Zbardhet takimi Berisha- Nano në kryeministri

10 Maj 2012, 20:51Antena TEMA
Zbardhet takimi Berisha- Nano në kryeministri

Fatos Nano hyri dje në zyrat e kryeministrisë. Prej vitit 2005 nuk ishte ngjitur asnjëherë në ato shkallë. Hyri nga dera ku hynte gjithmonë si kryeministër. Rojet e përshëndetën dhe i hapën rrugën drejt shkallëve.

-Nga koha ime jeni këtu, i pyeti Nano.

-Po i tha roja. Krejt të 14 Shtatorit jena, ndaj i dimë krejt hyrjet dhe daljet.

-Po t’i dinit do më kishit kapur, u tha Nano dhe ia futi të qeshurës.

-S’kena faj ne shef, i tha roja. Na të dinim armik me shefin tonë, se s’merrshna vesh nga politika. Tani e kena kuptu.

-Tani që e keni kuptu ju, e kemi harru ne, tha Nano dhe vazhdoi rrugën drejt zyrës së tij gjithë emocione.

Berisha e priste në korridor. U përqafuan dhe hynë brenda.

-Zoti Berisha, më ktheve një emocion të veçantë, i tha. Çdo mbasdite që vija në këtë zyrë, kisha një bezdi të madhe se nuk kisha kë urdhëroja pasi kish mbaruar orari zyrtar. Sot që erdha paradite pashë që kryeministria ishte plot.

-Po si ia bënit që i vinit në punë kur nuk vinit paradite, i tha Berisha.

-Dërgoja makinat bosh me sirena, hynin poshtë tek oborri i rezervuar, rojet bllokonin ashensorin dhe bënin sikur po ngjitesha unë, dhe të gjithë mendonin se isha në zyrë. Pastaj në orën 3 vinin më merrnin tek shtëpia, hanim drekë, vija pak nga ora 7 deri në orën 9 të darkës, firmosja ndonjë letër aty dhe dilnim prapë për darkë. Po ju çfarë regjimi keni?

-Unë vij në orën 9, iki në orën 3 në shtëpi të ha drekë, vij në orën 5 dhe iki më 2 të natës.

-Epo për ty paska qenë kjo punë atëherë, mua më lë atë të presidentit, se aty s’ka shumë punë.

-Shiko, mirë që ma hape. Tani presidenti, si i imi dhe i yti njësoj është se bashkë do ta kemi. Problem kemi aleancën Rama- Meta. Ne do të bëjmë një marrëveshje bashkë. Unë kam 68 vota. Ti do të më japësh sërish 5 deputetë. Votimi është i fshehtë, nuk na pengon askush, ti duhet ta bësh këtë.

-D.m.th për mua nuk ka asnjë shans zoti Berisha?

-Shiko s’ke ç’e do atë punë. Mezi u bëmë miq bashkë, po shkove atje do prishemi kot. Çojmë Jozefinën dhe e kemi nën kontroll të dy.

-Po mirë atëherë, po flas një here me ata të mitë në PS dhe ndoshta bëjmë diçka. Ai Ben Malaj ka frikë se mos ti dekonspiron votat dhe merret vesh. Duhet votimi sa më i fshehtë që të mos kenë frikë.

-Ta siguroj unë që do të jetë i fshehtë. I them Olldashit se atë do kem në komision, që fletën e votimit të Malajt mos ta bëjë me shenjë. Gjithë të tjerat t’i bëjë me shenjë. Kuptohet vetë ajo, pastaj e di ti.

-Kam dhe këto dy votat e çamëve, dhe votën e atij grekut. Kanë një lloj dobësie si çamët dhe grekët për mua kështu që i ke dhe ato tri vota.

-Të falënderoj shumë. Tjetër kë mund të marrim?

-I kam dhe nja tre vota të tjera brenda PS, por do t’i them në kohën e duhur. Vetëm dua që Edi Ramën dhe Ilir Metën të m’i fshish nga faqja e dheut.

-Mos u shqetëso. Tani çdo gjë është në rregull. Do dalim jashtë dhe do themi që respektojmë njëri- tjetrin, por kandidati do të jetë i PD-së. Kujdes, mos dekonspiro emrat.

-Patjetër zoti Berisha. Ndonjë hall tjetër çfarë ke, me se mund t’u ndihmoj?

-Besoj asgjë. Mirë duken punët. Ah, po, i thuaj atij Nar Kokës të na sjellë pak atë regjistrimin e bisedës në Lalëz, ta kemi që tua tregojmë këtyre socialistëve.

-Patjetër. Ndonjë gjë tjetër? … Më thoni pa merak, në dispozicion më keni sa herë ju duhem.

-Asgjë zoti Nano. Derën e keni hapur sa herë të doni, çmalluni me zyrën, me ndërtesën, dhe çfarëdo gjë që ju duhet për vete, e keni të mbaruar.

-Faleminderit shumë, i tha Nano dhe doli i kënaqur nga dera. Jashtë e prisnin gazetarët. Duhej gjetur një mënyrë që të mos fliste për ta.

-Ka ndonjë nga ata të vjetrit e mi këtu, i tha rojës, të më tregojë pak nga ishte ai tuneli që ika më 14 shtator?

-S’ka problem shef, e dina na, se e kena kontrollu me e bë gati më 21 Janar.

6 komente në “Zbardhet takimi Berisha- Nano në kryeministri”

  1. Vlora says:

    te qeshim a te qajme ???!!!

  2. Ben Chicago says:

    me nanon do ndertoje saliu hekurudhen tirane pekin?

  3. Ivani i madh says:

    U takuan UJKU[berisha] me CAKALLIN[nano] ne stanine kryeministrise per te ndare trofene e presidentit po Ujku duke qene zot i zones e nxori Cakallin nga stani si qen te rahur sa nuk dinte se nga cdere te dilte edhe pse ungerinte kjo eshte historia e kafsheve grabitqare qe edhe pse gjuajne bashke prape jane te pa bese me njeri tjetrin dhe keshtu i mjeri Cakalli[nano] e mori nje mesim te mire nga Ujku[berisha] i shpellave te alpeve tona

  4. Pavaresia says:

    Keta rreshta jane shkruar si per humor, por perputhen me nje realitet dritherues. Skenari i kumarit presidencial eshte pikerisht ky: Topalli presidente me vota te trafikuara nga disa ,,socialiste” qe menaxhohen nga sekseri Fatos….(Nje soj si ne 2007-ten). A do te mund ta realizojne kete skenar ogurzi? Mbetet per tu pare. I gjithe opinioni i shendoshe qytetar, politik e mediatik te ngrihet i gjithi per ta demaskur kete loje te rreziksheme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje