Shqipëria e nis me FITORE rrugën e Botërorit. Mposht Qipron 3-1 (VIDEO)

7 Shtator 2012, 22:14Politika TEMA
Shqipëria e nis me FITORE rrugën e Botërorit. Mposht Qipron 3-1

(E PERDITESUAR)- Shqipëria ka dhuruar spektakël në nisje të eliminatoreve për Botërorin 2014 në Brazil duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-1. Për italanian De Biazi ka qenë një rezultat shumë i mirë, për shkak se Qipro konsiderohej një rival direkt.

Tre golat për Shqipërinë janë shënuar nga Armando Sadiku, Edgar Çani dhe Erion Bogdani. Shqipëria ka dhuruar një paraqitje dinjitoze, duke sulmuar e duke qenë në kontroll të lojës.

Shqipëria e nisi mirë ndeshjen kur Hamdi Salihi, pas një topi të krosuar në zonë tenton një roveshatë, por pa sukses.

Vetëm pas 11 minutave lojë, Shqipëria ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë. Pikërisht Lorik Cana ka marrë kartonin, ndërkohë që tifozët janë irrituar, duke e quajtur këtë ndëshkim të padrejtë.

Pas një loje përgjithësisht në mesfushë, në minutën e 37 vjen goli nga Armando Sadiku. Goditje dënimi nga e majta, Meha leshon topin në zonë, Armando Sadiku arrin të shmangë mbullimin e mbrojtësve dhe me koke e dërgon topin në rrjetë.

Kur mendohej se pjesa e parë do mbyllej me këtë rezultat, qipriotët shënojnë një gol të befasishëm. Laban nga e djathta e dërgon topin në zonë, asnjë futbollist kuqezi nuk e prek dhe përfundon direkt në rrjetë, 1-1.

Pjesa e dytë ka nisur sërish me një lojë të mirë të kuqezinjve. Por në minutën e ’57 kombëtarja për pak është ndëshkuar pas një gabimi të Vilës.

Janë dashur dhjetë minutat e fundit që kombëtarja të marrë nën kontroll situatën dhe të shënojë dy gola. Njëri prej tyre, një supergol i Bogdanit.

Në minutën e 84 shënon Çani. Hyka nga e majta lëshon një top në zonë, shtatlarti kuqezi Çani ngrihet mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, 2-1 për Shqipërinë.

Tre minuta më vonë Erjon Bogdani nga distanca lëshon një predhe dhe 3-1. Një supergol për të çuar peshë shqiptarët.

SHQIPERI – QIPRO 3-1

SHQIPERI: Ujkani, Mavraj, Lila, Dallku, Cana, Kukeli, Bulku, Vila (Bogdani 71′), Meha, Salihi (Çani 81′), Sadiku (Hyka 58′). Trajner: Xh. De Biazi

Qipro: Georgallides (Mastrou 46′) , Charalambous,  Merkis, Dossa Júnior, Aloneftis, Nikolaou, Charalambidis (Christof 55′), Makridis, Laban, Demetriou, Konstantinou (Avram76′). Trajner: N. Nioplias

http://www.dailymotion.com/video/xte0lj_shqiperia-e-nis-me-kembe-te-mbare-top-channel-albania-news-lajme_news

 

12 komente në “Shqipëria e nis me FITORE rrugën e Botërorit. Mposht Qipron 3-1 (VIDEO)”

  1. 1444 says:

    Nje pjese e pare ashtu ashtu…,nje pjese e dyte me shume shume gabime,luajtem vetem 2 minuta futboll,por ne ato 2 minuta shenuam 2 gola (per fatin tone te mire)!
    Goli i Bogut fantastik….
    Shpresoj qe me Zvicren te bejme nje paraqitje me te mire,

    FORCA SHQIPERIA !!!

    1. Tan Lapraksi says:

      Shume gabime vertet, por edhe shume raste e shume vellim loje.
      Gabimet mund te minimizohen.
      ne fund, golat kane rendesi!
      Bravo De Biazi, Bravo Shqiperia!

    2. SHQIPRO 3-1 says:

      GOLI I PARE LIVE NGA STADIUMI…SHIJONI EMOCIONET
      http://www.youtube.com/watch?v=8pBO7ih42to&feature=youtu.be

    3. antonio says:

      Ka qene nje nga lojrat me te DOBETA E TE CORGANIZUARA te kombetares tone!!
      Krahaso ndeshjen tone kunder BJELLORUSISE(1-0 per ne) dhe nxirrni konkluzionet!!!
      Goli i qiprioteve tregoi NIVELIN MJERAN TE MBROJTJES TONE DHE TE PORTIERIT DORDOLEC!!!
      Mesfusha ishte komplet inekzistente!!
      PASIMET ISHIN MIZERABEL!!!
      GOLAT TANE ISHIN VETEM RASTESI DHE ME RASTESI NUK ECEN DOT SHUME!!!
      ME ZVICREN DO TA SHOHIM VLEREN E KESAJ KOMBETAREJE!!!
      MOS FLUTURONI ME PRESH SI TRITAN SHEHU!!!

  2. tonini says:

    URIME!!!!
    Tifozet ishin numer 1, shume fantastike dhe krijuan atmosfere super.

    CANA – i jashtezakonshem, vendimtar, thjesht i pazevendesueshem.

    BOGDANI – fantastik dhe shume me eksperience nga Seria A, dukej sikur priste thika gjalpe kur futej te mbrojtja kundershtare, i fitoi te gjithe dyluftimet. Shume superior ndaj q-ipirdhioteve Gabim i madh qe u fut aq vone ne loje.

    CANI – shume mire per sa luajti, fuqishem te goli, eksperianca ne Itali e ka pergatitur menderisht.

    MEHA – shume shume mire, i zgjuar por nuk beri dot shume me Salihin dhe Vilen per shkak te nivelit te tyre te ulet qe s’e kuptonin lojen e tij.

    SALIHI dhe VILA – i dyti ishte katran gjithe lojen, Salihi kurre s’duhet te luaje para Bogdanit sepse s’kishte as agresivitet dhe as ne nivel mesatar.

    Gjyqtari – m*ut fare, dha kartona me bollek kot per ne, q-ipirdhoteve duhej t’u jepte me shume, byht ziut vecanterisht. Goli kunder nesh ishte pjeserisht gjyqtari qe dha goditje te lire ndersa kundershtari thjesht ra ne toke pa u prekur.

    qipro – lojtare legena, hileqare, nxinin ne fytyrat e tyre arabe, zezake, sic kane shqiptin e zi te malakave.

    Nese Bogdani-Meha-Cani-Hyka do lidheshin me shpejt ose nga fillimi, ndeshja mbaronte 7-1 se per 10 minuta kishim nje dynja me raste dhe ndryshoi loja komplet.

    Trajneri – nderrimet dhe formacioni kishin probleme, Bogdani do ua kish care mitren morrave te vegjel, Salihin mos e thirr me se s’luan fare.

    1. raimondi says:

      Trajneri jone me Zvicren duhet te kete shume kujdes –Sidomos Portieri jone nuk duhej ta hante ate gol

      –Goli i Qipros ishte gol koti, Edhe mbrojtja kishte faj
      Mbrojtja ishte shume e ngathet , duhet qe te jete me dinamike ….

      Ne sulm Bogdani duhet te lozi gjithe lojen . Trajneri jone nuk duhet te beje eksperimente te tilla

      Bogdani eshte lojtar sulmi shume i mire –Ai edhe dobet te jete, nuk hiqet nga loja ,
      se eshte gjithe ai trup dhe i terheq mbrojtesit pas vetes

      Ne fund ka rendesi rezultati –Shyqyr qe fituam dhe tani te ken kujdes me tutje
      Suksese Kombetares !

    2. Eri says:

      Tonin,

      Nuk mund te thuash nje gje te tille per Salihin. Vertete humbi shume raste, por dhe ka dhene shume per Shqiperine me pare. Thjesht nuk ishte dita e tij dhe e Viles le te themi.
      Ndeshjen s’e pashe por nga regjistrimet dukej se Meha ishte teper i qarte ne lojen e tij, dukej sikur kishte vite qe luante me kombetaren dhe i njihte shoket e skuadres.
      Komplimente per Sadikun qe debutoi me gol, per Canin qe na dha epersine, per Bogdanin qe shenoi gol fantastik dhe gjithe ekipi qe u perpoq me shpirt ta fitonte kete ndeshje. Suksese te metejshme kombetares dhe De Biazit. Le te jemi pak me teper optimiste.

  3. Doni ALBO says:

    BRAVO SHQIPERI, loje relativisht e mire po kryesorja i kemi siguru 3 pike vetem cka mungonte ne kete ndeshje por qe ska lidhje shume me lojen eshte shkrimi “QIPRO ESHTE TURQI DHE CAMERIA ESHTE SHQIPERI” qe te ja dhijme ato ftyra greko-qiprioteve.

  4. brigada 8s says:

    Bravo tifozat. Duhet te mesojme nga tifozeria e Shqiptareve te Kosoves e Maqedonise.!!!

  5. AK says:

    LOJE RREMUJE NUK PAME 3 PASIME RRESHT.

  6. analist says:

    Goli i pare ishte jo i Sadikut,por autogol.
    Po te mos nxirrej jashte Salihi, edhe nje muaj nuk shenonim dot gol.

  7. Meti says:

    Bëjnë një a dy fitore sa per te rritur pazarin e shitjeve te ndeshjeve dhe pastaj tallin bythen me ne. Nuk kam asnje pike besimi!
    Dallavere si çdo gje tjeter ne kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje