Misteret e “Dancing with the Stars” III

Nga Ina Hasa

Me afrimin e marsit, pyetjet për të  mësuar gjithçka rreth garës së vetme të kërcimit që  zhvillohet prej tre vitesh në  Shqipëri, nga producentja Holta Dulaku, me patentë origjinale të BBC-së, u bënë gjithnjë  e më  këmbëngulëse. E që  prej 29 marsit çdo pyetje ka nisur të marrë përgjigjet e saj, ndërsa gjithçka që ndodh në sallën ku zhvillohet “Dancing”, transmetohet live në Vizion Plus, e në të gjithë  Evropën, përmes platformës Tring Digital.

Prezantues janë sërish Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Juria ka një anëtar të  ri, Alfred Kaçinarin, në  vend të Arian Çanit. Nuk ka politikanë , pasi ata janë shumë të ngurtë për t’u çliruar në një garë  të tillë kërcimi, ama ka plot njerëz te njohur të  skenës dhe ekranit.

Gara këtë vit, ndryshe nga dy edicionet e para ka filluar jo me 12, por me 14 personazhe VIP, me qëllim që gara mes tyre të  bëhet edhe më e larmishme.

 

Kush është ende në  garë

 

Bujar Kapexhiu, aktor, konferencier, i dënuar, i riedukuar, i rikthyer në kinostudio si regjisor e skenarist. Ai ka një penë tejet të mprehtë. Sidomos për karikaturat politike. Ka provuar të  bëj  shumë çka gjatë  jetë s së  tij, përveç kërcimit. Që  po e shijon tani në  “Dancing with the stars”.

Artan Imami, rikthimi i të  cilit në Teatrin Kombëtar, pas 10 vjetësh mungesë, shkaktoi jo pak zhurmë. Një aktor kaq karizmatik i duhet me patjetër skenës shqiptare. E që  po sjelle performance shumë  interesante edhe në  “Dancing  with the stars”

Ornela Bregu, si sprovë të parë, ka pasur këngën. Por profilin artistik, e krijoi si prezantuese, e formateve të ndryshme televizive. Gjithnjë në pole position. E kishte prekur disi kërcimin nëpër spektaklet që  ka prezantuar, por kë të  herë  e ka marrë  shumë  seriozisht, sepse synon të  eci gjatë  në  kë të  garë .

Elvana Gjata, vajza e vogël e Etheve që  u transformua sa hap e mbyll sytë në një uragan, që nuk po din të ndalë. Ajo është sot padiskutim këngëtarja me e kërkuar në treg, që  tani po fiton më  shumë  fansa edhe me kërcimin.

Foto Strakosha, portieri dhe kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare. Fitues i kupave të mëdha. Disa herë Kampion i Shqipërisë dhe Greqisë. Ku po jeton e punon prej vitesh. Nuk kishte kërcyer kurrë  më  parë , as në  festat familjare. E pranoi “Dancing” si një  shkollë  ku më  në  fund mund të  më sojë  të  kërcejë  jo vetëm vals e tango por edhe jive, passo doble e çdo disiplinë  tjetër.

Inida Gjata ose siç e njohin të  gjithë  Zhaku, që  shkruan, aktron, krijon, këndon, prezanton, bën peticione, proteston…Vajza snobe, që guxon të provojë gjithçka. Deri edhe në çmenduri. Ka provuar të  kërcejë  në  danc teatër.

Vedat Ademi që  me  bandat e tij ka sjellë në Tiranë the best pop & rock. Djali nga Mitrovica, i ka hedhur mirë rrënjët nga këto anë. Ku po pëlqehet çdo ditë e më shumë.

Seldi Qalliu, një personazh simpatik, i dalë nga realiti show . Që diti ta pushtojë shpejt tregun muzikor e atë mediatik. Me këngët dhe bëmat e tij.

Afërdita Dreshaj, si miss e modele e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën e Shqipërinë, anekënd botës. Suksesin e radhës ajo po e kërkon, si këngëtare, në skena koncertesh e festivalesh e tashmë  dhe në  kë të  garë  kërcimi.

Niada Saliasi, u fabrikua si një yll i ri në spektaklet televizive, për t’i hyrë pa kthim, rrugës së artit, si aktore. Rolet e para në seriale, filma e teatro i rezultojnë të suksesshme.

Adelina Tahiri, ka kënduar që 14 vjeç. Sot është 19 vjeç. Në pesë vjet, 10 klipe, shumë këngë, koncerte e kontrata. Llogaritë dalin në favor të këngëtares bukuroshe, të Shkupit. Është  konkurrentja më  e vogël në  “Dancing  with the stars” dhe po I  përfaqëson denjësisht shqiptarët e Maqedonisë  në  këtë  garë  kërcimi.

Të  larguarit

 

Në  natën e dytë  të  “Dancing  with the stars” pati dy të  eliminuar. Duke qenë  se gara u zhvillua mes ekipit të  vajzave dhe ekipit të  djemve dy të  larguarit ishin një  vajzë  dhe një  djalë .

Anjeza Maja, e dalë  nga bota e spektakleve të  bukurisë  dhe e njohur si prezantuese e shumë  spektakleve e koncerteve të  më dha.

Dren Abazi ishte i larguari tjetër. Këngëtari cool nga Kosova që  ka fituar famën e tij me muzikën xhaz të  miksuar me muzikën ballkanike. Ndërsa në  sfidën e kërcimit nuk rezultoi i suksesshëm.

Xhani Shqerra ishte i eliminuari i tretë. Humbi dhe shansin e fundit në  danc off me Adelina Tahirin, duke u larguar kështu përfundimisht nga gara, për të  vazhduar rrugën e tij të  muzikës, si këngëtar që  sapo ha hyrë  në  treg.

 

“Dancing”, jo vetëm garë  kërcimi

Krahas garës mes konkurrentëve VIP, çdo edicion i “Dancing with the stars” ka sjellë  në  skenë  dhe momente shumë  interesante spektakli. Ndërsa në  natën e dytë  ishte I ftuar fituesi I edicionit të  kaluar Enver Petrovci, që  kërceu një  nga numrat më  të  bukur të  garë s së  tij të  një  viti më  parë , në  natë n e dytë  u shfaqën pjesë te më  të  bukura të  musicalit të  famshëm “Grease” që  premierat e saj të  parë  i pati në  fillimin e viteve ’70 në  Broadway për të  triumfuar më  pas në  të  gjithë  botën. Dëshirat e rinisë  amerikane të  viteve’50, për të  eksploruar shfrenimet në  rock& rollit, dashuritë , miqësitë , makinat, e çdo lloj pasioni të  çmendur… pushtuan edhe Brodaway-in e vogël shqiptar, skenën e “Dancing with the stars Albania”. E kjo është vetëm shfaqja e parë. Producentja Dulaku, që ka sjellë traditën e musicaleve në Shqipëri, ka menduar që në  kë të  edicion të  tretë  të  “Dancing” të  këtë  më  shumë  shfaqje musical, për realizimin e të cilave do të  ftohen personazhe të njohur të skenës dhe ekranit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...