Flet gjeologu i vjetër, Kadri Rama: Nafta shqiptare po grabitet. Punët e pista bëhen mirë me besnikë injorantë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Intervistoi: Ing. Ahmet Çollaku

 

Z. Kadri, ju faleminderit qe me krijuat mundesine te bisedojme bashke per  personalitetin tuaj si njeri dhe gjeolog shume virtuoz, po pa fat, si per ju vete, ashtu edhe per naften tone, e cila qe nga viti 1918 kur u provua per here te pare, ka qene direkt dhe indirekt ne epiqender te shteteve te huaja.  Po ne fillim a mundet te me tregoni shume shkurt biografine tuaj, ecjen tuaj ne jete dhe ne profesion?

Kam lindur me 1940 ne Radhime, (nje fshat i vogel 12 km ne jug te Vlores), ne nje familje te madhe patriarkale ne gjendje te mire ekonomike. Femijerine e kam kaluar ne fshat. Ne vitet 1953-1957 kam kryer shkollen e mesme ne Tirane, ne ish shkollen teknike te H. Fulsit. Nuk me doli e drejte studimi sepse familja ime nuk ishte  futur akoma ne kooperative. Ne vitet 1957-1960 kam punuar si teknik gjeolog ne Ndermarrjen Gjeologo-Topografike ne Tirane. Ne vitet 1960-1965 mbarova Universitetin ne Tirane. Ne gusht te vitit 1965 fillova punen si gjeolog pusi ne Fier dhe pas nje viti e gjysem me transferuan ne Institutin e Naftes ne Kuçove. Me 6 prill te vitit 1976 jam arrestuar dhe denuar me 20 vjet heqje lirie per sabotim, krim qe nuk e kam kryer. Pas 12 vjetesh e tre muaj burg, jam liruar me kusht, me dekret nr. 7227 dt. 27.6.1988. PKP. Nga viti 1988 deri ne vitin 1993, kam punuar ne Ndermarrjen e Kerkimit ne Patos. Ne qershor te vitin 1993 dola ne pension. Me pas shkova ne Radhime per te qene aty gjate ndarjes se tokave. Ne Radhime, ne nje lokal buze detit hapem me vellain dhe motren nje kafene me kapital fillestar(!) 900.000 lireta (nenteqind  mije) qe na i kishte derguar djali emigrant ne Itali. Ne janar te vitit 1997 (pasi humbem edhe shtepine ne firmat piramidale), erdhem ne Tirane. Pensioni ishte simbolik (rreth 50 dollare), e dorëzova ate dhe hyra perseri ne pune ne nje zyre te Albpetrolit (ne Tirane). Ne vitin 2000 dola ne pension, me pas punova tete vite ne rruge si kembyes valute dhe tani (ka dy vite), punoj i punesuar ne nje zyre kembimi, 36 ore ne jave per nje rroge mujore 210 dollare. Jam martuar ne vitin 1970, kam dy djem, tre niper dhe dy mbesa.

 

Po shkeputem pak nga dhembejet tuaja ne radhe… Perse jeni denuar dhe  ne cilin vend e keni kryer denimin?

Jam denuar, si gjithe te tjeret, pa faj, vetem per te frikesuar te tjeret dhe per tu perdorur si skllav per te nxjerre mineral bakeri nga miniera te pa shfrytezueshme. Ne veren e vitit 1974, ne sallen e kinemase ne Fier, u mblodh nje aktiv i madh per naften. Diskutimet u kerkuan me shkrim dhe te firmosura. Nga leximi i ketyre diskutimeve, ai me i Madhi, “zbuloi punen sabotuese ne nafte” dhe perjashtoi vetem nje. Pas arrestimit  te “grupit te naftes”, ne praneveren e vitit 1975 ky i imunizuari u be i plotfuqishem i Institutit te Naftes. Per vitin 1976, Institutit te Naftes ju vu detyre te zbuloje nje vend-burim te ri nafte. Pas shume diskutimesh, ne Keshillin Shekencor u aprovua tematika e vitit 1976 dhe u dergua “lart”. Plani tematik u kthye mbrapsh me vrejtje, (buletini 8). Ne nje mbledhje te gjate  per rishikimin e planit  ne baze te vrejtjeve, rezultoi se “larte”, nuk ishte percjelle plani I aprovuar nga Keshilli Shencor por nje material tjeter. Per kete “I plotefuqishemi”, na dha disa pergjigje konfuze dhe nuk na sqaroi. Kur u mbyll mbledhja ne oren 22:00, u la qe konkluzionet do beheshin te nesermen ne mengjes dhe u porositem qe propozimet ti benim me shkrim se ne oren 10:00  do niseshin per Tirane. Te nesermen sapo filloi puna , ne zyren e E.Nikes, une dhe Elmazi filluam te  shkruanin diskutimin, aty ishin edhe dy kolege te zyres, rastesisht erdhen edhe dy gjeologe te tjere, dhe mbasi shkruam me dore nje faqe e gjysem, vume dhe gjashte emerat tane,  jo firmat. Po prisnim mbledhjen e mengjesit, po nder kohe na thone qe makina  u nis per Tirane!!! Por na porositen qe diskutimet te ia dorzonim sek.te byrose se partise te institutit. Ne shtuam ne fleten e  diskutimit   “Byrose  se Partise  te Institutit  te Naftes”  dhe ne fund daten.15 Janar 1976 dhe e dorzuam. Ne daten 3 shkurt 1976, befas, erdhen ne Institut te medhenjte e Ministrise dhe te Fierit, na thirren ne te gjashte dhe na sulmuan me pyetje:”Ceshte kjo leter? Kushe shkroi? Pse e shkruat, kjo eshte leter e zeze, eshte armiqesoer”, e tjera, e te tjera… Ata te kater u terhoqen, thane se e vune emrin pa u menduar mire, e tjera. Ne te dy e mbrojtem diskutimin tone. Une thashe pak a shume keto: ”Kjo pune na eshte besuar ne dhe ne e dime si behet dhe mbajme pergjegjsi per kete”.  Keto fjale u  shtremberuan dhe u komentuan sipas orekseve. Perfundimisht diskutimi u quajt armiqesor, letra u quajt ”leter armiqesore”, ne “armiq”,  me tej u demaskuam sipas zakonit ne kolektiv te gjere dhe u derguam per “riedukim” ne gjirin e klases punetore, une ne Minieren e Batres dhe Elmaz Nika ne Puke. Ne daten 6 Prill, ne mengjes, ne autobuzin plote me punetore, qe  na conte nga Krasta ne miniere me arrestuan. Cili ishte “krimi”??!! Ne ne diskutimin tone propozuam qe per te realizuar (garantuar) zbulimin e vendburimit brenda vitit duhet te zgjidhnim dy-tre strukturat me te pregatitura dhe ti atakonim me shume puse njeherashi,  per vete natyren e stukturave tona qe jane gati si mure vertikale, jashte mundesise se seismikes qe te percaktoje sakte pozicionin e tyre hapsinor. (Porosia ishte: “me predhen e pare ne shenje”(!?) Ne, ne krye te listes se strukturave vinim Cakranin, Osmanzezen e tjera. Pas nente  muaj hetusije, u denova me 20 vite heqeje lirie, me konfiskim pasurie e tjera. Me vete kam dy flete  te vendimit dhe listen e ‘”pasurise” te konfiskuar:  Kjo quhej “pasuri” dhe gjoja  ne ishim me te paguarit!?. Denimin e vuajta: gjashte vjet  punetor  nen toke  me tre turne, ne Spac dhe  5.5 vjet  punetor nen toke me tre turne ne Qafe Bari. Norma ishte e detyruar: 5 vagona nga 3 ton, ti mbushje dhe ti nxirrje jashte.

 

Mbaj mend se keni qene shume i pasionuar me gjeologjine e  naften shqiptare, argumentat tuaja vinin ne mendime shume kolege dhe shoke. E keni perseri kete pasion per gjeologjine?

Pasioni jo vetem  qe nuk me ka rene por pekundrazi po me shtohet sepse ditet po paksohen!! Cdo dite aty me rri mendja. Deri tani kam bere me dhjetera tentativa qe dikush te me degjoje, po pa rezultat. C’te bsh kur ne krye jane po ata por me kostum tjeter.

 

 

Ku eshte konrtibuti  juaj me i madh, ne rilevime, ne pergjithesime apo ne projektime?

Ne rilevimet gjeologjike. Kam patur fatin e mire qe kam filluar pune, pa mbushur moshen 18 vjec ne rilevim me dy gjeologe te vjeter ruse. Punova me ata 2 vjete e gjysme ne rajonin  nga Kukesi ne Shkoder. Me mesuan shprehite e vezhgimit. Me thoshin vazhdimisht “mos prit te shikosh ate qe mendon, por pershkruaj me saktesi ate qe sheh.” Shume shpejte mesova te punoja me ta si I barabarte. Ata kishin shume besim per punen time te kujdesshme. Me pas punova  6 muaj me gjeologe shqiptare ne rajonn  Elbasan-Perrenjas (ne anen jugore te Shkumbinit). Edhe kur vazhdova universistetin, kam punuar  nje muaj cdo vere  ne fushe me shoket e ndermarrjes se Tiranes. Kam patur nderprerje nje vite e gjysme nga puna fushore, kur isha gjeolog  pusi ne Kallm dhe ne Divjake. Kur u transferova ne Institutin. e Naftes, fillova punen me nje here ne nje grup rilevimi ne rajonin e Mallakasters (Corush-Buze dhe Gllave). Me pas kam punuar kryesisht ne rilevime dhe revizionime  dhe  me pak ne grupe pergjithesimi. Puna fushore per ndertimin e Hartes Gjeologjike ne rajonet perspektive per nafte,  ishte me e thjeshte se  ne zonen veri-lindore ku kisha punuar me pare. Ne Institutin e Naftes  ne Fier, gjeta nje konceptim te thjeshtezuar per interpretimin ne thellesi( me prishje). P.sh. ne vitin 1967, kur Gorishti kishte disa vjete qe ishte zbuluar, as qe mendohej te kalohej me puse ne perendim te nje  vije (prishje). Edhe kur u shpua ne perendom te asaj vije u mendua se u zbulua nje vendburim  I ri (Koculi)? Per keto probleme kemi patur shume diskutime, akoma edhe sot ka gjeologe te naftes qe nuk e  e kuptojne plotesisht kete stil tektonik.

 

Ku keni projektuar?

Kam  marre pjese ne projektim pusesh, kryesisht ne ato rajone ku kam kryer punime fushore: ne  Ninshe, ne Kalivac, ne Vurg, (pusi vertetoi ekzistencen e struktures se Finiqit), ne Delvine  (puse qe u shpuan shume vite me vone), ne Osmanzeze ( pusi i fundit  nderprere  540m para se te arrinte projektin , me nje urdher te  padrejte  te Ministrit, dy jave para se te binte qeveria e tij ne 6 shkurt 1991) . Po keshtu dhe  ne Pekisht, Bisht-Palle etj.

 

Sipas jush, si qendron perspektiva e Shqiperise per nafte dhe gaz, ka apo nuk ka? Sikur tu jepnin tri sonda ku do ti vendosnit?

Thashe me pare se jam lirur me kusht. Ja si ndodhi: Ne gjyq kerkova pafajsi, pastaj apelova vendimin, me pas bera shume protesta me shkrim, bile edhe kerkesa per te  provuar pafajsine duke projektuar nga burgu. Me ne fund nje kerkese arriti ne destinacion. Erdhen te derguar ne Qafe-Bari,  fillimi  vitit 1988,  me kerkuan shpjegime… Ne  fund te Majit te atij viti me transferun ne burgun e Tiranes. Me 27 Qershor  1988, pa me thene as nje fjale, me moren nga burgu  ashtu te pa rruar, te qethur zero, me ato rrobat e shpifura te burgut dhe me thesin e rraqeve. Ne oren 20:00 me cuan ne zyren e Ministrit te brendshem ( ku ishte edhe  nje sekretare dhe dy  zv.ministra).

 

U zhvillua ky dialog:                                                                                                                                         Ministri:-Ti e ke shkruar kete leter?

Une:      -Po

Ministri:- I permbahesh ketyre qe ke shkruar?

Une:     -Po

Ministri:-Mire, ne e shqyrtuam kete leter dhe vendosem te te falim.

Une:      -Une nuk kam kerkuar falje, se nuk kam bere ndonje faj.

Ministri, (Pasi me pa me inat):-Edhe ne nuk te kemi falur, te kemi falur vetem denimin e mbetur…

 

Pesembedhjete muaj me pas, Ministri tjeter, kur me njoftonte per aprovimin e dy puseve ne Osmanzeze, shkruante: “Vleresimi e besimi qe tregohet ndaj jush rrit pergjegjesine ligjore e morale ndaj interesave te shtetit tone”, (Prot. 11150-dt. 16.9.1989).

Ky ishte rasti qe mu dha mua dhe nuk ishte loje, as shaka, as aventure as sfide. Kisha bere 12 vite midis njerzeve qe kishin kryer edhe mbi 30 vjet denim. E mesova mire si funksiononte ai shtet: ne qoftese ndonje familje kishte  nje te denuar qe nga 1945 edhe ne vitin ’90 do te kishte te pakten nje te denuar. Kur u arrestova lashe ne shtepi dy djem, njeri tre vjec e gjysem dhe tjetri nje vjec e gjysem dhe i gjeta 16 dhe 14 vjec, pa i  pare asnje here. Atehere te denonin  pa faj vetem per te kenaqur egot e tyre dhe per te trembur te tjeret. Ama, po ti sfidoje te zhduknin nga faqja e dheut, me kuc e me mac. Kete e dija mire. Prandaj pergjigjen e  plote te kesaj pyetje e gjen ne punimin qe paraqita atehere. Aty kam shprehur bindjet e mia pa as nje  lloje censure. Te vetmet gjera qe kam shkruar me paramendim jane: ajo hyrja e eger dhe  provokuese sepse nuk doja te aprovohej ne  Keshillin Shkencor,  doja ta aprovonin ata qe me denuan,  dhe tjetra jane ato citate qe qemtova ne  librin “Per naften”  per ti perdorur per celes dhe per xhol kur te me duheshin. Me kujtohet  se kur lexoja ate liber, nuk me hiqeshin nga mendja dy vargje te nje kenge labe, “Ne mos keni arme gjeni, ia rrembeni atij qeni”!

Pra shkurt: kam bindje te plote se ne Shqiperi ka nafte shume me teper se ajo qe kemi gjetur, kemi ndofta me pak vend burime si numur, por shume me te fuqishme dhe me nafte cilesore. Per kete flet vete rruga e zbulimeve nga Penkova deri tek Cakrani. Kerkimet e naftes u nderprene me dhune  (per mua me qellim) ne kulmin e ecurise se tyre. I filluam pa asnje gjeolog, ( dhe i vetmi qe u ndodh pas lufte, S.Zuber, e mbyten ne tortura ). Pikerisht ne kulmin e pjekurise se mendimit gjeologjik, ato u nderprene me terror.

 

Si e ndjeni dhe e shpjegoni shkaterrimin e industrise se naftes?

Sic thashe, shkaterrimi I industrise se naftes filloi me 1975 me terror sepse dihet qe sundohet me lehte nje popull I trembur, I varfer, I shpronesuar dhe I uritur qe lufton per buken e  perditsheme. U fillua me  triska dhe perfundoje ne tollon, buka merrej perdite me liste. Shkaterrimi perfundoi keto vitet e fundit, se pari per mungese vizioni te sundimtareve te sotem dhe se dyti, si hakmarrje e bijve shpirteror per humbjen e dinastive komuniste te baballareve te tyre, si dhe  per te vazhduar varferia. Sot ushqimet merren me liste, parate  me te pritur.

 

Po humbjen dhe topitjen  e specialisteve te naftes si e shpjegoni?

 

Se pari, nuk mund te punohet me qetesi kur shikon koleget e tu te vriten e te burgosen dhe duke pritur radhen per ne gijotine. Se dyti, kush tha qe jane topitur dhe kane humbur?!  Ata thjeshte kane ndjekur vijen e Partise dhe ai stan ate bulmet dha.

 

Cfare mendimi keni per kompanite e huaja koncensionare qe punojne  ne  vendburimet e naftes shqiptare?  A nuk kemi  specialiste, eksperience dhe mjete qe kete pune ta bejme vete ne Shqiptaret?

Sa per specialiste te afte dhe me eksperience, ketu ka me bollek, po nuk e di se sa te huaja jane keto kompani ?!  Dihet,  punet e pista behen me mire me besniket injorante  dhe  shpesh edhe nepermjet te huajve.

 

Si mendoni, a ka elite te naftes Shqiptare?

Sa per elite te naftes ska dyshim  qe ka patur dhe ka akoma, por nuk u lejuan te shpalosnin aftesite e tyre.

 

Cfare mendimi keni patur per strukturen e Cakranit, si e ndoqet ate fontane?

Sipas mendimin tim, ai vendburim do ishte zbuluar qe me 1976. Ai u zbulua me vonese dhe ndodhi ajo qe ndodhi. Sepse aty u shkua jo me bindje te plote. Edhe kur u kapen gelqeroret, nuk besonin qe ishte zbuluar nje vend burim i fuqishem dhe,  per me keq ai  u la te shkaterrohej, sepse ata qe drejtonin vuanin nga  megallomania e  “mbeshtetjes  ne forcat tona” dhe nga ana tjeter nuk  u interesonte mireqenia e popullit.

 

Cfare mendime keni per puset e thelle si Ar-18, Dumre-6? Sikur shpimi i tyre te varej nga ju, si do te vepronit ?

Nuk kam menduar qe ne Ardenice mund te kete nafte, po te ishte per mua ato puse nuk do te shpoheshin.

 

A e keni lexuar librin  “Kalvari i  nje intelektuali” te Dr. Petraq Xhackes?  Dhe nese e keni lexuar cfare mendimi keni per autorin dhe per librin?

Ate liber kam dashur ta  lexoj po nuk me ka rene ne dore. Sa per autorin, gjynah mos qofte, kam mendim negativ.

 

A mundet te rikonstruktohet industria e naftes?

Po mundet: “di nena te beje petulla, po cedo qe nuk ka as vaj as miell! “ I dashur, duhet te jetosh ketu qe te kuptosh cmendurine e shqiptareve. Ketu, me c’degjojme, ka parallinje me shumice por, ashtu si pushtetaret, mendojne se po pate para e pushtet  i di te gjitha. Ketu ndertohen shume me leje dhe pa leje, dhe prishen aq shume saqe per mendimin tim do te mjaftonin me pak se 10% e tyre per te ngritur nje industri nafte te fuqishme dhe shume rentabel. Ketu parate jane ne duar te gabuara, ne njerez pa vizion.

 

Cilet kolege  keni  konsideruar potente dhe i keni lakmuar per aftesite e tyre?

Me te ndjerin Milto kishim konceptime te njejta dhe nga qe I ndieri Koco kishte  nje koncept te ndryshem nga yni, diskutonim vazhdimisht. Nga ata te dy  kam mesuar shume.

 

Si e shpjegoni faktin tragjik qe gjithe pasurite nentokesore dhe mbitokesore shqiptare po grabiten barbarisht, do ta quanit mbarim te Shqiperise dhe te dinjitetit te saj?

Mire e ka thene ai I mencuri yne : “Armiq te  Shqiperise jane Shqiptaret,  po Shqiperia do behet per inat te tyre”. C’mund te presesh nga “njeriu I ri” qe u edukua me pushke e me kazem, njera  per te vrare dhe tjetra per te hapur varre dhe per te nxjerre themele qe  shakterruan cdo gje, bile dhe varret!!  Keta na qeverisin. Edhe keta trashegojne veset e prindeve qe hengren kokat e njeri-tjeterit.

 

Sikur kete pasuri te madhe, naften, ta  administronim vete ne shqiptaret, a mendoni se do te ishte fshire mjerimi shqiptar?

Nuk mendoj keshtu. Edhe ata qe kaluan dhe keta qe jane sot kane gjak shqiptari, por te prishur. Pasuri edhe pa naften, kemi patur dhe kemi bolle, por nuk eshte perdorur per te zhdukur mjerimin po per ta kultivuar ate. Mendo sa pasuri kombetare eshte harxhuar gjoja per mbrojtjen e Atdheut ( kur vete ata thonin qe proletariatet nuk kane atdhe), po ne fakt per te terrorizuar dhe  proletarizuar shqiptaret. Dhe viti 1991 e vertetoi bemen e tyre, sikur te kishte patur mjete transporti me bollek dhe falas ne Shqiperi nuk do te kishte ngelur kembe njeriu. Ne c’kohe dhe ne c’vend ka ndodhur kjo gjeme qe njeriu te arratiset nga shtepia e tij, nga Atdheu I tij?! Njeriu arratiset nga burgu,  Atdheu yne ishte bere burg per ne, ai ishte I rrethuar me klone, me tela me gjemba, njesoj si burgu. Une i kam pare te dy rrethimet, funksiononin njelloj: edhe  po ti afroheshe atij rrethimi pa dashje dhe pa e ditur, ushtari te vriste, pa te thene “ndal.” dhe per kete falenderohej dhe shperblehej me 15 dite leje. Keshtu, kuptohet qe kemi lenguar gjate dhe duhet nje kurim i gjate.

 

Ku jetoni dhe si e e kaloni kohen?

Tani jetoj ne Tirane. Jetojme ne nje shtepi 2+1 me djalin e vogel, i cili ka dy cupa. Djali madh jeton vec, ne nje shtepi me qira. Paradite punoj ne nje zyre kembimi valutor gjashte ore. Me qe pune ka pak, lexoj, kryesisht lexoj libra historike qe tani jane me bollek, po me cilesi te dobet perkthimi.

Mbas dite, meqe  shtepine e kemi  tek kopshti botanik, dalim me gruan dhe me dy niperit nga Parku i Liqenit Artificial dhe nga Kendi i Lodrave.

 

A do deshironit qe nepermjet kesaj interviste te  pershendetnit shoke dhe kolege  ne shqiperi dhe ne bote?

Patjeter qe dua ti pershendes dhe tu uroj jete e pune te mbare kudo qofshin.

 

A jeni I kenaqur me demokracine shqiptare?  

Patjeter qe jemi shume me mire nga c’kemi qene, por krahasimet nuk  te  thone gje, me parpara krahasimet i benim me vitin 1938! Jemi shume me keq nga cmund te ishim, cfare te te them?! Musolini ka bere disa percaktime shume interesante, psh: demokracia baraz “ha e fol”,  fashizmi baraz “ha e mos fol”, komunizmi baraz “mos ha dhe mos fol”. Ketu ne Shqiperi ne fillim te viteve ’90 demokracia u perkthye me nje ndjenje  humori, baraz ‘ hani dhe shani” , dhe me ate “opozitare por vellezer”  nuk shkoi keq.Por Shejtani dremit po nuk fle: erdhi viti i mbapshte 1997 ne te cilin, ata qe jane siper perkujtuan 30 vjetorin ( 1967 ) e bemave te tyre dhe i perseriten me me egersi. U shkaterrua gjithcka qe kishte mbetur, dolen armet sheshit, ishin  dhe jane pa fund, kemi 20 vjet dhe nuk jane asgjesuar as gjysma e tyre,  dhe kryen detyren per te cilen ishin prodhuar ato  arme: vrane shqiptare dhe vrasin akoma. U rikthyen famekeqet, “o me ne o kunder nesh”, pushteti del nga gryka e pushkes”, demokracia e sotme ketu eshte shnderruar ne nje hibrid apo nje moster komunisto-demokratike: baraz, ”mos ha e fol sa te duash se nuk ta var njeri persa kohe nuk u afrohesh thelave te pushtetit”

 

Ju jeni nje gjeolog me kulture te larte profesionale, me bindje  shkencore qe zor se mund te tjetersohen, a  ju kane kerkuar ndonje mendime  departamentet e naftes shqiptare?

Nuk me ka pyetur asnjeri. Nuk me njeh askush. Edhe ne ato raste , mbi 30, kur kam dashur te takohem apo te them dicka nuk me kane pritur. Vetem ne dy raste dy kryetare qeverie (sekretarite) me jane pergjigjur keshtu, “te veprohet sic eshte vendsur” dhe tjeteri, “dergoma me shkrim”. E kam derguar,as nje pergjigje. Ne nje raste tjeter,  para vitit 2000 kur isha ne pune, desha te takohem me  nje gjeolog amerikan. Kishin zene vend ne Vilat e plazhit te Durreist. Mu desh te merrja dhe leje ne hyrje! U takova , I thashe qe jam I punesuar, dua vetem te konsultohemi mbasi kam punuar ne ate rajon. Me pyeti  a di anglisht. I thashe qe nuk dija dhe ai mu pergjigj, ”nuk bashkepunojme me gjeologe qe nuk dine anglisht!!!

 

Cfare mendoni se duhet te beje  qeveria  me rastin e 100 vjetorit te naftes shqiptare?

Mendoj se nuk ka per te bere asgje sepse  ata as qe e dine qe ka nje pervjetor te tille dhe as qe duan ta dine.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Flet gjeologu i vjetër, Kadri Rama: Nafta shqiptare po grabitet. Punët e pista bëhen mirë me besnikë injorantë”

  1. Ho mre mos boni kshu. Sot t’pakten nuk jena tu ja shit Shkjaut. E din Doktori se ca duhet me u ba me naften, per t’mirn e tan popullit.

  2. Informacioni i fundit i Ministrise se jashte te Anglise per Shqiperine gjendet ketu: http://mdcal.blogspot.com/2012/04/albania-travel-advice-british-foreign.html

  3. Rezi says:

    Ne fakt per Petraq Xhaxhken nuk kam degjuar te flas mire njeri nga nafta,ndersa Milto Gjikopulli vertet qe ka qene nje burre i mencur dhe i zoti, naftetaret kane vuajtur shume,por nuk ua vleresoi njeri as vuajtiet dhe as mundin,respekte per njerezit e vertete te naftes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *