Kriza greke dhe nevoja për një besim të ri tek politika

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Taulant Balla

Fqinji ynë dhe populli mik grek po hyn në vitin e tretë të një krize të thellë ekonomike, e cila në çdo moment rrezikon të degradojë deri në falimentim. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të kërkuara me ngulm nga lideri i Demokracisë së Re Antonis Samaras, Standard&Poor’s rikonfirmoi se rreziku i falimentimit është ende eminent dhe se masat shumë të rrepta shtërnguese për reduktimin e borxhit ende nuk kanë filluar të japin efektin e dëshiruar. Greqia mund të kishte patur nevojë për gjithcka tjetër, madje edhe për një mrekulli, por jo për zgjedhje të parakohshme.

Nuk mund ta kuptoj se cfarë priste konservatori Antonis Samaras nga këto zgjedhje të parakohshme që treguan se vetë pesha elektorale e partisë së tij u përgjysmua nga 38% në shtator 2009, në 19% në maj 2012, duke patur aktualisht në Parlamentin grek më pak deputetë sesa kishte 1 muaj më parë, megjithë bonusin elktoral që i dha rënditja të parët. Këto zgjedhje të parakohshme në Greqi jo vetëm që dënuan elektoralisht pushtet-mbajtësit e 38 viteve, PASOK dhe ND, por e zhytën Greqinë edhe në një krizë të thellë politike. Samaras kërkoi zgjedhje të parakohshme sepse kërkoi që ai të ishte Kryeministër i Greqisë. Por votuesit grekë nuk ia dhanë këtë votëbesim. Edhe fakti që Demokracia e Re u rëndit e para me 19% të votave, nuk mund të justifikojë padurueshmërinë politike të Samaras, i cili mund t’i kishte dhënë më shumë kohë qeverisë së shpëtimit kombëtar të Lukas Papadhimos.

Në Itali, forcat e mëdha politike u treguan dhe po vazhdojnë të tregohen shumë të vetëdijshme për krizën dhe për mënyrën e trajtimit të saj edhe në planin politik. Demokrati (i majtë) Bersani mund të kishte kërkuar zgjedhje të parakohshme si kryetar i opozitës, kur Berluskoni kolapsoi, por përkundrazi mbështeti për një mandat të gjatë qeverinë teknokrate të Mario Montit, me bindjen se thellësia e krizës ekonomike nuk duhet të shoqërohet me pamundësi qeverisje dhe krizë politike.

Në këtë logjikë padurueshmërie politike mund të kritikohet edhe Papandreu, i cili në vitin 2009 kërkoi me ngulm për katër muaj me radhë zgjedhje të parakohshme derisa erdhi në pushtet në vjeshtë të atij viti. Por kjo ngjashmëri në funksionon. Së pari, Papandreu nuk kishte informacion për thellësinë e krizës ndërsa rrezikun e falimentimit nuk e  perceptonte edhe në ëndrrën më të keqe. Së dyti, Karamanlisi ishte dorëzuar prej muajsh, duke zëvendësuar orët e punës me playstation-in. Zëvendësimi i Karamanlisit ishte një domosdoshmëri, përndryshe Greqia do të kishte “mbaruar” në gjumë. “Papandreu nuk do të kishte kërkuar kurrë zgjedhje të parakohshme po ta dinte se cfarë e priste” shprehej një prej njerëzve të tij më të afërt vetëm disa muaj pas zgjedhjeve të vjeshtës 2009. Ai kishte të drejtë, sepse nëse nuk do të kishte patur zgjedhje të parakohshme në vitin 2009  të kërkuara nga Papandreu, atëherë mandati i Karamanlisit do të mbaronte në tetor 2011, atëherë kur vetë Papandreu dha dorëheqjen.

Duke u kthyer në kontektin aktual politik dhe elektoral, asgjë nuk mund të justifikojë delirin e Antonis Samaras që e zhyti Greqinë tashmë edhe në një krizë të thellë politike. Zgjedhjet e 6 Majit nuk ishin votim për të qeverisur, por dënim për qeverisjen 30 vjecare: laj borxhin me borxh. Askush nuk kishte dyshim në fillim të këtij viti se nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme asnjëra nga dy partitë historike nuk do të merrte mandate për të qeverisur, ndërsa rezultati i 6 Majit nuk iua dha as të dyjave bashkë.

Alexis Tsipras i Syriza-s është tashmë kandidati i mandatuar për Kryeministër, një djalë i ri dhe energjik, por që duhet të heqë dorë nga premtimi për të anulluar marrëveshjet e shpëtimit dhe kushtet e vendosura nga BQE dhe FMN, të cilat për Greqinë janë si tubi i oksigjenit për të sëmurin. Ato nuk mund të anullohen, as të rinegocijohen, përndryshe kaos dhe falimentim. Tsipras ka një qasje mjaft pozitive ndaj emigrantëve dhe shqiptarëve në vecanti. Kjo është dicka shumë e mirë, po të kemi parasysh qasjen e tre partive të ekstremit të djathtë. Megjithatë Tsipras e pati të pamundur te krijoje nje qeveri koalicioni te majte, po të kemi parasysh kërcënimin e Brukselit se marrëveshjet e shpëtimit, huatë dhe kushtet nuk mund të rinegocijohen. New York Times shkruante dje se në rast se Greqia do të kërkojë këto, atëherë falimentimi mund të ndodhë në Gusht, pra dalje nga Eurozona, kaos për euron, dhrami për grekët.  Edhe Venizellos pritet te deshtoje ne radhen e tij per te krijuar nje Qeveri, keshtu qe ne 3-4 javet ne vazhdim pritet te kemi perseritjen e zgjedhjeve.

Shpresoj që Greqia të formojë një qeveri, pa patur nevojë të shkojë në përsëritjen e zgjedhjeve në Qershor, megjithëse zgjedhjet e reja mund të ishin një skenar më pozitiv, po të kemi parasysh numrat në Parlamentin grek. Në këtë pikë ka tre alternativa. E para dhe më e rrezikshmja është se vota ndërshkuese për PASOK dhe ND mund edhe të rritet, që do të thotë se ekstremistët mund të marrin një peshë edhe më të madhe. E dyta është, më shpresëdhënëse, votuesit grekë vetëndërgjegjësohen, dhe votojnë dy partitë ish-të mëdha dhe iu japin atyre një mandat për të bashkëqeverisur. Por kjo kërkon që Samaras të heqë dorë nga deliri, të propozojë një koalicion ND-PASOK për katër vitet e ardhshme. Të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe Venizellos. Varianti pozitivist, i dyti, kërkon edhe një moral tjetër politik. Udhëheqja e vjetër politike e të dy partive duhet të dalë në pension, në mënyrë që votuesit grekë të rikthejnë besimin. Një variant i tretë është krijimi i një partie të re, që flitet se mund të drejtohet nga kryeministri në detyrë Lukas Papadhimos. Kjo parti nuk ka mëkate të vjetëra dhe mund të tërheqë votuesit e ndërgjegjësuar se kriza mund të kalojë vetëm përmes reformave të imponuara nga Brukseli.

Një gjë është e qartë, skenarët politikë në Greqi kanë hyrë në një labirint të rrezikshëm. Deklaratat e ekstremit të djathtë janë destabilizuese për Greqinë, madje edhe për rajonin. Gjetja e një zgjidhjeje është e domosdoshme.

Samaras i ka një borxh të madh vendit të tij: koston e pajustifikueshme të zgjedhjeve të parakoshme që prodhuan edhe një krizë të thellë politike. Greqia mund të kishte vazhduar më e qetë politikisht të paktën, zbatimin e reformave me qeverinë e Papadhimos. Nuk mjaftonte vetëm kriza e thellë ekonomike, tashmë edhe pa qeveri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Kriza greke dhe nevoja për një besim të ri tek politika”

  1. tourkofagos says:

    …..Tsipras ka nje qasje me refugjatet,sidomos me ata shqiptare!!!!!!
    athere une pyes;Si e vleresojne korraket turkoshake kete dhenje dore…!!!!
    Antigreqi,bukeshkale qe hane buken e grekut e bejne duane e turkut….!

  2. aqif says:

    Po ky matufi i ballajve kujton se kjo gazete mund te behet edhe foltorja e tij ku te na caje trapin me nje bashkesi te merzitshme dhe te madhe fjalesh qe shprehin vetem disa ide te vockla.

  3. Vlora says:

    me mire nje lemsh i mash si ne greqi se nje dite do te kete zgjidhje, se sa, si qetesia tek ne sikur e kemi cdo gje ne vije.

    mendoni kete hall si do ta zgjidhni o taulant.

  4. Albino says:

    sa i perket ceshtjes se emigranteve Shqiptare e perkrah Agimin e Arte, mire tha njeri ketu, Shqiptaret hane buken e Grekut e bejne duane e Turkut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *