Flet Erind Bejko, kryetar i Asamblesë së FRESSH: Rinia shqiptare do ta votojë Edi Ramën kryeministër

26 Gusht 2012, 19:13Politika TEMA

Erindi ka lindur në qytetin e Pogradecit. Vitet e para te jetës deri në moshen 18 vjecare i ka kaluar në qytetin e lindjes dhe më vonë ndoqi studimet në Tiranë në Fakultetin e Shkencave Sociale, më pas për Drejtësi. Mbas studimeve ka punuar si pedagog dhe drejtues i disa projekteve të marketingut.

Erindi u angazhua në PS fillimisht në fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2007 në qytetin e Tiranës, ku kandidonte Edi Rama kundër ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sokol Olldashit. Sot ai është shef kabinieti në Bashkinë e Kavajës.

Si shpjegohet qe nje djale me origjine nga Pogradeci sot eshte shef kabinet ne Bashkine e Kavajes, ku qendron lidhja?

Në qytetin e Kavajës më coi prirja ime për të qënë pranë sfidave ku fitorja merr vlerë reale. Me inkurajimin e një bashkëpunëtorit tim pasi u konfirmua kanidatura e Elvis Rroshit, të nesërmen bëra cantën gati. Kavaja në fushatën e zgjedhjeve lokale të 8 majit ishte në nje moment historik ku duhet të zgjidhte mes nje modeli qeverisës të kalbur dhe filozofisë dhe risive që përconte një kandidat i ri e i suksesshëm.

Pas fitores historike Elvis Rroshi ndërtoi stafin e tij, dhe bëri atë që bëjnë të gjthë socialistët pas fitores, ju qëndroi besnik njerëzve te cilët kishte patur pranë në momentet më të vështira te fushatës së tij dhe une isha njëri prej tyre. Pasi qëndrova për 9 muaj në drejtimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike tani jap kontributin tim në menaxhimin dhe drejtimin e Kabinetit të Elvisit I bindur që është puna që kryej me një pasion marramëndës.

Cfare ju shtyu te beheshit pjese e ekipit te Elvis Roshit ne Kavaje, ne kohen kur shume pak njerez besonin ne nje fitore te PS ne Kavaje? Cila ishte sipas jush pika e forte qe i dha PS fitoren historike ne ate qytet?

 

Energjia, idetë e Elvisit si dhe dëshira e tij për të bërë në mandatin e tij të parë ate cka paraardhesi i tij nuk e kishte bërë për 8 vjet me rradhe më bindën se Kavaja ishte zgjedhja ime e duhur për të menaxhuar një fushatë elektorale. Sic edhe permenda më sipër, një fitore në Kavajë në këto zgjedhje ishte një fitore reale. Në kulmin e fushatës, njerëzit që pak e njihnin realitetin politik në Kavajë shpreheshin pesimistë duke i besuar thënies “Kavaja është bastion i Partisë Demokratike dhe xhep votash për këtë të fundit”, ndërsa ne që jetonim me atë realitet ishim të bindur se të rinjtë, studentët, gratë, të moshuarit dhe gjithë kategoritë e tjera sociale kishin vendosur që fatet e qytetit të mos i besonin mbi dike i cili mendonte se po të varte xhaketen blu fitonte, por t’ja besonin një njeriu i cili pati guximin që gjatë fushatës t’i shihte njerëzit në sy, të dëgjonte hallet dhe problemet e tyre dhe të projektonte gjatë mandatit të tij te parë zgjidhjen e këtyre halleve dhe problemeve.

Përsa i përket pikës së fortë dhe sekretit të fitores, mendoj se fillon nga zgjedhja strategjike e kandidatit, mbështetjes totale nga Edi Rama, angazhimit total të stafit i cili kryesisht ishte i përbërë nga qytetarë që ishin të etur për ndryshim dhe padyshim dhe taktikes që Elvisi zgjodhi duke trokitur në çdo derë te qyetit, në qëndër dhe periferi gjatë gjithë periudhës së fushatës.

 

Ju jeni sot gjithashtu dhe Kryetar i Asamblese se FRESSSH, pas procesit te RE:FRESSH. A mund te na tregoni me shume mbi rolin qe ka Asambleja Kombetare e FRESSH dhe rolin tuaj si kryetar i saj?

 

Procesi i RE:FRESSH i ideuar dhe organizuar nga Sekretariati për Rininë dhe Emigracionin pranë Partisë Socialiste ishte një risi e cila nuk ishte aplikuar asnjëherë në realitetin politik të forumeve rinore në Shqipëri ndaj dhe pati sigurisht një jehonë te madhe. Ky proces nuk prodhoi thjesht një votim dhe një rezultat por ndërtoi një ekip tek i cili çdo i ri e gje veten e tij. Një gjimnazist e ka vendin tek strukturat e gjimnazeve të cilat po ngrihen në gjithë vëndin, një student, një i ri emigrant apo dhe një i ri i cili është profesionist në një fushë të caktuar secili mund ta gjejë veten pranë këtyre strukturave madje edhe një i ri i cili jeton në një zonë rurale mund të afrohet pranë FRESSH duke dhënë kontributin e tij. Pra ky proces decentralizoi pushtetin që mund të ketë një forum rinor duke e shpërndarë ate në disa duar çka sjell efikasitet më të madh në menaxhimin dhe rritjen e strukturave tona të brëndshme.

Në cilesinë e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare te FRESSH kam gjithë dëshirën dhe energjinë e mundshme për të dhënë kontributin tim në menaxhimin, drejtimin dhe organizimin e punës së kësaj asambleje me qëllim që vendimet të cilat do të diskutohen brënda këtij grupimi të kenë një ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e punëve brënda këtij forumi. Ky grupim ka në vetvete të rinj shume të apasionuar pas politikës, me një dëshirë të madhe për ta ndryshuar këtë vend dhe jam i bindur se te kjo asamble janë grupuar ekipi i “Shpresave” të cilët kanë premisat që pas disa vitesh të luajnë me “Kombëtaren” dhe të drejtojnë me sukses Partinë Socialiste dhe pse jo dhe institucionet e këtij vëndi që aq shumë kanë nevojë për Refresh.

 

Edi Rama ka qenë tejet aktiv gjatë RE: FRESSH, ç’synon ai nga ky aktivizim i rinisë?

 

Eshtë e vërtetë që Edi Rama ka ndjekur RE:FRESSH-in me një vëmëndje dhe nje përkushtim i cili ka lënë një shije shumë të mirë për gjithë ne fressh-istat dhe për të rinjtë e tjerë të cilët u bënë pjesë e këtij projekti. Gjatë asamblesë së fundit ai na ngarkoi me detyrën për ta bërë FRESSH një hapësirë publike për këdo që ka dëshirë, vullnet dhe pasion për tu marrë me politikë. Gjatë prezantimit të planit të punës Edi Rama la detyrë qe ky program të bëhet program pune për të rinjtë në cdo cep të vendit duke na bërë me dije se ne jemi sot në anën e duhur te historisë dhe se jemi forca që do ta bejmë Shqipërinë një vend europian. Nga mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të FRESSH të gjithë dolëm me mendimin e përcaktuar qartazi se sfida e viti 2013 nuk është e lehtë, por që do të fitohet së bashku.

 

Ne zgjedhjet e ardhshme vota e rinise do jete vendimtare per te percaktuar fituesin.A mund te na zbuloni disa prej politikave qe rinia socialiste do promovoje dhe disa prej taktikave te organizimit me te cilat ju mendoni se do krijoni avantazh ndaj kundershtarit?

 

Sigurisht që organizimi dhe taktikat fituese do t’i fillojmë nga vetja jonë. Objektivat tona deri për fushatë do te jenë zgjerimi, përmirësimi i strukturave të FRESSH duke punuar me qëllimin e vetëm, që ky forum të jetë zgjedhja e parë e të rinjve sot dhe nesër. Ndërtimi i një stafi profesionistësh dhe një grupimi njerëzish të cilët të jenë të aftë të realizojnë projektet e tyre politike në kontribut të rritjes së burimeve njerëzore të FRESSH në dimension cilësor dhe sasior duke e bërë atë një nga elementet vendimtare në betejen elektorale të vitit 2013. Krijimi brënda forumit të një mjedisi demokratik, sfidues, me liri mendimi, veprimi dhe vendimmarrje kolegjiale. Do t`i japim vlerë dhe respekt mendimit kritik duke synuar gjithpërfshirjen duke i pergatitur të rinjtë sot të jenë të aftë të drejtojnë nesër.

Duke qënë se në themel të programit tonë është Rilindja, sigurisht që ne do luftojmë për një Rilindje të rinisë shqiptare duke e “shkundur” nga monotonia e përditshme që ju ofron realiteti virtual ku jetojnë, do të luftojmë për një Rilindje të arsimit ku universitetet te mos jenë streha 5 vjecare e qeverisë e cila shërben për të justifikuar liberalizimin dhe punësimin fiktiv.

Ne jemi të bindur që në zgjedhjet e vitit 2013 do ti japim Partisë Socialiste suportin më të madh që është dhënë në 20 vitet e pluralizmit nga një forum rinor në një parti politike. Fatmirësisht të rinjtë e duan dhe e votojnë masivisht Edi Ramën, janë të neveritur me kryeminstrin e lodhur e të plakur, ndaj do të mobilozohemi fort që votat e rinisë ta bëjnë Edin Kryeministër.

 

Ekziston nje bindje qe te rinjte nuk jane te interesuar per politiken. Ju qe mereni cdo dite me rinine mund ta vertetoni kete fenomen, apo eshte nje legjende e krijuar nga media?

 

Gjatë viteve të angazhimit tim në politikë kam takuar karaktere të ndryshme të rinjsh, ka të rinj indiferentë, ka të rinj energjikë, të aftë, të heshtur etj. Sigurisht që dhe rektutimi i të rinjve në politikë është detyrë me vete. Nëse ke të bësh me një të ri i cili ka energji të pashtershme, është orator, kurioz dhe kërkon drejtësi në momentin që në sytë e tij shkelet një vlerë atëherë ky i ri është i prirur për të qënë pjesë e rëndesishme e FRESSH dhe mbi këtë inidivid duhet të investohet duke i dhënë minimalisht vëmëndjen dhe t’i japësh mundësinë për të shprehur mendimet e tij.

Po sigurisht që janë dhe një kategori të rinjsh të cilët janë më të heshtur dhe që profesioni i zgjedhur apo pasionet e tyre i mbajnë disi larg politikes aktuale. Me këtë kategori kurresesi nuk duhet të dorëzohesh por përkundrazi, me këta njerëz mund të konsultohesh për zanatet e tyre duke nxjerrë përfundime të vlefshme për punen që duhet të bësh në politikë. Me një mjek të ri mund të flasësh për politikat shëndetsore, me një pedagog të ri mund të diskutosh për procesin e mësimdhënies, kurrikulat etj, me një artist ose sportist problemet e artit dhe te sportit. Ndaj dhe kategoria e të rinjve që rrinë në distancë nga politika me një menaxhim të mirë mund të bëhen pjesë e politikës indirekt por duke dhënë kontribut madhor qoftë dhe me një mendim.

Megjithatë rinia sot në shumicën e vëndeve europiane por edhe në Shqipëri është e orientuar majtas duke qënë se të rinjtë janë idealistët te cilët e duan vendin ku jetojnë një vend me politika sociale, me arsim te konsoliduar, me një individ i cili ka nje strehë mbrotjesë që është shteti etj

Cilat jane arsyet pse te rinjte duhet te angazhohen me FRESSH, pse ju jeni ndryshe nga forumet e tjera?

 

Në këndvështrimin tim, Shqipëria ne 22 vitet e pluralizmit politik ka bërë përparim minimal me pritshmerite e atyre te rinjeve idealistë që thirren njëzëri ne korr “E duam Shqiperinë si gjithë Europa” dhe gjithsecili prej nesh nuk duhet të ndihet krenar për këtë fakt.

Në këtë zullumahi, duke parë dhe riparë realitetin politik të rinjtë duhet te ndërmarrin nisma personale që nënkuptojne aktivizimin në politikën shqiptare pranë FRESSH.

Per ne sot është koha që të ndërmarrim hapa të rëndësishëm, që ëndrrat e tona të bëhen realitet ndaj i bej thirrje te rinjve te aderojne ne FRESSH dhe ne Partine Socialiste te Shqiperise, si nje alternative e cila nuk lejon që fatet e njerëzve të merren në dore nga njerëz te paaftë. Une besoj se FRESSH dhe Partia Socialiste ka vizionin dhe ekipin për ta bërë vëndin ku une kam vendosur të ndërtoj familjen time një vend më të sigurt, më të stabilizuar, më të mirqënë nga ana sociale.

Specialistet dhe profesionistet që aktivizohen në këtë parti janë garancia më e mire që më bind se Shqipëria nesër do qeveriset më mirë se Shqiperia sot ndaj dhe i bej thirrje bashkëmoshtareve të mi, gjimnazistëve, studentëve, të rinjve në qytet dhe në fshat të bëhen pjesë e FRESSH sepse ne kemi vendosur që të mos zvarritemi tek e kaluara, por të endërrojmë për të ardhmen duke u përqendruar tek e tashmja, sepse në këtë moment vendimi ynë për të ecur para është më i rëndësishëm se gjithcka.

67 komente në “Flet Erind Bejko, kryetar i Asamblesë së FRESSH: Rinia shqiptare do ta votojë Edi Ramën kryeministër”

  1. Une says:

    Ou,tani me vertet qe shpetuam!Po ik pini ndonje got qyl ju kur ka parti te Austria,s’e nuk jeni per gje tjeter….

    1. era lama says:

      realisht mendoja edhe une qe cdo gje qe ndodhte ne fresh kishte te bente kryesisht me organizimin e festave dhe gotave qyl te austria por me aq sa ndoqa gjate fushates per zgjedhjen e kkryetarit te ri te fresh mendoj se reformat e reja ne kte forum ,mua personalisht si pjese e rinise me japin besimin se nje pune e mire po behet dhe do vazhdoje te behet ne kte forum..

      1. Une says:

        Je akoma te pjesa e pare me sa po shoh,tani je te pjesa e qe do degjosh ca intriga “ne jemi,e ne bejme,si ne s’ka etj.etj”.Kshu qe duro dhe pak ta shohesh tamam,gjithsesi nuk u vihet ndonje faj i madh se ne fund te fundit aq hapesire u lene dhe ketyre…

        1. Beni says:

          Me ne fund nje fresshist me kontribute qe i eshte dhene mundesia te shprehet ne media.

    2. Mbreti Gent says:

      Kushdo tjeter te vije ne pushtet, do te jete me i mire se sa Sali Berisha, Fatos Nano dhe Ilir Meta!
      EDI RAMA KA VERTETUAR QE NUK PUNON VETEM PER VETEN E TIJ! TIRANA FLET TROC!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

  2. adela kico says:

    pergexime per intervisten,pergezime dhe z.Bejko. M

  3. adela kico says:

    pergezime per intervisten,pergezime dhe z.Bejko. Me vjen mire qe ky vend kka ende njerez te tille e mbi te gjitha individe nga rinia qe kane deshiren dhe angazhimin e duhur per tu marr me politike dhe me rritjen e mireqenies se ketij vendi.. Nje shtyse e mire per tu perfshire drejteperdrejte ne forume politike ?

    1. ela tr says:

      urime z.Bejko njerez si ju i duhen shqiperise ?

      1. Gon TOsi says:

        Celesi i fitores se partise socialiste jane vetem te rinjete.Keshtu vazhdo.

    2. Balua says:

      Paske rene ne dashuri Adela, beji ftese ne fcb ? … mbani ca dinjitetin se me te futur ua kane edhe keta, apo e ditke ti Adela dhe po pergatitesh per “stazh” ?

      1. adela kico says:

        une dhashe mendimin tim ..me aq njohuri sa kam nga politika dhe pa ndikime partiake faktikisht preferoj ata qe me japin bindje qe do veprojne per te miren time dhe te shoqerise dhe jo individe qe kane vertetuar qe mendojne vetem per pushtet ..

    3. Stela Durres says:

      Hi! Jam nje studente e Prof. Erindit. Erindi me ka dhene etiken dhe psikologjine te jem e para. Jam krenare per profesorin tim.

  4. tefta says:

    nje fytyre e mire shqipetare ,bashkohemi me ty

  5. qati alushi says:

    me keto budallalleqe qe po bene edi rama me emerime ne parti ka perta lene partin socialiste ne opozit dhe mbas 2013 po e shohim 80% E DEPUTETVE NUK E DUAN POR CFAR TE BEJNE NGA FRIKA E LISTES

  6. anjeza says:

    uuu pika.. cfare shefi kabineti more, ky eshte kokra e idiotit. shef kabineti e beri ajola xoxa, e aferme e tij. po e njjeta e beri kryetar asambleje te fressh, i cili meqe ra fjala eshte i pa legjitimuar, sepse ne ate mbledhje mungonte kryetarja e fressh, elisa spiropali…. keta tipa, jane shmebulli i keq per rinine. ps-ja akuzon Saliun per lidhje nepotike, po ne fakt nepotizmin e ka ne rrenjet e saj. a ka me te aferm ajola per ti dhene poste ne fressh? ku eshte rinia me kontribute? pse shperfillet ajo?

    1. stela says:

      Erindi nga pogradeci, ajola nga fieri , ku e gjete lidhjen moo????? Ne ballsh!!!!!

  7. arber says:

    Ik mor k…. se per ju politika eshte vetem spektakel dhe party. fushatat i shikoni ne twiter dhe fjalimet i shkruani me google! katapultohei si drejtues pa patur as votat e komshive. turp me mire te ikim nga vendi se berisha me keto sejmene ka per te qeverise gjithmone

    1. xhimi says:

      Suksese Erindi. Qente le te lehin karvani shkon perpara.

    2. BesiTR says:

      Politika eshte spektakel per ata qe duan te bejne spektakel. Per ne FRESSHistat eshte nje realitet qe e prekim cdo dite.

  8. Hesapi says:

    Shtohet lista e trapave.

    1. tefta says:

      Pogradeci eshte vendi i njerzve me te mire shqipetare

  9. KOSTA says:

    Edhe une jam nje votues….dhe kaq….por duke pare se si po e degradon vendin por me shume se si Berisha po e ngre ne sistem vjedhjen jo me korrupsionin…..mendoi qe mos ta voti me…..por kur shof qe alternativa tjeter me e mundeshme eshte nje parti qe ka per kryetar nje njeri qe nuk ka aresim te plote, por perkunder ka vetem vese anti njerezore, ka rreth vehtes vetem grupe njerezish me veset si te tija, njeri qe ka akuzuar babain e tije per baba te femijes qe tani thote se po kujdeset per te, nje pjelle komuniste nga me te perbidshmit…….
    dhe ky njeri do te behet kryeminister i vendit time…jam ne dileme te madhe……. Mendoi se kjo eshte aresyeja qe Berisha eshte i sigurte qe prap do ti fitoi zgjedhjet dhe kjo do te jete fatkeqesi…….

  10. dea hoxha says:

    urime z.Bejko

  11. xxxxx says:

    Pse ti biem rreth e qark me mire votojm Dulen ose Bollanon dhe i biem drejt shkurtojm dhe rruge

  12. nikollan says:

    Nje tjeter Ilir Meta,ku to bjere demokrazine ne Shqiperi?

  13. ledi dino says:

    urimeee..kshu duhet te jene te gjithe te rinjte shqiptare

  14. andri says:

    Bravooo edi rames ,jo vetem ps po me ne fund edhe rinia angazhohet tamam. Fitore e sigurt e zgjedhjeve

  15. blerat says:

    Vetem me njerez te tille mund te bejme perpara…suksese te metejshme..

    1. zoni says:

      Bravo Erindi Bejko

  16. Zem haxha says:

    Rama a eshte ai qe pate deklarue se gruaja e tij e ka nje femi me baben e vet.
    Marre per Ramen,kete jo kryeminister,por e kisha varur ne mes Tiranes.

    Dora e popullit e zgjodhi Sali Berishen kryetar e kryeminister.

    Ju PS dhe komunista te Enverit,shkoni merrni pensione nga greku.

  17. klajdi says:

    Sa me sh individe si erindi duhen,urime per gjithe punen qe eshte bvvere te fressh.une sapo jam anetaresuar dhe e sshoh tashme perditte punen e shkelqyer e seriozitetin..urime erindit.

  18. eno says:

    shpresoj qe gjithcka qe kam degjuar kto kohe per fressh te jete e vertete dhe te filloje dhe rinia me veprime konkrete se mjaftueshem ua kemi lene ne dore te ardhmen tone figurave te perjetshme politike te ktij vendi..bravooo erindi

  19. kamela says:

    me ben te lumtur fakti qe paska akoma te rinj energjike dhe te gatshem per te bere dicka te hajrit per kete vend.uroj te ta degjoj me shpesh emrin dhe fjalen. shume urime

  20. indrit says:

    pd ka vite qe e verteton qe asnjehere sdo mendoj per kte popull dhe me qindra ngjarje e vertetojne kte..ps dhe njerezit e saj kane dhene prova qe jane alternativa me e mire per kete vend..dhe njerez si eridni qe ne fressh nuk jane te paket,qe kane ndertuar cdo gje vete dhe me te gjitha kontributet e dhena per fressh dhe ps kane treguar qe uduhet dhene besim per nje te ardhme me te mire

  21. anton says:

    me vjedhje votash,vrasje kundershtaresh polotike apo akoma me keq njerezish te pafajshem e mori sali berisah pushtetin dhe kshu vazhdon ta mbaje..mjaft eshte toleruar..gjerat duhet te ndyrshojne,dhe me njerez te tille kemi besim qe dicka do te behet

  22. lorena says:

    gatishmeri,deshire per te punuar,energji..vetem me njerez te tille vazhdohet..pergezime erind per intervisten,vertete bindese dhe me ben te shpresoj qe do te zhduken se shpejti politikat kriminale nga ky vend

  23. Artan says:

    O Tema kujdes se mos ju rezulton pas ca vitesh intervista e ketij bukuranit njesoj sic ju doli me vone intervista qe i moret Lul Bashes ne 2004-en.

  24. adelina says:

    mjaft vodhet o pd-ista te shemtut.leni radh per kte t rinj.duhet me qen krenar me i pas

  25. eda says:

    hihihi sa injorante jan kta te pd.. kshu vazhdo, le te pelcasin te gjithe

  26. *king says:

    Ka mundesi qe do jet prej atyre te malit prandaj ka shkuar ne Kavaj /hajt djal bani hysmet by….s se per ate pune je ti

  27. era says:

    turp…nje tjeter i mikluar i erjon veliajt…pasi nuk ia doli dot te vere ne krye te fressh joleza koken, vajzen e biznesmenit te partise socialiste, vuri njeriun e tij ne krye te asamblese. uroj qe spiropali tia tregoje vendin edhe ketij shokut, sic beri me ata qe i kthyen zgjedhjet e fressh ne nje loje te ulet..

  28. Miri says:

    Po te lexosh nje artikull te cdo “politikani” dhe ti fshehesh emrin asnje prej nesh nuk e kupton se i kujt partie eshte.
    Ne kemi vetem shpirtin e kundershtimit dhe kaq.

  29. besmir tollozhina says:

    sa i ngjan EDI RAMES ky! pasaj une kete e mbaj mend qe ne gjimnaz,ka qene nje ordiner fare,edhe nje pijanec ordiner! pasaj le te na thote ky figura ku ka qene pedagog se na hapi barkun,po ik o Erind verra se sje ti per ne politike o aga.

  30. nil says:

    jo ore jo ! Erindi flet ne emr te rinise. Sic flet edhe ai i PD ne emer te rinise. Hajde e ardhme hajde. Po ky erindi nuk ka nje shok te pije kafe, gjithe jeten e tij e kane quajtur qull e nuk e merr njeri seriozisht as tani qe z.Roshi e ka bere sekretare. Sa qejf ke te promovosh djem qulla e pa t… ore Erion Veliaj ! Rastesi ? Hape mendjen Edi Rama se te kane rrethuar njerezit pa peshe e pa fije reputacioni ne qytete e shoqeri. Nese vazhdon me kete soj edhe ne 2013 do te haje prape saliu.

  31. tani says:

    Me pelqen diplomacia jote z. Bejko. Vlereson cdokend dhe nuk shan askend.
    Kjo i duhet FRESSHit

  32. dea hoxha says:

    vetem ju mund ta ndaloni kete qeverisje te kalbur, korrupsionin, vjedhjen. shqipieria po digjet 100%. ju jeni krenaria jone.vazhdoni keshtu.injorantet e pd ju mund ti hani me dhembe.fjalet e tyre te uleta perkthehen ne komplimenta te pashoqe per ju.urime te perzemerta

  33. eri dr says:

    uuuu profesori im. jam shum krenar qe nje person kaq i respektuar sa ju me ka dhene mesim ne universitet. urime profesor. lart e me lart ju pafsha

  34. Durim says:

    E late pa buke Zerin e Popullit duke i marre intervista te tilla nen motivin “lepirje ndaj kryetarit, qe te bejme karriere ne parti”

  35. nil says:

    @ edi (apo Erindi?)…sa qesharak keto komente..hahahahaha..me kete palo interviste te rendomte..shoqeruar me foto trendy pordhace…o zoti Erind mjaft u impenjove per te bere komente pozitive sikur ti je Obama..duken te gjitha..hahahahahah…I lexoi Rama, pa merak….hahahahaah…po prape ti ngelesh ai qe je…ose qe nuk je !

    1. edi says:

      nuk e di si tju quaj se nuk e di kush jeni.po prezantohem une. quhem eduart dhe z.Bejko nuk e njoh.kam shume vite qe jetoj jashte Shqiperise.ky zoteria qe ka dhene intervisten me pelqeu shume dhe nqs do kisha kohe do lija me mijera komente sepse vertet me pelqeu dhe do me pelqente ta shikoja shume gjate ne politiken shqiptare sepse ka erdhur koha te largohen figurat e shemtuara qe po shesin pjese-pjese vendin tone.eshte turp per ne si shqiptare te ekzistojne njerez si ty. te gjithe duhet te mbeshtesim njerezit si zoteria Bejko.

    2. Armando says:

      O nil ti dukesh aq dembel saqe perton te shkruash dhe emrin apo ke frike te identifikohesh, se po ta kesh emrin nil je shume per te ardhur keq. Ti dukesh aq dembel saqe se kuptoj si nuk ke pertuar te lexosh gjithe kete interviste. Ki parasysh nje gje qe nuk e mbyt dot zerin opozitar te kesaj rinije me komentet e tua ordinere o nil. Pastaj mos komento dicka qe nuk e kupton o dru se nuk ke kapacitet ti me keto gjera qe shkruan. Cdmth ska nje shok te pije kafe? Shoket nuk jan per te pire kafe e per te bere llogje sic mendon ti o nil. Po ti o nil ne emer te kujt flet? Apo ti ske as emer harova. Ben mire te heshtesh te mbash ate qoshen dhe te shohesh Erindin dhe shume te tjere si ai ti japin nje kuptim kesaj rinie qe dita dites po fiton shume element si puna jote.

      1. edi says:

        @ Armand jepini nje shembull rinie nil-it se paska ngelur shume injorant. njerez te tille i prishin shume pune rinise shqiptare.

      2. edi says:

        @ Armand jepini nje shembull rinie nil-it se paska ngelur shume injorant. njerez te tille i prishin shume pune rinise shqiptare.ne fund te fundit eshte dhe nje njeri pa identitet. cmund te presesh prej tij?

        1. Armando says:

          E di o Edi dhe te them te drejten me vjen dhe pak keq per keta pleqte 20 vjecar qe ju duket sikur ju ka mbaruar jeta se mundesite i kane te prera nga ky sistem i kalbur dhe xhelozojne me ata qe kerkojne ti japin nje kuptim dickaje duke kerkuar progres dhe jo regres

  36. evi evelin says:

    urime Z.BEJKO….nje interviste vertet e shkelqyer dhe trasparente,,,Kavaja kishte nevoje per njerez si ju,,qe me te vertete dini te drejtoni,ato qe ju shikojne cdo dite duke punuar jane te sigurt per kte..mos ju interesoje ca thone te tjeret ti vazhdo rrugen qe ke nisur..

  37. evi evelin says:

    urime Z.Bejko….nje interviste e shkelqyer dhe mjaft trasparente…Kavaja kishte nevoje per njerez si ju qe dine te drejtojne,,ato qe ju shikojne cdo dite duke punuar jane te sigurt per kte…mos ju interesoje ca thone te tjeret ti vazhdo rrugen qe ke nisur,,,drejt suksesit dhe fitores…

  38. oltion says:

    une jam nga kavaja,pavaresisht se nuk jetoj aty ndryshimi qe ka ndodhur qe me ardhjen ne pushtet te ps ne kte qytet eshte i dukshem dhe falenderoj perzemersisht punen e bere nga bashkia per rimekembjen e qytetit tim..jam e bindur qe njesoj sic u be me kavajen mund te behet ne te gjithe shqiperine dhe ndryshimi eshte seriozisht i prekshem.. suksese

  39. landi says:

    z. BEJKO sic i dhate drite kavajes, ashtu presim ti jepni dhe Shqiperise. me vjen mire qe ka te rinj si ju me kerkesa te larta kundrejt vetes dhe vendit.jam i sigurt qe pritshmerite e mia do ti permbushni

  40. rigers says:

    mesiguri qe jeni mesuar me ato premtimet bajate te politikaneve tuaj dhe si gjithmone e vetmja arme qe keni eshte shpifja dhe sharja e kundershtareve tuaj se per perballje reale me veprime konkrete apo angazhime skemi pare ndonjehere..intervista eshte e shkelqyer dhe pavaresisht cfare thuhet ne disa prej komenteve ktu i uroj fressh suksese ne punen e nisur dhe jam i bindur qe qeverisja ne shqiperi me te tilla figura do te permiresohet

  41. kristin says:

    nese ka nje njeri qe ka kontribu ne qytetin e Kavajes pa asnje lloj interesi ai eshte zoti Bejko..,! Ai kur i vihet nje pune apo nje organizimi te cdo lloj eventi le shpirtin e tij sepse do qe cdo gje te shkoje mbare! Zoti Bejko eshte nje nga pjesetaret me te kualifikuar ne stafin bashkiak te qytetit dhe me te edukuarit per nga ana humane.,! Njerez te tille e cojne perpara ecjen e qytetit ..dhe duhet ti respektojme jo ti cenojme!

  42. aldo says:

    kaq e veshtire eshte per shqiptaret dhe akoma me keq per rinine qe te heqi dore nga i vetmi argument si jeta personale..nese doni te kundershtoni njerez pse nuk shihni njehere punen e bere dhe te lini menjane aspekte qe nuk i interesojne njeriu si ka apo nuk ka me ke te pije kafe personi ne fjale..

  43. ledia says:

    akoma militantet e pd-se merren me motive si i kujt eshte femija i edi rames apo ku e pi kafen x personazh .a nuk mendoni se ka ardhur koha qe te mos mendoni me vetem per ngjyrat e partise qe preferoni po te hapni syte dhe te shikoni ate cka eshte me e mire per te ardhmen tuaj. perpiquni te tregoni pak respekt per njerez qe tregojne qarte qe ndryshojne plotesisht nga te zakonshmit ne politiken tone qe e kane mendjen vetem tek parate..ose nese nuk ia dilni ti respektoni te pakten perpiquni ti lejojne te bejne punen e tyre ?

  44. Ester says:

    Armondo sado qe ke te drejte nuk ke pse e ofendon nilin. Cdo njeri ka horizontin e vete. Nili si duket eshte mesuar kur shikon ne televizor salinjte dhe i ka hip tmeri tani i duken te gjithe njesoj. Nga nje ane nuk ka faj vete ambjenti eshte mosbesues. Pranaj dhe programi i fressh flet per rilindje sepse ka nevoje qe tipat si nili te kene me shume besim dhe mos tju duket cdo gje e zeze. Mbase dhe nili do ta kuptoje me kalimin e kohes qe gabon me keto qe shkruan. Gjithsesi pergezime ketij Erindit te pakten per idete qe ka. Me pelqen qe nje djal i ri arin te flasi ne keto dimesione. Bravo

  45. Edi Rama says:

    me rrofsh o servili im per fjalet e mira qe ke thene per mua…….

  46. Mondi says:

    Bravo Ester. Uroj qe goca intligjente si ty te shtohen sa me shume ne radhet e FRESSH sepse ky vend ka shume nevoje per sharmin dhe inteligjencen tuaj. Bravo…

  47. Hi there to every one, it’s really a good for me to go to see this web page,
    it consists of helpful Information.

  48. arba says:

    Po te kesh besuar vertet te ai qe s’po ja kujtoj emrin, se ka ndryshuar disa, me dhimbsesh.. Poooor, besoj qe nuk eshte kjo e ne kete rast turp per qytetin nga vjen dhe edukimin qe ke marre. Te pakten perfito ndonje gje e mos u ndje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje