Digjen dy makina dhe kati i parë i një pallati në Sarandë

27 Gusht 2012, 11:19Kronika TEMA
Digjen dy makina dhe kati i parë i një pallati në Sarandë

Rreth orës 04.00, persona të paidentifikuar, i kanë vendosur zjarr automjetit tip “Opel” me targë YNM 5947. Nga flakët, ka marrë zjarr edhe automjeti tip “Renault Laguna”, me targa franceze 740YC42, që ndodhej i parkuar pranë mjetit të parë. Dy makinat janë shkatërruar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, në vendin e quajtur “Depo e ujit”. Sipas Riviera Tv, një stacion lokal në Sarandë, nga flakët ka marrë zjarr dhe një pjesë e katit të parë të pallatit, pranë të  cilit ndodheshin të parkuar dy automjetet. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.

1 komente në “Digjen dy makina dhe kati i parë i një pallati në Sarandë”

  1. zedhenesi i fisit says:

    Lajmet njelloj, vetem se eshte prere shprehja” Jane larguar ne drejtim te paditur”.
    Ne Sarande, zhurmes se muzikes ju shtua dhe flaka e zjarreve te makinave ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/mamica-muli-infiltrohet-ne-klubet-e.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje