Pushuesit nga Kosova, kryesorët në bregdetin shqiptar

17 Shtator 2012, 10:20Rajoni TEMA

Shtetasit nga Kosova vazhdojnë të mbajnë pozitën e liderit edhe këtë vit për sa i përket numrit të pushuesve në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që gjatë këtij sezoni veror Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve në masën 8% krahasuar me një vit më parë. Shtetasit nga Kosova, por edhe vizitorët me shtetësi maqedonase, kryesisht me kombësi shqiptare, përbëjnë numrin më të madh të pushuesve që kanë vizituar Shqipërinë në sezonin veror 2012.

Nëse shtetasit nga Kosova vazhdojnë të mbajnë pozitën e liderit edhe këtë vit, rritjen më të madhe e kanë shënuar vizitorët nga Maqedonia me një rritje prej 22% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vizitorëve nga Kosova ka shënuar një rritje prej 9-10%.

Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri, në tre muajt e sezonit veror kanë hyrë në Shqipëri rreth 350 mijë vizitorë nga Kosova, nga 319 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që në bazë të përllogaritjeve, vizitorët nga Kosova kanë njohur rritje gjatë pesë vjetëve të fundit, vizitorët nga Maqedonia kanë njohur një rritje të madhe për vitin 2012. Sipas të dhënave të operatorëve turistikë, kryesisht menaxherë të hoteleve në Plazhin e Durrësit, konfirmojnë se gjatë qershorit ka pasur rritje të ndjeshme të turistëve nga Kosova, të cilët kalojnë fundjavat në plazhet shqiptare. Kjo falë rrugës së re Milot-Kukës-Morin dhe modernizimit të një pjese të rrugës që lidh Prishtinën me pikën kufitare të Morinit.  Sipas të dhënave nga operatorët, “turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, por gjatë këtij viti ka pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm të turistëve në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese.

Një fakt pozitiv që vihet re në të dhënat më të fundit të hyrjeve të të huajve në Shqipëri është rritja e peshës së të huajve në sektorin e turizmit, që është në fakt edhe synimi i qeverisë shqiptare, por edhe i operatorëve turistikë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë qershor-gushtit të këtij viti kanë qenë shtetas evropianë, amerikanë dhe të tjerë. Dominancën e kanë italianët, numri i të cilëve këtë verë ka arritur në rreth 60 mijë veta.

Në fakt, të dhënat nga operatorët turistikë konfirmojnë se italianët kanë interes në rritje për pushimet në Shqipëri, sidomos në dy vitet e fundit.

Një tjetër shifër pozitive është ajo e gjermanëve, hyrjet e të cilëve po rriten me shpejtësi. Nëse në vitin 2007, në Shqipëri kanë hyrë vetëm 28 mijë gjermanë, në 2011 kjo shifër është 3-4 herë më e lartë, me rreth 78 mijë vizitorë.

Nga shifrat e Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij sezoni veror kanë ardhur mbi 48 mijë gjermanë në Shqipëri dhe ndryshe nga italianët, numri i tyre është rritur ndjeshëm në muajt e nxehtë. Kjo konfirmon se gjermanët kanë ardhur në pjesën më të madhe për motive turizmi.

Edhe shtetasit britanikë kanë pasur një rritje të shpejtë në hyrjet e tyre gjatë 4-5 vjetëve të fundit. Në vitin 2011, rezulton se kanë hyrë në vendin tonë rreth 78 mijë turistë britanikë, 1.5 herë më shumë se në 2007-n. Gjatë sezonit veror të këtij viti kanë ardhur në Shqipëri mbi 40 mijë britanikë, por këtu përfshihet edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që kanë fituar nënshtetësinë angleze.

Çekët janë gjithashtu turistë besnikë të Shqipërisë, që megjithëse ende modestë në numër, po shënojnë rritje. Gjatë kësaj vere, mbi 5600 çekë kanë zgjedhur vendin tonë për pushimet. Ata preferojnë kryesisht Veriun e Shqipërisë, Thethin apo Valbonën.

9 komente në “Pushuesit nga Kosova, kryesorët në bregdetin shqiptar”

  1. VOXPOP says:

    Mos kini merak edhe kalimtare hallexhinj te jeni ju, turista ju shenojme ne!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

  2. bashkim finland says:

    Tradhtaret sipas berishes,dukes me kompani.

  3. ay says:

    Po harrun pa dashje te thone se tek keto shifra jane dhe emigrantet shqiptare qe kthehen nga jasht shtetit.

    1. Ekziston mundësia... says:

      Me atë numrin e Gjermanëve ja kanë futur pordhës.
      Arsyeja që ai numër del i madh është sepse janë emigrantët shqipëtarë me shtetësi gjermane,që kanë hyrë në Shqipëri.

  4. HORRI bulevardit says:

    Sduhet mohuar se kosovaret keto vitet e fundit, kane kontribuar ne turizmin shqiptar, te pakten ata qe une kam njohur dhe qe njoh, kane vite qe e kane lene Ulqinin, megjithese dhe aty jane shqiptaret pronare, dhe i jane drejtuar bregdetit shqiptar, me te mirat dhe te keqijat qe sjell kjo dyndje, por edhe nuk duhet harruar se edhe bizneset te turizmit ne Shqiperi, kane cmime shume te shtrenjta.
    Nuk duhet abuzuar me patriotizem dhe atdhedashuri, apo dhe me keq me tradhetare.
    Duhet rregulluar infrastruktura dhe pastertija duhet te jete ne qender te vemendjes

  5. KS-AL says:

    Ne tradhetaret – te paret ??

  6. Agoni says:

    Qesharake. Une jam nga Prishtina. Kete vit kam qene se paku 30 here ne Tirane dhe sigurisht administrata e berishes i ka regjistruar 30 turiste hahahahah.

  7. Taulant says:

    E moret vesh pse nuk hiqen pikat kufitare me Kosoven?
    Ku do gjej numra per te deklaruar rritjen e turizmit qeveria pastaj????

  8. administrata e berishes ta dha mundesine ty te vizitosh tiranen 30 here pra, pak me shume respekt per te o agoooniii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje