Lufta e grave

21 Prill 2012, 20:54Editorial TEMA

Nga Roberto Saviano

Kjo është parathënia e shkrimtarit dhe gazetarit italian për librin e shkrimtares së njohur Elvira Dones me titull “Luftë e vogël e përkorë”

 

Fill pasi ke lexuar këto faqe, mëson se nuk ekziston një luftë përnjëmend e rrëfyer, po të mos kesh dëgjuar rrëfimin e grave që e kanë përjetuar atë.

“Luftë e vogël e përkorë”, roman i shkëlqyer i shkrimtares Elvira Dones, shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara e shkruan në italisht, në gjuhën e saj të dytë, është një libër i vogël që përmban gjithë tmerrin që mund të shpërthejë nga Kutia e Pandorës në një komunitet që shpërbëhet nga themelet. Një komunitet ku tjetri, fqinji, në fillim i afërt, për shkak të ndërhyrjes së një politike të marrë kthehet tashmë në Armik, në Të Keqen. Ky roman i shkurtër ndërthur me origjinalitet e mjeshtëri dy fije narrative – rrethimin dhe kthimin –  tema që ushqejnë letërsinë që nga kohët e Homerit. “Luftë e vogël e përkorë” rrëfen rrethimin e çuditshëm të tri grave të ngujuara në shtëpi pa ushqim e pa ndihma, në një qytet tashmë pré e një armiku të egër. Dhe rrëfen, njëkohësisht, përpjekjen e pamundur të dy vëllezërve adoleshentë për t’i shpëtuar dhunës së skajshme e vdekjes, drejt një shtëpie të re, një atdheu të ri të mundshëm.

“Luftë e vogël e përkorë” është një libër që kam mbajtur me vete për një kohë të gjatë: në çantën e shpinës, në xhepin e xhakaventos, në trastën e ndenjëses cip me letra të makinës së shpurës sime.

Ky libër rrëfen për herë të parë se sot, në këtë të sotmen tonë të mallkuar, në Perëndimin demokratik e me të drejta universale njerëzore të përmbushura, morti, arratia, kthimi ndoshta i pamundur në komunitetin tënd të humbur, nuk janë përvoja aliene e fantastike, por ngjasi reale. Sepse kanë ndodhur, në zemër të Europës, pas një paqeje të gjatë. Elvira Dones na thotë se lufta nuk është diku tjetër; në të kundërt, ajo mund të jetë këtu, një fije larg gjërave që na janë të shtrenjta e që pandehnim të sigurta deri dje. Dhe kjo mund të ndodhë sa herë që një komunitet sakatoset në elementet e vet përbërës, elementë këta që më parë ishin pjesë e një të tëre. Natyrisht, një roman nuk është një profeci. Na takon ne, i takon lexuesit, të kapë e të krijojë të vërtetën e vet.

Qyteti i romanit të Elvira Donesit është Prishtina, një hije në hartën gjeografike, kryeqytet i Kosovës, ku dikur jetonin sëtoku kosovarë shqiptarë, në shumicën myslimanë, dhe serbë. Në vitin 1999, Prishtina u bë teatër i një lufte që, ndonëse kaq pranë në kohë e gjeografi, nuk zë më vend në bisedat tona prej kohësh. Qe teatër i një lufte të frikshme, po cila luftë nuk është e tillë? Dhe sa prej nesh dinin, sa për të marrë një shembull, për Benghazin, para se gazetat të shkruanin për gratë e vrara nga snajperët, teksa nga ballkonet përpiqeshin t’u jepnin ujë opozitarëve të regjimit libian?

Le ta themi që në krye: “Luftë e vogël e përkorë” nuk ka kurrfarë simpatie për luftëtarët filoshqiptarë që iu kundërvunë epërsisë dërrmuese ushtarake serbe dhe pastrimit etnik të Millosheviçit. Në roman dhuna vërshon mbi viktimat si kamzhik, e toni mbizotërues është ai i “pietas” kundrejt viktimës, jo thjesht vetëm një indinjatë. Por, kushdo që do ta lexojë, do të gjejë – me të gjitha elementët tipikë të një romani e në thurjen e personazheve –  paragrafë që hedhin dritë mbi arsyet se si edhe një qytetar çfarëdo, një përkrahës i bindur i liderit Ibrahim Rugova, u shtrëngua, për shkak të realitetit historik, t’u qaset  formacionet të armatosura (nganjëherë të udhëhequra nga veteranë të luftës boshnjake) të separatistëve shqiptarë të UÇKsë. Dhe pa bërë shumë pyetje mbi prejardhjen e financimeve të UÇKsë; pa ia bërë pyetjen vetes në kishte qenë UÇKja ajo që i kishte nisur veprimet luftarake nëpërmjet terrorizmit antiserb. Nuk ia bën aspak këtë pyetje vetes burri i Ajkanës, gjinekologe kurajoze e spitalit të Gjakovës, i arrestuar nga milicët serbë, sepse kishte vënë në dispozicion të UÇKsë shtëpinë në këmbim të premtimit për ta përdorur “vetëm natën”.

Qenë të shumtë ata që nuk i bënë pyetje vetes, por Elvira Dones nuk na tregon vetëm historinë e atyre që u rreshtuan, që rrokën armët, na rrëfen, sidomos e mbi të gjitha, fatin e atyre që gjithë këtë e pësuan, e përjetuan në një situatë ekstreme, duke u kapur me thonj e me dhëmbë pas dinjitetit njerëzor.

Deri para sulmit ajror të NATOs, lufta e Kosovës kish njohur një fazë të parë. Nga 1996 deri më 1999, forcat e sigurisë së Millosheviçit ushtruan një represion e një pastrim etnik aq të egër në Kosovë, sa shqetësimi ndërkombëtar në rritje, nuk mund të mos fillonte presionin kundër Serbisë. Kjo politikë çoi në fund në një sukses formal me nisjen e bisedimeve të Rambujesë, bisedime që nuk u ratifikuan kurrë nga UÇKja. Bisedimet u mbyllën me njohjen e autonomisë së Kosovës, por jo të pavarësisë së saj të plotë. Dhe Millosheviçi nuk e pranoi kurrë atë që ai përkufizoi si një pavarësi të maskuar nën petkun e autonomisë. Kështu, më 1999, në hapje të  romanit, Aleanca Atlantike bombardon tokën duke përdorur qiellin e gjuajtësit e NATOs -përfshirë edhe tornadot italiane, që ngriheshinn në fluturim nga aeroporti i Avianos.

Kjo qe lufta e vogël e përkorë, që natyrisht nuk qe as e vogël, e as e përkorë. Në fund të saj u numëruan rreth trembëdhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë. Njëzet mijë gra u përdhunuan e iu nënshtruan gjithfarëlloj dhune nga ushtarakët, dhe sidomos nga milicitë serbe. Një milion kosovarë shqiptarë u strehuan në Shqipërinë e rraskapitur për t’i shpëtuar gjenocidit.

“Luftë e vogël e përkorë” rrëfen gjithçka që ndërkohë e kemi harruar, por edhe gjithçka që ndoshta kurrë nuk e kemi ditur. Ky libër është një histori femrash, sepse është pikërisht nga këndvështrimi i tyre, ndërthurur në filigranë, që autorja ka vendosur të na rrëfejë. Dhe ajo çka shohim, na magjeps.

Rea dhe Nita janë dy femra të ngujuara. Kuturisen  e rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpinë e Besës, ku një telefon i regjistruar nën emrin e një serbi, ende punon. Dhe prej andej i telefonojnë botës, lëshojnë alarmin për atë ç’ka po ndodh aty brenda. Dhe njëkohësisht, nga ai kënd, nuk mund të mos shohin sa çnjerëzore është ajo që po përjetojnë: të mos kenë të lahen, të gjenden papritmas hedhur pas, në kohë që kurrë nuk do t’u kishte shkuar mendja se do të ktheheshin më. Atëherë gjithçka pushon së qeni, deri edhe tradita e nënshtrimit sipas së cilës një femër e Ballkanit – kurdoherë e pavarësisht – duhet të kujdeset për mashkullin në çfarëdo roli të dhënë, në atë të shoqes, të motrës, të nënës. Në një të tillë situatë të kapërthyer, në një të tillë kontekst çnjerëzor, mashkulli dhe femra përurojnë një modernitet në marrëdhëniet mes tyre, gjë që në traditën klasike të deriatëhershme do të kish qenë e pamendueshme.

Dhe është fjala për një histori femrash edhe kur Nita, duke kujtuar një çast të shkuar me të dashurin e saj serb, Tomasin, tek sjell ndër mend një përlotje të tij, i lejon vetes të mendojë se: “Janë të bukur lotët e një mashkulli, e nëse janë lot të një burri Ballkani, fitojnë një bukuri gati sublime”.

Dhe ndoshta, përfundimisht, “Luftë e vogël e përkorë” është një histori femrash, pra është një histori e të gjithëve, sidomos kur zbulon, pikërisht nëpërmjet pikëvështrimit të veçantë, natyrën e tij të vërtetë.

Jo një roman për luftën, as një roman lufte ku heronjtë veprojnë në kontekst militaresk. Jo, ky roman është drejtpërdrejt lufta. Është përqasja e luftës nëpërmjet syri të viktimës që nuk gjykon, nuk dënon, por u komunikon të gjithëve vizionin e vet.

Është një shikim i kthjellët, klasik, i dhembshur, që nuk shtrembëron asgjë.

Rea dhe Nita dalin sërish në rrugë. Është me rrezik jete dalja jashtë shtëpisë, por kanë nevojë për bukë. Furra e bukës është simboli i jetës, i normalitetit. “Atëherë, a do të na e japësh bukën?” “Shkoni te Blairi e te Clintoni”, ua kthen shitësja, “se do ju japin bukën e, edhe ndonjë gjë tjetër.” Jo, ajo nuk ua shet shqiptarëve. “Bukën e ruan për djemtë që po bëjnë luftën dhe që do t’ua kthejnë Kosovën pronarëve të ligjshëm”. Pra vendi më i ngrohtë bëhet kështu i huaj e i tmerrshëm, familjarja kthehet në të panjohur, ngaqë rregullat e vjetra janë shtrembëruar papritmas.

Pak faqe më pas, përsëri Rea, këtë herë vetëm, te furra e bukës sfidon vdekjen duke u rrekur të kalojë për “armike”, për serbe, për të siguruar bukën nga ai vend i ndaluar, nga ajo çezmë që është tharë, e për t’ua çuar femrave të tjera të uritura. E papritur ia beh një ushtarak e shqipton ato fjalë ngjethëse, në dukje kaq normale, por të një normaliteti të kundërt nga ai i mëparshmi: “Jemi të gjithë tanët këtu, apo jo?” Një grua serbe sheh frikën e Reas, e kap për dore, i ledhaton flokët dhe i pëshpërit: “Bëj sikur po flet me mua, je ime bijë”.

Normaliteti i vdekjes është diçka që depërton në metabolizëm, që prodhon rregulla të reja e surreale. Sepse normaliteti tani është të të vrasin, e jo të mbetesh gjallë. Aftësia narrative për t’i bërë të natyrshme këto rregulla të përmbysura, është vlera e vërtetë e romanit. Ritmi i fjalëve është i qetë dhe italishtja e Elvira Donesit i përshtatet këtij vizioni të deformuar të normalitetit; formësohet pas kësaj qetësie të rremë e vdekshmërisht të ankthshme.

“Zbrita për herë të parë në aeroportin e Prishtinës në dhjetor të 1999ës”, shkruan shkrimtarja në një shënim në fund të romanit, “gjashtë muaj pas përfundimit të luftës. Pas atij udhëtimi u ktheva përsëri e përsëri. Nuk do të kisha mundur kurrë ta shkruaja  “Luftë e vogël e përkorë” pa dëshmitë e atyre që atë luftë e kishin pësuar e përjetuar.”

Autorja pohon se: “Ky është një roman, jo një ese historike”. Dhe ka të drejtë, sepse dëshmitë tronditëse të grave kosovare, që ajo ka kërkuar e mbledhur me kujdes, ende nuk kanë mbetur si duhet në dokumente. Dhe tani bërtasin. Gjurmët e dhunës së gjatë e të egër që, si çdo dhune, i volit të lëvizë në padrejtësi të plotë e pa shërim, pa dëshmitarë, janë bash këndvështrimi mbi të cilin është ndërtuar, është vënë në kornizë romani.

Krejt e kotë t’i kërkosh një romani të jetë i paanshëm: nuk është detyra e tij të jetë i tillë, edhe pse shkrimtarja bën kujdes për të kapur çdo gjurmë humanizmi të mundshëm në mes të ferrit, edhe nga ana serbe.

Gratë shqiptare u bënë objekt i një dhune të padëgjuar, dhe ky është romani i tyre. I tyri, por në emër të çdo gruaje e të çdo burri, të çdo viktime e të çdo vuajtjeje, përtej çdo drejtësie tokësore.

Nëse libri “Njoftime” i reporterit Michael Herr, siç më ka rastisur të shkruaj, është një “roman lufte”, domethënë një roman ku stili është letrar, por lënda është realitet e metoda është ajo e hulumtimit të kryer me sy, ndjesi, të dhëna, perceptime, ku shikimi njerëzor bëhet shkrim, “Luftë e vogël e përkorë” bën një hap më shumë, pikërisht sepse kaq mbizotërues është këndvështrimi femëror dhe, nëpërmjet këtij vështrimi, ai i viktimave.

Nuk është një roman lufte: kjo është lufta.

Ashtu si vetë Michael Herr ka thënë, ta rrëfesh luftën ashtu si vërtet është zhvilluar, “do të thotë të shkatërrosh çdo argument, çdo mendësi që ka çuar në atë konflikt dhe të shënosh pikën ku njeriu humbet mundësinë e të qenit njeri”.

“Luftë e vogël e përkorë” i autores Elvira Dones e merr për të mirëqenë këtë, dhe që prej andej niset. Për t’i rrëfyer botës nga këndvështrimi i njeriut që luftën e dhunën as i deshi, as i kërkoi, e as që mori pjesë të gatiste shfarosje, por në të kundërt padrejtësinë e pësoi. Kur nga ky kënd, nga ky plan minimal, i hollë e madje i diskutueshëm, krijohet narrativë, gjithçka na shfaqet në një dritë rrëzëlluese shpëtimi paradoksal.

Elvira Donesit i dhuroj këto fjalë nga shënimet e mahnitshme të luftës, të quajtura Fletë të Hipnosit, që kapiteni Aleksandër – emri i betejës i René Char – shkroi gjatë Rezistencës, e që i zbuluan Francës lartësitë e tij letrare.

“Nuk i përkasim askujt, në mos asaj pikës së praruar të asaj llambe për ne të panjohur, për ne të paarritshme, që mban zgjuar kurajën e heshtjen.”

 

19 komente në “Lufta e grave”

  1. kelmendasi says:

    Me gjithse nuk kam kohe te lexoj por shof vetem titujt se s shpejti do te fluturoj per Bruksel nga Sinfapori me bani pershtypje se asnje koment nuk kishte.Elexova dhe me pelqeu.Mirpo pse asnje Koment?
    Kjo tegon nivelin e lexuesve dhe komentuesve ne Tema.Keta jane pa nivel dhe ekstremiste te majte qe kane marre persiper te shajne Berishen ,Pd e kedo qe asht kunder mides tyre.Ky asht nje leksion per Temen qe tregon se jeton vetem me antiberishizem ne se shitet ndopak dhe me tifozllekun
    komunist i cilli eshte me sa duket i lodhur i plakur tej mase.
    Komunistet dhe mediat e tyre kane 20 vjet qe te vetmen detyre qe i kane vu vetes me sa duket kane te shajne Berishen te sahpifin te sajone por tash jeni ba te pa besueshem.Ky kontigjen lexuesish me sa duket perbahet nga veteranet komuniste packa se perdorin emra te rinj

    1. Vlora says:

      o kelmendas po ti ne rest se e lexove shkrimin nuk kishe per te then ndonje fjale per ket te ?????????/////

      po kaq shum ju jan verbuar syte pas berishes sa nuk arini te shifni realitetin ????????

      disa si puna jote po na le ne standartet e afrikes.

    2. Rani says:

      Leje Singaporin e Brukselin o zotni po kthehu ne shkolle te mesosh te shkruash shqip.

    3. Koli says:

      Mua si lexues pa nivel me beri pershtypje vetem nje gje: qe kelmendasi duket se ka sheprthyer direkt ne kanalizimin e statusit te tij ose e thene ndryshe “njeriut te shetitur”, qe nga kenlmendi, tregon rrugetimet e tij si te ishin me mushke nga kulla ne kulle… nga sinfapori (mbase ka dashur te thote Singapor) ne Bruksel. te lumte kelmendas me nivel

    4. Niko Maloku says:

      Ka po vjen more Çun Mula,
      Prej Kelmendit sot u ula,
      Mora vesh se m’asht zan rruga,
      Plot me nuse e me cuca
      M’asht zane rruga me shumice,
      Nga do t’marre e mendjekrise
      Qe vec dine me mbushe mire barkun
      E kajhere me nezun çarkun
      E me fole badihava
      Se mend n’koke te tyre s’ka
      Gjith te kqijat kta merhuma
      I gjejn larg, por i kane tek hunda
      I bajne mutit marshalla
      Dhe kur qelbet pa ja nda
      Knaqen krejt tuj marrun ere
      Si ky thone, s’ka muta tjere,
      Po qe mut i bame n’veri,
      E dun fort, i bardhe a i zi
      Tetan kohen keshtu u shkoj jeta
      Tuj than mutit tungjatjeta,
      Edhe tash prej n’aeroplan
      Ky kelmendsi s’ka çka ban,
      Por bertet si shpirti i keq,
      Mut Tropoje shet ky dreq
      Se ate mut qe e pelqen vete
      Don dhe tjeret me hanger tzete
      Por e ka krejt kot i shkreti
      S’mund t’i bajne tetan si veti.

    5. ylli i shamunaqes says:

      O kelmends pse nuk i kerkon Sales t’ju bejne nje grope per depozitim plehrash nga Evropa ne Kelmendin tuaj te bukur? E lejon edhe ligji se PD e miratoi me shumice votash ne parlament (neqoftese keni ngel te pakenaqur nga projektet madheshtore turistike qe ja ka sjelle Sala ne Kelmend)

  2. LORA says:

    O KElMENAS, O SHKEMB E GUR, O TRUTHARE SHKO PI PAK JOD TE VISH NE TEREZI SE KE MUNGESE JODI E DEMTIM NE TRU. KETU FLITET PER ROMANIN E ELVIRA DONES SHKRIMTARJA GRUA ME E MIRE SHQIPTARE SOT PER SOT/
    C PUNE KEMI ME SALI DERRISHEN TEND , O MAJMUN VERIU?shkund trute o kelmendas se te ka hy morri i vicidolit mren

  3. shealba says:

    Me i keqi nder komuniste eshte komunisti “Antikomunist”

  4. Komunisti plak says:

    E lexova shkrimin e mesiperm. Eshte nder per E. Donesin te marre nje vleresim nga Saviano. Jo thjesht per nivelin e romanit, por mbi te gjitha sepse te dya ata jane modeli i intelektualit te angazhuar. Kujtoj, posacerisht per Kelmendasin, se kjo shkrimtare eshte e njejta qe guxoi te protestonte kunder Berluskonit kur ai u tall me femrat shqiptare dhe kerkoi me shume prej tyre te shkonin ne Itali me skafe. Dhe ju kujtohet se cfare mori si shperblim? Fyerje e sharje nga kryeministri i vendit te vet, nga Berisha yt Kelmendas, i cili i hapi librin e shtepise kesaj gruaje te guximshme. Turp per te por edhe per ty qe je verbuar pas tij!

  5. Lleshi says:

    Kelmendas truri i juaj eshte shperlare.Berisha juaj eshte komunist qysh ne vitet 1960.Antikomunizmi juaj eshte si lufta e don Kishotit me mullinjte e eres.Rezultatet e komunizmit berishian jane mese te dukshme, ka mbjelle urrejtjen mes shqiptareve,ka ligjeruar poshtersine korrupsionin,ka vrare per te vjedhur dhe vjedur per te vrare..Ka bere qe shqiptareve tu duket Enveri me patriot dhe humanist megjithe poshtersite e bera.Sa kohe do kete njerez si ty komunizmi do jete i forte.

  6. Baca says:

    Kelmendi meqense je duke fluturuar kur te zbresesh me kembet ne toke mundohu te lexosh nje shkrim te para disa javesh se cfare shkrimtarja shqiptare Elvira Dones i ka shkruar Berishes ne nje leter te hapur dhe pastaj fillo te vleresosh kapacitetin e komentuesve ne gazeten Tema.

  7. Shqipetari/Oslo says:

    O kelmendas! une nuk po du me u zgjat ma teper me ty,por lexoji parashkruesit e mi ma siper si Baca,Lleshi,Komunisti Plak,shealba,Vlora etj oooo TUTKUN me Brire, hajd tung

  8. beso says:

    E ka lexuar librin italisht para disa muajsh,dhe jam ngazelluar sinqerisht,pasi E.Dones e ka shkruar fillimisht italisht,e kjo eshte nje imtesi me shume.Natyrisht,edhe parathenien e R.Saviano,qe eshte nje idealist,si pak te tjere.Me duket se e kam permendur edhe ne forume,se ky liber meriton te permendet,per kurajen e znj.Elvira ne denoncimin e kesaj lufte(qe per mjetet dhe fuqine e Nato-s qe nje lufte e vogel prefekte)por per popullsine qe e jetoi ishte genocid i vertete dhe drame e pamase.Elvira Dones krijon nje atmosfere shume te ngjashme te realitetin,ashtu siç pak e kemi njohur,madje ne episodin e motres qe mban krahun e vellait te masakruar dhe i jep vetes emrin e tij nga Fatmir ne Fatmira e ka kaluar veten e saj duke dhene maksimumin.Me vjen keq qe kemi nje shtet te pèrfaqesuar nga rrugaçe politike,qe kur kane gjetur rastin(ne letren e hapur drejtuar Berluskonit)e kane share apo ofenduar shkrimtaren shqiptare,por ky liber sikur i rijep asaj ate dinjitet qe duam t’a kemi te gjithe.Libri ne italisht quhet”La piccola guerra perfetta”,q

    1. beso says:

      nuk e dija qe me kishte shkuar ky koment apo jo,por desha te shtoj se titulli ne shqipen zyrtare mund te jete:”E vogla lufte e perkryer”,se une e perkore nuk e kuptoj mire.Me vjen mire qe TemA ka zgjedhur per editorial nje parathenie te tille,qe padyshim e meriton!

  9. lili says:

    veprimet e elvira dones na nderojne, ne grate shqiptare!

  10. skenderi says:

    smorem vesh a ka pasur sukses libri ne shitje,se reklamen ja perkthyem…….

  11. pisha flamur says:

    Klemendas! Pse more burr shkruan në iternet dhe e marrin vesh gjith globi se je “idiot noterik” në interpetimin e shvejkut. Llafusu vetëm te rrapi i fshatit ku ti lësh xhevairet e tua atje ku izolohen brënda katundit. Si more me një të prerë të shpatës i shpalle komunistë injorantë gjithë komentuusit e temës. Noli i math ka bërë përcaktimin unikal për provincialët e pa gëdhëndur si ti, kështu:
    “Dy janë vetit unikale të gjith malokëve të botës thotë ai, Injoranca dhe varfëria. Injoranca e bën reaksionar, ndërsa varfëria mercenar” ju jeni persionazhi i spikatur i të dy dukurive sepse jeni jo vetëm reaksionar i kombit, por dhe mercenar i tradhëtarit më të math të historis. Të ngushlloj për mëndjen e varfër, o mjeran gjenetik.

  12. Tani qe i mirnjohuri Saviano ka saltuar (kaq guximshem) nga publicistika ne Literatur me parathenje qe i ngjan me shume nji kercimi mishmash midis -Rrokut e tallavas – do te ishte gabim qe nji liber i tille mos te lexohej nga grate shqiptare . Bravo saviano …i njohur per shkrime te guximeshme di te tregosh edhe te qenit nji mike i mire i shqiptares Dones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje