Eja dhe këtej z…

Nga Flogert Muça

Shtator. Me ardhjen e këtij muaji, që për të gjithë është muaji simbol i fillimit të shkollës e ku me mijëra e mijëra nxënës ulen ca për herë të parë e ca në vazhdim në bankat e shkollës, vijnë vrullshëm dhe një stuhi problemesh. Kanë filluar shirat e parë të vjeshtës e bashkë me to dhe shqetësimet e pambarimta të çdo prindi e personi nga mosha 6 gjer në 100 vjeç. Po flasim për arsimin, këtë instrument kaq të rëndësishëm për një vend që të bëjë para, për këtë shtyllë kryesore të zhvillimit e progresit drejt një të ardhmeje sa më të mirë për të gjithë. E megjithatë sa është bërë tek ne për arsimin, ç’po bëhet tek ne për arsimin e nga duhet filluar investimi në arsim është një temë e gjatë që kërkon gjithashtu një diskutim të gjatë. Shqetësimi im lidhet me arsimin përtej Tiranës, me investimin përtej Tiranës, pasi Shqipëria është shumë herë më e madhe se Tirana e për fat të keq janë vetëm disa kronika “1 herë në vit”, që flasin për mjerimin e sistemit arsimor në veri të vendit.

Do ju flas mbi atë çka ndodh në rrethin e Matit me arsimin si funksionon, si institucion e investimet e paqena që rrezikojnë çdo ditë me jetë qindra fëmijë, që nisen të marrin dituri duke mos e ditur se mund të përfundojnë duke marrë vdekjen e parakohshme e sigurisht të pamerituar. Që të jem më i qartë do të flas sa më thjeshtë dhe me vërtetësi absolute mbi gjithçka atje ndodh. Jam i mendimit që kjo gjendje e kjo katastrofë vdekjeprurëse do të bëjë shumëkënd të ndjehet pjesë e këtij realiteti varfanjak e thuajse të pashpresë që ekziston në çdo zonë që është pak në skaj të Shqipërisë.

 

1-Infrastruktura e rrugëve dhe shkollës:

Im vëlla, e si ai dhe qindra e mijëra të tjerë anembanë vendit, ngrihet çdo mëngjes në shi e furtunë, e pasi me naze ha pak mëngjes, merr çantën, çadrën e niset për shkollë. Shkollën e ka larg mbi 45 minuta të mira. Pasi zbret një grill të thepisur, ku nga momenti në moment një rrëshqitje këmbe mund t’i kushtojë jetën, i duhet të kalojë në një urë pa mbajtëse anësore e më tej një tjetër, po si ajo, ndërkohë që lumi poshtë saj rrëmben gurë  e pemë si përbindësh. Pasi të kalojë provën e parë të mbijetesës, vazhdon rrugën. Po ç’të vazhdojë thuaj? Rruga vazhdon si mos më keq. Në një 2 pëllëmbësh të ashtuquajtur rrugë, i duhet të ecë mbi një gjysëm ore, e sikur të mos mjaftonte kjo, poshtë saj është tatëpjeta që të çon drejt e në “vrasësin” lumë e sipër kokës kërcënueshëm janë gurët në të rënë, që çdo ditë shiu e dëbore lirohen e shemben vrastarisht. Pasi kalon dhe provën e dytë të mbijetesës, ka përpara përrenj që vijnë vrullshëm e s’kanë asnjë kanalizim mbrojtës, të cilët i kalon ashtu si vetëm një zot e di. Mbërrin në shkollë. Hëh, këtu tragjedia vazhdon. Muret e çara, çati të rrënuara e ku kova në fund të klasës mban ujin që pikon çatia. I duhet të ndezë sobën e drurit e të thahet ngaqë shiu e kish bërë qull. Pasi thahet me avullin që i del vuajtshëm nga rrobat, ulet të marrë dije. Po me çfarë çmimi? Me jetë. Kjo nuk është historia e përditshmëria e tim vëllai, por kjo ka qqnë dhe historia ime para 8 vjetësh e kjo është vuajtja e përditshme e çdo zone paksa të largët nga bota tjetër që njeh pushteti në të ngrohtën karrige ku është ulur ndërkohë që vëllezërit tanë anembanë vendit çdo ditë ftohen në drurët e bankave aq shumëvjeçarë. Tek ndonjëri nga ju lexon këtë realitet që s’e di, mendon se po lexon historinë e Mesjetës por jo, jo, kjo ndodh vetëm 90 km larg Tiranës. Kjo ndodh nga veriu në jug. Realiteti është ky që çdo ditë vëllezërit e motrat tona vuajnë, prindërit tanë çdo ditë lëngojnë. Përrallat që thuhen në televizione nga krerë e pushtetarë janë injorimi i gjithçkaje, janë tallje me të dobëtin, me punëtorin, me të ndershmin, me vetë jetën e të dashurve tanë e kjo është makabre. Shqipëria e parë nga zyra s’është ajo ku jetojnë shqiptarët, por është një hartë ku me një të vendosur gishti pushtetari bëhet miliarder. Kjo është Shqipëria jonë fatkeqe, por përtej kësaj fatkeqësia vazhdon.

 

2-Kualifikimi i mësuesve dhe transferimi partiak:

Pasi një student mbaron studimet duke marrë nga familja para që me vuajtje i gjejnë me çdo mënyrë që fëmija të shkollohet përballet me një mungesë totale të meritokracisë, më një seleksionim partiak akoma më vrastar, akoma më dekurajues e plotësisht zhgënjyes. Realiteti në këtë aspekt e thënë troç e pa dorashka është i tillë e madje, do ua shpalos dhe me raste konkrete që ata që e dinë të mund ta konstatojnë. Drejtor shkolle mund të kesh një mësues që ka mbaruar shkollën me korrespondencë, por ky është lobuesi i partisë në pushtet, ndaj gati- gati është bërë e ligjshme dhe e drejtë në mendjen e popullit se atij i takon të jetë aty. Mësuesja që është gruaja e spiunit të partisë është me shkollë të mesme, por është në punë, ndërsa një tjetër mësuese që ka mbaruar universitetin transferohet në një fshat të thellë për të punuar e kjo duke ditur që atje ajo s’vete dot e kështu do lërë punën pasi 4 orë rrugë për të vajtur në punë as Migjeni i ngratë s’di a do i bënte dot. Ngjan aq absurd ky realitet sa as vetë s’dua ta besoj, por është fakt. Dije jep injoranti, udhëheqës është militanti. Meritokracia ka humbur në lumin që merr gjithçka përpara e që quhet pushtet. Kjo është tragjedia jonë, është dhimbja jonë, është jeta jonë, një absurditet.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Eja dhe këtej z…”

  1. LLAMPIRI says:

    vallaj, se kisha lone vllain me shku ne shkolle.Do ishte gabimi me i modh qe do kisha bo,por nuk do kisha forca me e qa.Fuck te gjitha qeverite qe shkojne e vine.Ky ven ka vdek prej kohesh.

    1. EdiRuci says:

      Po te mos e lejoje vellajin te shkonte ne shkolle, do te mbetej analfabet si ti…

  2. ilir says:

    Gjuha shqipe eshte e kuptueshne kur flitet e shkruhet sipas rregullave te drejteshkrimit.Djalektet e saj nuk jane te kuptueshem per popullaten e krahinave te tjera.

  3. flogert says:

    ke dhe emrin ilir e ben ndarje krahinore.njs,gjuha e perdorur ne shkrim ka qene jodialektore.Sa per realitetin sbehet fjale vetem per vellain tim.Eshte realiteti pertej Tiranes.Thjeshte duhet vajtur e pare.

  4. flogert says:

    ilir,gjuha eshte shqipe starndarte..Emrit qe ke ti si shkon te beje ndarje krahinore.Realiteti eshte ky qe po lexon jo ai qe lexon e degjon ne TV.

  5. anarkisti says:

    E lexova kete shkrim qe mu duk si nje film i pare ne vitet 1975-1982 ku aktor isha vete si mesues ne zonen e Librazhdit i vetmi ndryshim ishte se qe nga ajo kohe gjendja eshte perkeqesuar.Duke njohur prej kohesh realitetin e drejtimit te arsimit nuk me besohet qe vazhdon akoma injoranti dhe lecacullo te jete ne drejtime.Megjithse jetoj prej 21 vitesh larg Atdheut e besoj artikull shkruesin duke pare disa vite me pare qe Ministria e arsimit u drejtua nga nje injorant llapaqen pa asnje dije e fisnikeri per arsimin Ferdinand Xhaferi (lecacullo i Saltrapit).Shqiptari eshte nje popull arsimdashes dhe ne vend qe ne kto 22 vite arsimi te ecte perpara dhe te investohej ka ngelur prapa me dashje se keshtu i intereson pusht’tetareve se sa me injorant te jete populli aq me leht e mashtrojn, genjejn e vjedhin e shtypin, me pak fjale “fluturon gomari”pergjigja qe vjen nga i padituri dihet”fluturon”.

  6. Tepelena. says:

    Flogert,na ke dhënë përsëri mjerimin e epokës Migjeniane…!Ah,që s’kam një grusht ti bie malit që s’bëzan…?!

  7. BARDHYLI-FR says:

    Jam njeri nga ata,shqiptare qe peripetite gjate shkollimit kane qene te pamshirshme,te vrazhdeta dhe te rrezikshme per jete,por gjithnje me shprese se:do te mesoj,te njohe dhe te kem aftesi per te punuar,vepruar dhe studiuar vepra dhe ide siç kane rastn njerezit ne tere boten.Duke qene sot,i afte per t’i kuptuar fenomenet ne shoqeri,gazetate dhe gazetaret,atikullshkruesit do t’i sygjeroja:Eja dhe ketej z…dhe veshtro Jugun e Shqiperise,per te pare,ata qe e duan kombin (greket)te cilet:hapin shkolla ne gjuhen greke(ne Greqi shqiptareve ne teritorin e tyre iu ndalohet)edhe me femije me origjine shqiptare,si te kethyer nga Greqi pas nje qendrimi te perkohshem ose,pas propogandes antishqiptare te grekeve dhe kishes greke,e cila e ka okupuar KOASH,dhe perdite degjohen zera per rritjen e interesimit grek per helenizimin e Shqiperise se Jugut.Eja dhe ketej z…,per te pare,shqiptaret si konvertohen nga shqiptare ne greke,per nje pension te qelbur,nga myslimane ne ortodokes,ne kohen kur vete QSH fton me paga te majme pedagog nga Greqia,per t’i edukuar shqiptaret ne frymen e hegjemonizmit grek,fryme kjo,qe nder shekuj likuidoi shume kuadra shqiptare,faji i te cileve ishte se,donin femijte e tyre te flasin,mesojne veç ne gjuhen shqipe,te cilin e kishin trashegim nga te paret e tyre.Pra,Eja dhe ketej z…

  8. Saimir says:

    Me shume kalon koha me dhume konstatoj se kjo toke prodhon ne pjesen me te madhe vec njerez te vegjel e medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *