Pandeli Majko: Vendi si në 1996, po përgatiten manipulimet e zgjedhjeve

27 Gusht 2012, 09:44Politika TEMA

Nga Pandeli Majko

Shqipëria po vrapon drejt zgjedhjeve të 2013. Eshte e kotë të përpiqesh ti analizosh pritshmëritë. Ato do të jenë zgjedhjet më të paskrupullta që pritet të kenë parë sytë e publikut shqiptar pas viteve 90-të.

Konteksti i tyre ka filluar në një shoqëri e cila ndjen peshën e krimit dhe vrasjes së cdo lloji në Shqipëri. Modeli i “të fortit” i eksportuar nga politika po zhvillohet si një deformim social. Jemi në mes një barbarie që guxojmë ta quajmë “situatë rendi” por që mungesa e paqartësisë dhe shpesh e guximit na shtynë në shpejgime pa fund të “pse”-ve ditore.

Një histori me humor të hidhur ka risjellë diskutimin e lodhur për imunitetin…! Në 6 gusht, u “lodhëm” duke dëgjuar pse duhet votuar me nxitim dhe jo në shtator. Arsyeja ishte integrimi europian. Tani, del që shtatori është herët, koha nuk është problemi dhe referendumi është zgjidhja…

Imuniteti i politikanëve ka arritur nivelin e batutës. Po të besosh konferencat e shtypit të mazhorancës duket sikur ajo që ndodh shkon sipas parrullës komike “PD qeveris – PS korrupton”!…Ky avaz sazesh politike efektin nuk do ta ketë sot! Jo!

Megjithëse patetike në dukje, mendoj se publiku shqiptar ka nevojë të rishikojë dramën “Arturo Ui”!… Kjo që po ndodh është një parathënie e njohur. E kemi parë por nuk duam ta ripranojmë se po na rindodh! Janë të gjtha në skenën shqiptare të vendosura deri në ironi. I kemi para syve “aktorët” që na ngjajnë me Xhirin, Xhivolën dhe të tjerë. “Djegjen e magazinave të Shitit” e kemi po ashtu. Akuzat pa fund për konspiracion janë në nivelin e batutës për nga ngjashmëria.

Rideklarimet e Kryeministrit për “grushtin e shtetit” të 21 janarit janë të paimagjinueshme për t’i konsideruar serioze. Ato po marrin pamjen e “djegjes se Rajhshtagut”. Të akuzuar janë të gjithë kundërshtarët politikë të qeverisë. Dhe historia nuk ka për të mbaruar me kaq. Këto sinjale po marrin ngadalë pamjen e një kohe të vështirë e cila po troket jo vetëm për ata që bëjnë opozitë në Shqipëri.

Mosbesimi ndaj politikës aktualisht është në kuota maksimale. Antipolitika edhe si “ves” intelektual po nxit refuzimin ndaj politikës dhe politikanëve. Ky fenomen shumë shpejt do të prodhojë protagonistët e vet publikë. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-tën në fund) është shanci që antipolitika pret që të rindodhi si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u cudisni ta shikoni duke lexuar “testamentin” e falsifikuar të plakut Dok Zboru.

“Mirëseerdhët në agoninë tuaj!”- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim!

Megjithatë! Shikojeni dramën e të madhit Bertolt Breht, “Arturo Ui”, dhe vendosni vetë…Sa do të dëshiroja që i gabuari të isha unë. Padyshim!

38 komente në “Pandeli Majko: Vendi si në 1996, po përgatiten manipulimet e zgjedhjeve”

  1. O legen says:

    O Majko o legen po pergatiteni per humbjen? Po justifikon kryetarin Rama qe tani? Or mik po humbet prape duhet ta merni me shkelma Ramen perndryshe ju rrofte Ps-ja mbaje Ramen ne krye si gjysh dhe rrini ne opozite gjithe jeten. Deshtak me te madh se Rama dhe ju te Ps-se nuk kam pare. Sala eshte me inteligjenti ne gjithe politiken shqiptare kurse ju nje tufe qurrashesh qe vetem qaheni.

    1. antilegen says:

      Majko po na thote ate qe ja themi vetes me ze te ulet dhe me emra fals ne blogje. Shkrim shume i mire! Te thuash atdheu ne rrezik nuk eshte faj! BRAVO!

      1. Dielli says:

        Po kujt ja shet Majko keto spote,vetes apo pazareve te pista te riciklimit te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtetet,nga PD-ja dhe PS ja bashke ne vite?
        Po a nuk ishte Majko,kjo pjelle serbe qe i dha fushe veprimi nje vrasesi serial sikurse Sali Ram Berisha ne politiken shqiptare,apo bej baba qe te ngjajme?
        Turp dhe krim sebashku,Majko me demagogjine e politikat e tij sebashku,nuk eshte gje tjeter vetem se nje pampes per bythet e palakura te buces se diktatures komuniste qe si dje dhe sot nen demagjogjite komunisto-nazifashiste,tashme te perdala si,sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet kerkon si prostitute semaforesh te reklamoje ndersheri njerezore.Mjaft me.
        Ishte Majko me PS-ne qe e ricikluan nje vrases serial sikures Sali Berishen ne te tre pushtetet me nje mori vrasjes dhe krimesh me supe.
        Drejtesi e vonuar,drejtesi e dhunuar,nje krim qe vazhdon.
        Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi dhe jo ortakeri me krimin nen demagjogjite komunisto-nazifashiste si,”sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet”Boll me.
        Askush nga shqiptaret nuk e han me sapunin per djathe
        Vepro Tani,nje thirrje qe ka bishtin si dardha prapa.Kush ka sy ta shikoje kush ka veshe te mos e injoroje dhe te behet pjese ne bangen e akuzes si bashkepuntore me boten e krim-korrupsionit politko-shteterore ne vite,por te marre guximin e te denoncoje te gjitha paudhesite kriminale te politkaneve,prokuroreve,si dhe te gjykatesve qe diligjojne dhe ushqejne boten e krim-korrupsionit politiko-shteteror ne dekada.
        Dita e gjykimit po afron besoni dhe binduni.

    2. Dean says:

      C’a po thua,o legen? Majko po te thote se eshte praktikisht e Pamundur te besh zgjedhje te Lira dhe te Ndershme me BARBARO-BOLSHEVIKUN e Vicidolit,ndersa ti arrin ne konkluzionin se BARBARI eshte ”…inteligjenti ne politiken shqiptare…”.Po pse kaq i Trash,o legen???

      1. Tosi says:

        Faktin qe zgjedhjet nuk mund te behen me saliun e kane thene te tjere shum me para se ai.por majkos, si person me nje peshe te caktuar ne PS, i takon qe keto tia thote kryetarit te tij dhe te na thote se si mund te hiqet saliu dhe jo te konstatoj

        1. Dean says:

          Tosi?!,per fat te keq OPOZITA ne Shqiperi eshte e dale jashte loje.Shume mendojne se kjo eshte 1 Dobsi e Ed Rames,ndersa une mendoj se kjo esht Forca e Regjimit te Instaluar tashme ne Shqiperi.
          Duket 1 ”rreze shprese” me kete djaloshin e ri,K.Spahiu,por une mendoj se edhe ai nuk eshte gje tjeter,por vecse 1 Furtune ne goten e Cajit.Pra,thjesht 1 Iluzion.
          Per here te 3-te ne historine 100 vjecare te Shqiperise,ne Shqiptaret treguam se jemi te paafte te ndertojme shtet.Asgje nuk e Ndalon dot me BARBARIN e Vicidolit,tashme.
          Game over,shoku im.
          Gjith te mirat.

    3. iliri uk says:

      legen je ti me kete koment idiot. ne vend qe te motivohen te gjithe e te votojme qe te heqim saliun ti do te kapesh ramen me shqelma! ju shqiptaret keni rrjedhur nga trute o te shkrete. hajde paradoks hajde, saliu eshte kucedra dhe ti do te kapesh me shkelma ate qe e lufton.

    4. Ton says:

      Sala me inteligjenti ne politiken shqiptare? Si ke arritur ne kete konkluzion? Mund te thuash pa medyshje se Sala eshte me ndyresira, manipulatori, i paskrupullti, hajduti, i babezituri dhe krimineli i politikes shqiptare. Nje maskara, i ndjekur nga nje tufe qelbesirash si puna juaj and CO qe keni shitur dhe vrimen e sumes per te pasur duart ne nje cope byreku korrupsioni te gatuar nga mashtruesi qe ju udheheq dhe nga ana tjeter perdhunon perdite pjesen tjeter te popullsise!
      Mallkimi i vertete jeni ju, ndjekesit e Saliut qe nuk menoni te vidhni e te prisni ne emer te “demokracise kurve” qe Babai juaj malok instaloi per 20 vjet te pushtetit me pervers qe bota ka pare ndonjehere.
      Tipike Millosheviçjane, te vriste dhe te priste dhe i tregonte botes e kane fajin kosovaret se i hoqen nje tulle nje Manastiri serb.
      Plehrat e Saliut, mos na ndyni diskutimet me te dhjerat tuaja. Ç’eshte e vertet kam qejf t’a shikoj Saliun qe te vjedhe edhe keto zgjedhje sic ka rruajtur edhe te meparshmet, se te tere po e durojne shume!

      1. Dean says:

        Ton?,ajo ”tufe qelbesirash” per te cilet ti flet,per fatin tend te keq eshte shume e madhe dhe tregues se ne shqypni asgje nuk ka dhe nuk duket se ka per te ndryshuar.Per fat te keq,”Ata” jane vet populli.E hidhur,por kam frike se eshte e vertet.

      2. aritmetika says:

        Nje llogari te vogel! Une(saliu)jam Presidenti. Une jam Parlameti. Une jam Prokurori. Une jam GJykatesi. Une jam Policia. Une jam SHISH. Une jam Arvziu,Hajriu,Kadiu……Ristani,Hajvani,Shejtani.Kurse JU(populli)keni vetem doren per te hedhur fleten ne kutit e mia.E pra matematikisht kush fiton?

    5. Geni dominant says:

      Mbas gjithe keture manipulimeve, nese gjerat nuk shkojne sic i ka pergatitur Saliu me Ilirin, puna shkon tek dhuna dhe armet!
      Tek Berisha geni dominant eshte i prirur te shkaterroje/djege/vrase, per te qendruar sa me gjate ne pushtet.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html

    6. negel says:

      Kush eshte Sali Berisha ?

      Keto te meposhtemet jane pjese nga nje seri artikujsh qe jane botuar te Koha Ditore ne Kosove, ne vitin 1998 dhe deshmi te nje patrioti kosovar qe eshte ne amerike.

      Shkruan: A.D.

      Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
      Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara.
      Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.

      Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pasur.

      Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD

      Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.

      Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

      Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

      Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.

      Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

      Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.

      Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.

      Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.

      Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB.

      Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.

      Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.

      Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

      Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën

      Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.

      Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.

      Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.

      Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.

      Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB.

      Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.

      Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

      Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

      Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Milloshevicit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.

      Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

      Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.

  2. Arbri says:

    Sic duket po e ndjen humbjen Majko prandaj ka fillur te akuzoje Qeverin per pergaditje te vjedhjeve qe kur te humbasin te thone qe e kemi ditur se Salu do na i vjedh votat

    1. Ton says:

      Me sakte do te thoja, po parandjen vjedhjen nga ndyresirat e PD-se , Ramy, dhe ti me shoke! Mallkimi i Shqiperise eshte Sali Berisha por vdekja atij vendi po i vjen nga qelbesirat, hajdutet dhe kriminelet qe i lepijne bythen dhe i thone qe eshte “ma pidh sama n’bot”, tamam si puna e atij mbretit lakuriq!
      Nje gje eshte e qarte, e vertetuar nga koha, plehrat si puna juaj dhe Babait tuaj shpirteror e kane fundin e hidhur!

    2. eli-Tiv says:

      ..kur ka fituar saliu..pa vjedhur voten??…eshte ne normalitetin e tij te vjedh…me te kunderten ai nuk mund te na cudite..d.m.th..te mos vjedhe..Njerez si puna e ketij arberit..me siguri bejne ne grupin e punes per te vjedhur votat…bile eshte i sigurte qe sistemi do te fitoje…dhe njehere ju sjell ne vemendje ..emigrantet nuk gjejne emrat ne listat e gjendjes civile ne vendin ku banojne..emrat jane transferuar..si shembull…nje vajze nga jugu ka gjetur emrin e saj ne lexhe..??? me siguri qe do ta kete edhe ne qytet o fshat tjeter….
      Ka filluar seleksionimi nje per nje….berja te mamundur e hyrjes te ketyre emigranteve ne kohen e zgjedhjeve (nuk mund te rinovojne pashaportat e tyre)
      Me siguri ka disa sisteme vjedhjesh…Saliu kur doli e foli ne zghedhjet e tiranes..tha: -te dhenat qe kemi database tone kemi te tjera rezultate qe do ti verkojme…nuk ishte shaka…duhet te gjindet database qe kane krijuar e t’ju digjet ne dore…

  3. semi says:

    Z. Pandeli po e lame te vjedhe zgjedhjet si ne 96 kete sharlatan mortja nahengert te gjitheve,se pas96 erdhi 97 por sociaisteve ju dhims e u erdhi keq per kete njeri dhe thate he ta leme se gjynah ja shiko si qan e eshte bere pishman per ato qe i beri vendit.Po kafsha nuk e harroka zakonin kollaj prandaj per zgjedhjet e ardheshme duhet te mendohemi te gjithe mire dhe kjo te filloje sa me shpejt se po bri prape si ne 96 kete vend e mori lumi

  4. Altin says:

    Drama: “Arturo Ui”, nga Bertold Breht
    http://www.youtube.com/watch?v=MMT31XQms2k

  5. Tironci Lugano says:

    Pandi shenja jo te mira keto.

  6. v says:

    Si kjo dhe te tjera deklarime duhen te perditshme per te shpjeguar me argumenta dhe kundershtuar me logjike cdo cmeduri,, te xhaxhit sali ,,,bejeni cdo dite opoziten zoti Majko dhe te shikoni rezultatin ,ajo metoda online e te komunikuarit kur te akuzojne duket si regji filmash dhe humbet besimin tek njerezit qe ju vlersojne ,,filloni opoziten drejtues i saj,,,,,,,,,,,

  7. Donjet Liridoni says:

    Natyrisht gjendja eshte j/z serioze, alarmante. Kur ke mberrite ti ne kete perfundim, perfytyro se ku eshte Saliu me pergatitjet e veta. Ke pare skuadrat e antikrimit, qe vene ne vendngjarje, pas vakisë per shkak te infiltrimeve e dekonspirimeve shume te sofistikuara? Keshtu jeni dhe ju. Saliu do te jete duke bere tani “prova gjenerale” me Ponet, Kosovrastet, V. Ajazet e tere strukturat e kalcifikuara tash 22 vjet poshte e lart e lart e poshte, si nje shtet paralel brenda shtetit te shkerdh…r. Ca kthime nga emigracioni te banditeve te 1996-es e 1997-es nuk ka se si te mos bejne pershtypje. Njerin prej tyre e ndesha keto dite rastesisht, dmth me ndeshi. Isha dhe ne Dhjetor, se me vdiq babai. Erdha dhe tani. S’e tha arsyen. E permenda vetë me lart. Ish-polic, brac me nam. Cuditerisht e kishte marre “malli” per mua. Madje si me marifet kerkoi te dinte dhe ku banoja etj.
    Mos harrojme se ca puneve u ka “dale perpara” periodikisht, ne smoge te ndryshme qe kane mbizoteruar ne jeten politike te vendit, i fundit, i imunitetit, si bie fjala vrasja e Xhindit ne Fier, kryetarit te komunes ne Kukes, Kosta Trebickes, shantazhet dhe “kerkimi” i Urim Gjates; rehatimi i oborrit dhe i oborrezave me prona, hajdutlleqe, rritja e kriminalitetit etj, qe jane te njejtat simpatoma me ato te 1995-1996-es.
    Kredoja e Saliut do te jete: “Me jepni haraçin!”, pra, te gjithe te rehatuarve ne keto 22 vjet, per te qendruar ai (+I.Meta etj)serish ne pushtet, do t’i kerkoje me ngulm dhe me “agjensine private te 15-shit” (sic e pershkruante njeri qendren e krimit ne mes te kryeqytetit, si strukture ne sherbim te drejtperdrejt te Saliut)qe te riperseritet serish historia, prape ne mes te Europes ( a thua eshte larg shume Siria nga Europa, qe eshte perfshire ne nje lufte te mirefillte civile??!) si ajo e 1996-en, ku nje kuti e votimit ne Cerrik doli me rezultatin 120 % dhe te gjithe kishin votuar per PD-ne e Saliut.
    Asnje lajm se c’po ngjet ne burgjet e shtuara e ne dhomat e paraburgimit, votat e emigranteve etj, etj.
    Ne Shkoder kane nje shprehje “Merru me ate qe ka mbetë dhe jo me ate qe ka tretë”.
    Si qytetar, fatkeqesisht,- dhe kete e them me keqardhje te madhe, – Rilindja Kombetare qe apelohet thuajse ne cdo prononcim te krereve te PS-se si nje refren, qe te kujton shprehjen e njohur te atij mesuesit “borgjez” ne “Kohen e shkrimeve” te kandidatit per cmimin Nobel, Ismail Kadare “Lidhe, lidhe me te sotmen”, pra Rilindja Kombetare (qe vertet i lipset sa me pare ketij vendi pa e provuar shijen alaGreke) eshte konceptuar si nje rotacion i zakonshem pushteti, si nje slogan i ri, me “lart” se “Pertej se majtes e se djathtas” (sekush e hoqi nga qarkullimi?). Ndoshta, ndoshta keto ndjesi mund te jene te gabuara, qe i shkakton vera e gjate dhe vapa e madhe, por personalisht do te isha per nje veprim shume me dinamik, paralelisht me “provat gjenerale” te Saliut, jo vetem per t’ia djegur skenaret ogurzinj ndaj vendit, por per te realizuar vertet Rilindjen e merituar Kombetare.

    1. Devolli says:

      Duke e quajtur 97-ten berishjane duke ngarkuar Berishen me pergjegjesi dhe vetem Berishen dhe duke mos mbajtur asnje pergjegjesi JU; ju gabuat, kete e treguan zgjedhjet e 2005. E njejta gje po ndodh me ju sot i u kujtoni qytetareve te ketij vendi 96-ten.Arsyet I dini vetem ju. Eshte e drejta juaj te beni deklarata te tilla, sepse ne baze te Kushtetutes ju nuk mbani pergjegjesi, por kur mendojme se kujt i sherbejne deklaratat te tilla deputeti duhet te jete i pergjegjshem. Kujt I sherbejne deklaratat ” shteti ka rene”. “s’ka rend”, “qeveria ka rene”, “s’ka ligj”. A s’eshte kjo pergatitja e nje 97-te tjeter kuj kerkoni te dilin pa lagur?
      Me vjen verte habi kur permendni Arturo Ui dhe beni paralele te atilla; por njekohesisht dhe per te qeshur. Dihet se Arturo Ui eshte rruga drejt pushtetit e Hitleri, nje e keqe qe mund te ish ndalur. Kush eshte ne rrugen drejt pushtetit? Njerzit i analizojme ngjarjet dhe faktet e ngjasimin e shohin dukshem me Arturo Ui. Prandj hiqeni te pakten ju nga fjalori mediatik sepse i ben idem partise ku militoni.

  8. fl says:

    “Puci” i Sales me 21 Janari i ngjan tamam djegjes se Rajshtagut. Dhe pasojat jane te njejta

  9. Br8s says:

    Nuk ka justifikim per asnje nga ju Pandi. Shtrengoni bythen mire se zvare me shpellarin dhe ju do ju marim.
    Ose dilni qe sot dorezoni mandatet e thoni se bejme dot. Ka plot qe jane me te mire se ju legena

  10. astriti says:

    bashkefajtor ne shkaterimin e shtetit eshte edhe lidershipi i PS, z. Majko me ndryshimin kushtetues ne lidhje me zgjedhjen e presidentit ne 2008. presidenti ishte siguresa pavaresise se pushteteve dhe ju vendoset ta hiqnit kete sigurese si i vetmi mjet kushtetues qe garanton mos-shkarjen e shtetit drejt diktaturave. nese ju nuk do te kishit kontribuar ne kete marrezi ligjvenese, sot do te kishim nje president konsensual dhe rrjedhimisht do te kishim nje prokuror te pergjithshem te pavarur, nje gjykate te larte dhe kushtetuese ku emerimet nuk do te ishin partiake, nje shef te SHISH jo partiak e keshtu me rradhe i gjithe zinxhiri i organeve kushtetuese. mund te them se pushtetin partiak berishes ja keni dhurur vete ndaj mos u qani per vjedhjen e votes. vota eshte e popullit dhe ne do ta mbrojme vete ate qofte edhe me revolucion mbare popullor. ju me pare duhet te beni apologjine e dores qe dhate ne deformimin e shtetit, pastroni partine nga disa funderina dhe ejani kerkoni mandatin qeverises.

  11. Dogsborugh says:

    Sa i trashe, gomar e i palexuar eshte ky Majko!!!!!! Dy here kryeminister dhe disa here minister, ky injorant veshllapush nuk e di se emri i personazhit nuk eshte “Dok Zboru” por “Dogsborugh” !!! Ky eshte niveli i shoqerise shqiptare! Cfare fatkeqesie

    1. Toc says:

      Nuk e kupton qe e ka ironi o toc…”Dok”..pastaj “Zboru”! E bukur biles!

      1. Dogsborugh says:

        Mendoja se Majko ishte toc i tocave! Nje toc kukulle! Por qenkam gabuar se qenka edhe njeri me “TOC” se sa Majko !!!

        1. Ton says:

          Profesor. Para se te shesesh pordhe dhe te ofendosh Majkon dhe kete tjetrin sigurohu njehere qe t’a mesosh t’a shkruash vete emrin e plakut Dogsborough! Sic e shef i dashur profesor ne fund nuk shkruhet me “ugh” por me “ough”!

          1. dikush says:

            po cmeresh me zagarret e sales

  12. Vjosari says:

    Padyshim qe ky eshte shkrimi me brilant qe politikanet e PS dhe vete Majko ka e shkruar ndonjehere. Eshte nje kamba e hapur alarmi, qe ishallah do te degjohet.

  13. andino says:

    Ah ti buzeqeshje 10-re politikanesh hipokrit qe nuk bete njiher ate per te cilen ky popull ju paguan ju beson voten e pret nga ju te mbroni kte vend e kte shtet te ardhmen e ktij populli vendi !
    Dhe perse duhet te dalesh ktu te deklarosh nji gje te tille ?!
    Per cfar ?
    Kujt i drejtohesh ?
    Kerkon qe dikush te nxjerr patatet e nxehta nga zjarri e ti te vish ne pushtet ?
    Kush pra eshte qellimi ?
    Kujt i ben kte thirrje ?
    A thua se ka i madh e i vogel qe nuk di se ku eshte duke shkuar politika e berishes ?
    Kte ky popull e di mir se po afron 97.ta ajo qe ky popull sdi akoma e cuditet eshte perse jeni ju akoma ne politik kur nuk i keni afruar asnji zgjidhje ktij populli as me 97-en as vitet qe pasuan .
    Ju e ricikluat shkerdhaten e kombit e tani beni te pafajshmin e madje sdo ta teproja te thoja edhe viktimen perball popullit .
    Sa e jodinjitoze dhe e trishtushme per nji popull nji komb te mos ket njeri burra ti dalin Zoot vendit por e lene ate ne dore te banditeve ne pushtet ta perdhunojn e nxjerin si prostitute grekut serbit gjithe botes .Ptu ju 10.fsha mu ne burra qe jeni e shqiptare qe i thoni vetes po e lini kte vend ne meshire te kafshes o te pafytyre .Shkoni zhdukuni e mos dilni me para Tv funderina …perse shkoni ne parlalament e u bete loja oksigjeni kriminelit berisha ?! Te pafytyre e late kte komb si qenen rrugesh te tallet njerzimi .ptu.

  14. ali kola says:

    Zoti majko.si eshte e moundur qe mer initiatives dhe del e na thua neve se berisha do perseris 96 . Perse keto nuk ja the Edi Rames kur ndryshuat kushtetuten.Si socialist I vjeter qe je si e besove kete reforme me Berishen.Ne socialistet dhe populli anti Berishe kemi shpenzuar mund ,djerse e gjak per te hequr Berishen nga pushteti ,mos harro se jane vra 3000 vete kur se Edi Rama ja dha te gjitha ne tavoline me paramendimin se do te fitoje vete dhe te beje sic donte ai. Une vete dhe te Gjith Qendrestaret e 96 presim dorheqje te edi rames se bashku me ju te kryesise qe votuat pro ndryshimeve ne kushtetuten e pare.Edi Rama e futi ps tone ne menyre mafioze ne dore ne njeh koh qe Brenda ishte Mejdani , Blushi , Pllumbi e tje. Dhe pasi dergoi pertej se majtes e se djathtes per tu ber vend te tijeve ne ps qe ju e kuptoni se kush Jane del ne konferenca pranon se beme gabime eprocka te Tjera. Tani une ju pyes :si eshte e mundur qe ju si kerkonI dorheqejen:?ne demokraci gabim I shoqerohet me dorheqejen .kjo trego se te kooptuemit ju Kane nenshtruar.zoti Majko ju e dini se vota eshte anti berishe sepse edhe socialistet nuk Kane shkelqyer.shkurt ne qofte se Opozita nuk fiton ,jo ne krye te ps nuk keni vend por as ne shqiperi mos rrini sepse jeni te njollosur per te mos thene fjale tjeter.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Alo, Kaci ti je mo ?!?! Pett…Po ca alo mo alo, mua po me ….

  15. deshmitari i 96-s says:

    Majko thote te verteten, kudo ne administrate po punohet per manipulimin e zgjedhjeve dhe vjedhjen me dhune te fitores, Policia nuk merret me parandalimin e krimit por e organizuar me celula partiake zhvillon mbledhje te perditshme dhe po qendis skenarin e vjedhjeve e te mbulimit te krimeve gjate votimeve (para, gjate dhe pas votimit), administrata e dhunuar deri ne terror nuk ka nga te shkoje, te gjithe jane ne ankth per te ardhmen e vendit te punes, laviret dhe te paaftit, ata mendjshkurterit qe nuk nuk njohin ligje e akte normative do jene kamikaze per te vepruar kunder vullnetit te popullit, ndaj jane zgjedhur dhe caktuar ne poste qe te veprojne me symbyllur, pa njohur rrezikun e pasojen e krimit qe kryejne. Nuk eshte vone te shpallet alarm per kete problem, kupola e gjendjes civile dhe drejtorise se policise se shtetit kane dhene prova manipulimi, ne te ardhmen do te jene shume me te rrezikshem, ndaj duhen shkulur; jo me pak te rrezikshem do te behen ushtaret e Visho Ajazit ne zgjedhjet e ardhshme. Kushtrimi i Braçes, ne mbeshtetje te Majkos eshte e vetmja zgjidhje per te shpetuar zgjedhjet, per te mbrojtur verdiktin e popullit, per ndihmuar demokracine ne Shqiperi dhe per te vendosur nje tulle te qendrueshme ne te ardhmen e femijeve shqiptare

  16. zuli says:

    toni iliri dhe te tjer komentues po dalin ne krah te frigacak pandelit grek majkos sllav maqedon se jan te lindur neper koperativat e xhaxhit kopila

  17. fieraku4u says:

    PO JU TE OPOZITES EDHE TE PS CFARE PRISNI, DO SHKONI NEPER SHTEPIRA TE FUSNI KOKEN NEN DHE SI PUNE STRUCIT, SIC BETE NE 21 Janar? APO DO TA PRINI POPULLIN DREJT DEMOSTRATAVE KUNDER REGJIMIT TE KETIJ DIKTATORI. ZGJIDHNI, DHE BOLL NA SHURDHUAT VESHET ME LLAFE…ESHTE KOHA PER VEPRIM.

  18. MARKO says:

    Edhe manipulimi eshte art me vehte. Si drame skene. Kush aktor e luan rolin me mire. Ju dini vetem te aktroni.

  19. Niko Maloku says:

    Zoti Majko! Eshte e vertete se ju jeni nder te rrallet politikane te Shqiperise qe e kini ruajtur dinjitetin individual deri tani. Por, kjo gje nuk eshte e mjaftueshme, kur perballe ke nje bande politike te kryesuar nga nje bandit si Sali Berisha. Ato gjera qe i mungojne opozites se sotme shqiptare ( te kryesuar nga PS) jane lehtesisht te lexueshme per njerezit e vemendshem.
    1. Se pari, ju, qofte si opozite, qofte si parti, jeni te fragmentizuar. Nuk merret vesh, kush eshte dhe kush nuk eshte me ju ne perballjen e ardhshme. Ju ( vecanerisht Rama) kini harruar se njeri prej faktoreve qe e ka bere Sali Berishen te mbijetoje ne politike, eshte fakti se ai ka ditur dhe ka mundur te bashkoje vota sa djathtas dhe majtas. Duke qene nje njeri-politikan pa kurrfare pikepamjesh politike dhe kurrfare idealesh, ai eshte treguar pragmatist dhe, edhe votat e atyre qe duken te parendesishem ( sic ishte rasti i votave te ” komunisteve” te Tiranes vjet) i kane bere pune. Tek ju shihet nje mungese vizioni ne kete drejtim.
    2. Se dyti, menyra si ju beni opozite, nuk eshte menyra me e mire e mundshme. Shpeshhere, Berisha ju terheq ne gracken e tij. Shqiptaret nuk kane shume nevoje te degjojne nga ju se cfare ka bere e ben Berisha, apo se ai po i fut ne dore te gjitha pushtetet. Mbi te gjitha, ata duan te degjojne se pse dicka eshte e gabuar dhe cila eshte alternativa e drejte qe ju mendoni se do te ndiqnit. Ata duan te dine se si do t’i menaxhonit ju me mire punet e Shqiperise..
    3. Si ka mundesi qe ju si opozite te mos e kerkoni ne interpelanca dhe ta diskreditoni ate dhe qeverine e tij per veprat e tyre korruptive dhe antishqiptare? Perse kini frike ta shpallni antishqiptar per Marreveshjen e Detit? Mos e kini edhe ju frike ( si ai) Greqine? Cila eshte me e shtrenjte per shqiptaret, Shqiperia dinjitoze( qofte edhe duke u anetaresuar ne BE me vone) apo nje Shqiperi e gjymtuar ( nga ato qe ben greku me doren dhe indiferencen e qeverise aktuale)? Perse tregoheni kaq te nenshtruar ndaj disa ambasadoreve te korruptuar dhe iu thurni lajka, kur gjithe shqiptaret e shohin se ata jane njerez pa moral dhe parime, qe mbeshtesin nje qeveri dhe nje person, per te cilet, qeverite dhe paraardhesit e tyre e kane deklaruar ( haptas dhe fshehtas) se jane dhunues te zgjedhjeve dhe nuk e lejojne popullin shqiptar te nderroje lirisht qeverine e vet? Une nuk them t’iu shpallni lufte ketyre monstrave, por te pakten, mos iu beni elozhe dhe tregoni se kini njefare dinjiteti, qofte edhe perballe te forteve te pandershem.
    4. Ju, me te drejte, vini alarmin se po pergatitet nje tjeter 1996.Vetem njerezit pa mend mund te besonin se Sali Berisha i mbas 2005 do te ishte tjeter nga ai i 1992-1997. Ai mund te shfaqej tjeter, por, ne thelb mbetet ai qe ka qene. I gatshem te mashtroje, shpife, vjedhe e grabise vota, te rrahe, burgose e vrase kundershtare. Te jeni te sigurt se, pas pak muajve, me anen e kukulles qe do vere ne Prokurorine e Pergjithshme, do hape procese penale ( si ne sundimin e pare) ndaj gjithe kundershtareve politike qe i prishin pune ( edhe ndaj Rames). Cila eshte strategjija juaj per kete? Te ankoheni tek ambasadoret e korruptuar? tek ata qe e quajten ” burre shteti”? Tek ata qe ju bene juve te nxirrni njerezit nga greva e urise ( nje nga gafat tuaja- kryesisht te Rames) pa arritur asnje objektiv? Nje opozite e zgjuar duhet te kete strategjine e saj per cdo levizje te pritshme kriminale te njeriut, i cili, ne historine e ardhme do te kaloje si nje bandit ( njeriut qe beson se mund te hyje ne histori me tunele e copera rrugesh te bera e te pabera aty-ketu).
    Ku jane disa prej figurave themeluese te PS? Si mund te kini ju frike se ato figura mund te demtojne kredibilitetin e PS kur perballe jush dhe atyre eshte plaku me i vjeter dhe me gangster i politikes shqiptare? Rama duket se eshte jashte lojes sa i perket menyres si komunikon me elektoratin. Elektorati shqiptar nuk eshte identik me stafin dhe studentet e Akademise se Arteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje