Edi Rama në Firence: Renzo Bossi është diplomuar në një universitet ku nuk studiohet, por paguhet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me studentë shqiptarë në Firence, ka komentuar edhe çështjen e diplomës së Renzo Bossi-t. “Diploma e Bossi-t për për menaxhim- biznes nuk është marrë në një universitet ku studiohet, por ku paguhet për një diplomë,” tha Rama.

“Në Shqipëri, ka shpjeguar Rama, pas reformës së vitit 2005 që ka liberalizuar sistemin, janë hapur shumë universitete private, disa të mirë, por shumë janë fabrika diplomash me pagesë,” vijoi Rama.

Mediat italiane raportojnë se Rama ka thënë se ai universitet është i dorës së dytë. “Problemi se kush paguan për tu diplomuar, me rastin Renzo Bossi ka mbërritur edhe në Itali,” ka thënë Rama.

Rama pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e Firences, ndërsa ka biseduar për tre orë me studentët shqiptarë.

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Edi Rama në Firence: Renzo Bossi është diplomuar në një universitet ku nuk studiohet, por paguhet”

  1. Socius says:

    C’mund te mendoje i shkreti njeri kur kryetari i opozites ben dallime midis universiteteve-kioska te mira dhe universiteteve-kioska te keqia?!

    1. Dean says:

      Kjo eshte ceshtja.BARAVAVOOOOOO!,heu trim shqypniet.
      Si ne cdo vend Demokratik,edhe ketu ke ne,ne Albanistan,fajin gjithmon e ka kryetari i Opozites.
      Ec aty plako,se edhe ti elektorat quhesh.Do shkosh edhe ti 1 dite me vetu dhe do ndodhesh para dilemes malokjane:Per ke me votu njitash????
      Ky qe kemi dihet qe eshte i TRASHE,por ai qe do vije thon se eshte shume i keq.Biles 1 here e kam pa dhe lexu me syte e mi ”…kur ky kryetar ka ba dallime midis universiteteve-kioska te mira dhe universiteteve-kioska te keqia…”.
      Me mire po votoj ket trapin qe kemi.Sikur jena mesu me ket.S’na bo me pershtypje,na ka plas cipa.

  2. fule says:

    Shpresoj qe dikush ne Qeverine e ardhshme te propozoje nje nisem per mos-njohjen e diplomave te disa palo-universiteteve private si Kristali, Vitrina e shume te tjeter. Keshtu krijohen dhe shume vende te lira pune ne administrate.

    E di qe do me mallkojne shume PD dhe LSI-ista te “shkolluar” po s’ka gje 🙂

    1. beso says:

      deri atehere do kete çare rrethimin universiteti Banaku;po prenotove dy diploma te treten e ke falas!

  3. ALBAN DEGA says:

    UNIVERSITETET E DOMOSDOVES …. DHE AKADEMITE E VICIDOLIT !

    – Mos valle numri i unversiteteve dhe instituteve private
    ne Shqiperi do tua kaloje numrit te studenteve !?

    – Institucione arsimore apo “fabrika pasaportash per asgjekundi” !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pothuajse cdo jave lexoj ne internet apo faqe gazetash, shoh ne ekrane televizionesh apo degjoj ne vale radiosh per nje univesitet te ri, per nje akademi te padegjuar me pare, per nje institut gradash shkencore ne Shqiperi .
    …Kam 17 vjet ne SHBA, nje super-shtet, superfuqi boterore e shkencore qe jep rreth 90 per qind te Nobelisteve, me mbi 300 milione banore, me nje siperfaqe pa fund e pa ane ku nuk perendon Dielli kurre dhe me gati 250 vjet Kushtetute dhe nuk kam pare as degjuar per kaq shume universitete, kolegje, institute, akademi private te reja sa Shqiperia.
    Kryeministri me vota te vjedhura Sali Beriaha dhe krejt klani i tij u bien tupanave te shkollimit masiv…
    Shkollim masiv me nje papunesi masive.
    Arsimin ekstensiv me nje kosto marramendese per familjet shqiptare.
    Pagesa fantastike qe konkurojne me shkollat me ne ze te Amerikes e Perendimit.
    Nivel shkollimi aq i larte sa shume prej te diplomuarve shprehen me krenari se po ta kishim ditur se eshte kaq kollaj per te kryer universitetin, do te kishim kryer edhe shkollen e mesme!
    Mos u cudisni kur neser te degjojme per Universitetin e Domosdoves, sic ironizonte dikur eruditi Fan Noli regjimit e anadollakut Ahmet Zogollit.
    E cfare ndryshimi ka me te Universiteti i Plepave, qe eshte bere fidanishtja e pothuajse krejt gjyqtareve te Berishes…
    Nuk do te jete e larget dita kur studentet te ftohen per te filluar studimet ne Akademine e Vicidolit !!
    Me keto ritme qe hapen institute, kolegje, universitete e deri edhe akademira ne Shqiperi nuk do te jete e larget dita kur numri i tyre do t’ua kaloje edhe numrit te studenteve!
    Pse jo!? E vetmja gje qe prodhojne ato jane pasaportat per asgjekundi, sic jane kthyer me vite diplomat e tyre, ne nje vend ku papunesia shtohet paralel me numrin e Universiteteve te Domosdoves, Instituteve te Plepave apo Akademive te Vicidolit.
    Rendesi ka qe diplomat e tyre shiten sa frengu pulen nga spekullatore e dallaverexhi te nje qeverie dallkauke qe ne vend te qeverise kerdis popullin e vet !
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me keto fabrika parash pa fund per pronaret e tyre dhe fabrika papunesie pa fund per viktimat e tyre shqiptare!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje qeveri qe vjedh voten e popullit!
    Nuk ka se si te ndodhe ndryshe me nje popull, qe akoma nuk e ka kuptuar mesazhin e nje prej baballareve boterore te demokracise Abraham Linkoln se “cdo popull ka qeverine qe meriton” !

    SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 7 MARS 2012

  4. roland says:

    nqs i biri i bossit ka marre nje dipllome ne kristal qe sipas bossit padre kristal eshte nje shkolle bingo-bongo atehere djem dhe vajza shqipetare mos u regjistroni me ne kete mender shkolle.Dhe gjithe pedagoget(qe jane shumica)me vlera duhet ta bojkotojne kete YZYRHANE. LAKJA

  5. ALBAN DEGA says:

    TROFTA APO TRU-PESHKU!?

    Fjala “Trofta” e perkthyer nga italishtja fjale per fjale nuk jep kuptimin e saj te sakte ne shqip.
    Perkthimi me i sakte ne shqip e kesaj fjale do te ishte ” Tru- Peshk” qe perdoret ne shqip dhe jep nuancen dhe kuptimin me te sakte te fjales “Trofta” te perdorur ne italisht

    1. davidi says:

      6 1 mito! e dike mire punen e perkthimit, gjynah qe sdike se ate nofke ia kane vene familjaret dhe miqte. vertet per satiren italiane sot ka marre kuptim te ri por nuk duhen shtremberuar gjerat me dashakeqesi. ai nuk eshte as i pari dhe as i fundit. amico.

  6. geno says:

    E more Rama, udheheqesit e PD jane mbushur te gjithe me nga 3-4 diploma. Por edhe tek PS ka mijera me 8 vjecare madje edhe deputete qe kane blere diploma.

  7. Robert says:

    Mire e ka rama.Kristali eshte fabrike dhe jo universitet.Nga privatet hiq Europianin,New York dhe Zoja e keshillit te mire, se te tjeret jane pacavure per hale.Shesin provime e diploma. Skandal

    1. altini1 says:

      Europiani i Çilit (katunarit), Jozefines apo i kujt tjeter, njelloj eshte

  8. sherifi says:

    Tek universiteti “KRISTAL” mund te maresh diplomen edhe pa mbaruar shkollen 9 vjecae ose te mesme. sa mire eshte te kesh nje diplome te ketij universiteti edhe sikur te jesh dru ama diplomen e ke ne xhep.

  9. askushi says:

    Ne Johannesburg mund te marresh master pa ditur asnje gjuhe te huaj.Master te tille ka ne Shqiperi,fallso apo te vertete,le ta zgjidhe Prokuroria Shqiptare.Te tille te dipllomuar kane ne doganat shqiptare.

  10. eden says:

    po kemi arsimin me te mire ne te gjithe boten sa po mesojne dhe marrin diploma trofta levreke ballgjon krapi sardele ky eshte arsimi qe ke bere berisha

  11. skenderi says:

    sa inat hani per universitetet, shqiptari ka lindur per te qene i zgjuar,i shkolluar pavaresisht se nivelin ekonomike e ka zero dhe nuk prodhon dote vetem qepe dhe pras edhe i cike domote,ah harrova edhe parti me shumice ajka e identitetit te tije,krenaria kombetare gati 100 vjecare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *