INTERVISTA/ Fatos Nano: “Si President, doja t’i dëftoja Xhoanës, që akoma i kam të varura në këmbë armët e burrërisë”

26 Gusht 2012, 23:33Antena TEMA
INTERVISTA/ Fatos Nano: “Si President, doja t’i dëftoja

Shoku Nano, ju kishim harruar fare, kaq vite të tëra. Cila e mirë ju solli prapë midis nesh?
– Tërë dimrit, me Xhoanën u ramë derë më derë gjithë kazinove të Vjenës. Andej, nëpër to, me këdo që loznim, nuk na tha asnjëri që ” jam ish-Kryeministri “. Xhoanës i hipi inati në tepelekun e kokës, e filloi të më gjuante me lugë e pirun, ku të mundte, në trupin tim. ” E shikon,- më thoshte duke bërtitur, – cilët janë burrat e vërtetë? Janë ata, që tërë ditën e ditëve bredhin kazinove, jo se u katandisën “ish-kryeministrat”, por janë akoma me tope në këmbë”.
– E kujt ishte ideja që të rivinit sërish kandidaturën për Presidenti i shqiptarëve?
– Kjo ishte ideja e imja. Të bëhem President, doja t’i tregoja Xhoanës, që akoma armët e burrërisë i kam varur në këmbë.
– Shoku Nano, besoj se ju ka mbetur akoma kaq zgjuarsi, sa të kuptonit, që shoku Edi, nuk do t’ju bëjë kurrë President? E, sidomos, tani, që është më shumë se kurrë afër ofiqit të Kryeministrit. Ti President dhe Edi Kryeministër, do të ishte historia e 2 Kamberëve në një derë.
– Unë, hallin tim, e bisedova me shokun Ilir, sepse shoku Ilir më ka ca borxhe, nga e kaluara. Nuk e besoj se shoku Ilir, e ka harruar tani, që unë i mësova si të ngasë makinën e politikës. Pa mua, shoku Ilir, do të ishte akoma Ilir. Pa mua, shoku Ilir nuk do të kishte as Lalzë dhe besoj se edhe Monika do ta kishte braktisë, për të ikur emigrante në Itali, si të tjerat. Kjo kohë e tanishme, na bëri tok, me shokun Ilir, na bashkoi halli i përbashkët. Si të çkulim nga partia jonë preshin e gjatë që na ka mbirë.
– Këtë s’mund ta besoj. Ti e syrgjynose shokun Meta nga PS-ja
– Në politikë, armiku i armikut tënd, të bëhet gjithmonë miku yt. Me shokun Ilir, tani kemi një armik. Çorapegrisurin e Parisit. Po nuk më beson, të them edhe një tjetër të vërtetë. Për inat të çorapegrisurit, tashmë unë e kam harruar Bënçën fare dhe me shokun Sali jemi prapë miq, si dikur, nga koha e shokut Ramiz.
– Po pse biseduat më parë me shokun Ilir?
– Shoku Ilir është tani në politikë, si assoja. Shoku Ilir, më kujton vetveten time, kur shoku Ramiz, më futi mua në PPSH-në e dashur, si assoja, e ta kryesoja. Nuk e shikon, assoja e shokut Ilir mban në qeveri një Berishë të krimbur me 67 portofole. Prandaj, si mjeshtër i kumarit, unë e dua asson e Ilirit, ti kë këmbalecin preshit të gjatë e të hedh në dorë partinë time të dashur.
– Tani, që të mbeti sallatori në dorë, se Presidencën shoku Sali ia dha shokut Nishani, cilat do të jenë ambiciet e tua politike?
– Atë që më shkon për hije, mua Fatos trimit, Fatos Lules. Të jem balli i dollisë së partisë time. Unë Fatos Nano, pa Xhoanë edhe mund të rri, po pa dy gjëra nuk mund të jetoj dot, më asnjë ditë. Pa të shkretën raki e uiski, që e hedh në gurmaz, që nga sabahu e deri në sabahun tjetër dhe pa partinë time. Sa shumë e dashuroj partinë, pyesni shoqen Majlinda Ketën, që të më besoni.
– Po me kë do ta ngresh dollinë, tani, shoku Fatos? E pe vetë, që s’ta vari as shoku Gramoz, dhe as konia jote, Taulant pistolja.
– Mos m’i përmend më ata zuzarë. Se u bënë zagarë, që venë e lehin për atë kush u hedh tani nga një kockë. Po nuk ka vdekë burrëria e Fatos Nanos, sa të kem me jetë pelivan Arben Malajn. Po, meqë më kujtove, hajde ta pimë bashkë, këtë shishkë uiski, për shëndenë e shokut Braçe. U zgjaft akoma edhe dy herë në bojë, se më kënaqi kur ia përplasi çoparegrisurit, e i tha se në emër të socialistëve tani flet Fatos djali.
– Po janë kohë të vështira, shoku Nano. Sot, të bësh me vete milet, duhen para, se ka vdekë koha e idealeve të partisë. Të gjitha në Shqipëri, i ka blerë Berisha e Meta, ndaj bërtet Rama i shkretë, se i mbarohen edhe qindarkat e Bashkisë.
– E kam biseduar këtë punën e parasë edhe me shokun Ilir, edhe me shokun Berisha. E kam të zgjidhur hallin e parasë, ndaj të ma dëgjoni koburen, kur ta shkrep si top nga shtatori e tutje. Atë që me bëri mua Berisha, që pagoi Erjon Velinë për llogari të Edit, e më nxori këngën “Nano ik”, tani, po ajo dorë, tani më paguan mua të këndoj këngën ” Çorapegrisur ik”. Në këtë botë, lahen gjynahet.
– Po më lini pa mënd në kokë, shoku Nano. Vërtet ma thua, të të japin lekë, ty, Shoku Ilir e shoku Berishë?
– Na, pije të tërë, këtë të shkretë uiski, që ka mbetë në shishkë, o derëzi, se t’u tha gurmazi nga habia e fjalëve të mia. Po ku pjerdhin nga paratë shoku Ilir e shoku Bershë? Shoku Ilir vetë më tha, do më jap sa lekë të dua unë, vetëm e vetëm që të lë me kallam në dorë Edin e Tope-Chenell-it. Shoku Berishë, më tha çfarë të dua unë, qoftë dollarë, qoftë euro, qoftë stërlinë. – Shoku Fatos,- më tha shoku Berishë-, më siguro, që të heqsh qafe të mallkuarin, faqezi, Ram. Unë, atë doja, ndaj iu hodha dhe i dhashë, jo vetëm dorën, por edhe faqen, gjuhën, të tëra, por shoku Berishë, qëndroi i ftohtë si ahu i Tropojës e më tha: ” Të jap un, sa të dush, veç më siguro, që nuk do pish, as raki, e as uiski, sa të bëhesh tap, e më bën gjumin e ariut, tërë dimrit, e më lë me cicru ciu, ciu., i mallkuari, faqeziu, Ram”
– Dhe cili është misioni yt, shoku Fatos, tani, që mbaruan edhe banjat e gushtit?
– Ta thashë, pra. Qëllimi që më ka ngarkuar zonja ime Xhoanë, është t’ja hipi prapë mushkës të PS-së. Qoftë nga të mbari, qoftë për së prapthi. Mjafton, që unë të jem në kurriz të mushkës parti! Telegraf

9 komente në “INTERVISTA/ Fatos Nano: “Si President, doja t’i dëftoja Xhoanës, që akoma i kam të varura në këmbë armët e burrërisë””

  1. Sulo Gerdeci says:

    Satire e kendshme (per ne qe e lexojme) por e hidhur per Nanot & Co.
    Karte e djegur Tosi bashke me dalazotasit e tij!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/n-ishte-nje-here-fatosnano-prapa-i-vjen.html

    1. B.2013 says:

      Tani edhe Tosi ka te drejten morale te kthehet ne PS

  2. nastradini says:

    Ne kohe te Zogut Shqypnia po bente hapa perpara, por jeta e shqyptareve ishte e veshtire si jeta e te gjithe te tjereve ne rajon. Dhe mileti tha: “O Zot na sikteros kete malukat pa na dergo DJALLIN vete me pas!” Zoti i degjoi dhe dergoi Italine e Duces Socialistit. Pepinot filluan te ndertonin rruge e ura dhe te rregullonin qytetet, por shqiptaret filluan t’i vrasin si zogj pule pas shkurreve nje nga nje, me babe Myslymin si kapobanda e cubave heroike albaneze. Ducja u zemerua me pabesine dhe mosmirenjohjen e shqyptareve dhe u hakmorr ashper. Shqyptaret u fshehen ne brimat e miut dhe i u luten Zotit: “O Zot na shpeto racen se po na shuajne pepinot e Duces pa dergo DJALLIN vete po deshe me pas!” Zoti ne Qiell ja degjoi fjalen dhe i dergoi Gjermanine e Hitler Nacionalistit. Ata se bene shume te gjate, por filluan direkt te djegin fshatra dhe qytete, sepse shqyptaret prape filluan t’i vrasin prapa shkurreve dhe prape kur e pane se s’kishin nga t’ja mbanin j’u luten Zotit: “Aman o Zot na hiq gjermanet se na shuan racen, pa sill DJALLIN vete po deshe me pas!” Zoti ja degjoi fjalen dhe solli Enver Hoxhe SADISTIN, direkt nga Brukseli ku punonte si sekretar pa shkolle i Ambasades shqiptare, i cili pasi vrau te gjithe shoket e vet nje nga nje i transformoi shqyptaret ne skllever prehistorike ne vendin e vet. Punonin e punonin shqyptaret dhe nuk kishin guxim t’i thonin Zotit, qe u kishte derguar DJALLIN vete, sepse vete e kishin kerkuar me lutjet e tyre te vazhdueshme. Por historia e shqyptareve nuk mbaron deri ketu: Se DJALLI kur iku me ne fund pas renies se Murrit te Berlinit kishte hedhur FAREN e se KEQES ne trojet shqiptare, qe kishte leshuar filiza VAMPIRESH dhe DEMONESH gjakatare. Dhe ku e kemi Sali Tropojanin, qe Enveri e zdrypi nga Bjeshket e nemuna, e sterviti vite me radhe ne palestrat e Sigurimit te shtetit per te vazhduar KAUZEN e Partise se Punes dhe per te mbrojtur Familjen. Shqyptaret me gjysemzeri po ankohen prape tek Zoti: “Aman o Zot Meshirues ne Qiell e dime qe kemi gabuar shume me lutjet tona gjate viteve na e hiq kete DEMON te Enver ANTIKRISHTIT, pa po deshe dergo ke te duash me pas!” Zoti kete radhe i zemeruar u tha shqyptareve te corroditur si mos me keq: “Rini urte se ju dergoj Fatos Nanon nga Vjena dhe me pas nuk ka Zot qe t’ju shpetoje!”

    1. elton says:

      Karte e djegur Fatos Nano…… Ish kryetari i PS,karte e djegur thone ca..

      Keta ca qe sollen Berishen prape ne pushtet pas 97,po keta thone Nano eshte karte djegur. Ti fitoje Berisha prape zgjedhjet,dhe populli te gezoje Erjon Veline me Elisa Spiropalin..

  3. mira says:

    Fabula ishte mire deri nga fundi. Pastaj ne rreshtin e fundit e prishe. Mire e ke ti qe nano-pijaneci-speci-i mbush eshte nje plehre, por i bie qe te rime rehat dhe te mos kerkojme ta na hiqet DEMONI-SATANA, satrapi serbi viçidolit.
    Une fundin do ta shkruaja keshtu: Zoti duke pare se shqiptaret -natyrisht prej mendjes se vet- kishin vuajtur kaq shume ne jete te jeteve se fundi i tha shihni nje dite te bardhe. Po ju qeroj kete kasap atdheshites, po vendos ndryshime ne kushtetute dhe populli te zgjedhe me vote te lire, ate qe do ai. Po nuk e zgjodhi mire, vitet nuk hyjne ne thes, vjen mandati tjeter e keshtu me radhe do te dije te behet me i zgjuar dhe te zgjedhe ate qeveri qe ta shpetoje njehere e mire nga tradhetaret, dhe hajdutet e medhenj( se sa per hajdutet e vegjel do te duhet kohe me e gjate).

  4. Edhe nqs armet shoku llosi te ken rene nga fiku ,
    do te ishte e dhimbeshme qe rrumbot e mrekullushme te xhoit
    ti linim te thaheshin .

    1. miri says:

      E ka merak vete Xhoi ate pune, nuk e le te thahet ajo jo..

  5. Shqiptar i pa perlyam says:

    Mira harrove qe ne vend te SALIUT TE SHIQERES te vije EDVINI I ANITES,AI QE ISHTE PER 12-TE VJET KRYETAR BASHKIS SE TIRANES,Pupupupupupupupu po pse o Mira qe i ben ndere kujdo pa as nje priites,ne si Shqiptare gjithmone do jemi te nemur?!!!!.Pupupupupupupupupu kush doje te vije po vetem Edvini i Kristaqit(qe akuzoi babane)mos te vije.

  6. myzeqari says:

    E mo Xhoi mos e lere veten te thahesh. Pak zagare ka Tosi qe e ruajne sikur per nate ti nderroshe ti ka dhe per Tosin plote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje