Sonila në kërkim të kandidatit për president

14 Prill 2012, 18:57Antena TEMA
Sonila në kërkim të kandidatit për president

Sonila ka nisur kërkimin për kandidatin për president në intervistat e saj. I fundit që u intervistua prej saj ishte ambasadori i Bashkimit Evropian, Etore Sequi.

Sonila: Zoti ambasador, duke përfituar nga prania juaj këtu, më lejoni t’u them se TV  ABCD NEWS, është në kërkim të kandidaturës për president të Shqipërisë, kandidaturë e cila siç dihet, i takon shumicës sipas Kushtetues dhe ne jemi të prirur që brenda shumicës ajo të zgjidhet me një lloj debati dhe konsensusi mes palëve, që sidoqoftë nuk mund të anashkalojë faktorët kryesor të pushtetit, medien, e cila në të vërtetë i ka dhënë rëndësinë e duhur këtij zhvillimi, i cili prek në fakt dhe të ardhmen e afërt të zhvillimeve politike që kanë qenë në fokusin tonë të përditshëm si televizion prestigjioz, por për të dalë tek pyetja që doja t’u bëja, desha në fillim t’iu uroj mirëseardhjen dhe të mësoj prej jush, si ndjeheni që jeni sot në këtë studio?

Ambasadori Sequi: Shumë mirë. Faleminderit!

Sonila: Është kjo në fakt një emërues i përbashkët i gjithë atyre që kanë vizituar këtë studio. Më lejoni t’iu kujtoj se para jush ka qenë ambasadori Arvizu, i cili ka qenë dy herë, një herë si vizitor dhe një herë i ftuari im, më pas ambasadori i OSBE-së, i cili është shoqëruar dhe nga zonja e tij, e cila në fakt ka pas ardhur një herë dhe me zonjën e kryeministrit, dhe ja tani ku jeni ju, i cili në fakt jeni një simbol i dashur për shqiptarët, pasi përfaqësoni Bashkimin Evropian, i cili i ka hapur dyert shqiptarëve falë qeverisë dhe kryeministrit Berisha, duke arritur suksesin më të madh në historinë e tyre, liberalizmin e vizave dhe që në të vërtetë na ka krijuar një mundësi që pas kësaj ne të plotësojmë së shpejti dhe kushtet për të marrë ftesën për vend kandidat për anëtar, nëse opozita nuk na pengon. Para se t’u bëj një pyetje rreth situatës politike në Shqipëri, për të cilën do të pyes më vonë, desha t’u pyes fillimisht si e pritët këtë intervistë?

Ambasadori Sequi: Normal. E shënoi sekretarja në axhendë dhe respektova orarin.

Sonila: Atëherë zoti ambassador, kalojmë direkt e në temë, për të folur për atë çfarë është më e rëndësishme në këto momente në Shqipëri, dhe që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit, për të cilin kërkohet një konsensus i gjerë nga shumica brenda saj. Zoti ambasador, a njihni ju dikë nga përvoja juaj, që e meriton këtë post?

Ambasadori Sequi: Njeriun e fundit që do të doja të ishte president, e kam takuar disa muaj më parë, ishte një burrë i mirë, i dashur, i qetë, i mençur, patriot, atdhetar, shqiptar,  shkrimtar, dhe njeri i mrekullueshëm. Quhej Sabri Godo. Por, ai tani nuk jeton më. Më vjen keq!

Sonila: A mos është vallë kjo zoti ambasador, një ogur i keq që ka vdekur simbolikisht shpresa jonë për të zgjedhur një president për të cilin shumica ka konsensus të plotë, dhe që të gëzojë ato cilësi që ju i njihni shumë mirë, po të kemi parasysh se ju ishit njeriu që i dhatë politikës shqiptare një emër për Avokatin e Popullit dhe e pranuan të gjithë njëherësh, një palë me konkurs, tjetra pa konkurs, por për atë do flasim pak më vonë. A mund të na thoni diçka se si mund të zgjidhet kjo çështje?

Ambasadori Sequi: Unë mendoj se presidenti duhet zgjedhur në këtë mënyrë. Tri herët e para duhet të votohet me 84 vota, dhe dy herët e fundit me 71. Kush të fitojë bëhet president.

Sonila : Është ky nje propozim shumë i llogjikshëm dhe mbreslënës, i cili duhet doemos të merret parasysh nga politika shqiptare, e cila ta këtë të sanksionuar dhe në Kushtetutë, por ajo e ka zakon që e injoron Kushtetutën dhe dëgjon të huajt dhe ky është rasti i artë që mendimi i të huajve përputhet me Kushtetutën. Do të doja të dija disa konsiderata tuaja për disa kandidat për president që mund të jenë në lojë. Fjala vjen, çmendoni për zonjën Topalli?

Ambasadori Sequi: Është një figure, siç ka thënë dhe ambasadori Wolvarth, ajo meriton më shumë në historinë e Shqipërisë.

Sonila: Më falni që po ju ndërpres, por në fakt duhet një konsensus brenda shumicës dhe ajo nuk e ka atë, ndërkohë që Ilir Meta po e bën të qartë se kërkon të diktojë kandidaturën. Cfarë mendoni për të?

Ambasadori Sequi: Unë zotin Meta e njoh nga afër, e kam parë dhe në kasetë, është gjithmonë i qetë dhe i qartë për objektivat e veta, të cilat siç e dimë të gjithë i mban shënim në një bllok. Kjo dihet që është një praktikë greke, që gjërat shënohen në bllok dhe kjo e ka futur në krizë Greqinë.. Ndaj nuk preferoj të bëj komente.

Sonila: Faleminderit zoti ambasador që gjetët kohën të shprehnit mendimet tuaja këtu në Tv ABCD News, ku  flasin ajka e diplomatëve të huaj që janë në Tiranë. Ishte kënaqësi që isha me ju, dhe shpresoj të keni një emër së shpejti.

 

 

 

10 komente në “Sonila në kërkim të kandidatit për president”

  1. Vlora says:

    ha ha ha o mero sa i godet keto intervista te kesaj maces.

    1. Arben says:

      Saliut do i kete ardhur fundi sepse keshtu i ndodhi edhe me Mimoza Vokshin! Kur na cau trapin me shume se sa mund ta duronim, iku me bisht nder shale, si i dhjere!

  2. tv shqiptare says:

    SONILA me nxjere mallin vokshit.me shume urenim VOKSHIN SESA saliun.

    1. Gudar Beqir Meta says:

      Sonila bangoprove e presidentit apo e ambasadoreve.

  3. zenga says:

    E papame, percaktimi i Ambasadorit per z.Ilir!

  4. arbeni nga vlora says:

    ore , po kjo eshte interviste e vertete apo ndonje gallate e Meros???

  5. Koli says:

    aman o popull dhe ju merreni e sonilken. Qeni kua ha, atje leh. NEser nese enderron kani pllakene dhe sonilka do beje cfar i thone padronet.

  6. dauti says:

    Nuk jam ne dieni te kesaj interviste pasi edhe sikur te isha duke e pare ne T.V Sonilen menjehere do te nderoja stacionin pasi sikurse permendin disa komentues Sonila eshte bere e njejte ne mos ja kalon ne disa parametra edhe vete Vokshit te vitit 96-97.Dhe si e tille ne se ka pak arsye per te kuptuar ajo eshte duke bere gati valixhet pasi nuk mund te flitet me per nje gazetare por per nje tip mercenare te pushtetit te radhes.Ajo nuk mund te degjohet me pasi te krijon nje bezdi te pamat.Sepse, ekstaza qe tregon ne qendrimin e saj te njeanshem eshte madje e neveritshme.Dikush me thoshte se ka qene a eshte petagoge ne psikollogji gje qe me ben te mendoj se duhet te kete ajo vete deviim psikollogjik. Kjo sepse ajo duhet ta dije minimalisht se nuk eshte e mundur te ecin ne te njejtat shina gazetaria normale me njeanshmerine deri ne ekstaze te gazetares Sonila.Sidoqofte eshte puna e drejta dhe zgjedhja e saj.Ne kete kntekst mbetet vec te urojme ti dale per hajr.Pasi, nuk ka askush gje personale me te por nga qe ajo kerkon te ndikoje opinjonin publik detyrohemi ti kujtojme se ka shume revan.Revan qe ja jep sherbimi ndaj pushtetit te radhes i cili shpejt ose von ndryshon.Dhe kur kjo te ndodh atehere….sigurisht me e pakta qe do te ndodhe do te jete kenga qe ju kendua vokshit me tekst dhe melodi te re vlonjate.V.O Revan eshte termi qe perdoret per kalin ose pelen ne rastin qe vrapojne me te katra kembet ne ajer por qe e kane te veshtire te ndalojne ne raste te nje pengese dhe ben vaki te rrezohen duke rrezikuar edhe kaloresin…

  7. Durim says:

    Shume bukur e keni qendisur. Une do te sugjeroja edhe dicka tjeter. Sonila nje ne cdo tre fjale e ka: Gjithaq… Eshte si ato kalamajte qe mesojme nje fjale te re dhe e perdorin kudo, vend e pa vend. Ndoshta e ka fajin edhe germa e fundit e fjales, qe e terheq

  8. mali says:

    Radigrafine e kesaj MACES e ka bere Bledi Mane dhe e ka qare.
    Sa per revanin mos genjeni veten sepse kucka si kjo, e gjejne gjithmone veten siper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje