Kosovarja Majlinda Kelmendi do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, do të garojë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Londër. Komiteti Olimpik vendosi dje se ajo nuk mund të garojë për Kosovën, por as nuk mund të garojë si e pavarur. Tani ajo duhet të mbrojë flamurin shqiptar.

Kelmendi renditet e pesta në botë në këtë sport. Ajo ka nënshtetësi shqiptare. Megjithatë autoritetet në Kosovë u shprehën të hidhëruar për këtë vendim, pasi ajo nuk u lejua të mbrojë ngjyrat e flamurit të vendit të saj.

Kelmendi ishte bërë simbol i luftës së Kosovës për tu prezantuar si shtet në aktivitetet sportive.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kosovarja Majlinda Kelmendi do përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike”

  1. haha says:

    aman mi LOLA cna gjeti belaja me keto kosovaret

  2. Taulant says:

    Jemi i njejti komb,keshtu qe gjakun e saj po perfaqeson.
    Sa per Lolat dhe hahat,qe urrejne gjysmen e kombit tone,mund te them qe trupi shqiptar po i qit jashte,pak me veshtiresi, por procesi po ecen…

    1. tourkofagos says:

      kur thua po i qit jashte…nenkupton se po i zevendeson me turkoshake???dmth per pak dekada nuk do te quhet me Shqiperi ,por Albanistan me mjekerrosha trecereksh….!!!

  3. Bledar says:

    Majlinda Kelmendi me ket zgjedhje po perfaqeson ngjyrat e Kombit te saj..Ajo do te donte te perfaqesonte Kosoven,jo se nuk e do Shqiperine por perkundrazi qe Kosova te njihet me shume si shtet, dhe ne nje te ardhme te afert kane te drejten per ribashkim kombetar te dyja shtetet shqiptare.Per te realizuar endrren e te gjithe deshmoreve qe dhane jeten e tyre per Shqiperine-Etnike..Suksese Majlinda edhe kur te fitosh medaljen ngrije lart flamurin e shtetit te Kosoves bashke me flamurin ton Kombetar Kuq e Zi…

  4. lila says:

    oj majlind fito mori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *