Rama në Krujë: Kjo qeveri barbare po bën eksperiment makabër me këtë qytet

14 Prill 2012, 18:43Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, është ndalur gjatë ditës së sotme për një vizitë në qytetin e Krujës. Gjatë një bashkëbisedimi që ka pasur me të rinjtë, Rama ka thënë se qeveria barbare e Berishës, është duke e shkatërruar këtë qytet.

“Kruja nuk do ishte ky qytet që është sot, nëse nuk do ta kishte në dorë një qeveri barbare si kjo që qeveris sot vendin”, tha Rama gjatë takimit.

Ai e quajti “eksperiment makabër” atë që po i bëhet sot jo vetëm Krujës, por edhe gjithë Shqipërisë, pas së cilit përfitojnë një grusht njerëzish, në mënyrë të pallogaritshme, duke lënë mbrapa shenja dhe vraga të pariparueshme e të tmerrshme në trupin e një qyteti si Kruja, aq sa dhe vetë pushtuesit Krujës nuk e kanë bërë.

“Doja t’ju thoja që a e parafytyroni sesi do të ishte një vend si Kruja me historinë që ka Kruja dhe me rolin që ka luajtur Kruja jo vetëm në historinë kombëtare, por edhe në historinë e Europës, nëqoftëse nuk do të kishte rënë në duar barbarësh si ato që po e shkatërrojnë përditë. Nuk do të lejonin të dëmtohej asnjë gurë që lidhet me atë histori. Nuk do të lejonin të pritej asnjë pemë që është rritur nën qiellin e asaj historie. Nuk do të lejonin të ndërtohej asnjë shëmbëlltyrë e barbarisë urbane që në fakt e cenon rëndë atë histori. Nuk do ta kthenin trupin e një vendi si Kruja në një trup që duket sikur është shtirë në sallën e autopsisë pas vdekjes, duke e përdorur për një eksperiment të pamundur. Një eksperiment që bëhet në kurriz të gjithë njerëzve të zakonshëm, jo vetëm të Krujës, por edhe e të gjithë këtij vendi që quhet Shqipëri, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish të përfitojnë në mënyrë të pallogaritshme dhe pastaj të largohen dukë lënë mbrapa diçka aq të tmerrshme dhe aq të shëmtuar sa as pushtuesit e Krujës nuk e lanë mbrapa”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Gjatë takimit, Rama u ka shpërndarë kartën e anëtarësimit të PS-së edhe 260 të rinjve të këtij qyteti.

 

 

10 komente në “Rama në Krujë: Kjo qeveri barbare po bën eksperiment makabër me këtë qytet”

  1. Ramy says:

    ky pushtim eshte me i keq nga pushtimi itakian

    1. Po cfare na thua o Ramy hajduti, ithetare i pushtimeve je o pisveng

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Zoti EDI Rama ju jeni kryetari i Opozites dhe nuk jeni deputet ne Parlamentin e Shqiperise,per mua eshte nje dobsi e madhe,dhe kjo duhet te ishte nje arsye shume e madhe qe ju te kishit dhene dorheqje nga posti i Kryetarit te PS.
        Me lejoni tju pyes se me cfare te drejte talleni me ne,sepse nga njera ane ju e quani Fatmir Mediun fajtor nderkohe qe nga ana tjeter avokatin e tij qe e mbrojti duke i siguruar pafajsin,ju e propozoni per kandidat ne KLD.
        Pra ju nuk keni te drejt ta quani fajtor Mediun,keshtu del sipas asaj qe ju e quani Vishen avokat te zotin dhe te pakompromentuar.
        Zoti Rama thuaju shqiptarve a ka faj opozita qe Sali Berisha dhe Jozefina Topalli nuk lejuan te zhvillohej votimi i fsheht.
        A eshte kjo nje opozit e paaft???
        Zoti Rama un nuk e honeps dot Ilir Meten,sepse eshte shum dinak.mashtrues,hajdut dhe i koruptuar,POR i jap te drejte me ate qe ka thene,…. se ne 100 vjetorin e Pavarsise, ne Vlore nuk shkohet as me Kale as me Gomare….
        Ju Edi Rama jeni ai qe e mban akoma ne postin e Kryeministrit Sali Berishen,sepse ju jeni PIK-Tor dhe duhet te mereni me vizatime por jo me politik.
        Shqiptaret jane te zhgenjyer nga ju,sepse je ti dhe Saliu pengesa dhe shkatrruesit e Shqipris.Jemi bere turpi i Europes o Edi,prandaj te lutem ik…ik dhe liroja ate vend ne krye te PS dikujt qe i rreh zemra me te vertet ne krahun e majte…ik o Edi…ik.
        Te lutem ik se na cmendet.
        A.V.Gjermani

  2. Shoku Mè (Me Ben Dem) says:

    O merhum Ramy i vjeter. I di te gjithe si vetja jote. E quajte Edi Ramen “Ramy hajduti”. Gabimisht, apo me qellim, e bere veten hajdut?
    Po ate fjalen “pizeveng” e ke marre ne rini, kur qene turqit?
    Te rrosh vete se..!

    1. shoku , ai siper eshte hajdute se me vodhi nickun, per ate e kisha fjalen ok hajt edhe ti pisveng na qenke

      1. fule says:

        Shpellar me pasaport biometrike. Prape cecen ngelesh

  3. çimi says:

    Jam kurioz ta di ku i paska gjet 260 të rinj të cilëve u ka shpërndarë kartën Edi. Dhe jam kurioz të di se sa prej tyre kanë bindje socialiste e nuk kanë kartë edhe te AKZ-ja edhe te PD-ja.
    Krujën, PS-ja e ka braktisur me kohë në duart e atyre që denoncon Rama. Shembulli më i mirë qe personi të cilin propozoi për kryetar bashkie herën e fundit.

  4. Gazmir Piku says:

    €di Rama ka në vena gjakun e GJERGJ KASTRIOTIT.

  5. Krutani says:

    Krujen e kane marre ne dore fashistat e dikurshem qe I lepin bythen berishes.

  6. Mentari says:

    Kryetari i partise kryesore Opozitare e quan qeverine shqiptare qe vet ky kontribon me 68 deputete q

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje