Me afrimin e marsit, pyetjet për të mësuar gjithçka rreth garës së vetme të kërcimit që zhvillohet prej tre vitesh në Shqipëri, nga producentja Holta Dulaku, me patentë origjinale të BBC-së, u bënë gjithnjë e më këmbëngulëse. E që prej 29 marsit çdo pyetje ka nisur të marrë përgjigjet e saj, ndërsa gjithçka që ndodh në sallën ku zhvillohet “Dancing”, transmetohet live në Vizion Plus, e në të gjithë Evropën, përmes platformës Tring Digital.
Prezantues janë sërish Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Juria ka një anëtar të ri, Alfred Kaçinarin, në vend të Arian Çanit. Nuk ka politikanë , pasi ata janë shumë të ngurtë për t’u çliruar në një garë të tillë kërcimi, ama ka plot njerëz te njohur të skenës dhe ekranit.
Gara këtë vit, ndryshe nga dy edicionet e para ka filluar jo me 12, por me 14 personazhe VIP, me qëllim që gara mes tyre të bëhet edhe më e larmishme.
Kush është ende në garë
Bujar Kapexhiu, aktor, konferencier, i dënuar, i riedukuar, i rikthyer në kinostudio si regjisor e skenarist. Ai ka një penë tejet të mprehtë. Sidomos për karikaturat politike. Ka provuar të bëj shumë çka gjatë jetë s së tij, përveç kërcimit. Që po e shijon tani në “Dancing with the stars”.
Artan Imami, rikthimi i të cilit në Teatrin Kombëtar, pas 10 vjetësh mungesë, shkaktoi jo pak zhurmë. Një aktor kaq karizmatik i duhet me patjetër skenës shqiptare. E që po sjelle performance shumë interesante edhe në “Dancing with the stars”
Ornela Bregu, si sprovë të parë, ka pasur këngën. Por profilin artistik, e krijoi si prezantuese, e formateve të ndryshme televizive. Gjithnjë në pole position. E kishte prekur disi kërcimin nëpër spektaklet që ka prezantuar, por kë të herë e ka marrë shumë seriozisht, sepse synon të eci gjatë në kë të garë .
Elvana Gjata, vajza e vogël e Etheve që u transformua sa hap e mbyll sytë në një uragan, që nuk po din të ndalë. Ajo është sot padiskutim këngëtarja me e kërkuar në treg, që tani po fiton më shumë fansa edhe me kërcimin.
Foto Strakosha, portieri dhe kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare. Fitues i kupave të mëdha. Disa herë Kampion i Shqipërisë dhe Greqisë. Ku po jeton e punon prej vitesh. Nuk kishte kërcyer kurrë më parë , as në festat familjare. E pranoi “Dancing” si një shkollë ku më në fund mund të më sojë të kërcejë jo vetëm vals e tango por edhe jive, passo doble e çdo disiplinë tjetër.
Inida Gjata ose siç e njohin të gjithë Zhaku, që shkruan, aktron, krijon, këndon, prezanton, bën peticione, proteston…Vajza snobe, që guxon të provojë gjithçka. Deri edhe në çmenduri. Ka provuar të kërcejë në danc teatër.
Vedat Ademi që me bandat e tij ka sjellë në Tiranë the best pop & rock. Djali nga Mitrovica, i ka hedhur mirë rrënjët nga këto anë. Ku po pëlqehet çdo ditë e më shumë.
Seldi Qalliu, një personazh simpatik, i dalë nga realiti show . Që diti ta pushtojë shpejt tregun muzikor e atë mediatik. Me këngët dhe bëmat e tij.
Afërdita Dreshaj, si miss e modele e ka përfaqësuar denjësisht Kosovën e Shqipërinë, anekënd botës. Suksesin e radhës ajo po e kërkon, si këngëtare, në skena koncertesh e festivalesh e tashmë dhe në kë të garë kërcimi.
Niada Saliasi, u fabrikua si një yll i ri në spektaklet televizive, për t’i hyrë pa kthim, rrugës së artit, si aktore. Rolet e para në seriale, filma e teatro i rezultojnë të suksesshme.
Adelina Tahiri, ka kënduar që 14 vjeç. Sot është 19 vjeç. Në pesë vjet, 10 klipe, shumë këngë, koncerte e kontrata. Llogaritë dalin në favor të këngëtares bukuroshe, të Shkupit. Është konkurrentja më e vogël në “Dancing with the stars” dhe po I përfaqëson denjësisht shqiptarët e Maqedonisë në këtë garë kërcimi.
Të larguarit
Në natën e dytë të “Dancing with the stars” pati dy të eliminuar. Duke qenë se gara u zhvillua mes ekipit të vajzave dhe ekipit të djemve dy të larguarit ishin një vajzë dhe një djalë .
Anjeza Maja, e dalë nga bota e spektakleve të bukurisë dhe e njohur si prezantuese e shumë spektakleve e koncerteve të më dha.
Dren Abazi ishte i larguari tjetër. Këngëtari cool nga Kosova që ka fituar famën e tij me muzikën xhaz të miksuar me muzikën ballkanike. Ndërsa në sfidën e kërcimit nuk rezultoi i suksesshëm.
Xhani Shqerra ishte i eliminuari i tretë. Humbi dhe shansin e fundit në danc off me Adelina Tahirin, duke u larguar kështu përfundimisht nga gara, për të vazhduar rrugën e tij të muzikës, si këngëtar që sapo ha hyrë në treg.
“Dancing”, jo vetëm garë kërcimi
Krahas garës mes konkurrentëve VIP, çdo edicion i “Dancing with the stars” ka sjellë në skenë dhe momente shumë interesante spektakli. Ndërsa në natën e dytë ishte I ftuar fituesi I edicionit të kaluar Enver Petrovci, që kërceu një nga numrat më të bukur të garë s së tij të një viti më parë , në natë n e dytë u shfaqën pjesë te më të bukura të musicalit të famshëm “Grease” që premierat e saj të parë i pati në fillimin e viteve ’70 në Broadway për të triumfuar më pas në të gjithë botën. Dëshirat e rinisë amerikane të viteve’50, për të eksploruar shfrenimet në rock& rollit, dashuritë , miqësitë , makinat, e çdo lloj pasioni të çmendur… pushtuan edhe Brodaway-in e vogël shqiptar, skenën e “Dancing with the stars Albania”. E kjo është vetëm shfaqja e parë. Producentja Dulaku, që ka sjellë traditën e musicaleve në Shqipëri, ka menduar që në kë të edicion të tretë të “Dancing” të këtë më shumë shfaqje musical, për realizimin e të cilave do të ftohen personazhe të njohur të skenës dhe ekranit.
Ne Sarande rrihen Hoxha me Priftin, ne tirane, yjet kercejne, Hajde Demokraci, hajde. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/myftiu-i-delvines-ja-perse-e-qellova.html
Hahahaaaaaaa Prifti me mbiemer Bajrami hahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa e madhe kjo..
shum i bukur eshte si program e ndjekim vazhdimisht,,,,por Holta duhet te zgjedhe nje tjeter prezantuese,,,ami le shum per te deshiruar nuk ja thot fare per ate pune,,,nuk eshte aspak terheqse si prezantuse.
i urojme suksese me te mirit.
Ne rastin e prezantueses Holta e ktheu Vizion+, ne Vizion-. E largoi vjet Alketa Vejsiun sepse ishte shtatzane dhe besoi tek Ami. Nuk e kuptoj se c’te keqe ka nese nje prezantueseje mund ti dallohej barku shtatzanise ne serite finale te spektaklit. Perkundrazi eshte edhe me njerezore.
E detyruan Alketen te shkonte tek Klani, tani le te kenaqemi me Amin, sepse fatkeqesisht tregu yne mediatik ofron kaq pak prezantuese cilesore. Edhe ato me gishta qe jane vijne te gjitha nga koha dhe puna e te ndjerit Dritan Hoxha.
mese e vertete…
Po po me te vertet Ami nuk ja thot fare per prezantuese, Ami ne ndonje vidioklip te sinan hoxhes edhe ben, se prej andej doli.
Mendoj se personat VIP
Mendoj se personat VIP qe ftohen te jene pjesmarres ne kete aktivitet duhet te jene me integritet, dinjitet dhe jashte perdorimit nga politika. Nuk mendoj se eshte i tille Bujar Kapexhiu emrin e te cilit saliu e perdor sa here qe i duhet ne “listat e intelektualeve” pro qeveritare. Sido qe te performoje nuk do te me jape kenaqesi kur ta shoh.
Te lutem mos ma fshi komentin
Gjithshka eshte e bukur ne kete skeptakel,te ftuarit, juria, regjia. Prezantuesja ka nje difekt ne te folur dhe kjo ste le shije te mire, ashtu sic prezantuesja e big-brother qe qesh vend e pa vend. Ka prezantuese te mira plot, qe nuk ju hapet dera kurkund. Hapi syte Holta dhe mos e co dem kete format te bukur.
Lutem postojeni komentin
prezantuesja e big brother nuk qesh vend e pa vend .,.,.,.por qesh sepse eshte ashtu formati qe kerkon embelsi dhe optimizem.,.,,qe ta beje riallti shown me te ndjeku,..,.,.
ami nuk shquhet per shkathtesi nderkohe qe prezantuesja e big brother ka kaq kohe qe flet, eshte elokuente dh enuk gabon.Qesh shume? po sh sh mire pse cte beje te qaje? arbana osmani eshte nje presantuese dinjitoze.toku
Më vjen keq që s’e shoh, por desha të jap një mendim…portokallia ka fituar shumë me Eneida Tarifën(personazhi që zëvëndësoi Amin)…një person i kompletuar që rritet dita-ditës profesionalisht, bashkë me gjithë trupën. Ata që ikën që andej më shumë humbën se fituan, ata që fituan ishte publiku shqiptar që e sheh PORTOKALLINË me shumë kënaqësi.
Gjithe keto kritika per Amin, (qe, sidoqofte, ne pergjithesi qendrojne), pa mendoni cfare mund te thuhet per Ermalin qe eshte ku e ku me dobet se Ami!!!Deshtim total per ate rol qe i kane caktuar!!! Ja ka ulur shume”pjacen” ketij formati kaq ambicioz. Mendova se do ta kishin kuptuar gabimin ne edicionin e kaluar, pasi besoj se do te kete pase shume kontestime (sikurse mund te kete pasur edhe per A. Canin), por fakti qe e pame serish ne te njejtin pozicion, ishte njefarsoj zhgenjyes. Le te shpresojme qe produksioni te reflektoje, per te miren e punes, ne edicionin e ardhshem… (sepse, Ermali, sa i mire eshte per “Apartamentin 2XL”, aq i papershtatshem eshte per kete rol ne “Dancing”.
P.S: pervec sa me lart, gjithcka tjeter e spektaklit eshte e mrekullueshme (vecanerisht me hyrjen e Prof.Alfred Kacinarit qe gezon simpati dhe respekt te gjere brenda e jashte kufijve te Shqiperise)dhe i uroj Oltes dhe gjithe stafit sukses dhe pune te mbare per te na kenaqur gjithmone me te tilla spektakle!
Te vesh ermalin prezantues eshte si te vesh nje futbollist te kerceje balet klasik…?! S’i lejohet ktij formati te perserise keshtu gabimesh… Po perpiqemi ta shtyjme (me veshtiresi kete pjese) edhe ket vit, por te pakten mos ja prishni lezetin spektaklit vitin e ardhshem.
dancing with the stars jeni shum te shikuar ne ju ndjekim dhe ami je prezantuese e mrekullueshme vipat i keni shum te mir
dancing with the stars jeni te mrekullushm asht dhe prezentuesja ami je shum e mir me e preferuar ne dencing esht per mua adelina tahiri
pershndetje nga zanfina jeni shum te shikuar ne te gjith ekranet dhe e preferuara ime esht elvana gjata like