  3. volluna says:

    u ben nder fqinjve, kushedi sa merr sala per te mbajtur kete ligj,,

  4. shkodrani says:

    Ky vendim i qeverise demton Shqiperine dhe ndimon Greqine.Pra Saliu i sherben Greqise por une nuk kuptoj debutetet Idrizi dhe Tahiri.Ku shkojne Saliu shiti dhe detin jo me te kerkoje Camerine.Nukkuptoj Camet qe votojne per Saline.A kane mendje.por sic duket thone mire se nuk ka came te mire .Puna e tyre eshte vra e vidh.Duket u a beri mire Greku qe i perzuri nga trojet e tyre

  5. shkodrani says:

    Sali berisha i dergon turistet ne Greqi.Ai po i sherben asajme gjithe shpirt per te ruajtur karriken.Po Idrizi dhe Tahiri si debutet cfare bejne.po komuniteti cam cfare ben.Saliu shitidhe detin e jo me te kerkoje Camerine Eshte e habitshme si qendrojne ne koalicion me kete njeriSa te jete Sali Berisha nuk ka VLORE.SARENDE.HIMARE e te tjera Te perbuzur ne breza Qofshin ata qytetare nga bregdeti qe votojne Sali Berishen

  6. shqiptar says:

    ligji anti skaf ska te beje fare me trafikun.sepse trafiku vazhdon akoma e ben shteti.skafet nisen cdo jave drejt italise edhe me injoranti e kupton.
    ky ligj mbahet se u behet nder fqinjeve grekerve italianeve serbe te malit te zi.qe te shuhet turizmi ne shqiperi mos te kete te ardhura tu merzitet jeta edhe ata pak turista qe vine.po edhe shqiptaret te mos ta shijojne dot detin e tyre.po vetem kelyshat e shtetit si edhe grek italian serb maqedonas.ky det nuk na perket me neve.ironike kemi det e nuk futemi dot ne detin tone se nuk do italiani edhe greku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje