Imituesi lindor i Perëndimit

14 Prill 2012, 17:17Politika TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka shkuar në Afganistan, pranë trupave tona komando. Është një gjest që e bën çdo kryeministër i vendeve të cilët çojnë trupa ne këto misione. Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë rast ishte se media e tij e zbuloi lajmin si “sekret”, ndërkohë që Berisha ishte ende atje, çka do të thotë se në këtë shpikje nuk kishte më asgjë sekrete. E gjitha është një përpjekje për të imituar liderët perëndimorë të rëndësishëm, ata të cilët vënë në lëvizje vërtet ushtri të madhe dhe shpallin luftë ndaj disa regjimeve, siç janë zakonisht liderët e SHBA-së, Britansë së Madhe dhe në ndonjë rast më të rrallë për shkak të polemikave anti-luftë liderët e Francës dhe Gjermanisë.

Sali Berisha është kryeministër i një vendi që as nis ndonjë luftë dhe as kundërshton ndonjë luftë. Ne jemi pjesë e Aleancës së NATO-s dhe jemi atje për këtë shkak. Jemi siç dihet pjesa më e dobët e atyre trupave që janë atje, pasi në vend të ushtarëve profesionistë, shpesh nisim vëllain e Shefit Shtabit si kuzhinier, apo të tjerë që paguajnë nën dorë që të shtojnë të ardhurat nga rroga e lartë. Përgjithësisht aty ku shkojmë bëjmë punë të rëndomta, si në prapavijë apo shoqërues misionesh dhe jemi gjithmonë nën komandën e një vendi tjetër. Dëshmori ynë i vetëm në këto misione, është një djalë i pafajshëm, që shkoi aty te mblidhte lek për te blere shtëpi, dhe mbeti  i vrarë nga një sulm i beftë i një ushtari afgan, me të cilin kishin bërë fjalë më parë. Përveç respektit për jetën e humbur të ushtarit, ne nuk kemi asnjë ndjesi krenarie apo turpi për atë çfarë na përfaqëson në Afganistan.

Por, Sali Berisha nuk ka shkuar aty se e ndjen këtë si një detyrim që i rrit prestigjin brenda vendit . Këtu maksimumi vizita e tij mund t’i kujtojë ndonjë familjeje të varfër se ka paguar para për të nisur djalin ushtar. I izoluar ndjeshëm nga vendet perëndimore si një lider autokrat, që po rrëmben gjithë pushtetet në vendin e tij dhe po e çon atë drejt krizës, Berisha ka nevojë të tërheqë vëmendjen se ai po i shërben Perëndimit me ushtarë. Ai ka nevojë t’u tregojë atyre që nuk e presin as në kafe, se qytetarët e vendit të tij po rrezikojnë për vlerat perëndimore në disa misione paqeruajtëse, dhe kjo falë tij. I orientuar së fundmi tërësisht drejt lindjes jodemokratike, i marrepsur pas modelit të Azerbajxhanit, Turqisë e Hungarisë  dhe liderëve të tyre, ai ka nevojë të imitojë së paku për publikun e vet liderët e rëndësishëm perëndimorë, ata që zbresin me AIR ONE, apo me helikopterë Apache në Afganistan, ka nevojë të duket se ai është i rrezikuar nga armiqtë e perëndimit, ka nevojë të thotë se “Ditën e Pashkës në Drekë…”, ai shkoi në një vend mysliman, ku ai ndjehet i rrezikuar.

Ka shumë teatralitet dhe fallcitet në gjithë këtë udhëtim që “dekonspirimi” si sekret, ndërkohë që ai është ende atje, e bën tërësisht qesharak. Është makthi dhe dilemat e një udhëheqësi lindor që e bëjnë atë të jetë i dyzuar, në distancën e përditshme që krijon me Perëndimin në vendin e tij. Është dyshimi hilacak që ka një lider lindor, se mos një ditë ai do të konsiderohet tërësisht antiperëndimor dhe ndoshta mund të ridërgohet një mision paqeruajtës kundër tij, si në vitin 1997. Është duke u përpjekur të ketë ende një lidhje me Perëndimin, nëse jo thelbësore dhe të sinqertë, së paku si imitues i liderëve perëndimorë në situata të tilla. Është rasti të tregojë se ka diçka në dorë, se po bën diçka njësoj si perëndimorët, se kanë diku ndonjë armik të përbashkët ndaj duhet ta ..tolerojnë.  Është ky makth që e ka nisur në këtë udhëtim të zhurmshëm “sekret”,  me të cilin më shumë se sa ne këtu në Tiranë, po përpiqet të bëjë që ndonjë kokë perëndimore, të kthejë vështrimin nga ai dhe ta përshëndesë. Është në dilemën e madhe kur Perëndimi i duhet vetëm për fasadë, vetëm si imitim, vetëm si një arsye për të qëndruar në pushtet duke imituar Lindjen në qeverisjen civile dhe Perëndimin në Paradë ushtarake.

 

43 komente në “Imituesi lindor i Perëndimit”

  1. Agron Tare says:

    Sali Sllobodanka nuk esht gje tjeter vetem e vetem nje (brigadjer-prostetutesh0 “KAQ” CFAR THONI JU TE TJERET?

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Dava batakçiu.

  2. Vlora says:

    HA HA HA o Mero cja nxore bojen.

    “Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë rast ishte se media e tij e zbuloi lajmin si “sekret” ndërkohë që Berisha ishte ende atje, çka do të thotë se në këtë shpikje nuk kishte më asgjë sekrete”.

  3. Sem Luma says:

    Ky me siguri ka pasur nje shkak tjeter frike se pushtetaret perendimore kur vizitojne trupat e tyre ne Afganistan. Ky frigohet nga ndonje organizim dhe ceremoni pritjeje me lule e droge nga grupe talibane (e jo me sulme dhe atentate terroriste) qe do ta korisnin jo vetem para shqiptareve por edhe para krejt Europes dhe SHBA-ve….!!!!!!!!!! haahaaahaaaaaaa

    1. MEMEDHETARI says:

      Sem Luma,je i madh!!!! ? ? ?

  4. arsen says:

    O Mero!
    Mos e moho dhe anen tjeter te medaljes!
    Nese vizita e nje kryeministri te nje vendi te NATOS, behet publike, masat e sigurise demtohen!
    Mos haro se qe te shkosh ne Bazat e NATOS duhen leje dhe mjete, (helikoptere apo edhe gomere), pa te cilat as Saliu dhe as Sarkozija nuk shkojne dot.

    Kesaj here je nxituar….

    1. Tironci Lugano says:

      Ceno
      Kete rradhe pajtohem me ty.Mund te shtoja me shume sic mund te shtoje ti por pak e sak.
      pershnetje

    2. Edor says:

      arsen,
      leje?! mjete!? eshte detyrim te te japin si antar i natos e para
      por historine e kasaj vizite do ta ndegjosh pak me vone se ku kerkon te dali Sali Berisha…
      duro deri ne takimin e kryetareve te shteteve te natos qe do behet ne USA shpresoj qe tema do vazhdoj kete artikull per ta plotesuar dhe shpjeguar per lexuesit se kush eshte arsyeja e vizites se AfganitSali ne Afganistani.
      Sarkozi dhe Merkel i prodhojne ato helikopter, po Sali Berisha as gomer nuk prodhon….

      pra Tema nuk eshte nxituar… si gjithmon ne kohen dhe vendin e duhur njofton lexuesit

      1. arsen says:

        O lale!
        Une respektoj mardheniet NATO- Shqiperi
        Sali Berisha…, e kushdo qe ke ti parasysh, as me hyne ne sy!
        Ne jemi shqipetare dhe kemi cunat tane ne Afganistan.
        Askush nuk barazon Saliun me cunat e nonave qe rrezikojne atje per nje cope buke!
        Tjeter lajmi per viziten e nje Kryeministri… dhe tjeter domethenia!
        Meqe ra fjala..\
        Mos ngaterro diplomacine..me Saline!

        1. Edor says:

          arsen,

          u mundova sa me shkurt dhe qarte te asaj qe ju keni shkruar per artikullin, megjithate secila ka kendveshtrimin e tij, replika eshte e mire kur degjohet nga te dyja anet.

          me Respekt

  5. sherifi says:

    Sic po duken punet me kte njeri do vijne perseri paqeryajtes ne shqiperi sikunder ne vitin e zi 1997 dhe kjo do te jete nje menxyre per shqiperine dhe shqiptaret.

  6. Murat Aliu says:

    Sala qefo o qef me leket e shqiptarve qe lajne pjatat dhe halet e zezakve…, Meroja game game,haroj qe dje ishte me Sali spiun…

  7. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Zoti Mero,

    Ju jeni nje mjeshter ne media i analizave te fenomenit (shpellarit monster) Berisha.

  8. toni says:

    per respektin dhe paraqitjen e komandove shqiptare ne bote nga ana e shtetit shqiptar mjafton te shikoni ate fatlumin qe shpetoi ne afganistan,ku njeri mbeti i vrare.AI fatlum qe kur zbret ne Rinas dhe pritet nga palaco minister dhe ne paraqitjet e ndryshme ne TV perfshire dhe takimin me SALI derrin,asnjehere nuk u paraqit si ushtarak me veshje te pershtatshme ushtarake e cila i ngre prestigjin e tije dhe te shtetit,por u paraqit gjithe kohen sinje njeri i remdomte me te njejten veshje qe nga fillimi deri ne funde te takimeve.si nje gabel. me nje bluze me kapuc .shikoni ushtaraket e tjere neper bote ne raste te tilla dhe do te kuptoni krenarine e paraqitjes dhe e kombit aqe e perfaqesone

    1. Agimi says:

      toni, shume bukur e ke thon.
      Tamom ashtu eshte. Ordinera jemi ne te gjitha drejtimet duke filluar nga qeveria…ndryshojme vetem ne pretendimet
      ato i kemi te medhoja shume.

  9. beso says:

    iu shtua dhe nje taleban i rrezikshem Afganistanit;per ca ore,ok,por qe le gjurme me vite ama.

  10. Robi says:

    Hej , do zoti e kap ndonje plumb qorr kete mut muti!

  11. BARO CORROGJAFI says:

    ZOTI ” Vlora ” !NUK ESHTE MERUA QE I NXORI BOJEN SALI BERISHES, POR ESHTE VETE SALA QE I KA NXIERRE BOJEN VETES.MERUA KA BERE ATE QE DUHET TA BEJNE TE GJITHE GAZETARET SHQIPTARE,T’I CJERIN GJITHMONE E ME SHUME MASKEN KRYEKOMUNISTIT DEMOKRAT,DIKTATORIT ME TE RI DHE ME TE EGER TE SHQIPERISE.

  12. i pashpresi says:

    inshallah do zoti dhe e vrasin afganet per ne

    1. pallcija says:

      te hengert goja mjalte, dhe fjalen ta degjofte zoti.

  13. klodo says:

    mero per saliun ke te drejte dhe mund te thuash cte duash , per ushtaraket cdokush duhet te laj gojen mire , edhe nese shkojne per arsye familjare kete bejne te gjithe ushtaraket e cilido vendi se nuk ka supermena kjo bote!
    respekte per gjithe ushtaraket , provojeni njehere ju te shkoni ne nje vend me konflikt ose vetem mendoheni veten atje.

    1. Edor says:

      o klod,
      perse duhet te lahet goja kur flitet per ushtaret qe vene atje?!?!
      pse jane te gjithe malok apo. .. sa per ata ushtar te vendeve te tjera mos fol se eshte turp kur i krahason se per te njejten arsye vene si kata tane!!!
      sa per te provuar… konflikt… eshte Sali Berisha sa per 100-Afganistane dhe po ta mendosh eshte me mire Afganistani atje se sa AfganiSali

  14. vlora 1 says:

    O Sali qyfyrexhiu.Te duket vetja politikan por je vetem nje klloun

  15. salistalin says:

    Bukur z. Baze si gjithmone.

  16. kola i vogel prej Merturi says:

    Ai shkoi atje edhe per t’ju shmange urimit te ortodokseve shqiptare ne Diten e Pashkes Ortodokse.
    Kthenju ju gazetaret ne retrospektive ,se edhe e keni mundesine per te pa kte gja se sa here ka ba veprime dhe udhetime te tilla Sali Berisha ne festat e te Krishteneve si katolike apo ortodokse,per t’ju shmange qellimisht urimit te tyne.
    Keto i ban me qellim ,sepse si te shtunden ai shume kollaj mund te shkonte edhe te hanen!!

  17. vetetima says:

    Sali sllobodani vajti ne Afganistan qe mos te falet te janullatosi per pashket

  18. hahaha says:

    do te tregoje qe gjoja nuk eshte me rusin e serbin por me amerikanin; sherbetori vemje i nexhmies serbo ruse.

  19. Shen Kozmai says:

    Po si nuk the nje fjale per Festen e Pashkeve o Mero,po nje urim per te krishteret nuk e ben dot ???????????

  20. DHELPRA says:

    KY KUR DO TE SHMANGI NDONJE GJE E GJEN PERHER 1 VIZIT, SI ME HUNGARIN QE EVITOJ 15 MARSIN (GERDECIN)…. KETE HER KA PAS 1 HALL TJETER, ZBULOJENI….!

  21. dorand says:

    Dëshmori ynë i vetëm në këto misione, është një djalë i pafajshëm, që shkoi aty te mblidhte lek për te blere shtëpi, dhe mbeti i vrarë nga një sulm i beftë i një ushtari afgan, me të cilin kishin bërë fjalë më parë. Përveç respektit për jetën e humbur të ushtarit, ne nuk kemi asnjë ndjesi krenarie apo turpi për atë çfarë na përfaqëson në Afganistan
    Mbase per njeri hipokrit e pa atdhe si puna jote ne nuk jemi krenare per vellezrit tone atje por ama ka edhe si puna jone qe jane shume krenare dhe mendojne se sherbimi ushtarak shkon me larg se nje shtepi. Sigurisht per nje njeri qe i nderron flamuret si ty o mero qe deri dje fleje ne nje krevat me salen e sot fle me edin nuk mund ta kuptoje por te pakten mos i ofendo ata qe japin jeten per kete komb se ka edhe nga ata qe jane krenare per kombin e tyre.

    1. timo says:

      Deshmor është ai që jep jetën për mbrojtjen e vendit të vet. Ai që jep jetën për të fituar ndonjë lek për familjen është vetëm një fatkeq gjynafqar dhe asgjë më shumë.

  22. luis says:

    Mero zbor po i ben Berishes.Ma do mendja se edhe ne enderr do ti dalesh idiotziut.Mire do ishte te merrnin talebanet dhe ta fusnin ne grupin e droges dhe ta vishnin me ato brakeshat e bardha sepse ma do mendja do dukej taleban perfekt,gjithashtu do behej kryetari i tyre dhe vaj hallit per to se do mbetej kryetar i perjetshem.

  23. Dritan says:

    brravo mero,por nuk mjafton vetem media e shkruar,duhet te vazhdojsh paralelishte edhe ne televizion.spse komunikimi ne tv,bashke me gazeten jan nje informacion i dyfishte per opinionin e gjer publik,sepse jo te gjithe blejne apo kan mundesi te jen lexues te medies se shkruar.MEDIA VIZIVE KA ME SHUME NJE NDIKIM TE DREJTEPERDREJTE ME PUBLIKUN JO MILITANTE,SEPSE MILITANTET PA BUKE ME I LANE ATA TE NJEJTET JAN……..

  24. tom says:

    Po mbase eshte atje qe te ndaloje rruges…

  25. Sic njofton agjensia AL XHAIRA Salua u prit me nderime te medha nga zevendesi i Bin Ladenit si dhe u dekurua me titullin “SHPELLAR NDERI I AL KAIDES” per te keqiat qe i ka bere vendit e popullit te tij. Populli i tij per keto merita e uron ‘MOS U KTHEFSHE ME NE VENDIN TONE”. GJYSHUA.

  26. jo says:

    EDHE MOS E MBANTE SEKRET NUK DO TI NDODHTE ASGJE
    SEPSE TALEBANET ME SIGURI DO TA KISHIN PER OFENDIM
    TE NDYENIN DUART ME NJE PALACO TE KETIJ LLOJI.

  27. zace sejdi says:

    Duhet te behet nje analize me e thele.Pere te rrezuar nje ndertese duhet te hiqen shtylat qe e mbajne .Duhet te diskretiohen ata ambsadore qe e mbeshesen si anti dmokrat.duhe te luftohen me argumente dhe fakte rrymat Greko Serbe qe e mbeshesin.Duhet te diskretitohen debutetet dhe ministerat qe e mbeshtesin me pasurite e tyre,me vjedhejet qe kane bere.Duhet punuar me popullin per ta sqaruar per rrugen ku na shpie Saliudhe cfare behet me pasurine e populit

  28. Teta says:

    Po si nuk qelloi te ishte sot atje ku u be nami ne aeroport e ne qytet me sulmet e talebaneve.Spatem fatin ta kishim Saliun deshmor te Afganistanit.
    Shpellarit i duket vetja i rendesishem dhe ben vizita “sekrete” si ish presidenti Bushi ose Obama.Ne Afganistan as qe pjerdh njeri per te sikur edhe pa roje te dale rrugeve,rrezik nuk e dine se kush eshte.

  29. jona says:

    O Mero Po si mund ta besoj qe Sala mund te kete te njejta ide si ti per gjith ato gjera qe improvizion ti . Edhe sikur ne mendjen e tij te ishe aq sakte nuk do ti percaktoje.

  30. amani bre says:

    amani bre mos ma ngisni salen,ai vajti ne afganistan te pyese per municionet e shkelzenit.PO pse dreqin se dergon ushtar njehere te birin,te jape shembullin familjar,ashtu si ben Anglia me princin e saj drejt e ne luftime ne vije te pare??,pale te behet deshmor i atdheut ne dhe te huaj??!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje