Dom Nikoll Kaçorri, ky njeri i jashtëzakonshëm i lënë në harresë

3 Korrik 2012, 12:29Politika TEMA

Nga Pandeli Majko

100 vjetori i shtetit shqiptar më shumë se një festë për ne shqiptarët duhet të jetë po ashtu një reflektim i thellë. Kjo është fotoja, e cila paraqet kthimin në atdhe të eshtrave të zëvendëskryeministrit të parë të Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kaçorrit (shkurt 2011). Pa protokoll dhe nderim shtetëror. Ky njeri i jashtëzakonshëm është simbol i historisë jozyrtare dhe të palexuar në librat tona të “historisë zyrtare” të shtetit shqiptar.

E pashkruajtura histori jozyrtare thotë se kur do të ngrihej flamuri në Vlorë në 28 nëntor për nder dhe përkujtim të ngritjes së flamurit arbëror në Krujën e Skënderbeut, midis elitës shqiptare të mbledhur atje, kishte grupime me “luhatje” dhe pavendosmëri… Dom Nikoll Kaçorri është ngritur në këmbë përpara të gjithëve dhe nga brenda veshjes kishtare ka nxjerrë armën që mbante me vete (e ka vënë mbi tryezë) dhe ka thënë fjalët që kanë qarkulluar si gojëdhanë brez pas brezi…: “O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj…!” Vendosja e tij nga plaku i madh Ismail Qemali si numri DY i Qeverisë së Parë të Shtetit Shqiptar nuk ishte rastësi. Ai është po ashtu firma e DYTE në dokumentin e pavarësisë.

Qeveria aktuale mori vendim me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar për ngritjen e disa busteve. Imzot Kaçorri, si gjithmonë, ishte i “pranishëm” me mungesën e emrit të tij…

Një jetëshkrim jozyrtar

Dom Nikoll Kaçorri ka lindur në fshatin Krej-Lure, fshat ky që ndan dy krahina, atë të Dibrës dhe Mirditës. Ai lindi nga prindër që u përkisnin të dyja besimeve (babai i krishterë dhe nëna muhamedane). Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy të arqipeshkvit të Durrësit në atë kohë, imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar. Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Shërbeu në Delbnisht (Kurbin), pastaj u emërua famullitar në Durrës. Ishte aktiv për 24 vjet si zëvendës-arqipeshkv (me disa ndërprerje të shkurtra).

Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe i shtypit shqiptar patriotik. Për këtë arsye edhe pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe. Ai ishte pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare. Po ashtu, mori pjesë në Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907).

Dom Nikoll Kaçorrin nuk e pengoi petku i meshtarit për të qenë në krye të lëvizjeve më të guximshme të kohës siç ishin Kongresi i Manastirit (1908), Kongresi i Elbasanit (1909), duke qenë pjesë aktive e çështjes së madhe kombëtare. Në vitin 1909 themeloi klubin patriotik të Durrësit, ndërsa më 18 qershor 1910, Imzot Kaçorri u arrestua nga forcat turke si kundërshtar i urdhëresave të qeverisjes osmane. Ai bashkëpunoi ngushtë me figurat më të njohura dhe me rrethet patriotike të kohës.

Plaku i Vlorës, Ismail Qemali, kur zbriti në Durrës u prit me nderime dhe i siguruar nga Dom Nikoll Kaçorri, si ndër njerëzit më të besuar për kurorëzimin e ngjarjes me përmasa historike dhe të shumëpritur për popullin shqiptar, në kushtet e një vendi të pushtuar prej 5 shekujsh.

Nëse do të ishte dikush tjetër me merita më të mëdha se Nikoll Kaçorri, nuk do të ishte e mundur që në votimin për nënkryetar të qeverisë ai të merrte votim unanim.

Në një letër drejtuar MPJ të Austro-Hungarisë, më 4 korrik 1913, ai shkruan: “… Simbas mendimit tem, ura e vetme e Shqipnisë qëndron në nji bashkim të përzemërt e të gjithë elementëve të çdo feje që gjenden mbrenda kufijëve të saj”.

Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me, Luigj Gurakuqin, Fahri Gjilanin, Themistokli Germenjin dhe Mustafa Krujën themeloi lidhjen “Për atdheun e për Thronin” për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj, së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikollë Kacorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë deri sa vdiq më 29 maj 1917 nga një sëmundje e pashërueshme.

Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe në 1917 e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”.

Ishte prifti kosovar Dom Pren Kola, që shërben për besimtarët katolikë të Kosovës në Vjenë, që mundi të identifikojë varrin e Dom Nikollë Kaçorrit… Përpjekjet e priftit kosovar në Vjenë nuk qenë të lehta. Atij iu desh të kërkojë me ngulm për tre vjet radhazi në dokumentet e Bashkisë së kryeqytetit austriak së bashku me të afërmit e tij.

Sot, Dom Nikollë Kaçorri nuk i përket vetëm famullisë katolike “Shën Luçia” të Durrësit…atje ku ai prehet.

51 komente në “Dom Nikoll Kaçorri, ky njeri i jashtëzakonshëm i lënë në harresë”

  1. Disho nekrofili says:

    Dashka te vdesi bythofagosi, tani qe do mesoje se At. Nikoll Kacorri e ka pasur nenen muhamedane.

    1. PROTESTUESI says:

      Nderimet dhe respektet Z. Dom Nikoll Kacori, do ja bejme si duhet sa te qerrojme armikun me te madh te shqipetareve.
      Sali berishes nuk i interesojne fuigurat e medha te kombit.
      Ai do qe te jete ai (spiuni dhe sherbetori i serbeve) me i madhi!
      Do harrohet shpejt, pasi te rrezohet nga pushteti!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

      1. fatmir says:

        E goditur, por le mos te ofendojme figuren e madheshtorit Skenderbej me Sali ariun.

  2. *king says:

    Per mu kjo eshte skandaloze,ky eshte nje nga iniciatoret e pare per shpalljen e pamvarsis,e ngriti ne shkoder per her te pare por per diplomaci se sundote Turku ja la ne dore per ta valvitur Ismail Qemali

    1. salistalin says:

      Baba sAli prejt vicidolit ta ka tregue ket ?

  3. Dilema says:

    Qeveria do nderoje vetem tre figura sunite -Zogun, Prishtinen, dhe Ismail Qemalin….
    Ortodokse, bektashij dhe katolike, qe ishin baza reale dhe me e madhe e Rilindjes dhe e Pavaresise nuk u duhen ne rrugen per t’u ktyer tek BABA!…
    Le qe Bab Erdoganin e presim te na drejtoje fesimet per 100 vjetorin e pavaresise!!!!!!!!!

    1. investiguesi says:

      Cfare je ti .Veco Hasan Prishtinen qe ishte vertet nje patriot i madhe ,dhe per kombetarizem shkriu gjithe pasurin e tije dhe jo pak pasi ishte shqiptari me i pasur i Ballkanit ne kohen e tije,pa dy te tjeret ske ku ti kapesh .Ahmet Zogu kokrra e hajdutit dhe e diktatorit qe ne shembullin e tije kane ecur e po ecin edhe drejtuesit e tjere te ketije vendi. Vrau opoziten e degdisi neper bote Ka vrare edhe ky si Enver Hoxha kunatin e tije ,burrin e moters per ceshtje politike e ka pasur ambasador ne Beograd atje e vrau.I vodhi shqiptaret me menyren e tije Ju dha letra dhe ju mori floririn duke vlersuar letren me shume se floriri.I mashtroj njerzit i keputi ne mes .Cfar beri enveri pervec vrasjeve e mori gjithe pasurin e popullit e beri te tijen e mori me dhune eshte e imja dhe kaq.Cfare bene keto te kohes se demokracise e mashtruan me ca piramida e vodhen te gjithen madje nxjerrin edhe ligje per te vjedhur..
      Ismail Qemali TRADHETARI me i madhe i ketije kombi. Ishte tradhetar se per egon e tije qe te behej kryeminister i nje vendi nxitoj te shpallte pavarsine jo ne momentin duhur lejoj copetimin e shqiperise pasi beri marveshje me kancelarite e europes qe ta mbeshtesnin per kryeminister ti jepnin aq sa ti jepnin nga teritori i kombit te tije .Te ishte aq i mire aq kombetar e ku ta dije une se perse munde te lavderohet tani nuk rrinte me pak se nje vit ne krye te qeverise e me pas nuk e di se nga shkoj ku u fshehe ky patriot i flakt qe ska asnje informacion te sakt pas te qenit kryeminister Tradhetar e kokra tradhetarit. Per Gjrgje Kastriotin mos e ngaterroni me figura te tjera se eshte e vetmja histori pozitive qe ka ky kombe.Shpallja e pavarsise me 28 Nentor 1912 eshte gabimi me i madhe qe kan bere politikanet e ketije vendi ndaj kombit te tije .Historjanet e dine nje fakt te tille por nuk di arsyen pse nuk e thone nje fakt te tille.Ne shqiperi o njerez festohet akoma dita e pushtimit te komunizmit me 29 Nentot si dite clirimi.

      1. hithra says:

        Mire e keni zoteri, Ismail Qmali shpalli pvaresine e nje Shqiperie qe ishte vetem sa dicha me shume se gjysma e Shqiperise etnike. Por te jesh i sigurte, qe po mos ta kishte bere, hordhite e armiqve fqinj do te na kishin copetuar fare.Aq ishte e mundur te behej ne ate kohe! Cdo event duhet gjykuar sipas momentit dhe kohes perkatese.

        Po te ishte aq i lehte bashkimi i kombit – perse nuk behet tani?!! Cfare e pengon tani Kosoven te bashkohet me Shqiperine? Imagjino para 100 vjeteve, kur sic thoshte Bismark – ¨Shqiperia eshte vec nje shprehje gjeografike¨, kur 99% e popullsise ishte analfabete, kur gjuha shqipe mezi shkruhej dhe kur identiteti kombetar nuk ishte ky i sotmi.
        Sa per pasurine e Ismail Qemalit – ketu gabohesh rende. Ismail Qemali kishte gjithe te mirat ne Turqi – ishte Kryetar i Parlamentit Turk, posedonte mijra hektare cifligje ne Siri dhe Turqi. Por i la te gjitha per Shqiperine. Familja e tij ka jetuar vazhdimisht ne varferi…jetonin me pensione modeste merite te dhena nga Zogu. Me pas Enveri i persekutoi per vdekje duke i lene ne harrese te plote. Per cfare pasueri e keni fjalen??!! Sterniperit e tij nuk kane ASNJE prone nga Ismail Beu – sepse ai nuk la pasuri materiale – por vetem nje veper te madhe, qe qendron ne themelet e Kombit tone. Le te punojme te gjithe per ta ngritur Kombin Shqiptar ne madhesine dhe meritat qe i takojne – te nxjerrim ne pah vlerat e te heqim dore nga mendesia komuniste e ¨kritikes¨ dhe ¨antivleres¨.

  4. llazi says:

    nderim per vepren e dom Nikoll Kacorrit, por si gjithmone te tjere bejne luften e derdhin gjakun dhe te tjere gezojne pushtetin…

  5. erdon says:

    Zoti Majko, jeni shqiptari me i madh ne skenen politike. Te ka hije, por edhe ke kapital te jesh udheheqesi i te gjithe shqiptareve te Ballkanit.

    Uroj qe se shpejti kjo te behet.

  6. LURA-DIBER says:

    Ca thote ky me”Dom Nikoll Kaçorri ka lindur në fshatin Krej-Lure, fshat ky që ndan dy krahina, atë të Dibrës dhe Mirditës” Nuk e di se ca qellimi ka pase autori i ketij shkrimi me kete fraze, apo edhe Luren doni te na e beni Mirdite……….Lura ka qene dhe do mbetet Diber…..sa te mjerre qe jeni me, jeni be si sllavet qe pervetsojne figurat e te tjereve, sikurse Skenderbeun qe doni te na beni matjan apo hasjan……ne krenohemi me te gjithe patriotet shqiptare te te gjitha viseve po jo ti pervetsojme ata se kemi tanet…Dibra ka qene dhe do mbetet anatomia e kombit, dhe se periudha me e lavdishme e kombit shqiptar eshte ajo e Gjergj Kastriotit me Dibranet !

    1. Edukat says:

      Dom Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës dhe Mirditës[1]. Rridhte nga një familje, me babain katolik, ndërsa nëna me besim mysliman. (nga Wikipedia faqja enciklopedike ne internet)

    2. Dean says:

      Fillove ti o idiot me budallalleqe si:
      ”.Lura ka qene dhe do mbetet Diber”???????
      Po flitet per Dom Nikoll Kaçorrin ketu,JO per Luren.

    3. Cakalli7 says:

      mos harro gazi-dedene bre burr edhe ai “pi dajbre osht”

    4. ermal says:

      Ore ti Dibran me thuaj ku ke nje katolik ne Diber,eshte e para here qe degjoj qe dom nikoll kacorri qenka Dibran.Te infformoj mor djale qe fisi i kacorreve eshte nder me te medhate ne Mirdite dhe qe nuk ka asnje lidhje me dibren e pabese.

      1. Nik says:

        O rob ja fute kot! Un jam nga Lura dhe detyrimisht ka KATOLIK ne Diber. Dhe Dom Nikoll Kacorri eshte nga fshati Krej lure dhe skemi te bejm me Mirditen.

        1. gjin says:

          Sa pere katolik ne diber ka sa te duashe bile po te them se edhe ne kercisht te eperm te macellares

      2. Petrit kacorri says:

        Bravo Olta.

      3. sadik kaçorri says:

        fisi i kaçorreve eshte ne krej lure,qysh kur lura eshte krijuar e deri me sot qe po flasim. eshte e vertete qe kaçorret jane edhe ne rreshen , dhe sa per informacion per ty, jane kushurinjte tane.informohu me mire.

  7. Kjo qeveri, interesohet me shume per Asadin sesa per Dom Nikoll Kacorrin.

  8. faktet says:

    PETRO NINI LUARASI MERITON PERMENDOREN E TIJ NE TIRANE.
    **********************************************************************
    Saliu po ngre veriun dhe ul jugun me kete palonjeqindvjetor,derisa votat ende vidhen jemi paloshtet.
    Saliu ka varosur ne kete feste mesuesin e pare te shqipes te pa vdekshmin PETRO NINI LUARASIN se s’eshte nga veriu apo sepse e urenin turqiot dhe greket derisa perhapte shqipen dhe jo turqishten apo greqishten?
    Ala heroi i shqipes s’ka ne kryeqytet nje permendore si e meriton ky dishepull i atdheut dhe i c’do shqiptari dersa flet seiicili nga ne shqip.

  9. ncuku says:

    Po te jete per mua Luren ja fal Jemin Gjanes pse fari Balliut.
    Ne lure ishin & liqej sot nuk ka asgje.
    Ne Lure kishte pisha sot s ka asgje.
    Ne lure dikur kishte mish dashi e qengji sot hane kofshe pule Hungarie
    Ne lure kishte Dom Nikoll kacorri e sot nuk eshte as doma, as mikolla bile ka ike dhe kacorri.
    Luren po ja fal Shaban Memise me mire.

    1. Hasjani says:

      Te lumte goja!

      Sa per skenderbeun, shkoli e lexoni enciklopedine shqiptare se cthote per origjinen…

      Dom Nikolle Kacorri ka qene dhe mbetet njeri i madh.

      Ata qe nuk e vlersojne jane te vegjel shume..

  10. tourkofagos says:

    Ndihem i kenaqur,qe del ne pah figura kryesore per shpalljen e pavaresise se Shqiperise,qe ishte i Madhi D.N.Kacorri.Kisha thexuar ne shume komente per nje padrejtesi te madhe qe i behej ketij patrioti legjendar,nga turkoshqipfolesit e sotem ne Shqiperi!!! Ngjarja flet vet,eshtrat e tij priten me karroce…..!!!! Ne nje kohe kur tradhetarit Zogu,Toptani apo I.Qemalit turkoshaku Sali kerkon ti ngrei ne piedestal….!!!
    Kujtoj fjalet e At. N.Kacorrit drejtuar parlamentarit turk I.Qemali;
    – Hajde ketu more tradhtar,ngri flamurin pastaj largohu drejt Instamboul-it……

    1. fatmir says:

      Bythofagos, a e di ti qe pa figuren e Ismail Qemalit qe njihej nga te gjitha qarqet diplomatike perendimore, asnje nuk cante e bente dot perpara, dhe jo me kot te gjithe pateriotet shqiptar te gjitha feve mbeshteten Ismail Qemalin. Nje tjeter gje qe ti je teper injorant eshte, se Ismail Qemali gruan e dyte e kishte greke, dhe tjetra qe Ai per te konsoliduar sa me mire pavarsine brenda teritoreve te shqiptareve beri marrveshje edhe me greket ose me mire Arvanitasit per te bere nje shtet te perbashket. Ndersa keto fjalet qe citon gjithmone ti, lexo cfare thuhet ne kete shkrim ne te njejten dite qe eshte shpall pavarsia ai nuk i bente thirrje I. Qemalit, por qemaleve te katundit te tij. Boll o llozhur pa identetit, ku nje here thua je shqiptar, pastaj je grek, e ne fund del nje prapambetje bizantine ortodokse. Lexoje me kujdes te placin llambaqet.

      “Kur do të ngrihej flamuri në Vlorë në 28 nëntor për nder dhe përkujtim të ngritjes së flamurit arbëror në Krujën e Skënderbeut, midis elitës shqiptare të mbledhur atje, kishte grupime me “luhatje” dhe pavendosmëri… Dom Nikoll Kaçorri është ngritur në këmbë përpara të gjithëve dhe nga brenda veshjes kishtare ka nxjerrë armën që mbante me vete (e ka vënë mbi tryezë) dhe ka thënë fjalët që kanë qarkulluar si gojëdhanë brez pas brezi…: “O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj…!” Vendosja e tij nga plaku i madh Ismail Qemali si numri DY i Qeverisë së Parë të Shtetit Shqiptar nuk ishte rastësi. Ai është po ashtu firma e DYTE në dokumentin e pavarësisë.”

      1. skarendesi says:

        A i ke lexuar kujtimet e I.Qemalit te botuara te perkthyera ne shqip mbas 1990? Lexoji dhe do kuptosh sa Osman dhe sa Shqiptar ishte ai!

  11. Pse Nuk u nderon MostraVucidolit ne 100 vjetor, ka kush e nderon te nderuminDomN. Kacorri; ka kush e fut ne libra e kush do e fuse kete te Harrum Tjeter ne memorial e kombit.
    SalushShpellari ka gjet Zogun I ka hyp, kujton se do e marrim per patriot, aman o kellire!
    ky Pleh mbi Pleh do kujtohet vec si KucedraVucidolit, kot I hypin Zogut ne shpine o kerme e peshtire!
    O I biri sheqeres, Zogu qe i biri kujt qe!
    Zogu eshte Zog, me te mirat e medha dhe te keqijat,
    Kurse ti nje Hijene-kuceder qe rremon te pish gjak, kaq je o i mjere e kaq do mbetet prej teje.
    O shpellar, qe t’u ka shqim dirt syve o I mjeri ti!…Kaq I ke lone fares sate te helmet pas, Mjere ti!…se keta do shohin c’ do shohin e kellire qenefesh!. E nigjoni kur Shan komunizmin?! Ky qe I bente fresk Bijve te enverit, edhe ‘ me gruen’ e fresk hysni e Bijve te hysniut e fresk ramizalise…
    Per ket Nuk ka Fjalë Ta spjegosh; mund te thuash njefaresoj qe eshte te tre djajte (‘enver-nexhmije- ramiz’) bashke.
    Me… kepushe & pusht se te tre bashke!

    Ta mbyll duke uru Luren per birin e vet DomKacorri,
    qe paste drite e bofte drite mbas sodit!

  12. Keshtu ma ndjen says:

    Dhe thoni pastaj feja e shqiptarit eshte shqiptaria,jo or jo feja e shqiptarit te vertete eshte feja e krishtit,dhe feja e te ardhurve nga Dagestani e azerbajxhani eshte turkoarabe ata tani kane fuqine ne dore dhe nderojne hasan hysen ahmet ismail esat taip por ta dine se keshtu si vazhdojne kundra do na kene gjithmone.Per mua te gjithe keta qe nderon ky shtet i tanishem nuk jane gje tjeter pervecse ca turkoshak te peshtire dhe asnjehere nuk do lejoj femijet e mi te mesojne brockulla neper libra historie per keta heronj turkoshak.Lavdi Nikoll Kacorit dhe te gjithe katolikeve ,ortodoksve,dhe bektashianeve shqiptare te vertete.

    1. Latif Dreqi says:

      Hm, dakord per sa thua, deri diku pajtohem me mendimin tend, por puna eshte se bektashinjte nuk jane me ‘shqiptare’ se ‘sunite’ apo ‘turkoshaket’ sic i quan zotrote.Perse do thuash ti? po ja, ne dime qe feja e tyre ka ardhur shume me vone ne vise tona sesa Islami, dhe une di qe shume familje Shehesh, nuk kane fare prejardhje shqiptare..Disa e kane pohuar vete kete!Bektashizmi ndofta ka marre ndonjehere ca poza patriotike por nuk eshte se i ka bere kaq mire shqiptarizmes. Po kujtoj qe Ali Pasha ishte bektashi, e ne e dime fort mire qe Aliu, shqiptaret e vertete, i shkoi ne hell..Aliu i griu me shpate Suliotet e jo vetem..

  13. Irvi Hyka says:

    Nuk e kuptoj se ç’lindi kaq papritur kjo dëshirapër ta pasur im zot Kaçorrin si bustnë Tiranë. Durrësi i ka dedikuarko-katedralen “Shën Luçia” tek e cila prehet prej një viti vet Kaçorri. Në Durrës dy sheshet në fund të rrugës tregtare kanë emrin Kolonel Tomson pjesa përnga torra dhe Dom Nikoll Kaçorri sheshi nga ana tjetër (ana e banksë së vejtër). Në sheshin e tij në DurrësKaorri ka edhe një bust, ja tek e keni [http://www.shkoder.net/images/fjala/2007/dom_nikoll_kacorri.jpg]. Përveç sheshit emrin e një nga rrugëve të vjetra tëDurrësit që të çon tek katedralia po ashtu ka emrin e tij. Tani një shesh, një bust, një rrugë madje edhe një kishë i janë dedikuar atij. Im zot Kaçorri nderohet atje ku e ka vendin, pra në Durrës ku ka shëbyer. Sikurse nderohet Aiqf Elbasani në Elbasan.

    Ceremonia eardhjes së trupit të tij ishte një skandal i vërtetë po shumë herët jemi kuajtuar për ta dhënë këtë gjë.

  14. gjon says:

    Me qendrimin qe mban ndaje kasaje figure te Dom Nikoll Kacorrit,SALI BERISHA tregon se eshte ANTIKOMBETARI me i madhe SHQIPETARE,e vecanrishte kunder katolikeve te cilet kane qene gjithemone kunder KOMUNIZMIT Qe SALIU e ka aq shume per zemer.

  15. edi says:

    Saper dieni Dom Nikoll Kacorri esht nga mirdita dhe nena e tij nga dibra dihet se fisi Kacorraj eshte nga mirdita,eshte nje nga fiset me te medha ne mirdite.Po nuk ka lidhje fare nga eshte mjafton qe eshte shqiptare dhe jemi krenar.sa per dijeni ka dhe fotografin e tij ne mes te Vatikanit.

  16. al says:

    para disa kohesh permenda dom nikoll kacorrin si nenshkrues te pamvaresise bashke me luigj gurakuqin jani mingen isa buletinin e te tjerepervec dhe ismail qemalit.keto fugura sa do te mundohesh ti harojne ,nuk munden se dokumentat jane shkruar e zeza mbi te bardhe dhe vleresimi do te mbetet. por meqe ra fjala at nikoll kacorri para se te ishte klerik nishte nje shqiptar i madh dhe trim dhe mbi te gjitha nenkryetar i qeverise se vlores. lavdi figures se tij dhe patrioteve te tjere.

  17. Glauku says:

    Nèpèrmjet shtypit kisha mèsuar se nè Durrès ishte ngritur njè skulpturè e njèrit nga pjestarèt e “Beatles” dhe si pèr çudi i kishin ‘vjedhur’ “syzet”… Kur arrita nè Durrès mezi po prisja qè tè shikoja atè skulpturè tè tè madhit Lenon dhe menjèherè fillova tè bèj foto me tè…. Rastèsisht kthehem pas dhe sytè mè shkojnè menjèherè tek njè bust, ishte i njè nga liderèt e Pavarsisè Shqipètare Atit dom Nikoll Kaçorri i vendosur pak metra pas tijè ashtu si i lènè nè hije…u ndjeva i ofenduar qè edhe pa dashje i kisha kthyer shpinèn atijè burri qè ja kushtoi gjithè jetèn Zotit, Atdheut dhe njerèzve. Muzika mè pèlqen shumè, èshtè pjesè e rèndèsishme e jetès time por Shqipèria dhe tè gjithè ata qè i dhanè nder dhe emèr janè e gjithè jeta ime.

  18. faku says:

    majko ka gabuar parti !!! ai duhet te bashkohet me AK te vetmen parti me program dhe qendrimn nacionalist ne shqiperi. Ps dhe pd jane shitur perkatesisht tek serbet dhe greket. AK duher te kerkoje te ngrihet nje piedestal, apo nje varreze e perbashket me te gjithe firmetaret e aktit te pavaresise ne Vlore. Mesa di une kane qene 40 burra patriote nga te gjithe trevat shqiptare ata qe kane firmosur aktin. Disa prej tyre jane varosur ne shqiperi, te tjeret jashte vendit dhe per disa syresh nuk ka ende nje info.

  19. Marin says:

    Eshtrat e Dom Nikolle Kacorrit duheshin shoqeruar me kortezh, por xhonturqve jr., do u duhej te kujtonin koherat kur osmaneve i thame lamtumire, e kete ndarje nga baba dovleti nuk mund ta kthejne me nder mend, s’e perballojne dot.

  20. Ogreni says:

    Bravo zoti Majko ju falenderojme.

  21. ??? says:

    duhet te shkruhet dhe per AT SHTJEFEN GJEQOVIN. kush e ndjen veten shqipetare do ti qohet mishi kokerr nga jeta e ketij prifti.

  22. pezi says:

    zotni, mire qi je kujtue e ke shkrue per kte kolos, por do gjana i ke te pasakta. nuk ishte dom Pren Kola qi e gjeti vorrin. kur ai ka ardhe ne Vjene, kan kene punet e kryeme e vorri i gjetun. Vorrin e ka gjete dom Izak Doda, prifti kosovar para dom Prenit me nji pjestare te familjes Kacorri. Ti me qi ke kaq dashni e respekt per kte figure, ke kene ne pushtet bile kryeminister, pse nuk more asnji nisme per ta kthye kte burre te pakrahasushem ne atdhe?????? Sot statura e dom Nikolles nuk ka nevoje per meshiren e politikes se korruptueme e aq ma pak per ato qi jane pasardhes te antiklerit, diktatures demoniake…. Mekatet lahen ndryshe e jo me nji luge uje….. heren tjeter mos e dizinformo opinjonin me te pavereta, kur nuk ke inforamcione te sakta…..

  23. Eleni says:

    Faleminderit, z. Majko, që po nderoni një figurë kaq të shquar të vendit tonë, për të cilin deri tani shumë pak është folur. Duhet të vetëdijësohemi si komb për të kaluarën tonë, sepse vetëm kështu mund ta nderojmë veten dhe jo duke mbuluar me pluhurin e harresës një figurë të tillë që ka dhënë një kontritbut kaq të madh për vendin tonë.

  24. e verteta says:

    Shumica e komenteve te mesiperme ngjajne si muhabete sarhoshesh,ndersa “besniket” e ish Dulles vazhdojne havazin duke share ata qe ia terhoqen busti zvarre Dulless e tyre…

  25. Emigranti_UK says:

    Lura i perket Dibres ashtu si Dibra i perket Shqiperise. Historia duhet rishikuar me kujdes. Ne si popull kemi historin tone qe nuk ka vazhduar te Skenderbeu por shume shekuj me pare. Jemi populli me i vjeter ne Ballkan dhe Europ. Patrioti Dom Nikoll Kacori eshte nje figure me pesh historike dhe duhet ti jepen meritat qe i takojne. Sali Berisha eshte nje klysh serb qe duhet denuar me vdekje per tradheti kombetare.

  26. kitara e thyer says:

    bravo dhe te flenderoj majko. e kemi detyrim ti respektojme patriotet. investuan pasuri per shqiperine. koleget tuaj grabiten shqiperine per te qene te pasur.

    1. Tani says:

      Ore po na e nxirrni Luren ne Puke me sa pashe une. Kush ishte, dhe nga ishte Dom Nikoll Kaçorri, e dijne te gjithe. Vlerat e te madhit Kaçorri, nuk kane te mbaruar. Tere jeten e tije ja kushtoi atdheut pa kerkuar poste te larta, dhe ryshfete. I perjetshem qofte gjithmone kujtimi i tije, dhe i te gjthe rilindasve tane. Ku me nje guxim te veçante vaditen tokat me gjak. Ne nje koment lexova qe Luren e katandisen Lurjanet etj etj.Dua ti them atij zoterise qe here tjeter te matet kur te shkruaje, se fjala pret me shume se shpata ! Merre me mende se çfare munde te beje pena. Nepermjet fb, dhe tel munde te behet trim vetem nje njeri i nivelit shume te ulet.

  27. shqipetari says:

    Ne Shqiperi sot eshte koha e korbave sllave dhe hienave islamike.
    Shqipetaret, bijte me te mire i ka harruar…klasa politike aktuale, vetem shqiptare nuk mund te jene,duhet perkujtuar edhe ajo me nje bust ne Tirane si : Perdhosesit e Kombit ose Hienat e Shqiperise ! Buste nuk meritojne vetem heronjte e Shqiperise por edhe la MERDE qe njerezit kurre te mos harrojne se disa breza jetuan ne ndarjen e mijevjecareve, ku MUTI u ngrit ne peidestal… ngrini dhe shtatoren e Mutit dhe i vini emrin e vertete : Kushtuar tradhetareve te gjakut shqiptar… mos kini frike bejeni me MUT qe te bjere ere… shkruani edhe emrat e atyre qe menduan se Shqiperia ishte nje hale ku mund te dhisnin sa here te donin dhe falas… e meritojne perjetesine edhe perdhosesit e tradhetoret !

  28. olta kacorri says:

    FALENDEROJME ATO,QE BENE TE PAMUNDUREN PER TI SJELLUR ESHTRAT E DOM NIKOLL KACORRI ne ATDHE.SI ERDHEN,SI I PRITEN SKA RENDESI.RENDESI KA TE PREHEN NE TOKEN KU LINDEN.BUKE E KRIPE E ZEMREN E BARDHE,KESHTU KAN NGRENE GJITHE SHQIPTARET.Tashi,qe lindi ne politiken shqiptare rjepomania,nje ha mish e nje s ha hiq ,nje fle ne toke,nje ne dyshek me pupla,do jetojn si do jetojne,mbitegjitha kur te vdesin nje dore dhe marrin asgje tjeter..Pa per te falenderuar politikanet…. HAHAHAHA …as,qe e shkoj neper mend.Te me falenderojne ata mua,qe nuk po ua kepus ndonje te share ne dialektin politikan.Se te gjithe jane njesoj………majko e mendove nje marifet si ujk i vjeter,qe je…don te perdoresh emrin e DOM NIKOLL KACORRIT per te dale me katolik se papa.Ka vite,qe e shoh fytyren tende ne televizor,kostumet i nderon cdo dite por fytyra te ka ngelur po ajo.Nuk te kam degjuar ta permendesh emrin e DOM NIKOLL KACORRIT ndonjeher,as per LUREN ske bere ndonje gje.Don te thuash ,qe jane LURJANET,qe e prishen vendlindjen e tyre.Por kur qan femia ne djep,prindri hec zemren e ja jep,NGA PAPUNSIA I DEMTUAN PYJET,NGA GJENDJA E KEQE EKONOMIKE.Kur te interesonte DOM NIKOLL KACORRI perse prite ti sillnin te tjeret eshtrat e tij,perse prite ta respektonin te tjeret ardhjen e tij,mund te kishe dale dhe ti ta prisje,jo si politikan por si shqiptar.ti tashi u ngjalle…..HAHAHA…Apo don te fitosh duartrokitje ……

  29. Antoni says:

    Don Nikoll Kaçorri eshte me te vertet nje figur e ndritur e kombit tone
    lenja ne hije e ksaj figure esht e qedhimshne per dy arsye spari se ishte klerik katolik,dhe sdyti se kur Ismail Qemali deshti te ngrinte Flamurin Turk ne vend te flamurit shqiptar,e don Nikoll Kaçorri sbashku me Luigj gurakuqin i vunn koburet ne brije dhe e detyruan te ngrinte flamurin e Gjergj Kastriotit te cilin e kishte ne gji Don Nikoll kaçorri.Te gjith e dim se flamuri i pavarsis ishte mendue te ngrihej ne Durres,por me qen se aty ndodheshin pushtuesit Serb,u detyruan te shkojn ne Vlor,e ateher me qen se thuhet se flamuri u qendis per tane naten nga Marigoja,shtrohet pyetja cilin flamur do te ngrinte ne durres? Dihet qe Ismail Qemali kishte ne gji flamurin Turk,simbas nje shkrimi te albanologut Frano Nopça,Ismail Qemali donte te ja shiste Shqiprin Greqis.Duan a po nuke duen disa Kleri katolik ka qen pararoja ne mrojtje te atedheut,kte e deshmuen shume atedhetar te ndershem si Gurakuqi Pshko vas shkodrani,Ded gjoluli, e tjer,por kleriket me te spikatur qe e deshmuen me vepra atdhetarizmin e tyre, jane figurat e ndritur te kombit si Fan Noli,At,Shtjfen Gjeçovi,Don Nikoll Kaçorri,At Gjergj Fishta.monsinjor Luigj Bumçi,AT Anton Harapi karinal e Koliqi, e shum te tjer,Faj qendron tek mbeshtetsit fanatik te turkis,Serbis e Grqis te cilet jane gati tu sherbejn verberisht ktyre shovinistve.

  30. Tani says:

    Roli dhe autoriteti i Imzot Kaçorrit ka qene i dores se pare,sepse Ismail Qemali mbante dhe rolin e ministrit te jashtem. Lufta Ballkanike, pabesia e Esat Pashe Toptanit dhe mehmureve te tjere qe me trup ishin ne trojet arbenore, por me mendje dhe me zemer ishin ne Stamboll, ku bene te pamunduren qe qeveria mos ta qente te gjate. Nikolle Kaçorri u kthye ne Durres. Aty do te ndeshej me ngjarjen me te shemtuar te historise Shqiptare. Renegati Haxhi Qamili do ti digjte Shtepine ku banonte, dhe biblioteken ku ai pononte qe ishte me e pasura ne ate kohe ne Shqiperi. Por ai nuk e ndali hapin qe kishte marre. Bashke me Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujen etj themeluan lidhjen Per Atdheun e per Thronin. Nga kostelacioni i yllesise se atdhetareve do te shkeputej nje yll i pashoq, Lurjani i urte dhe trim, qe nuk u perkul dhe as su thye kurre. Une personalisht ndihem krenare qe kam mesuar ne shkollen Fush- Lure, ku shkolla mban emrin e djalit te vete, Luani i Lures Nikolle Kaçorri. I perjeteshem qofte gjithmone kujtimi i tije.

    1. hamalli otr says:

      ti je nipi i prenges te zi orti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje