Dramë në futbollin italian, vdes mesfushori Morosini i Livornos

Futbolli italian është goditur nga një dramë e rëndë: mesfushori 25-vjeçar i Livornos, Piermario Morosini, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë pa ndjenja në ndeshjen e Serisë B mes Peskarës dhe Livornos.

Mesfushori u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur dot që të mbijetojë. Sipas të dhënave të para, ai ka pësuar një atak kardiak në minutën e ‘31 të ndeshjes.

Për shkak të kësaj ngjarje të rëndë, federate italiane ka vendosur që të pezullojë të gjitha kampionatet në Itali.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...