Status me ‘brekë nëpër këmbë’

Nga Arben Manaj

Kjo puna e provimit dhe statusit të vendit kandidat të Shqipërisë me kujton atë dialogun e famshëm të dy lebërve kur njëri e pyet shokun e vet. “A e mori motra provimin mo? E mori e mori…, ja ashtu me brekë nëpër këmbë.”

Dukshëm siç dekodohet nga mesazhi i opozitës pas takimeve në Bruksel, Shqipëria do marr statusin e vendit kandidat, pasi “e meritojnë shqiptarët e jo qeveria”. Në një shkrim të para disa muajsh në gazetën “SHQIP” kam shkruar se Brukseli do ia japë statusin Shqipërisë se ka sebep dhe ende i besoj dhe i qëndroj kësaj teze.

Nderi i pamerituar që padyshim do t’i bëhet Shqipërisë nuk duhet të gëzojë shumë njerëzit me logjikë të ftohte dhe realiste. Madje, ata të përgjegjshmit do të duhet t’i vërë në siklet të madh.

Ky status nuk është se do ndryshojë gjë në një të ardhme të afërt, por edhe të largët në përditshmërinë e njerëzve të thjeshtë, ndryshe nga qarkullimi pa viza me efekte më të prekshme. Më shumë është një prag që duhet kaluar, për të të dhënë detyra akoma më të vështira për të plotësuar.

Por ky pranim sakaq të kujton atë nxënësin e shkollës së mesme që ka mungesa të mëdha në formim akademik dhe kur shkon tek lëndët e vështira në universitet ka boshllëkun e rahatllëkut të së mesmes dhe fut mikun dhe zarfet me lekë në lojë.

Shqipëria demokratikisht është shumë larg kritereve dhe pritshmërive normale që një eurokrat në Bruksel apo Strasburg, do të kishte për një vend vërtet kandidat me meritë.

Dhe janë pikërisht tërë ato mangësi dhe defekte institucionale, politike dhe qeverisëse të identifikuar që vetë Bashkimi Evropian ia ka vënë në dukje Shqipërisë dhe ia ka caktuar si detyrë klase me urgjencë, por jo me shumë kërkesë llogarie, fatkeqësisht.

Symbyllja dhe veshmbyllja e Evropës ndaj “llukashizmave” të bjellorusit të Tiranës është shumë e dyshimtë, që vjen edhe për shkak të konfigurimeve politike me prevalencë të djathtë dhe ndikuese në shumicën e institucioneve kryesore vendimmarrëse ekzekutive dhe parlamentare evropiane, ku përfaqësuesve të qendrës së djathtë evropiane u ha kërraba nga aleati i tyre formalisht ideologjik në Tiranë, i cili ia ka marrë dorën dorovitjes së këtyre qarqeve dhe bizneseve të asociuara me to.

Këtu nuk duhet harruar edhe një faktor tjetër që ka të bëjë me  sëmundjen terminale të funksionimit të dështuar të projektit të BE-së, që për vite me radhë ka toleruar politika ekonomike, monetare e fiskale në vendet anëtare, saqë sot si konsekuencë është shndërruar në entitetin politik më të tallur, më pak konkurrues dhe më pak të vlerësuar, krahasuar me rajonet e tjera të botës së zhvilluar apo në zhvillim marramendës.

Në këtë kontekst gjeopolitik, që do të quhej luks i tepërt për integrime dhe zgjerime të mëtejshme, noton Shqipëria e vockël, tërësisht e paintegruar në sistemet ekonomike dhe ndërvartësitë bankare apo financiare me kontinentin dhe më gjerë, që i lejon vetës çmendurinë e të pretenduarit se nuk preket nga kriza globale.

Normal si mund të prekesh kur nuk je pjesë integrale e sistemit global apo më saktë je thjesht apendiks jofunksionues për tërë organizimin që tashmë ka mbajtur frymën tek shpresa e funksionimit të kimioterapisë.

Por në rastin e Shqipërisë, ai grup i vogël poli-teknokratesh që e kanë në “job description” e tyre të merren me zgjerimin evropian dhe Ballkanin, bëjnë sikur merren efektivisht me Shqipërinë, e cila është për ta si puna e atij gurit në skeçin e famshëm që i duhej punëtorit të Rruga-Urës që ta shtynte muajin pa e thyer dot.

Brukseli po i bën nder Shqipërisë siç po i bën nder indirekt edhe opozita Berishës dhe qeverisë së tij, në emër të popullit, duke bërë kamardaren e integrimit të pamerituar evropian të këtij vendi në BE.

Opozita thotë se ka shumë probleme Shqipëria me demokracinë dhe funksionimin e saj dhe ka shumë të drejtë, ndërkohë edhe e kompleksuar, por edhe nën trysninë e sulmit të pushtetit dështak dhe përgjegjës që e anatemon se pengon integrimin, bën modernen në sytë e Brukselit dhe kërkon integrimin qoftë edhe për poema elektorale.

“Nuk e meriton qeveria, por e meritojnë shqiptarët” !!! Shpresoj që ky popull shqiptar që e meriton të jetoj pikërisht në Shqipërinë ku vuan i lumtur dhe që e qeverisë kjo qeveri që s’meriton statusin!!!

Opozita madje në një farë mënyre shërben si kamardare edhe për sikletin e Evropës që është pafalshmërisht e relaksuar dhe mbyll një sy dhe një vesh në mënyrë konsistente për Shqipërinë, me gjithë duzinën e pikave që i ka vënë si kusht. Ndaj edhe me merr fjalë të mira në Bruksel.

Kamardarja diplomatike e opozitës për Brukselin, i shpëton asaj fytyrën nga pafytyrësia e dhënies së një statusi kur një vend qartazi nuk e meriton, por që ka fatin e madh që ka një përvjetor koincidues pavarësie.

Si qeveria në radhë të parë ashtu dhe opozita e dyta në radhë, kane pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të plotësuar kushtet e vendosura, nëse do kishin vullnetin e nevojshëm politik dhe insistimin për të avancuar.

 

Lëvizjet e minutës së fundit, edhe pse inadekuate dhe të debatueshme, kanë mundur të shmangin tragji-komizmin shqiptar të radhës, si të mosmarrjes për herë të tretë të statusit kandidat ashtu dhe komedinë e referendumit të Berishës.

Padyshim, ky status, pavarësisht nga euforia butaforike dhe iluzionuese që do shkaktojë dhe shkaktohet nga propaganda zyrtare, normalisht që vetëm nominalisht do jetë e tillë, pasi kushtet do të duhet të zbatohen një ditë që ende është shume vite larg.

Në mënyrë ironike do të jetë një status sërish kushtëzues për kushtet e paplotësuara, që pas 29 Nëntorit do rikthehet si problematikë pikërisht aty ku është sot, për një Zot e di se kur do mund të plotësohen.

Ajo që po jepet është koha borxh dhe një notë 5, meqë ke ditëlindjen. Asgjë më shumë, asgjë me pak. Dhe fiks ndodh si ajo pyetja dhe përgjigja në dialogun e lebërve në fillim të shkrimit për provimin e motrës.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Status me ‘brekë nëpër këmbë’”

  1. anticensurë says:

    nuk e di çka ndodhur me manajn,por më pëlqen!artikulli i dytë,por mendimin tim,i saktë dhe realist!
    po qe se ne fitojmë statusin do të kemi “fituar” dhe institucionalizimin e diktaturës berishjane!
    si e ka thënë manaj më sipër ne do të” jetoj(më) pikërisht në Shqipërinë ku vuan i lumtur dhe që e qeverisë(diktatura berishjane) kjo qeveri që s’meriton statusin!!!”
    më parë ishim fanar ndriçues për botën,dhe na bënë bllokada dhejtra vjeçare!sot jemi diktaturë fashiste dhe do të na mbajnë në prehër!
    unë kam akoma shpresa që të mos ndodhë një gjë e tillë!përndryshe do ta quaja berishën me të vërtetë “vizionar”!do ta kemi në pushtet si e ka parashikuar ai vetë!pavarsisht se ai ka 10 vjet që thotë gjithnjë dhe 35 vjet,por do ta kami shumë gjatë!pregatituni o njerëz për ditë më të vështira!xhakët,llupot,prendat,kuliçat do të shtohen e forcohen kurse ne do të dobësohemi!minierat e bakrrit do të zëbresin deri në tiranë!

    1. Sasha B. Cohen says:

      Une do te thosha status me breke ne koke! Cunat e Tirones (se paku) e kuptojne c’do te thote 🙁
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

      1. anticensurë says:

        baxhelle,
        paske dalë i dyti kësaj radhe!ku ishe?tu bo shurrën??
        un si çun tirone e di çdo të thotë brekët në kokë e ……,por sidoqoft kët rreklamën tënde nuk e hap!ke bërë dhe bën shumë anti rreklamë!
        baxhelle sa klike duhet të kesh për një DOLLAR!1 apo 2 mijë???

    2. raimondi says:

      Jo mor ca thote Manaj jane bullshit

      Statusin per kandidat e fitoi Mali i zi qe esht nje shtet i diskretituar totalisht,
      po e fiton Serbia qe eshte nje shtet kriminal i njohur boterisht dhe qe para 3 vjetesh atje u vra ish kryeminsitri ne mes te Beogradit
      e te mos e fitoi Shqiperia qe qendron shume here me lart se keto dy shtete

      Ne shikojme se EU i dha statusin Malit te zi kur para 2 vjetesh Kryeministri i Malit te zi eshte akuzuar por edhe vertetuar nga POLICIA ITALIANE
      si nje perfaqsues KRYESOR i kontrabandes se droges dhe te cigareve qe behej nga Mali i zi drejt Italise….

      Ndaj krahasuar me keto shtete Shqiperia e meriton t efitoje statusin pavaresisht problemeve qe ka

      Biles Shqiperia e meriton te behet anetre e EU sic po behet Kroacia, sepse eshte treguar shume me e pergjegjeshme se te tjeret ne reformat ekonomike ,
      dhe eshte nje vend qe ka pasur gjithmone ritje ekonomike krahasuar psh me Rumanine, apo Bullgarine qe kane pasur nje korupsion galopant,dhe renie ekonomike pavaresisht fondeve te medha qe kane marre nga EU

      Por duhet thene se EU perdor double standarts , dhe nuk kane respekt aspak per ne si shqiptare

      Shqiperia duke ju dhene Statusie do beje te demorkatizohet me ritme me te shpejta ,
      se do jete nen veshgimin me te afert te familjes europiane dhe jo do institucionalzoje Diktaturen e Sales , sic thote ky Manaj

      Edhe per gabimet e opozites Manaj e ka gabim__Opozita beri shume mire qe ju bashkua maxhorances ne kete perpjekeje per te fituar statusin , por gabimi i i PS-se eshte qe nuk proteston atehere kur pushteti gabon,
      si psh ne ngjarjen e Gerdecit, apo per privatizimet kriminale te llotarise kombetare etj

      ___Me nje fjale keto qe thote Manaj jane budalleqe me thes , dhe nje menyre
      teper miopike e driteshkurter e te shikuarit te ngjarjeve politke ne Shqiperi

      Edhe titulli i shkrimit eshte shume titull halabak

    3. kungulli says:

      Bla, bla, bla o mane. Ke zbritur shume poshte ne aresyetim.

      Ke qene me i qarte me pare. Je shume konfuz dhe kontradiktor. Vetem nje shembull :
      Ti thua:
      «Nuk e meriton qeveria, por e meritojnë shqiptarët” ! ! ! Shpresoj që ky popull shqiptar që e meriton të jetoj pikërisht në Shqipërinë ku vuan i lumtur dhe që e qeverisë kjo qeveri që s’meriton statusin ! ! ! »
      Ti me demek thua se opozites kot i vjen keq per popullin, ose kot kerkon ti beje nder popullit, Sepse ky popull e meriton kete qeveri.
      Pra ne fajin e mosintegrimit ti faktorizon perveç qeverise dhe opozites, edhe nje te trete, popullin, qe nuk e meriton integrimin. Madje e shoqeruar dhunshem me 3 cope pikeçuditese duhet te mendojme se i pari ne radhen e fajtoreve eshte populli.
      Eshte zgjedhja jote ose filozofia jote te kesh kete lloj mendimi.
      Por vetem nja 2 fraza me poshte thua :
      «Si qeveria në radhë të parë ashtu dhe opozita e dyta në radhë, kane pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të plotësuar kushtet e vendosura, nëse do kishin vullnetin e nevojshëm politik dhe insistimin për të avancuar.»
      Po faktori popull ku vajti.
      Apo populli nuk ka pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të merituar nje qeveri qe e meriton statusin ?
      Keto analiza o Mane, ti po i ben per ti treguar popullit se nuk meriton politikane me te mire sesa keta qe ka, apo per ti treguar politikaneve se nuk meritojne popull me te mire sesa kete qe kane.
      T i o Mane na thua se opozita beka kamardaren e qeverise, por qeveria nuk paska nevoje per kamardare, sepse populli e meriton (vuan i lumtur me) kete qeveri.
      Po mire o Mane analiza, me demek ti po na thua se po qe se opozita nuk do bente kamardaren e qeverise me luajalitetin e vet per hater te integrimit, evropa kurve do ndikohej ne vendimin e vet, na e jep apo jo statusin kandidat ?
      Po evropa kurve dhe amerika prostitute nuk e rruajten fare as per vjedhjet e zgjedhjeve 2009, as per vrasjet e njerezve me duar ne xhepa, as per videon me ze e figure, as per vjedhjen me demonstrim transparence te votave te lulit etj. Pra nuk e rruajten fare as çfare thote opozita, as per demokracine ne Shqiperi.
      Apo hajde, ke ngel pa pune edhe meru me analiza kot, me u gjend Kola ne pune.

    4. elio says:

      Fotografia e ketij me duket si ajo e kandidateve te pd neper tirane, nejse ky e hedh shume lart gelbaqen, aq lart sa do i bjere ne fytyre prape….Ta fitojme njehere ne pa dime si e kullandrisim…

  2. shqiptari says:

    ky tipi na cau bythen nga londra, te vi ketu njehere se nuk kemi nevoje te na shofi ky me dylbite e veta…..

    1. Po pse mo shqiptar, qenke terbuar. keshtu eshte e verteta. po te q…fsha integrimin ty qe jeton ne sqhiperi. ju jeni te mabruar dhe talllin bythen evropa me ju dhe ju jetoni te kenaqur ne mizerjen tuaj aty. a mjerr ju dhe mjerre ne qe merremi me ju qe provincial ngelet.

  3. roni says:

    Titull inatciu sja vlen ta komentosh si 1 me zero si 5 me zero 3 pikeshin e merr nenkuptimet ti lash ty qe qellove si kalama o Mane.
    Integrimi eshte nje e mire e madhe e vendit tim nga e cila perfitojne te gjithe qytetaret e saj ,me breke a pa breke sme intereson eshte e vetmja
    drite jeshile e shprese qe kemi, se ketu po jetojme akoma me semafor te
    kuq.

    1. anticensurë says:

      rofsh o roni!
      se ja ke fut pordhës sa na “knoqe”!
      a nuk hyre me brekë nëpër këmbë në NATO???
      pa ushtri e pa ushtarë!
      a nuk tu lejuan vizat?
      e nuk ke ku shkon e çfar bën!ske brekë në bythë,ske lek për të shkuar nga sukthi në durrës e jo më tej!
      kujton se do të përfitosh nga e drejta për të qënë në hedhjen e shortit për në llotari?(e drejta e asocimit)por nuk është e thënë që të fitosh!
      ti nuk ja ke idenë çdo të thotë “integrim”!ti mendon se bashkimi është i njëjtë me integrimin!jo or lal jo!integrim është të pasurit të njëjtat ligje dhe mënyrë qeverisje si europa!
      i ke???
      JO! dhe as ke për ti pasur!sepse ti do ta bleshë ose ta marrësh për mëshirë!kapitalisti të mban për mëshirë por nuk të bën ortak për mëshirë!
      dhe po u bashkove me europën nuk ke për të përfituar më shumë se kaq!për dembelë boll kanë grekët!po i ushqejnë me lëmosha!imagjino të shtohemi dhe ne!

    2. elinor says:

      Roni, marrja e statusit kandidat nuk ka per te bere gje tjeter per shqiptaret pervecse ate qe saliu do te kete te drejte te na permende sa here del ne lajme tek TV Klan se Shqiperia eshte nje vend i begate si rezultat i punes se palodhshme te qeverise se tij. Fakti qe jemi ne Nato dhe sapo morem edhe statusin e kandidatit eshte deshmi e gjalle per kete. Dhe sigurisht, ai nuk do te ngurroje te rrahe gjoksin se ishte ai qe na i dhuroi keto te mira.
      Dhe Rama po e ndihmon saliun qe te ndodhe pikerisht kjo! Eshte ky nje naivitet i Rames apo dicka tjeter??

  4. LENINI says:

    Me heret dhe une kam shruar,ketu:
    Europa po perpiqet te mbylle,krizen qe e ka zene,me shtetet e veta,me korupsionin galopant qe po del sot ne Greqi,ne Spanje,ne vende te tjera,ku vjedhjet e pasurive kombetare po bejne kerdine mbi pupullin e thjeshte sot te lene pa pune,pa ndihma dhe perkrahje.E si mundet qe edhe Shqiperia qe eshte ne kete faze te mos jete si moter me vendet e tjera te rajonit? Europa eshte kalbur,nga korupsioni,dhe s’ka se si te na thote ne,jeni shteti me i koruptuar ne Europe.
    Edhe Shqiperia do futet,si thuhet me lart,kur ai studenti,i ardhur nga gjimnazi,pa mesuar do shkoje ne provime le leket(eurot) ne goje dhe do ti flase pedagogut.Provimet i mori.Kushtet i plotesoi,Fylja eshte i kenaqur qe ne nuk kemi plotesuar asnje kusht,por nota u vendos ne proces verbal.Tallu Europe,ke 100 vjet qe tallesh me kete komb.
    Mjere ju sikur kjo Shqiperi te ishte 40 milione njerez,por jemi pak e na shperngate si çifutin ne shkretetire ne 6 shtete dhe sot talleni me kete komb.

  5. AHA says:

    EVROPA ESHTE KRIJUAR PER TU PRISHUR RENDI I VJETER,SHTETI DEMOKRATIK PRA,E TE VENDOSET RENDI I RI BOTEROR ,GLOBALIZMI PRA QE E QUAJNE SOT E NE QE KEMI STUDJUAR MARKSIZEM E NJOHIM SI IMPERIALIZMIN MONOPOLIST PERQENDRIMIN PRA E PUSHTETEVE NE NJE GRUSHT NJEREZISH.TE GEZOHESH QE DO TE HYSH NE NJE EVROPE QE ESHTE NE PRAG TE PERMBYTJES ESHTE TE PAKTEN NJE MIOPI ME DOZE TE FORTE NAIVITETI.SI MENDONI JU SI MUND TE JETE KY SHTET QESHARAK NE NJE GRUPIM ME SHTETE SERIOZE EVROPIANE SIDOMOS PASI KA APROVUAR LIGJIN E PLERAVE ?

  6. elinor says:

    “E meritojne shqiptaret por jo qeveria” shprehet opozita! Po qeverine, kush e zgjodhi?? A nuk ishte populli? Atehere, pse nuk e meritoka qeveria?
    Nqs do te pranojme qe qeveria erdhi ne pushtet nepermjet votes se vjedhur dhe po e mban pushtetin me force, a nuk kemi te bejme me nje forme diktature, nje regjim autoritar? Dmth Evropa pranon te anetaresoje ne komunitetin e saj nje vend diktatorial?
    Rama eshte ne nje gare absurde me saliun se cili nga keta te dy po kontribuon ne anetaresimin e vendit ne Evrope. A thua se ky eshte objektivi kryesor qe ne kemi si komb! Se gjithcka tjeter eshte ne rregull: zgjedhjet jane te lira e demokratike, ekonomia po lulezon, korrupsioni eshte ne minimum, krimet pothuajse nuk ndihen, etj.
    Dihet qe saliu eshte futur ne kete gare per te terhequr vemendjen nga skandalet dhe poshtersite e panumerta qe kane te bejne me ate dhe familjen e tij. Po Rama pse eshte ne kete loje? Me mendimin se po fiton me shume elektorat? Ku i plasi njerezve qe e marrin buken me liste se a do hyjme ne Evrope apo jo?!!
    Une them se Rama e ka kete punen e statusit si nje justifikim qe ai gjoja po merret me dicka, po e ben nje pune, per te mbuluar paaftesine e tij ne ate qe te gjithe kerkojne: rrezimin e qeverise!

  7. 22 vite tranzilesh. says:

    S’behet stan me lepuj(komuniste,spiune,kelyshet e tyre)

    1. Ore transbole, e duam shqiperine si gjithe evropa ka qene motivi perpar 22 vjetesh. nese kjo shqiperi e sotme eshte si evropa, mjerre ti…o vicidols.

  8. Faik says:

    Status me ‘brekë nëpër këmbë’eshte e vertet por babai juaj Ali Mano e mori ne angle strehimin politik.

  9. Europa drej .... says:

    Vetem kjo pike i bashkon te gjithe ne BE

    Përfaqësuesve të qendrës së djathtë evropiane u ha kërraba nga aleati i tyre formalisht ideologjik në Tiranë, i cili ia ka marrë dorën dorovitjes së këtyre qarqeve dhe bizneseve të asociuara me to.
    Per kete jam dakort.

  10. usa men says:

    Zoti Mane me disa artikujt te fundit jeni bere ndoshta nje nga analistet me brilante ne mediumet e sotme shqipfolese.
    Me shume ky pranim per marrjen e statusit duket si shpallje e nje lajmerimi vdekjeje ku i vdekuri ne kete rast eshte shteti shqiptar.
    Te marresh statusin i fundit dhe aspak te merituar ne Europe dhe te kalojne ne orgazem arvizu,volfarth,berisha ,rama,meta dhe monstra te tjera eshte tallja me makabre qe nga shpallja e pamvaresise.
    Serbia beri 8 vjet lufte me fqinjet e saj dhe me pas me USA & BE dhe e ka marre me kohe statusin dhe duke i bere ligjin ne nje fare menyre putanes europe
    Jeni i paperseritshem kur i stigmatizuan ambasadoret si kellefa k.ri njeperdormshe sepse jane bere teper te urryer.
    Dhe ky artikulli i fundit ‘brekë nëpër këmbë’ ku me breket nenkuptoj
    ambasdoret qe mbulojne organin gjenital perpara me emrin sali dhe ate
    prapanicen qe eshte opozita. Turp dhe neveri per kete klase politike
    me transeksuale te felliqur dhe me keto kellefa ambasadore.

  11. LORA says:

    Marrja apo jo e statusit,nuk i ndryshon asgje te vertetes lemeritese te nje demokracie inekzistente ne Shqiperi;te nje sistemi ekonomik te paklasifikueshem e pakrahahasueshem ;te nje shteti gangsteresh pa din e iman,te nje drejtesie qe funksionon vetem per te shpetuar(nga ndeshkimi)kusaret e kriminelet ,me dhe pa imunitet;,,,,,te nje jete qe behet cdo ore me fyese per njerzit qe duan te rrojne me pune te ndershme.
    Keshtu qe kjo puna e statusit eshte kthyer ne alibine me te mire te deshtakeve vendimarres (te gjithe spektrit politik) per t’ja hudhur kushedi per sa kohe,,,,,ne kolltuqet e rehatit e te parase qe burojne lume,nga mungesa ne mase e vetedijes dhe e pergjegjshmerise qytetare;per te thene;-mjaft se na cate trapin,shporruni nga politika ju protagonistet e 22 vjetve rrenimi te gjithanshem,,,ose ndryshe e bejme zgjidhjen.

  12. tani says:

    Beno nuk e ke treguar te plote dialogun e leberve per provimin, kjo qe tregon ti eshte per provimin e vjeshtes, por dialogu filloj ne qershor, kur njeri lab pyet tjetrin: E mori motra provimin? mori karin qe pergjigja dhe ne vjeshte ai e pyet perseri A e mori motra provimin? e mori ashtu me brek neper kembe qe pargjigja e labit te dyte.

    1. anticensurë says:

      tano,
      beni ka treguar për provimin e tashtishëm jo për të shkuarin!atë mikun e kemi marrë nja dy herë,ndoshta për atë nuk arrijmë të ngrëmë brekët!
      pastaj ne lebrit kemi dhe të tjera barsaleta!psh ajo e shoferit që nuk kishte vënd përpara për vëllain e shokut!

  13. Landi- Sverige says:

    Nga nje kend veshtrimi keni te drejte kur thoni per opoziten se po i bene nder pozites. Por mos harojme se per kalimin e klases e kan ne program si pozita ashtu dhe opozita. Pozita nga ana e saj ankohet tek mesuesi se shoqja e saj e klases eshte xheloze dhe fut hunj ne rrota per te ngelur ne klase. Opozita nga ana e saj shkon tek mesuesi dhe i thot se une nuk kam as hunj dhe as arme te sofistikuara, por thjeshte po perpiqem te shtyj qerren pozite qe ka ngelur ne balte. Prandaj po mundet ju si mesues jepini nje note kaluese, ndoshta edhe nje 5 me paterica, se populli mbi qerre nuk do qe te ngelet ne mes te baltes. Me kete propozim nuk eshte se mesuesit do ti vij keq per njerezit mbi qerre, as per opozitaren me trupin e gjate, as per poziten e plakur dhe pa dhembe ne goje. Me e llogjikshmja do te ishte qe te ngelin ne klase, por kete radhe pozita nuk mund te akuzoj opoziten se eshte pengese drejt…….. fundosjes ne balte. Por edhe sikur mesuesi te mahnitet nga trupi i gjate i opozites dhe te bej nje sy qorr dhe nje vesh shurdh duke dhuruar nje note kaluese, perseri klasa me larte do te kete detyra edhe me te renda dhe shkallen e veshtiresise teper te larte dhe nuk do ndihmojne dot me as breket neper kembe. Nuk besoj se kacurelsja e re opozitare ju paska ngjallur kaq interes me llogjiken e saj gjat perplasjeve me mamane e saj pozite? Bem mama te te ngjaj, apo jo?

  14. Kol Tivari says:

    Pa e lexuar artikullin po shkruaj qe titullit i mungon nje fjale ne mes .Pra duhej te ishte:Statusi Rama me breke neper kembe

  15. Din Kruja says:

    Disa komentues kane dhene vleresime negative per A.Manaj. Mendoj se e kane totalisht gabim, pasi ky gazetar ne veprimtarine e tij profesionale ne te gjitha mediat ku ka punuar dhe punon ka qene i rreshtuar ne eliten intelektuale me tendenca progresiste per Shqiperine. Disa komentues nisen edhe nga koncepti se po nuk qe me PS-ne dhe me Ed Ramen, atehere pa tjeter je me PD-ne. Harrojne se luften per progresin dhe perparimin ne Shqiperi nuk po e ben PS-ja, per me teper as Edvin Rama. Perkundrazi e gjitha veprimtaria e tyre eshte e aleancuar me simotren e saj PD-ne duke luftuar me te gjitha menyrat qe emri Shqiperi te zhduket nga harta e botes.Per sa siper z. Arben duhet falenderuar per kontributin e tij ne favor te aspiratave te ketij populli te vuajtur nga keqverisja e nje klase politike te pa pergjegjeshme.

  16. Kol Tivari says:

    Di Krujes; DIno shko ha pershesh e kos se nuk eshte politika per ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *