Rama para gazetarëve: Qeveria ka humbur kontrollin mbi vendin. Çdo ditë vrasje, zjarre, korrupsion dhe rrënim

26 Gusht 2012, 15:00Politika TEMA
Rama para gazetarëve: Qeveria ka humbur kontrollin mbi vendin. Çdo

(E PLOTE) – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama doli sot para gazetarëve duke ju dhënë përgjigje një sëre cështjesh të ditëve të fundit. Ai sulmoi ashpër humbjen e kontrollit mbi territorin dhe rendin publik nga qeveria duke zhytur Shqipërinë në flake dhe duke rritur krimin në mënyrë të frikshme, si në vitin 1997.

Shqipëria po digjet përditë në shumë pjesë të çmuara të saj. Po humbasim qindra hektarë pyje pasi shteti e ka braktisur tërësisht detyrën. Kryeministri inauguron për herë të shtatë të njëjtat rrugë, ndërkohë që për të shtatën verë rresht nën çqeverisjen e tij flakët vazhdojnë përpijnë territore të tëra – në mungesë të plotë të masave më minimale. Dje Saliu preu një shirit për një rrugë komunale buzë Dajtit dhe në kurriz kishte faqen e sapodjegur të malit ku u zhdukën nga flakët këtë verë mijëra lisa shumëvjeçarë. Shqipëria ka humbur drurë pyjorë në këta shtatë vjet (për shkak të zjarreve po edhe të abuzimeve pafund), aq sa ç’nuk ka humbur në 100 vjet shtet shqiptar. Kryeministri mund të krihet përpara kamerave edhe 10 muaj teksa Shqipëria digjet në burimet e pasuritë e saj natyrore. Pas 10 muajsh, me fitoren e zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm, ne do të fillojmë t’i vëmë fre katastrofës mjedisore në Shqipëri me një politikë të re dhe administrim të ri të pyjeve, kullotave, lumenjve e të vetë bregdetit padyshim.”, tha Rama

Pauritë natyrore në dorë të banditëve

Rama u ndal në deklaratën e tij dhe tek shpërdorimi i pasurive natyrore të Shqipërisë.

“Ne do t’i japim fund pas 10 muajsh edhe politikës së grabitjes së burimeve natyrore e të pasurive publike. Në këta shtatë vjet të çqeverisjes së Saliut burimet natyrore e pasuritë publike të Shqipërisë, janë grabitur e shpërdoruar më shumë se në 100 vjet shtet shqiptar të marra së bashku. Kryeministri e qeveritarët e tij nga një anë grabisin e shpërdorojnë pasuritë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër shajnë përditë opozitën se është kundër privatizimeve, kundër lirisë së sipërmarrjes, kundër sipërmarrësve. Jo, ne s’jemi absolutisht kundër privatizimeve dhe do të jemi aleatët më të mëdhenj të të gjithë sipërmarrësve që pasurohen në rrugën e ligjshme të konkurrencës. Por ne do të rishikojmë çdo ligj, çdo vendim qeverie, çdo kontratë koncesionare a marrëveshje që është hartuar e nënshkruar në dëm të interesit publik. Kush ka marrë favore të pamerituara përmes lidhjeve klienteliste e korruptive me Saliun apo ministrat e tij, duhet ta ketë të qartë se do t’i kthejë publikut përmes arkës së shtetit atë që nuk i takon. Ne do të jemi shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në këta 10 muaj që do të kërkojmë votën e shqiptarëve. Do të themi çfarë do të bëjmë dhe do të bëjmë çdo gjë që themi. Kështu do të tregojmë publikisht një për një edhe çfarë do të rishikojmë dhe si do ta rishikojmë në aspektin e privatizimeve, koncesioneve apo të drejtave të shfrytëzimit të pasurive publike për qëllim fitimi që janë dhënë në këta shtatë vjet.”

Do mbrojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kufirin detar me Greqinë

Rama theksoi se, “nuk do të njohim asnjë lloj forme marrëveshjeje me Greqinë për kufirin detar që nuk do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Greqia është për ne një vend mik e partner dhe ne e shohim me keqardhje çdo sulm nacionalist që i bëhet fqinjësisë së mirë me Greqinë. Por fqinjësinë e mirë me Greqinë ne do ta forcojmë vetëm përmes reciprocitetit, e në asnjë mënyrë jo përmes koncesioneve të papranueshme ndaj qeverisë greke – që nga koncesionet e heshtjes siç ishte heshtja e pafalshme e qeverisë shqiptare për ndalimin në kufi të gazetarit Marin Mema e deri tek koncesionet e patolerueshme territoriale siç ishte marrëveshja e turpshme e detit që për ne kishte dhe ka vetëm një emër: Tradhti kombëtare e kësaj qeverie! Qeveria greke mund të mos dëgjojë dot të flitet fare për çështjen çame, deri në pikën sa të ndalojë në kufi një gazetar shqiptar që ka folur fare normalisht për historinë e çamëve. Por kur qeveria greke shkel çdo normë të fqinjësisë së mirë madje edhe vetë normën europiane të lëvizjes së lirë për çdo qytetar shqiptar, heshtja e qeverisë shqiptare është një bashkëfajësi e patolerueshme. E prandaj ndalimi i gazetarit shqiptar është kryer sot në bashkëfajësi të plotë me qeverinë shqiptare që nuk e ka hapur gojën për këtë ndalim të patolerueshëm.
Po ashtu është e patolerueshme që qeveria shqiptare ta riheqë vijën e kufirit detar me Greqinë, sipas interesave politike dhe ekonomike të fqinjit, apo të rikthehet përsëri në rrugën e negociatave të errëta dhe krejtësisht të dyshimta pasi u rrëzua me turp në Gjykatën Kushtetuese për një marrëveshje antikombëtare. Marrëveshja për kufirin detar duhet të bëhet, por duhet të bëhet në dritën e diellit dhe mbi bazën e reciprocitetit më absolut.

Berisha tallet me referendumin dhe imunitetin

Po njësoj në dritën e diellit duhet të bëhet menjëherë, brenda shtatorit, edhe diskutimi për të gjitha ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar. Vetëm kështu i hapet rrugë votimit në parlament edhe për kufizimin e imunitetit brenda muajit shtator. Ne e kemi thënë e rithënë qartë dhe unë sot vetëm po e përsëris: Jemi pro kufizimit të imunitetit. Aq më tepër që ky që është miratuar është varianti ynë për ndryshimin kushtetues mbi imunitetin. Jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara prej nesh. Të cilat s’janë aspak kushte për të votuar ose jo imunitetin, po janë një vizion i yni për forcimin e sistemit të drejtësisë përmes një reforme kushtetuese. Sa më shumë e dëgjoj Saliun të flasë për imunitetin sinqerisht aq më shumë mendoj se duhet të jesh shumë budalla për ta besuar përrallën e tij. Kush njeri me mend në kokë mund të besojë se qeveria punon e ndërton, kurse opozita vjedh e bën korrupsion? Kjo është një tallje histerike e një kryeministri që ka dështuar katërcipërisht. E vërteta është se fajësimi i opozitës është e vetmja rrugë që i ka mbetur kryeministrit për të justifikuar dështimin me integrimin. Dhe kjo e referendumit është një lojë pa top, është njësoj si ai noti me këmbë në tokë që bën Saliu çdo verë duke thyer rekorde. Është lojë pa top për të hutuar publikun me referendumin për imunitetin sikur medemek kryeministrit dhe ministrave po i digjet shpirti për të luftuar korrupsioni. Korrupsionin që e bëjnë ata vetë dhe prej të cilit ata vetë pasurohen dhe për të cilin ata vetë nuk ndëshkohen jo për shkak të imunitetit, por për shkak se politikisht janë të mbrojtur nga një sistem drejtësie i nënshtruar tërësisht, që ne duam ta reformojmë për të çliruar nga kthetrat e kontrollit të pushtetit. Nuk ka ç’duhet hiç një referendum për një çështje ku palët janë dakord dhe ku s’ka asnjë palë që kundërshton. Për më tepër në kushtet kur flasim për heqjen e imunitetit edhe në funksion të statusit që jepet ose refuzohet duke nisur nga tetori ndërkohë që deri në tetor s’bëhet dot asnjë lloj referendumi. Është e qartë pra, ne duam debatin për ndryshimet kushtetuese dhe votimin për imunitetin në parlament brenda shtatorit, sepse duam t’i japim statusit një shans në tetor. Ndërsa Saliu do lojën pa top të referendumit, sepse e di që ka dështuar me integrimin dhe do medoemos të fajësojë opozitën për fushatë elektorale, duke u hedhur hi syve sa më shumë shqiptarëve, nga ata që pamenduar qorrazi e ndjekin pas. Apo nga ata që pa reflektuar shurdhërish e dëgjojnë.

Po konkretisht:

Nëse kryeministri ka qëllimin e statusit dhe jo të fajësimit të opozitës me çdo mjet e çmim, këtë çështje ne e zgjidhim në parlament brenda shtatorit pa pikën e problemit. Mjaft që në tri javët që vijnë të kryejmë të gjithë diskutimin e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese që ne kemi propozuar dhe pastaj të votojmë. E përsëris që vota jonë është PRO kufizimit të imunitetit. Në të kundërt, Saliu le të vazhdojë në rrugën e tij me ata që e dëgjojnë shurdhërish e që e ndjekin pas verbërisht dhe me referendumin e tij, që nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga problemet reale të vendit dhe për ta tërhequr publikun në një rrugë pa krye, ku ne as kemi ndërmend të hyjmë.

Berishës nuk do t’ia falim kurrë gjakun e pafajshëm të 21 Janarit

E në fund dy fjalë për 21 janarin. E dëgjova Saliun që tha se shpirtrat e 4 të vdekurve kërkojnë drejtësi dhe përsëriti të njëjtat mizerabilitete që ka thënë qysh natën e 21 janarit. S’ka dyshim se Presidenti shërbëtor që ka tanimë në Presidencë, shërbëtori që ka tanimë në krye të shërbimit sekret dhe vigjilja e zëvendësimit të Prokurores së Përgjithshme me një tjetër shërbëtor të tijin në krye të organit të akuzës, ia shtojnë epshin Saliut për ta kthyer edhe 21 janarin nga një krim mirëfilli të qeverisë së tij, në një krim të opozitës e të kundërshtarëve të tij. Unë s’kam përgjigje më të mirë për t’i dhënë sot Saliut se sa ajo që i dha xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika: Krimineli kthehet gjithnjë në vendin e krimit dhe ky kthim i Saliut tek 21 janari vetëm na kujton se përgjegjësi kryesor për ato vrasje është ende në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë. Por nga ana tjetër historia na kujton se e drejta që shpesh vonon po nuk harron, vendoset për krime të tilla edhe atëherë kur duket se krimi është harruar dhe pandëshkueshmëria është garantuar përgjithnjë për fajtorët. Vetëm para pak ditësh një tjetër përgjegjës për krimet e Luftës së Dytë Botërore u kap në strofullën ku fshihej prej 65 vjetësh e i’u dorëzua drejtësisë. Kështu që Saliut do t’i thosha sot që e kuptoj mirë pse i del kaq shpesh para syve fantazma e të vrarëve të 21 janarit, por nëse sot ai mund të kthehet i patrazuar në vendin e krimit sepse e ka kthyer drejtësinë shqiptare në një fantazmë, nesër gjërat s’do të jenë njësoj. Dhe herët ose vonë ai, Sali Berisha, kryeministri shqiptar i datës 21 janar 2011, do të duhet të rrëfehet para drejtësisë për gjakderdhjen e shkaktuar me armët e shtetit me pasojë vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm. 21 janari është një plagë nga ato që historia mëson se harresa nuk arrin t’i mbyllë asnjëherë dhe vetëm drejtësia i qetëson përgjithmonë.

38 komente në “Rama para gazetarëve: Qeveria ka humbur kontrollin mbi vendin. Çdo ditë vrasje, zjarre, korrupsion dhe rrënim”

  1. Labi Vlore says:

    Shpresa e Shqiperise akoma nuk ka vdekur.Te shpresojme dhe te lidhemi fort rreth Edi Rames te gjithe si Komb.Eshte shpresa e vetme per nje Shqiperi ashtu si e kane enderruar Baballaret e Kombit tone.Rrrofte Shqiperia.Poshte Krimi shteteror,mafja ne pushtet,barbaria vrasese dhe Kusaria.Eshte njeriu i vetem qe misheron endrren e njerezve te ndershem te vendit tone.Shpresa e te rinjeve qe sapo kane krijuar familje apo qe se shpejti do behen familjare.Sali Berisha eshte nje plak matuf 70 vjecar qe mendon vetem per pleqerine perrallore te tij,e jo per te ardhmen e Kombit.E ka harruar kohen kur ishte mosha ime,27 vjec dhe nuk kupton dot me,se c’nevoje kane te rinjte e vendit.Shqiptaret do te i japin pergjigjen e merituar ketij Kato-Komunisti qe prej vitit 68 me teser partie dhe qe prej vitit 199o pseudo-demokrat mashtrues dhe shkaterrues,tradhetar i atdheut dhe kriminel i ndyre qe vret ne pabesi.Kur lexova deklaratat e Rames natyrshem ne zemer dhe mendje me kushtroi zemra me fjalet”Rrofte Shqiperia,poshte krimi,mafja dhe Tirania”

    1. pos i says:

      maje veten o burr mos boj kshu se osht tyrp.

      1. Labi Vlore says:

        Nuk besoj se ti din se c’eshte turpi??

    2. Zen S. Bisha says:

      Biznesi familjar po shkon shume mire. Ai shteteror nuk po na rruhet shum.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

    3. coku says:

      e vjetra shembet, kohet po ndryshojne nje jete e re po fillon germadhash

  2. vlonjati says:

    Degjoni degjoni ,nga deti shikoni,si ngrihet zgjerohet ,si fryet terbohet ,ne qiell mbi dhe ngarkuar me re ,te zeza si nata shtrengata

  3. Ku jane partite e tjera .... ? says:

    …. Po Zoti Topi pse nuk del e te flase popullit per
    situaten teper e rende apo te verteten, apo pse dhe Ai pasi
    mbushi xhepat rri i fshehur duke gezuar pronat e rrembyera Shqiperise.
    Cfare partie eshte kjo e Bamir Topit, ku jane partite e tjera,
    ku jane shqipetaret qe vetem llafe kane, xhel per floket
    dhe cicat tregojne neper rruge dhe TV-ra edhe pse rrojne
    te izoluar dhe ne pluhur nen nje rregjimi kanunor-verior injorantesh.

  4. luke says:

    Lere qytetarine Edi dhe merri pushtetin se kafsha e mori ne qafe Shqiperine. Kafshes duhet ti sillesh si kafshe nuk dine ceshte civilizimi keta.E ndryshove kushtetuten dhe ja dhe te gjitha pushtetet, e ke kuptuar gabimin po ske bythe qe ta heqesh nga pushteti.
    Une skam asnje dyshim qe te gjitha ato qe thua do i besh po e morre pushtetin, po ke nje barre te rende duhet ta marresh zvarre kafshen qe ta heqesh se ndryshe nuk e leshon ai do i manipuloji prape zgjedhjet, ketu do jemi.

    1. homeri says:

      —-LUKE—Rama perserit ato qe ka thene me perpara , po keshtu edhe Saliu thot po ato qe ka thene me perpara , ndersa ky i fundit mbasi ka marre gjithe pushtetet i shantazhon opozitaret per tulatjen e tyre dhe percarje , Edi Rama i vendosur ja bene te qarte jo vetem elektoratit opozitar po gjithe popullit se me marrjen e pushtetit ligji do te veproi mbi kedo qe ka bere padrejtesi . Si opozite qe eshte kjo eshte e vetmja mundesi ne rruge demokratike te binde popullin
      ——Per shume gjera Saliu edhe mund ti shmanget pergjegjesise , sic jane dheniet me koncesion , privatizimet sepse jane vendime kolegjale programore te qeverise se tij , —-Por per dy gjera ai nuk i shmanget dote pergjegjesise
      1. –Marrveshja per dhenien e teritoreve Greqise e vertetuar nga gjykata kushtetuese si akte antikombetare , do te mbahet mend ne historine e ketij kombi si –TRADHETAR– dhe nuk ka historian qe ta mbroje se e ka vertetuar gjykata kushtetuse . Dhe shikoni ne deklaratat e zedheneses se pd. nuk behet asnje replike per kete problem
      2. –Vrasjet e 21 janarit —Jane makthi i tije dhe familjes se tije , sepse ai eshte urdherdhenesi per keto vrasje dhe pergjegjesia eshte direkte e tij . Dhe keto vrasje dhe pergjegjesia direkte e Saliut do te percaktojne vazhdimin e tensionuar politik te vendit deri ne zgjedhjet e ardheshme dhe ndoshta edhe kaos

      1. luke says:

        Homer jam dakort me ato qe thua, po problemi eshte ta shkulesh nga pushteti Salen. Me mjete demokratike nuk e leshon ai, i manipuloi zgjedhjet ne Tirane ne mes te dites ne diell. Pasi hodhi me shume se 45,000 vota fiktive ne kuti dhe prape i humbi e ndryshoj rezultatin ne tavoline sic donte ai. Keshtu do e bej prape te jesh i sigurte ne zgjedhjet e pergjithshme. Edi tani ka pergjegjesine qe ta shporri qelbesiren qe na i la trashegim Fatos Nano, se si kete e di ai, te ruaj votat mos te lejoje manipulimet dhe mos te leje njerezit pa mbeshtetje nqs i nxjerr ne protesta sic beri pas 21 Janrit

        1. homeri says:

          —–Per kete interviste te z. Rama , deshiroja dhe komentin qe mund te bente PARTIA E PIRATEVE

  5. Ku jane partite e tjera ..... ? says:

    … Po Zoti Topi pse nuk del e te flase popullit per
    situaten teper e rende apo te verteten, apo pse dhe Ai pasi
    mbushi xhepat rri i fshehur duke gezuar pronat e rrembyera Shqiperise.
    Cfare partie eshte kjo e Bamir Topit, ku jane partite e tjera,
    ku jane shqipetaret qe vetem llafe kane, xhel per floket
    dhe cicat tregojne neper rruge dhe TV-ra edhe pse rrojne
    te izoluar dhe ne pluhur nen nje rregjimi kanunor-verior injorantesh.

  6. kel ukaj says:

    Z. Marinc, e di se eshte e kote te debatosh me nje nivel fisi, imamesh, shehellare, pleqsh afganistane e pakistane, dervishare, hoxhallare e pashallare. Megjithate dua te them dy fjale. Ne origjine grekrit kane ndertuar demokraci, (demos kratius) dhe kane krijuar pozite e opozite. Pozita, maxhoranca qeveris, opozita, minoranca kontrollon. Kur populli (demos) voton e ndryshon poziten, keshtu ndodh rotacioni i pushtetit ne menyre paqesore. Grekrit e quanin sistemin e tyre te qeverisjes qyteterim dhe te gjithe te tjeret qe aplikonin monarki, siteme te pashpirt e sklaveruese i quanin barbare. Te kuptoj zoteri qe ti je per monarki dhe je gati me i dhane “bajlozit te zi” nga nje dash te pjek e nje çike te re çdo nate. Por une shpresoj se do te linde akoma nje Gjergj Elez Ali ta vrase “bajlozin e zi”, ta vrase kulshedren qe ka zene ujin e shqiptareve.

  7. lemza says:

    Po shyqyr qe dole mo Edi se te kishim harruar fare. E ke ca si shume te veshtire vitin 2013! Shume fat!!!

  8. I-liri says:

    Zoti Rama !
    Kjo eshte shpresa e fundit e shqiptareve per te shpetuar nga regjimi monist dhe tiran i SRB-it.
    Por qe populli te mos pergjumet kerkon aksion, zoti Rama. Nuk ka kampionat pa ndeshje. Prandaj programoji mire fazat e ketij kampionati.
    Me bishen duhet folur me gjuhen e bishes, vetem ashtu ajo trembet. Ajo nuk mer vesh me kulture e qytetari.
    Me qe ra fjala. Qytetet jane te majta dhe pergjithesisht aty PS, siguron pjesen me te madhe te votave.
    Cudia ndodh ne fshatra. Keto jane te djathta. Aty jetojne gjithe bythgrisurit qe per nje traste miell i japin voten SRB-it.
    Ndrysho strategji dhe qendrim ndaj te djathtes pabukse fshatare. Ne fund te fundit nje vote e nje budallai eshte e barabarte me nje vote te nje intelektuali.( jo te Cilit)

  9. Ilir says:

    Po shyqyr qe te pame me sy o idhlle, na kishte keput malli per mesi e poshte o idhlle, po i kishe tharre syte truzhavorreve o idhlle. A ma bere ate plazh cullak si te ka be nena o idhlle. Po qysh ore idhlle nuk na fole per kete vape, po na dogji o idhlle saliu na dogji.

    1. Ben Chicago says:

      ik ore derdimen te 55

  10. Ku jane partite e tjera says:

    -Po Zoti Topi pse nuk del e te flase popullit per
    situaten teper e rende apo te verteten, apo pse dhe Ai pasi
    mbushi xhepat rri i fshehur duke gezuar pronat e rrembyera Shqiperise.
    -Cfare partie eshte kjo e Bamir Topit, ku jane partite e tjera,
    ku jane shqipetaret qe vetem llafe kane, xhel per floket
    dhe cicat tregojne neper rruge dhe TV-ra edhe pse rrojne
    te izoluar dhe ne pluhur nen nje rregjimi kanunor-verior injorantesh.

  11. qerramudhi says:

    Po Ky koke cipllaku sote qe eshte e diel e gjeti te llafoset me gazetart ??? Lere mo se eshte java e fundit e pushimeve . Pastaj ti kot dele e llomotit se te ha me nder m…. . Ah po ke ate erjon mjaftistin ti

  12. Lefteri says:

    Besoj se u ndez nje drite shprese lutem Zotit tnae ruaje mos te na fike ikeqi

  13. Dukati says:

    Edi! Isha lëkundur si dhjetra të tjerë nga qëndrimet e tua të errëta karshi tradhëtisë së lartë kombtare të Berishës Metës e kompani. Shkurt sot filloi një epokë e re rikthimit te shpresa se je i vetmi njeri në kushtet aktuale që munt të sjellësh ide të reja dhe të quhesh gjeni në rast se ç,liron Shqipërin nga pushtimi më i zi Berishano – Metist. Qëndrimi i prer karshi tradhëtis së shitjes së trojeve Grekut, si dhe qëndrimi i prerë për herë të parë në këto 20 vjet kzndër shovinizmit tradicional Grek. Po na rikthen shpresën. Mos ndrysho më veçse ngrihe propagandën në kup të qiellit si dhe stimulo demostratat paqësore për të rifituar energji opozita dhe të zgjuhet nga gjumi. Mos u trëmb o burr se ke Shqiërin me vete. Edhe Veriun patriot e ke me vete, sepse nuk ësht e vërtet se Kosova qënka me tiranin e Sërbis, por i ka zënë frymën një bandë Sërbo-Saliiste dhe nuk e lë të marri frymë. Krimineli nuk është trim. Trimi nuk vret. Përpara o! burr! Mos bën kopromis me armikun e kombit Ilir Meta se zgjedhjet i ke të humbura: Vdekje e tradhëtarëve ! Rroftë Shqipëria demokratike.!

    1. Elbasani says:

      BRAVO DUKATI shum koment i bukur Edi Rama ka popullin me vete nuk duhen toleruar banditet e pd

  14. KOLONJA says:

    Z.RAMA! Nuk jam shume i sigurte nese Ju i lexoni komentet e popullit apojo.Megjithe kete edhe une si nje qytetar i thjeshte do te jap disa mendime,pamvarsishte sesa merren parasyahe.
    Ju ndiekim vazhdimisht ne fjalen qe mbani para gazetareve.Shume mire beni qe vini ne dukje te metat e qeverise ,te meta per te cilat jam plo
    tesisht dakort qe qendrojne,po nga ana juaj nuk shoh rruget qe do ndiqen per permisimin e gjendjes ne te gjitha fushat e sidomos ne ate te rendit,ku u tmerruam mga vrasjet e perditeshme e kemi frike te dalim ne rruge.
    E kam thene edhe nje here tjeter ,se ne pensionistet,kur marrim ate te shkret pension na behet gjaku uje deri sa vem ne shtepi,pasi ngelem duke kthyer koken sa para mbrapa e dukemi si te cmendur.
    JU si kryetari i PS-se duhet te dilni para popullit e te sqaroni pse kaluat ne gabimin e madh per ndryshimin e kushtetutes dhe perforecuat
    kopetencat e kryeministrit e dobesuat presidentin.
    Keto dite mazhoranca e sidomos kryetari i Partise Demokratike eshte hedhur ne sulm kundra figurave historike e po ngre ne pedistal Zogun.Ju
    te sqaroni qendrimin tuaj e te PS- se per historine e popullit tone e te figurave historike qe po perbalten.
    Nga 21 janari, ku u vrane 4 demostrues,me perjashtim diteve te para,
    jeni tulatur e nuk ka asnje aksion politik.Mund te sqaroni popullin e sidomos elektoratin e majte,pse u ka hyre lepuri ne bark? Ku jane deputetet qe nuk u degjohet zeri,me perjashtim te Erion Braces?Mos valle eshte e vertet se milardieret qe ke ne grupin parlamentar kane me
    shume hallin e milionave te tyre dhe kakarisin ndonjere kur hena eshte e plote dhe aty nuk u mungojne hartimet.Kur presidenti u zgjodh sipas
    kushtetutes,te cilen e pranuat dhe vet,po nuk e njihni si njeri,pse bete gurgulen per nje president konsesual dhe a kini hallin e njeriut qe u zgjoth, apo se si duhet zgjedhur presidenti?.Mire Saliu qe e hoqi
    qafesh Bamir Topin e nuk e pyeste,po ju au konsultuat me presidentin
    Topi,per ndryshimet kushtetuese?.Saliu te jeni te bindur se do ta bej
    referendumin,do te fitoi si gjithmon ,pasi vjedhja e votimeve tani i ka hyre ne gjak,imuniteti do hiqet ,po ju si do te veproni? Te gjithe keni filluar te flisni teorikisht,kur Saliu po vepron konkretisht. I thoni popullit se cfare porosi u japin nderkombertaret,te mbullni gojen
    apo te hapni gojen e te flisni,po mos veproni?.Po shohim se Saliut nuk po i ben suri terr edhe pse flasin nderkombetaret,fjala eshte per ambasadoret ne vendin tone.Krenohet me takimet e miqeve te tij te PP
    duke zbatuar thenien (edhe kjo e ndryshuar):”Bej sikur degjoj 100
    njeres,po veproj sipas deshires time” dhe po i realizon deshirat e tij.
    Pse pranove ndryshimin e kodit zgjedhor,pa marr parasyshe edhe ti vet,
    kerkesen e aleateve tend,po tani te kan kthyer kurrizin dhe me te drejt se i ginjeve.Une jam i manjt dhe shpresoj qe te fitoj e majta,po
    me ftohtesine tuaj edhe pse po afrohen zgjedhjet,nuk me ha buza kulac-
    i thone ketej nga anet tona,pasi Saliu ka tani jo vetem gurin dhe arren,po kulacin,kerrbacin dhe sharren.Zdrukthtarine e zdrukthtaret i
    ka gati e ka filluar te gjeje trungjet per ti sharruar me keq se pyjet e Lures.

  15. nastradini says:

    ME MIRE DICKA SE ASGJE.

    Pse Edi Rama thote vetem nje pjese te REALITETIT.
    NDESHKIMI dhe DREJTESIA duhet te rivendoset jo vetem per viktimat dhe egersine e pushtetit te 21 janarit, por edhe per:
    1. Remzi Hoxhen e torturuar mizorisht nga Saliu deri ne likuidim fizik dhe zhdukje te kufomes duke e betonuar ne ndonje kembe ure.
    2. Piramidat alla Bode te 1997 dhe falimentimin e ekonomise dhe te shtetit me mijera viktima nga pas.
    3. Viktimat e Gerdecit dhe Vjedhjen e Armatimit te ushtrise shqiptare nga firma private Saliu&Son si magjype hindie ne mes te dites.
    4. Kosta Trebicken e vrare ne mes te dites dhe ne mes te fushes nga gjakataret e Saliut, me ndihmen e Kryeprokurores Ina Rama.
    5. Vjedhjet makaber ne rrugen e ANTIKOMBIT Durres-Kukes te fondeve publike ne shuma maramendese bashke me vjedhjet e tjera te fondeve publike dhe pasurise private.
    Prandaj edhe nastradini thote se Edi Rama mire ka hapur temen TABU te NDESHKIMIT si nje pjese e pandare e DREJTESISE, por mire do te bente t’i thonte te gjitha, megjithese vlen edhe thenia:

    ME MIRE DICKA SE ASGJE.

  16. astrit says:

    Pse t’u prish terezia ty ore koke sopllake pse doli Rame sot per te diele. Po ai lugati yt qe del perdite, te kenaq e.

  17. E.Vlora says:

    Edi Rama ti je shpresa e vetme,tek ti i kemi syt mos na zhgenje.

  18. Andi says:

    Shqiperia = degjenerim

  19. buki says:

    nese shpresa e vetme eshte edvini ju paska hanger dreqi

  20. Nadia Shabani says:

    Sot me erdhi gjaku ne vend. Sot i ke thene te gjitha. Ja kjo eshte rruga qe duhet te ndjekesh, ti kthesh pergjigje Saliut sa here qe te akuzon me fakte dhe argumente, mos e lere te marre fryme qe shpifjet e tij te mos zene vend ne popull.Ketu nuk e kam fjalen per ne qe hyme ne interrnet dhe lexojme cdo gje por e kam fjalen per te gjithe popullin qe i kane dhe nuk i kane mundesite e interrnetit, te degjojne ty te flasesh perpara mediave dhe ti mbash afer, te mbash lidhjet me popullin. Ngritja e problemit te shkaterrimit te pyjeve eshte jashtezakonisht me vend. Qysh kur ka ardhur Saliu ne pushtet i ka shkaterruar pyjet shqiptare. E kemi kritikuar Enver Hoxhen se i previ pyjet se donte te hapte toka te reja se nuk kishte te hante populli buke. Po sot ne shekullin e 21-te demi i madh i prerjes se pyjeve dhe djegjes se tyre eshte nje katastrofe. Si nuk pyet njeri me xhanem, si vene dhe i vene sepaten pishes qe eshte mbjelle me djersen e fshatarit. Te keputet shpirti kur shikon pishat e mbjella qe disa kafshe vene dhe i presin per te bere mobilie dhe per derrasa per ndertime.Pa lere keta kriminele qe vene dhe i vene zjarrin pyllit, cfar baterdie dhe cfar kafshesh jetojne ne mesin tone o zot.Duhet te forconi ligjet per pyjet dhe shfrytezimin e lumenjve se po shkaterrohet e ardhmja e Shqiperise zoti Rama kur te merrni pushtetin.Nuk e di por sot konferenca juaj para gazetareve i ka qetesuar shume shqiptare se kishin filluar te humbasin shpresat tek opozita.Pergjigja qe i jepni Saliut per 21 Janarin eshte ajo qe ai meritonte. Ai prape do te perpiqet qe t’ja hedhe fajin opozites per 21 Janarin por i gjithe populli e di te verteten. Ai prape do te mundohet qe te inskenoje prova me prokurorin e ri qe do te zgjedhe qe te akuzoje opozitaret per grusht shtetit por kjo do te jete ajo qe ate do ta hedhe nga karrikja dhe do te jete fundi i tij.Jane shume enigma dhe krime te pasqaruara zoti Rama. Edhe torturimi dhe vrasja e Remzi Hoxhes, e Fatmir Xhindit, e Skerdilajd Konomit, e atij komunarit te PS-se ne Veri te Shqiperise edhe shume krime te tjera qe qeveria qellimisht nuk i ka zgjidhur duhet ti premtoni popullit se do te luftoni dhe do te beni te pamunduren qe keto krime te zbardhen dhe te zbulohen kriminelet qe i kane vrare.Shume mire bete qe e keni trajtuar edhe ceshtjen e detit se kishin filluar te mendonin se ju jeni dakord me Saliun per ti dhene Greqise ujerat territoriale te Shqiperise.Nuk kam cfar te them tjeter, por sot konferenca juaj perpara gazetareve ka qene me e mira. Forca perpara se jemi me ty.

    1. Daj Ceni says:

      Enver Hoxha nuk preu pyje per te hapur toka te reja por preu shkurre e ferra. Sic beri ne gjithe bregdetin ne jug qe e mbolli me portokalle e mandarina e qe u prene sot nga Saliu.

  21. fwe says:

    te theme te drejten kreshnik spahiu eshte njeri i cmendur, nacionalizmi nuk eshte pergjigje. s’e dua shqiperine te behet si greqia dhe serbia. Rama ka eksperience, shikoje ca i bere tiranes, dhe krahasoje tiranen me qytet e tjera.

  22. ligji says:

    Dukati:
    Shum genjeni,shum urreni,shum kercenoni dhe shum kujtoni se shqiptaret jane ne nje mendje me ju dhe iu besojne…Vetem dicka duhet te kene parasyesh disa tipa ekstremiste qe komentojne si me siper:Ne cdo vend te botes ka elemente si puna juaj,qe besojne se te gjithe medojne si ata dhe qe jane shum te acaruar me kundershtarin politik,por te kercenojsh verbalisht me JETEN cilindo,dhe vecanersiht nje personalitet politik,ne Amerike denohesh shum rende e te pret burgu,por dhe ne cdo vend te demokratik te botes burgu te pret.Klikoni ne internet mbi ligjet dhe shihni po nuk qe plotesisht e vertete kjo.Po vjen koha shpejt qe edhe ne Shqiperi te heteohen e te gjuhen kudo qe te ndodhen te tille nxites terrorizmi,te cilet bazuar ne shpifje e genjeshra dhe urrejtje partijake a te cfardo lloji,bejne kercenime te tilla hapur ne shtyp…Kujdes,zoteri…!

    1. Labi Vlore says:

      Ne c’do vend te botes denohesh per kercenime,apo thirrje terrosriste??Kurse vrasjetdhe mos denimi vrasese te 21 Janarit nuk eshte as per denim em burg dhe as terrorisem.

  23. krosi says:

    Ed Rama,

    ke filluar ta rregullosh gojen, por me fort dyfekun – derri do plumb – se nuk kupton se ku shkon e ka qafen e trashe.

  24. marinc says:

    ( kel ukaj Z. Marinc, e di se eshte e kote te debatosh me nje nivel fisi, imamesh, shehellare, pleqsh afganistane e pakistane, dervishare, hoxhallare e pashallare. Megjithate dua te them dy fjale). UN DO TE THEM VETEM NJE FJALE .Mos i trego derit qe nuk je ai qe te ka pershkrua ty sepse do lodhish vehten dhe do shqetsosh derin .Nuk dua te te shqetsoi .

  25. semi says:

    Shpresa jone e vetme jeni ju z.Edi Rama,per te hequr qafe kete bishe, kete paranojak qe i jane errur syte nga pushteti,kete ndyresire qe qelbi shqiperine kete njeri qe injorancen e ngriti ne sistem e futi ne administrate,kete vrases e shkaterrues te vendit tone kete shpellar qe i eshte errur cdo aresye njerezore e nuk e shikon se ku po e katandis shqiperine tone.Le te bashkohemi te gjithe dhe ti themi mjaft.. mjaft ketij ze marri

  26. orli says:

    Do kisha deshire,qe perveç diskutimeve per imunitetin ne shtator,te diskutohet edhe problemi i rekordit te saliut ne not,ku ti kerkohej qe ne nje pishine me spektator dhe nje juri(juria te perbehej nga edi paloqja(ka)jozefina(dezinjatorja)nishani(pelloja))po ashtu rojet te shtohen nga 150 ne 1500,te mos kete polombare,te na demonstroi sa bukur”ben not”jam i bindur qe pas 2013-es nuk do kemi nevoje per nje trupe gjykuese!!atje ne tufine do ti kete mbire bari(po e lane ushtaret e Nehatit ti mbije)…

  27. Aleksandër Matrënga says:

    Bravo,kështu duhet folur,me fakte dhe për publikun e gjërë.Duhet të forcohet propaganda dhe antipropaganda e saliut që u ka shplar trutë disa njerëzve në shqipëri.
    Nuk mund të komnikohet me popullin ,sidomos me fshatarët me Twiter,se nuk ka internet në fshat por edhe se fshatari nuk i’a ka ngenë të vërdalliset nëpër internete,prandaj vetëm me komnikim direkt dhe sidomos në media duke çfrytëzuar ato pak hapsira ende të pa pushtuara nga saliu.
    Deklarata para gazetarëve përbën një pjesë të thelbit të programit të PS por duhet të japësh edhe qëndrimin për disa probleme themelore që kanë shkatërruar shoqërin shqiptare në këto 22 vjet,si psh duhet vihet guri themelit për çështjen e pa zgjidhur të pronës,të zgjidhjes me dinjitet të çshtjes së pronarëve dhe jo të quhen ish-pronar,të përndjekurve politik,të arsimie e shëndetësi ,etj,mos harroni se me ligjin 7501 janë lënë pa pronë jo vetë pronarët e para 1946 por edhe ata pas këtij viti.
    Guri i themelit të shtetit është drejtësia,reforma reale dhe jo pegjoja ndaj saj është një vijë ndarje midis demokracisë dhe neodiktaturës së saliut.
    Sidoqoftë me daljen tuaj dhe deklaratën e bërë i keni rikthyer shpresën shumë njerëzve.Vazhdoni kështu ,madje edhe më fort.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje