INTERVISTA/ Holandezët e videos së Lazaratit: "Si zbuluam Shqipërinë e pabesueshme"

29 Maj 2012, 09:51Sociale TEMA

Amsterdam – Lazarat / Pushtuan mediat shqiptare me video-ditarin e pushimeve në vendin tonë. Theo Roelofs dhe Daan Vonk, dy të rinj hollandezë, rrëfejnë për “JAVA” eksperiencën e jashtëzakonshme në rrugët e Shqipërisë. “Pamë filmin e Çe Gevarës dhe vendosëm të udhëtojmë me motor në vendin tuaj”

 

Nga Skender Minxhozi

Revista JAVA

 

“Sa nxehtë bën, e tmerrshme”! “Ky hoteli kushtoka vetëm 20 euro nata”! “I gjithë fshati është i mbjellë me drogë, fëmijët shkojnë në shkollë duke çarë përmes plantacioneve të hashashit”! Këta që flasin nuk i njeh askush. Janë dy djem nga Amsterdami që kanë zbritur në Tiranë me një fluturim nga Brukseli. Qëllimi: të bëjnë një udhëtim nëpër Shqipëri me motor. Kanë blerë dy motorçikleta të përdorura për 60 mijë lek të reja dhe kanë marrë një rrugë që nuk e njohin. Drejt Jugut, aty ku, veç të tjerash, thuhet se rajone të tëra të mbjella me hashash.

Theo Roelofs dhe Daan Vonk kanë qenë dy nga katër milion turistët e huaj, që ka numëruar qeveria shqiptare gjatë verës së shkuar. Mjaft të rinj, 25 vjeç, ata kanë marrë një udhëtim që sot, pas një viti, pranojnë ta tregojnë ekskluzivisht për “Java”. Kur i pyesim përse në Shqipëri dhe përse me motorçikletë, përgjigja është e habitshme. Kanë parë filmin “Ditari i motorçikletës”, që tregon udhëtimin e famshëm të Çe Guevarës nëpër Amerikën Jugore dhe janë frymëzuar prej tij. Nuk ka qenë e lehtë të gjenden dy të rinjtë holandezë, por në erën e teknologjisë gjithçka është e mundur. Kërkesës tonë për një intervistë, ata ju përgjigjën me habi: Si?! Jemi bërë të famshëm në shtyp?! E pranuan me shumë dëshirë kërkesën dhe dërguan përgjigjet e pytejeve dhe një mori fotosh, plus një video përshëndetëse, ku nuk harrojnë të urojnë në shqip “Gëzuar- faleminderit”! Dy fjalët e vetme që mbajnë mend nga një vend, të cilin e përcaktojnë si të jashtëzakonshëm….sepse aty gjithçka ishte e mundur. Nëse sheh video-ditarin e pushimeve që kanë hedhur në Youtube, por nëse lexon edhe këtë intervistë, kupton se ke në duar përshtypjet më të pastra dhe të paanshme të dy të rinjve që ndeshen me një realitet thellësisht të ndryshëm nga vendi i tyre. Dhe produkti është vërtet interesant. Ata thonë se miqtë e tyre u kanë dërguar shumë mesazhe pas nxjerrjes së videos në internet.

Roelofs dhe Vonk thonë se ky ishte udhëtimi më i bukur i jetës së tyre dhe se do të vinin me shumë dëshirë për një tjetër udhëtim. Lazarati?! Më mirë lexojeni vetë intervistën që po botojmë më poshtë.

 

Theo Roelofs dhe Daan Vonk, si ju erdhi ideja të bëni një udhëtim me motoçikletë nëpër Shqipëri?

Pamë filmin “The motorcycle diaries” me Çe Gevarën e ri dhe na pëlqeu aq shumë sa vendosëm të bëjmë edhe vetë diçka të tillë. Nuk kemi motor personal, por motoçikleta i afrohet dhe ishte e vetmja gjë që mund të përballonim financiarisht.

 

Sa dinit për këtë vend më parë?

Dinim shumë pak për Shqipërinë, por kishim dëgjuar nga udhëtarë të tjerë mbi kulturën e zbutur myslimane dhe mikpritjen e madhe. Kombinuar me çmimet e ulëta, motin e këndshëm dhe distancën relativisht të vogël nga Holanda, ishte një zgjedhje e lehtë.

 

Cila ishte përshtypja e parë kur mbërritët në Tiranë?

Gjëja e parë që vumë re ishte trafiku i çmendur. As që e kishim idenë si të kalonim rrugën. Por kishte mot të bukur dhe vajza të bukura me taka të larta.

 

Si e zgjodhët itinerarin në Jug?

Ditën që mbërritëm, blemë një hartë të Shqipërisë. Ditën e dytë blemë motoçikletat. E dinim që ato nuk ishin fort të mira për male të thepisura, ndaj pamë për rrugë të shtruara, pa shumë male. Për ne nuk kishte rëndësi të shkonim në vende turistike apo festive. Donim të përjetonim jetën e vërtetë në Shqipëri.

 

A kishit informacione të mëparshme për “misterin e barit” të Lazaratit? A mund të na tregoni detajet e asaj që patë atje?

Dëgjuam për Lazaratin nga njerëz që takuam ditët e para. Fillimisht nuk e kishim në plan të shkonim andej. As që e dinim ku binte. Por na u tha që ishte një vend krejtësisht i rrezikshëm, jo një vend ku mund të shkosh. Pas pak ditësh e kuptuam se rruga na binte pranë Lazaratit. Pyetëm sërish mbi këtë vend dhe askush nuk na këshilloi të shkonim atje. Por menduam se gjithsesi mund të kalonim njëherë. Të gjithë shqiptarët që takuam ishin miqësorë, ndaj menduam: Çfarë mund të shkojë keq? Nëse e shohim punën keq, thjesht kthehemi mbrapsht.

Kur arritëm aty, rruga ishte shumë e thepisur, ndaj mjetet tona ecën shumë ngadalë. Na u desh të përdornim këmbët për t’u dhënë pedaleve të motoçikletave dhe të vraponim krah tyre për t’i bërë të ecnin. Menjëherë vumë re se gjërat ishin të ndryshme. Të gjithë na ngulnin sytë. Të gjithë na shikonin gjatë udhëtimit, por këtu ishte ndryshe. Makina që kalonin, duke ngadalësuar ulnin xhamin dhe na shikonin se kush ishim. Ne thjesht thonim “Hello” dhe makinat vazhdonin. Kjo ndodhi disa herë. Mund t’i nuhasnim tashmë bimët e barit. Në të gjithë fshatin vinte erë sikur një barpirës të qëndron ngjitur.

Kur mbërritëm kryqëzimin e parë në fshat, ndaluam për të ftohur motoçikletat. Por pa fikur mirë motorët, një tip ndali Mercedesin e tij dhe na pyeti se kush ishim. I thamë se jemi prej Amsterdami. Mund ta kuptoni se kjo është diçka e mirë për t’u thënë, kur je në një fshat plot me bar. Ai na tha ta ndiqnim, dhe na çoi drejt qendrës. E çuditshme të shihje se fshati ishte tërësisht normal, me përjashtim të barit. Vajzat dhe djemtë e vegjël ktheheshin në shtëpi në uniforma shkolle. Kishte një lokal bar dhe një ndërtesë të qeverisë vendore. Kështu, ky djali na shpuri të vendi ku filmuam. Kishte kaq shumë bar atje. Vërtet e pabesueshme. Pak a shumë siç duket në video. Ai tipi na shpjegoi si ishin punët me të mbjellat. Anglishtja e tij ishte shumë e mirë dhe familja ia kishte paguar arsimimin me paratë e barit.

Më vonë shkuam të vizitonim familjen e tij. Ata e korrnin barin një herë në vit dhe ne kishim shkuar tamam në kohën e duhur. Ishte një shtëpi e vogël në një oborr prej rreth 500 metra katrorë.

Një pjesë e familjes ishte aty, e zënë në përgatitjen e barit. Kishte një vend të vogël nën një çatizë, ku ai thahej dhe në një prej pamjeve mund ta shihni sesi është vënë të thahet, me ne që i qëndrojmë përballë. Ai djali na kërkoi të mos bënim fotografi, por unë bëra disa. Por ato që duken në video janë të gjitha në fakt. Nuk ka pamje të tjera.

Dhe natyrisht që nuk mund të bënim foto të njerëzve. Ajo që mund të bënim ishte të tymosnim falas. Unë (Theo) kisha një arsye të mirë për të refuzuar, sepse nuk tymos kurrë, por Daan thithi një teke dhe u bë krejt dru për orë të tëra. Këtë e shihni edhe në video, kur ne shpjegojmë çfarë përjetuam. Çmimi që ata merrnin për barin e tyre ishte 10 për qind e asaj që paguan në kafenetë holandeze. Por për familjen e tij ishte mjaftueshëm për një jetesë për të qenë. Këta ishin njerëz të mirë si të gjithë shqiptarët që takuam, por është pak e çuditshme kur e sheh veten me një automatik të mbushur mbi tavolinë. Kishte edhe një armë tjetër brenda, që duket në fotografi, por ne nuk e vumë re. E pamë vetëm më vonë në foto nga efekti i blicit.

Nëse ky biznes familjar krahasohej me “fermat” e tjera përreth, ishte vërtet i vogël dhe amatoresk. Ka gjithashtu fusha të mëdha me ujitje automatike dhe dordolecë. Është pa dyshim një biznes i madh. Nuk qëndruam shumë.

Krejt vizita mori diçka mes 1 dhe 2 orëve. Po atë ditë u zhvendosëm më tutje dhe gjetëm një vend për të fjetur në Këlcyrë.

 

Morët ndonjë reagim nga miqtë në shtëpi mbi dokumentarin? Si ishin reagimet?

Ia treguam çdokujt që donte ta shihte. Ishte udhëtimi më mahnitës i jetës sime. Dhe kur njerëzit shohin krejt 50 minutat e pushimeve të dikujt tjetër pa iu shkëputur vëmendja, besoj se kjo flet vetë.

A ishte një ndryshim i madh për ju të përballeshit me një realitet që nuk është aq i ngjashëm me Utrehtin apo Brukselin?

Ka dallime të qarta ndërmjet Holandës dhe Shqipërisë. Është ndjesi e mirë të përjetosh një kulturë tjetër, por nuk kemi pasur asnjëherë probleme me diçka të tillë. Në Shqipëri, atmosfera ishte fantastke, ndaj besoj është e lehtë të përshtatesh.

 

Cila është përshtypja juaj e fundit nga ky udhëtim?

Udhëtimi ishte më i miri për të dy ne. Për ne, Shqipëria është vendi ku gjithçka është e mundur. Dhe kjo është një ndjesi shumë e bukur.

 

A do të ktheheshit në Shqipëri?

Pa dyshim! Është kjo një ftesë? Por nuk kemi ende plane. Dhe ka kaq shumë vende të tjera që nuk i kam parë ende, por do të këshillojë çdokënd që të shkojë në Shqipëri.

11 komente në “INTERVISTA/ Holandezët e videos së Lazaratit: “Si zbuluam Shqipërinë e pabesueshme””

  1. Lira Berisha says:

    Lazaratasit gezojne status te veçante mbrojteje prej Sales;me ata bajme shume gjana te pabesueshme per poplin skyptar

    1. Enough is Enough says:

      HAHAHAHHAHAHHAHAHA po shikoja lajmet,lajmi 1) Bujar Nishani mohon se ka hashash ne Lazarat.
      Lajmi pas tije : kapen 300 kg hashash qe kishte dal nga fshati lazarat.

  2. Alb-Turizem says:

    Albanistan!…Vende dhe popuj!”)))))))))I vetmi vend ne Europe ku dhiten” ne gas!

    1. Obergruppenfuhrer says:

      Jevgjiti i vogel gerko etiopian anastas! Droga eshte kudo neper bote, ne Hollande, Angli, Amerike, Azine Juglindore. Prandaj nuk ka si nuk mund te jete edhe ne nje vend si Shqiperia. Nuk eshte nje gje qe me ben krenar por nuk kemi se c’fare t’i bejme. Ti vazhdo te besh propaganden e jevgut se per ate t’i japin 50 eurot derisa te kthehet dhrami prap.

      1. balzac says:

        Hollandezet s’kane ardhur ne Shqiperi per kesmet por per te hulumtuar tregun.Shtepite e tyre ne Hollande i kane shnderruar ne sera.Ky eshte nje burim informacioni i sakte mbase une jetoj atje.

        1. wert says:

          INJORANT!

          Ne hollande lejohet bari i tille, edhe tymosja, por ne Shqiperine e dhjere te Saliut qe thote nuk lejohet, dhe e verteta eshte komplet ndryshe.

          TE DHJEFSHA LAZARATIN…U BENE KATUNDARET ME TE ZGJUAR.

  3. Agron Basha says:

    Te sinqerte per tre gjera hollandezet e shkrete qe halli i kishte sjelle ne shqiperi:1.degjuam per lazaratin nga njerzit qe diten e pare (nga shqiptare po kuptohet dhe patriote besoj) as qe e dinim ku binte.
    2.anglishtja e djalit nga lazarati ishte shume e mire po prindrit nuk ja kane mesuar me leke sepse arsimi ne shqiperi ku mesohet dhe anglishtja eshte falas.
    3.cmimi qe ata e moren barin ishte 10% e asaj qe ofrohet ne hollande(vendi i origjines qe te meremi vesh)
    Sa per komentin e zonjes LIRA lazaratasit nuk gezojne ndonje status te vecante por ikin me moton qe kerkon B.E. standartet pastaj statusin duhet ta veme ne jete se duke punar token me nje kale e nje gomar ste afron njeri ne europe.

  4. Alfredo says:

    Shteti dhe familja ,jane simotra ,vec ndryshojne nga permasat!Ndersa ketij Shteti,ka vitra qe i kane vdekur qe te dy,meme e babe,dhe sduan tja dine per pjellen”popull”,ne familjen lazaratase,nuk kane vdekur akoma qe ti dergojne grate e vajzat te bejne “kurbet”per te marre fryme familjet e tyre!-Dhe dicka tjeter ne funksion te pikpyetjeve te atyre “jetimeve”qe dergjen kafeneve dhe u masakruan per mbledhje hekurishtesh :-Si shqiponja edhe Sorra jane shpend fluturues,dhe kane nje ngjyre…Por ndersa ne fole te Sorres mundet te veje kushdo,tek foli Shqiponjes do “kellqe”!flm.per mirekuptimin!

  5. ermal says:

    A e poston dot dikush linkun e videos ne youtube?

  6. Keep on ωriting, great job!

    Also visit my ρаge negeso-cms.nl

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje