Mos me pyet për Kaçin, lexo “Biçimnjëshin” e Guro Zenelit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Kristo Mërtiri

Një retrospektivë e shkurtër: Kur po trokëllinte viti i ri 2006, te kafenetë rrotull selisë qendrore të PS-së ishte ndezur debati për kryetarin e ri mandatdhuruar.

-A do e marrë vesh qeni të zonë apo do të hyjnë e do dalin pa doganë pasanikë të dyshimtë dhe nga lëvizja mjaftiste “Nano ik”?  Sa kohë do vazhdojë Rama me njërën dorë në bakllava e tjetrën në revani?

A do e mbajë llafin për të bashkuar të mëngjërit pa mëngjarashë? Po ca “qenër stani” a do të bëhen “zagarë gjahu” brenda SHPK-së socialiste ?…

Te kjo tështima e fundit, befas sikur ndali vetiu vërshimi i pyetjeve dilema. Dhe hyri natyrshëm një rrëfim i këndshëm anekdotik: “Diku, gjatë një bisede për zagarët e mirë u fut edhe një shef pasanik e koprrac që banonte me qera, të cilin Nastradini nuk e honepste fare: -Edhe mua më pëlqejnë, por nuk po gjej ndonjë të racës… -Nesër do të të sjell unë një zagar të mirë,-i premtoi aty për aty Nastradini.

Në mëngjes i solli një qen stani të madh. Shërbëtorët i dhanë menjëherë sihariqin shefit pasanik e koprac. Ashtu shend e verë doli te shkallët. Por shpejt rrudhi buzët e ballin dhe ngriti zërin:”Ky është për në stane, nuk mund të shkojë për gjah !”…Por Nastradini e kundërshtoi, duke këmbëngulur se “ky është me të vërtetë qen race”.-Çfarë race more!,-sokëlliti shefi zengjin.-Qeni i gjahut është i kuqërremtë,elegant,me këmbë të holla e me bark të futur…

-Zotrote, kot sëkëlldisesh,-i dha dum Nastradini.-Ai është qen dhe shiko se sa i madh. Nëse ai do të jetojë një muaj tek ty, do dobësohet dhe…do të bëhet qen gjahu!”.

Të qeshurat nuk vonuan e gurgulluan si Vjosa në pranverë. Sepse miku im i vjetër, Kiço Peshtanaku, 24 karat i majtëë e pa asnjë teserë partie në xhep që jeton e punon te Grykat e Këlcyrë-Mezhgoranit, na e rikujtoi buzagaz këtë rrëfim plot humor e satirë. Por fjala ngiste fjalën. Konkretisht, përjashtimi i Kastriot Islamit nuk u bë vetëm objekt revolte e inati militantesk. Dhe as thjesht dëshpërim a zemërim fluturak rreth filxhanit të kafesë. Pikëpyetjet e shumuara njerëzore, intelektuale e qytetare, flasin shumë. Ato i kanë rrënjët te plasaritjet, krisjet dhe firot e pamerituara edhe brenda e jashtë asaj force politike, që dikur ishte model adhurues për lirinë e mendimit ndryshe. Por kësaj lirie reale “Nanoiste” i vunë stërkëmbëshat dhe festen në kokë me emrin “politikë e vjetër”?! Dhe nisi një marshim me curle e daulle që u pagëzua sa hap e mbyll sytë si “politikë e re”. Kush e kërreu i pari nga goja ? Njëshi apo “Bicimnjëshi”?! Për librin e mikut tonë të përbashkët, Guro Zeneli, nuk ka folur kot ustai i mirënjohur Hyskë Borobojka. E kujtuam ditët e fundit atë përmbledhje të vecantë me shakara “demokratike”. Se thuhet vërtet që shakaja është shpesh gjysma e së vërtetës, por në këtë rast ndryshon puna. Kushdo që e njeh mirë jetën politike e organizative të kupolës së SHPK-së socialiste, gati tërë episodet e atij libri janë të sakta, reale, pse jo edhe dëshpëruese. Mund të vendosësh pa droje emra e mbiemra dhe adresa të plota. Madje pa ndonjë mundim a sfilitje të veçantë…

-Shumë i gjetur është dialogu ndërmjet sëpatës dhe bishtit të saj, që i kanë dhuruar drurët e pyllit,- na ftillon Hyska mendjehollë.-Ishin këta drurë që u fërkuan njeri me tjetrin dhe ndezën zjarrin, shkrinë hekurin, sajuan e kalitën sopatën. Mirëpo, sopata e harroi mirësinë, pasi me bishtin e dhuruar po nga pylli, filloi t’i presë e t’i shkurtojë tërë drurët e tij, pa pyetur jo vetëm ata që prodhonin lëndën drusore,por edhe të tjerat që prodhonin kokrra…Historia e sopatës dhe bishtit të saj që ia dhuroi pylli për të keqen e tij, jep tablonë e atij që të mirën e kthen në të keqe…Mirëpo vërsniku e miku im te Gryka e Këlcyrë-Mezhgoranit, ngul këmbë si mushka: Aman, më qafsh, a e dëgjove në televizor Muç Nanon? Më në fund, e zbrazi açik. Për herë të parë tha se nuk paska as simpati dhe as besim te kryetari i opozitës, te Rama politikan. “Ndonjëherë mendoj se është gabimisht në këtë punë, mund të ishte bërë një piktor dhe publicist shumë i mirë”. Më shkoqur nuk ka ku të shkojë! Mjaft tollovira, pisllëqe e tinzarllëqe që u dukën sheshit pas vitit 2005 e që u kullandrisën me duart e vetë Kryetarit të opozitës, ti i ke denoncuar ashpër e pa ekuivoke në gazetën “Telegraf” e gjetkë. Por…topi bam e Rama tutje ! Asnjëherë nuk u prononcua publikisht. Ti nuk ke fare njohje personale, as kishe dhe as ke ndonjë interes a kleckë private me atë politikan aguridhe që fle e zgjohet në krahët e ndryshkur të “fatligxhafërisë” mediokre e prapaniclëpirës të regjur. Në fillim të muhabetit, kur të qëllova me pyetje për Kac Islamin, sikur ma mbylle shtegun me përgjigjen qortuese:”Mos më pyet për atë, më mirë këndo “Bicimnjëshin” e Guro Zenelit dhe mjaft të vërteta të hidhura do të llagarepsin cdo hamëndje e dyshim !”…Kryetarët lokalë i vendos vetë Kryetari; deputetët e listës i zgjedh po ai sipas kokrrës së qejfit të vet e gjer nga SHBA-ja dhe ndonjë i avullon papritur mbi dete e oqeane; shumicën e këshilltarëve në Tiranë e gjetkë po me viston e tij; drejtues të grupit Parlamentar po ashtu; kryesinë dhe sekretarët në selinë qendrore etj. i cakton syri dhe dora e tij. Ia arriti ditës që të bëjë diellin dhe shiun në atë forcë politike tashmë të përmbytur nga përrenj me mosmirënjohës, të zhgënjyer e dëshpërimisht…pa “zemrën” majtas dhe me ideale të venitura(?!)…

Fabulat e zgjedhura nga thesari popullor, shpesh i shkojnë për shtat “Bicimnjëshit” që nuk mund të bëhet dot Njësh i vërtetë. Vetëm lapërdharët dhe servilët e përjetshëm i krehin bishtin, e furcosin me bojëra e përkëdhelira dhe me gjestet nëpër foltoret ku e imitojnë gjer në neveri. Dhe njerëzia prekin e shijojnë gazin e botës. Por breshëritë me cicërima në internet as që ua dredhin qerpikët e lodhur anëtarësisë e simpatizantëve në qytete e sidomos në fshatrat e Shqipërizës sonë ku “përtojnë” të lundrojnë nëpër kompjutera. Shkurt, janë kail tëë notojnë e lundrojnë më mirë në Vjosë, Shkumbin, Mat e Drin, se sa në ato kulla moderne! Ky lloj komunikimi me isharete nga maja e Dajtit as që po ngjit gjëkundi. Huqet e “Bicimnjëshit” po i marrin të tjerë. Ndërkohë elektorati i majtë dhe ai “përtej të majtës e të djathtës” po gdhihet, ngryset e përkundet në gjumë nga cicërimat në Internet. Na ruaj, o Zot, nga arratia e zogjve në pyjet e Golikut e të Trebeshinës !…Shigjetat humoristike të Guros nuk janë pjellë e fantazisë, por janë brumë nga magjja erërëndë e SHPK-së socialiste. Përshembull, po të ndaleni sadopak te fabulat “Kuvendi” e”Kongresi” i drurëve të pyllit, do të nuhasni “fitoren e Pirros”, sepse Njëshi duhet të zgjidhet nga dituria dhe jo nga gjatësia! Vecse një kulm e arriti: një grupi deputetësh lepepeqe ua lidhi buzët me shirit sterrë të zi dhe…i kyci e i ngujoi në grevë “urie” poshtë penxheres së Kryeministrit ! Tamam te ai vend, ku “Fatligxhafëria” në vigjilje të viteve ’80 ngjitej si kaposh katundi në tribunën e 1 Majit dhe i conte tufën me karafila Enverit (megjithse ishte porositur për t’ia dhënë dikujt tjetër?!)…Ndërsa Gurua ynë, pasi pagoi krejt padrejtësisht degdisjen nga Vlora drejt një barake në Finiq të Sarandës (vetëm i paharruari trim e i mëëncur, Jani Thomagjini, i trokiti me zemër në atë barakë dhe i dha shumë ngrohtësi e kurajë), shprehej buzagas: “Për mua të rrojnë 3 K-të!”(Kanerina,bashkëshortja; Kalamajtë dhe Kalemi).Sepse “bicimnjëshat” nuk firasin kurrë në këtë botë të prapë…Vetëm një politikan cyryk ha atë që ka në krah, duke zbatuar atë devizën e lashtë romake “Përca e sundo!”…Ore babam, mora vesh se nga mesdhjetori i sivjetëm,Kryetari i opozitës do të organizojë përkujtimore për 1 vjetorin e përjashtimit të Kacit nga partia. Nga reagimet e qytetarëve të thjeshtë, unë coku mbaj ndonjë shënim në defterin tim:

-“Bicimnjëshit” i takon Cmimi “Nobel” për shkatërrimin e PS-së…Përjashtimi i Kacit është bërë nga bllokmenët e rinj. Ky është një hap i madh prapa në atë partinë që po degradon…Po bëhen spastrime politike si në kohën e Koci Xoxes…Kaci është socialist 24 karat e i orëve të para, jo i 2005-ës si “Bicimnjëshi”. Disa deputetë që e rreshtonin veten te “mendimi ndryshe” sot po thërrasin me zë e nën zë: Dallandyshe, ktheje ndryshe!…Të thuash atë që mendon ose të kritikosh të parin e parisë, nuk do të thotë se je me kundërshtarët politikë etj.etj. U thanë shqip e u shkrojtën shqip në mesdhjetorin 2011…Po a dëgjoi dikush nga ai vesh në kupolën e SHPK-së? Sot na bëjnë thirrje të bashkohemi me djallin e të birin nga cdo krah politik. Por miku im në Jug pyet jo pak i irrituar: Cili burrë nëne do i fusë djajtë prapë në shishe ? Deklarata bajate se “unë nuk jam politikan” mbyti dialogun. Rroftë monologu i “Bicimnjëshit”!…Jo më kot në Fterrën e shenjtë të Guros, qesënditë me bejte vërshuan gjer në Tiranë. Anëtarësia dhe simpatizantët në Jug e Veri trishtohen e bien në mendime përtej ferrparajsës së Kryetarit. Kjo lloj ferrparajse mbrohet nga “Fatligxhafëria” dhe “Veliajt e pavarur” që u bënë cop e cikë për të rrëzuar PS-në nga pushteti. Lëpitkat e cdo kryetari kapën majat e partisë si shpatulla të ngrohta për “Bicimnjëshin”(?!).Dhe nganjëherë të duken sikur duan të largojnë “mizën e kalit”. Por Gurua e tha t roc publikisht: Nxirrni kalin nga zyra, që të dalë edhe miza pas Tij !…Jo rastësisht ustai Hyskë Borobojka, i vë vulën mosfutjes së “Bicimnjëshit” në grevën e “urisë” dhe fshehjes së tij nën urën e Lanës e jo në ballë të protestës së përgjakur: Larg qoftë! Njerëëzia do tëë tundnin atëë këëmborëën e vjetëër:”Ngordhi njëë dele nëë Velabisht dhe mbeti Berati pa dhallëë !”…Se “Bicimnjëshi” nuk bëhet dot kurrë Njësh i vërtetë. Pa dhënë asnjëherë llogari për humbjet e shumta elektorale, bën ligjin si mujshar i pandreqshëm. Dëgjo mua, ndoshta i vetmi “defekt teknik” në rrëfimet e Guro Zenelit(që punoi vite të tëra në atë strehëz të dashur),është “harresa” njerëzore e moslëndimit me emra e mbiemra konkretë. Të vërtetat e hidhura, me siguri nuk i përtypin dot shelegurët e stanit me lepuj të SHPK-së socialiste. Tani mësova shumë. Nuk të bombardoj me pyetje për përjashtimin e Kacit etj. nga partia. Ai stan, më beso mua, atë bulmet ka e do ketë deri sa të jetë në majë “Bicimnjëshi”. Mjerë e majta, miku im !…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

36 komente në “Mos me pyet për Kaçin, lexo “Biçimnjëshin” e Guro Zenelit”

  1. GURU says:

    Pak i zgjatur po me humor.
    Apo ndoshta u mesuam keq me Humorin fin e konciz te Antenes Ne 😉
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

    1. xhoni says:

      Paske rene poshte shume,o Kristo Mertiri!!
      Te kam njohur heret si gazetar,por tani ia paske SHITUR SHPIRTIN SHEJTANIT!!!
      Ne cdo shtepi ka SHERRE,o Kristo,por ti me pare se t’i nxjerresh ne PAZAR,do i beje nder vetes,qe ato t’i thoje ne PARTI!!!
      Ne se PS-ne nuk e ndjen si partine tende,mund te kesh LSI-ne ku jane STRUKUR TE TERE HAJDUTET DHE ANTI SHQIPTARET!!!
      Mos u gezo nga mbeshtetja,qe te japin ca LAPANGJOZE te Berishes,por THIRRI MENDJERS,se ke shkare nga FIQIRI!!!
      Berisha ka bere me QINDRA KRIME dhe BANDA E TIJ nuk i kane thene asnje fjale,ndersa ti ke gjetur kohen(sipas regjise serbe),qe te godasesh OPOZITEN ne koken e kryetarit te saj!!!
      I duhet nje TYMNAJE Fatos Nanos dhe Berishes,para FUSHATES SE VDEKJES PERFUNDIMTARE TE TYRE!!!
      Kete radhe te nxorren ty,si KULISH I ZGJEBOSUR!!
      TURP TE KESH!!!
      KE NJOLLOSUR VETEN!!!
      Ne se i duhesh Berishes dhe Nanos me keto mend,vazhdo,se edhe kalamajte e tu duan te hane,pavaresisht se babai i tyre ka SHITUR BYTHEN TEK FASHISTI SERB Berisha!!!

      1. labi says:

        O Xhoni ti po e ben si ajo gruaja nga Berati qe thishte: Amani o shoke le te mos kemi drita dhe as uje vetem ju mos u zini. Po pse mor Xhoni Kristua me termend e ka shitur veten tek djalli.Lexoje pak me me kujdes shkrimin dhe do ta kuptosh mire se kush ja ka shitur shpirtin djallit.

    2. Alban bardhi says:

      Ka mbi tridhhjete vjete,
      Shkruan Kristo Mertiri,
      Penen hale e nget,
      E ngjuen te Floriri…

      Kush je ti o burre,
      Qe shkruan fletrrufe,
      Ngjyen penen ne sh u rr e,
      Hiqesh coc je…

  2. Ai shoku says:

    Humori i Antenes eshte i vecante, te kenaq, shume fin !!

  3. Nexhip says:

    Ty të qaka zemra për Kaçin, dhe për cilin Kaçi pa, për atë që:”Për inat të vjerrës, vete fle me mullixhinë”, ai që po i lëpin bythën Berishës. Kjo ta shumëzon me zero shkrimin tënd, gjoja humoristik.

  4. VERONKA says:

    Simpatik dhe shume i zgjuar ky zoteria qe shkruan artikullin!Sa bukur fraza;njeshi duhet te zgjidhet nga dituria,dhe jo nga gjatesia…..hahahaha,po ai doli jashte shtetit per te bere ca foto dhe ca si tip bojaxhiu,te dergoje ndonje kartoline nudo,te beje interesantin,dhe gjatesine nuk e ka per merite te tij ….asgje nuk ka per merite ,asnje vlere.Dhe aty ku eshte ,nuk eshte merita e tij,po qendron sepse ka shume mendje te çoroditura qe e ndjekin,ose me sakte kishte.nuk eshte tip qe do kuptoje te iki,dhe me duket se as kohe nuk ka,ose di une çfare lemshi eshte.nje gje eshte e sigurt,keshtu si eshte ,Berisha do jete kryeminister prape.dhe me thene te drejten ,mor zoteri simpatik dhe i zgjuar,une si elektorakt gri,i zi sterre nga inati ,jo vetem gri,e vendosa;FOREVER BERISHA!zoti na ruajte nga biçimsezat!

  5. EdiRuci says:

    KU JANE KOMENTUESIT E FLAKTE TE “TEMA”-s ? A KANE GJE PER TE THENE PER KETE HUMOR APO DUHET “LEJE PARTIE” PER TE KOMENTUAR? ME DUKET SE KETU, RAMA NUK ESHTE HERO SI E DONI JU

  6. antonio says:

    Kristo Mertiri!
    Me ne fund dole edhe ti ne radhet e gjata te ushtareve te NANOS E BERISHES!!
    Kalemxhi i pushteteve ke qene gjithmone,ndaj sot,me qe nuk ke “bythe” te merresh me krimet e Berishes dhe POSHTERSITE E TRADHETARIT TE NDYRE KAC ISLAMI,na merresh me Edi Ramen!
    Doemos eshte skenari serb i Berishes,qe TA GODASIM EDI RAMEN NE PRAG TE FILLIMIT TE FUSHATERS ELEKTORALE,QE TE MBILLET RREMUJE NE PS!!!
    Ke gjetur kohen me te POSHTER PER TE AKUZUAR,O Kristo,se je ne sherbim te Fatos Nano kurves!!!Ne se ne PS ka nje njeri me te zotin se Edi Rama,PSE NUK DEL E TE SHPALOSE IDETE E TIJ TRIMERORE???
    Pse kjo rruge prej KALI TROJE per te zgjidhur problemet ne PS???
    NUK NDERROHEN KUAJT NE FUND TE RRUGES,o Kristo ushtari!!
    Edhe ne PPSH,deri tek gazeta “Bashkimi” te lane e jo me tej!!
    BEJTEXHI KE QENE GJITHNJE!!
    PO TE ISHJE TRIM,PSE NUK JE NDESHUR ME DHJETRA KRIMET E BERISHES,TRADHETITE E KAC ISLAMIT,DINAKERITE E TOS NAKATOSIT etj???
    Berisha po VRET,po VJEDH VOTA E PASURI,po SHET DETIN,po SHKATERRON HISTORINE E KULTUREN SHUME SHEKULLORE dhe ti HESHT,o VULEHUMBUR!!!
    Ke me cfare te merresh per Shqiperine,e mos u merr me Edi Ramen!!!
    Kishte cfare kishte Edi Rama,TANI KEMI BETEJEN PERFUNDIMTARE ME ARMIKUN ME TE MASH E ME TE RREZIKSHEM TE SHQIPTAREVE NE TE GJITHE HISTORINE SHUME SHEKULLORE:SALI SEB BERISHA!!!
    TE GJITHE TOPAT KUNDER SHPORRJES SE KESAJ KUCEDRE GJAKATARE E JO LUFTE BRENDA SHTEPISE!!!
    RROMUZET LERI PER ME VONE!!!

    1. LORA says:

      Pa i hequr asnje presje opinionit tuaj,dua te shtoj nje falnderim zemre per redaksine e Temes qe me ben me dije kolloqithjen e nano-kurvave.
      E kisha nje merak perse opozita nuk po i ben dalje nano-kurvave;ma hoqi merakun ky mertiri me “elegjine” e tij me siper.E quaj lajm te mire.
      Pershendetje Antonio e dite te mbare.

  7. daja says:

    Kush vuri dore ne Tirane o bicimnjeshi i kacit.Kaci eshte mesuar me karige te falur dhe tani luan rolin e spias.Kacin tend e provuam me ate matematiken e tij ku e lane tre vjet per te bere nje kod dhe e pame.Ta provojne dhe Njeshin se ka per te qene me i mire se ty e kacet bythe shklyer bashke.Te fala kacit.

  8. Kapterri says:

    E mor Edi Rama! Me cilet te ka rene fati te merresh ne nje parti qe nuk eshte as mish as peshk. Me keta pseudo-analiste dhe kopjues qorra te gjuhes folklorike te Dritero Agollit (i cili po ashtu e dhjeu dhe pshurri ate qe ngriti), nuk del PS-ja nga bataku. Per keta me moderne jane dacibaot e revolucionit kinez sesa facebook-et e twitter-at. Po te jesh i mencur, beji shurren ketyre lapanjozeve qe do te na ndryshokan Shqiperine vitin tjeter. Prandaj merret Sala me ty, se e di qe je ndryshe. Se po te ishte per qente e stanit, zagaret dhe konet e PS i nje me dhembe e dhemballe dhe luan si maja me miun duke filluar nga greko-vjenezi deri tek nanot e tjere si Kaci& Co.

  9. alketi says:

    po afrojne zgjedhjet dhe kaci ka ngelur si peshku pa uje ,keshtu qe i duhen ca si pune e ketij zoterise ta ngrene ne piedestal (PER BEMAT E TIJ )sic ngriten lulin elektualet e tiranes.(lubonja me shoke)a e ka pare mmallakastren ky njeri qe na flet per kacin kur kaci ishte deputet ne ballsh?a e ka pyetur ndonjeher kacin ky njeri cfare i beri sala kacit ne 96 ne ballsh?a e ka pyetur ky njeri ndonjehere kacin se cfare ka thene kaci zgjedhjet e parafundit per ballshin? po ia them une ketij zoterise.ka thene qe skam nevoje te shkoj ne ballsh fare se kam varur xhaketen ne zyre ne ballsh.lere or mik kacin te dal ne pension ,te pakten kete here me nder ,se ai njeri nuk eshte as mish e as peshk .me mire pa te sesa me te.

  10. alban says:

    Nga na doli ky ufo me kete analize?Per sa i perket bicimnjeshit,i ka shkruar Guro dhe ska nevoj per koment.Por persa i perket Kacit ai duhej qeruar me kohe si zagar ne sherbim te te tjereve dhe jo te PS.Pse nuk shkon ne Mallakaster Kaci dhe te kerkoj perkrahje?Sepse atje se do njeri dhe prandaj e perzune ne zgjedhjet e kaluara.Le ta marre Berisha e ta coje ne Tropoje.
    Por cudia me e madhe eshte si Mero e boton nje artikul te tille kunder Edit.Kjo duhet pare mire.

  11. Gushekuqi says:

    Jam i bindur se kujtesa nuk me tradheton por,eshte hera e pare qe TemA hedh online nje shkrim z.Kristo Mertiri.Mendimet e tij bejtexhike pro Nano dhe anti Rama i kam lexuar rregullisht vetem tek Telegraf dhe meqe ndodhi keshtu desha te them dy fjale.Jam Nanoist qe nga 5 maji i vitit 1992 dhe i majte qe ne gen.Tashme i dime anet pozitive dhe negative te figurave historike te vendit tone qe nga Gjegj Kastrioti e deri tek Edi Rama.Nese zoteria desheron t`i sherbeje ketij populli,nuk eshte fare koha dhe momenti te hedhe faren e ndarjes dhe te percarjes ne te majten.Perkundrazi:pragmatizmi dhe toleranca duhet te mbizoteroje ne kete periudhe deri ne qershor te vitit 2013 nen moton:Opozitare te te gjitha ngjyrave dhe te te gjitha rrymave kunder neototalitarizmit,BASHKOHUNI! Por,nese zoteria leh atje ku han,te vazhdoje te lehe dhe te kete pak kujdes ushqimin se mos i ben dem e dikur do te detyrohet t`a nxjerre si nje corbe e prishr.Respektet e mia.

  12. Socialisti says:

    Kristua e ka mire. Me mire te hame mutin e socialisteve, dmtht Kacit, se mutin e “Mjaftit” e “G 99”.

  13. sinan hibro says:

    I nderuar z. Mertiri , si emer i vjeter i medias me dukesh me i ri se c’mendoja duke pare foton tende . Ka mundesi qe edhe ti si shume te tjere te perdoresh ndonje foto te hershme per ilustrim. Gjithsesi me te vjetra e daleboje jane stili dhe argumentet e perdorura, njelloj si ato qe perdor “RD” dhe “55”, prandaj nuk thuhet kot qe ekstremet takohen. Une nuk jam socialist i thekur si puna jote ,madje me shaka e quaj veten socialist online , por jam ne gjendje te bej nje analize korrekte mbi PS dhe E. Ramen. Ky i fundit , e kam thene edhe here tjeter, i hyri nje ndermarrjeje titanike per te drejtuar PS . Une duke qene ne moshen tende , e njoh mire PP , PS , etj. perfshi edhe Guro Zenelin e deri tek socialistet e sotem qe nga Saranda jote e deri Shkoder … Semundjet dhe mllefet e fshatit tend politik mos ia faturo E. Rames , i cili sipas teje komandon edhe se kush do zgjidhet kryetar i PS ne baze . Mos ia fut kot , si ilustrim jam i bindur se keshtu ndodh edhe ne Saranden tende , shikoja ne median lokale mbledhjen e PS ne Vlore ; per te zgjedhur kryetarin e PS se rrethit ne Vlore jane ofruar 10 kandidatura ; mendo cfare pasurie intelektuale ne baze !? Ne TV shikoja deputetet e nderuar F. Toci dhe V.Leskaj qe rrinin te mpire e te pafuqishem sepse e ndjenin qe nuk ballafaqoheshin dot me skifteret , nuk po them cakenjte e bazes socialiste… E pra si mund te komandoj E. Rama pervec se me deputetet , qe ne kete rast jane vertete te nderuar dhe prap jane te pafuqishem per t’u perballur me socialistet e vjeter ramizist, nanoist, lsi-st, sherifi-st (ketu mendoj se futesh ti ) po deshe edhe , dale ta gjej, “fatligxhaferisht ” sic thua ti… Sa per stilin e te shkruarit , eshte e drejta jote te perdoresh ate qe zoteron, por edhe stili ka nevoje per rinovim… Po e perseris, megjithse jam ndoshta ne moshen tende, shume me i goditur se stili jot eshte stili qe perdor Bledi Mane . Te rinjte e sotem nuk e njohin Sh. Musarajn apo Hyske Borobojken , bile edhe F. Nanon tend e konsiderojne “alien ” …. hajde tung se u zgjata shume !

  14. Goni Tironci says:

    Dëgjo kêtu o “Antonio” prapaniclëpirës i Ramës! Gazetari që sulmon ti o anonim-mi gjirizi,është nga të rrallët nê Shqipëri që ka shkruar e shkruan vetëm me emrin e mbiemrin e vet,në cdo kohë. Hiqe pseudonimin po të ka mbetur njê fije burrërie o burrec dhe ta shomë se cdo thonë lexuesit e g.”TEMA” për ty e për gazetarin Mërtiri. Kjo është peshorja e jo anonimo-nevojtorja… I thua deri tek gazeta Bashkimi vajte! Po ku te vinte me tutje? Ai gazetar ishte dhe ajo gazete ka qene goxha prestigjoze. Po keta gazetaret e sotem ku kane qene? Ta them une, ne ndonje humbetire duke kullotur lopet. Por pert ty duhet te jene te mire vetem kur lavderojne Ramen. Kush do te dali ne PS te shpalose idete e tij pa u groposur nga hienat qe rrethojne Ramen e qe ky i fundit i mblodhi ne mos nga Mjafti nga firmat e ndertimit me siguri. Ne qofsh socialist si une jam i sigurte qe njehere e nje i kohe i ke share ashtu si une keto hiena qe hidhnin veze e domate mbi kryetarinr e athereshem te PS dhe kryeminister te vendit, Fatos Nanon. A i beni ndonjehere pyerje vetes pse miliarderet e firmave te ndertimit lane firmat e tyre dhe u futen ne politike? Per ne popullin?

    1. antonio says:

      Ah,more Kristo i kthyer ne “Gon Tironci”!!
      Ne se mua me quan bythlepires te Edi Rames,ti ke qene dhe je BYTHLEPIRES i te gjithe pushtetareve ,para e pas 90-tes!!
      Ne se perdorimin e emrit te plote e quan TRIMERI E BURRERI,atehere dil ne MEJDAN dhe tregoja Sali Serb Berishes te gjitha KRIMET,qe ka bere ne keto 22 vjet!!
      Thuaja Fatos Nanos,qe i nxorri bojen PS-se me ato KPD-te e tij KARAGJOZE,deri sa e dorezoi pushtetin antishqiptarit dhe kriminelit Berisha!!
      Versulu Nanos,qe pasi u SHPORR nga PS-ja,mbeshteti Berishen duke bere propagande kunder PS-se!!
      Ne se te QAN ZEMRA per popullin shqiptar, versulu kunder atij ,qe e SHITI SHQIPERINE,qe VODHI PASURITE E SHQIPTAREVE,qe VODHI VOTAT,qe NXITI PERCARJEN,qe LA POPULLIN NE MJERIM TE PLOTE!!!ARMIKU PUSHTUES SOT PER SOT ESHTE Sali Berisha e jo Edi Rama!!!
      O Kristo,greku,merr vesh,se po u sherben qarqeve ANTI SHQIPTARE E JO POPULLIT TONE!!!
      ME MIRE SHKO GERMO TEK KOSHAT E PLEHRAVE E SHIT KANOCE,SE SA TE VJELLESH VRER KUNDER PARTISE TENDE!!!
      Kur quan Ramen si te rrethuar nga hienat,po BERISHA ME CFARE ESHTE RRETHUAR,O KELYSH I NANOS???
      Berisha ka krijuar nje shtet FASHIST,ndersa Rama nuk ka VRARE asnje pule dhe ti merresh me Ramen!!!
      U SHOFSH ME GJITHE GONI TIRONCIN!!!

  15. Kapo says:

    Zoti Hibro, zoti Antonio,
    Jeni teper larg nga autori i shkrimit. Une e njoh ate qe nga shkolla e mesme dhe nuk e kam ndare leximin e shkrimeve te tij.Padrejtesite kane qene e jane goditur nga pena e z.Kristo. Por te me falni, zoterinj, nese ju nuk mund te ndaleni nga lepitja e Rames dhe hajduteve dhe imoraleve si fatmir xhafa e kompani nuk eshte faji i gazetarit, eshte taksirati juaj. Gazetari Mertiri mbeti po ai gazetari i nderuar, qe nuk e la profesinin e tij e te merrte kolltuqe-sic kerkon zotni Antoni(ti kerkoje kete per vete z.Anton, eshte e drejta jote),por ne cdo kohe ky Mertiri tema te shkrimeve ka shqetesimet e njerezve te thjeshte. Do tu thoshja shoqerisht, takohuni po deshet me te dhe me siguri pas kesaj do te ndjeheni me mire, me kete njeri te rrogozit.
    Ju kerkoj ndjese por nuk kam ndermend tu fyej, perballe gazetarit te rinovuar e pa komplekse, eshte psikologjia juaj servile, mbetur ne mesnate. Sa per PS-ne, si socialist me vjen keq qe ne kete gjendje nuk e ka cuar as Kaci as Nano por ata qe vine rrotull saj dhe jo pa qellim po i marrin frymen.
    Zoti Mertiri, ke gjithe dashurine e shume njerezve. Penen tate e duam sepse eshte e paster dhe e mencur. Faleminderes

    Kapo

  16. Fatmir Tuna says:

    I nderuar gazetar Mertiri. I kuptoj disa reagime te atyre qe lepijne njerin a tjetrin prijs. Le ta bejne kete. Ti bej tenden. Ata qe po e shkatrrojne partine socialiste jane brenda saj me kryetarin ne krye dhe me ata rrotull tyre. Kaci nuk mbetet pa gabime por kaci eshte kac dhe e do partine jo me mekatare qe parane shesin gjithecka. Le ta dije qirie Antonio apo Hibri a hidra.
    Goni tironci mire e ka. Dil po deshe u vulehumbur me kapso emrin Antonio, Sinan, shejtan a… Vur emrin si gazetari trim dhe i panjollosur Mertiri. Te flasesh nga vrimat e bodrumet eshte lluks.
    Zoti te dhente shendet o Kristo Mertiri dhe Kico Peshtanaku te gryka e Mezhgoranit qofte i nderuar.
    Te perqafon, Fatmir Tuna nga Kolonja dhe lexues te tjere te vjeter dhe te rinj nga Erseka.

    Fatmir Tuna

  17. Azis Mita says:

    Gazetarit Kristo Mertiri

    Po ta kthej me vargje gjiri
    gazetar Kristo Mertiri
    pena jote mbet kristal,
    Zemra e Kristos qendron mal

    Edhe kur more kurbetin
    pena jote kurre nuk heshti
    ajo s’heshti dhe kur ishe i semure
    per ne emigrantet-furre

    sic na doje ne te deshem
    dhe kur folem dhe kur heshtem
    se shufroje poshtersite
    dhe jesmenet(quhen minjte)

    Dhe mua qe sot te shkruaj
    bejtexhi do te me quajne.
    Me mire bejte nga zemra dale
    se sa lehes rrenjedale
    qofshin Antonio a Sinane

    Le ta mbaj kete ne mendje
    cdo lexues i firmes tende
    cdo lexus qe nuk te nje
    dhe qe sdi se cmoshe ke

    Mosha jote ne cdo shkrim
    e ka brenda ndershmerine,
    Emigrantet Kristo shpirti
    qe kurbeti i cfiliti

    eshte yni per ty thone
    ndaj dhe firmen ta kerkojne.
    Kristua s’shitet per nje shashke
    Le ta dije cdo Bujashke,

    Cdo Bujashke qe qelbet ere
    qe pergjon ne ndonje ferre
    qofte Gushekuq a me nder…

    Miqte e tu kudo qe jane
    Te duan e te kane prane

    Azisi

    1. shpati says:

      Tamam vjershe si ato te leberve per gjeneral RRAPUSH XHAFERRIN!!!
      Eh,more teveqel!
      E kujton Kriston e nje kohe,kur luftonte per DEMOKRACINE!!!
      Jo,mo,jo!!!
      Ky eshte Kristua,qe ULURIN per nje KOCKE te Berishes i nxitur nga Nano!!!
      Ky Kristua i sotem eshte si ai djali i shtepise,qe vrau babain se nuk e kapi hajdutin,qe u vodhi lopen!!
      Pra djali,ne vend,qe te gjente hajdutin,VRAU BABAIN!!!Haaaaa!!!Keshtu edhe Kristo ziu!!
      Ben me FAJTOR Edi Ramen opozitar,se Berishen,qe ka 22 vjet,qe VRET E PRET nje popull te tere!!!
      Kur ke perpara PUSHTUESIN BERISHA,NUK MERRESH ME GER-VERCET E SHTEPISE,POR MBLIDHENI SUP ME SUP KUNDER ARMIKUT,QE PO TE HA KOKEN!!!
      Ndersa ky Kristo ZAVALLI ben te kunderten:U THOTE SOCIALISTEVE,QE TE FILLOJNE TE ZIHEN E RRIHEN ME NJERI TJETRIN,PER TE HEQUR KRYETARIN,QE BERISHA TA KETE REHAT KARRIGEN E SUNDIMIT!!!
      Keshtu bene edhe ZAGARET E “Mendimit Ndryshe NANOIST”,kur Berisha VODSHI zgjedhjet:FILLUAN LUFTEN KUNDER EDI RAMES,NE VEND QE TE MERRESHIN ME KAPJEN E HAJDUTIT BERISHA!!!
      I NJEJTI SKENAR!TE NJEJTET QELLIME!!!EDI RAMA ESHTE KUNDERSHTARI ME I FORTE KUNDER BERISHES NE OPOZITE,NDAJ LUFTE KUNDER TIJ ME TE GJITHE BATERITE E TOPAVE!!!!
      JA NE CILEN HALE JE FUTUR,O KAPTERRI KRISTO!!!
      TURPI TE MBULOFTE!!!

  18. Andrea says:

    Eshte fatkeqesi per kete popull qe nuk ju ndane asnjehere zagaret ku dhe autori ketij shkrimi permend nje barcolete me Nastradinin.Nuk ke se cfar ti besh kur koha e solli qe jetojme ne mes zagareve te nastradinit te cilet megjithe se te zgjebosur jane leshuar per ndonje koske.Cdo shkrim apo analize ka rendesine e vet dhe eshte e dobishme per masat e gjera,por kur flitet per aspektin politik ketu duhet patur kujdes se po shkele ne derase te kalbur menjehere mer cvleresimin dhe neverine e atij populli qe i njeh mire heroizmat e atyre trimave qe autori mer ne mbrojtje.Eshte koha e zagareve dhe ky si pjese e tyre mundohet tju sherbeje me lehjet e tij ,por te maresh persiper te sulmosh Ramen ne kete periudhe menjehere gjithsecili me mend ne koke i shkon mendja tek zagaret e P.S.te qe me pafytyresine e tyre jane vene ne sherbim te Berishes dhe kundra asaj parte qe pretendojne se e kane per zemer.Te sulmosh Edi Ramen ne kete periudhe kur kerkohet nje bashkim total i mbare forcave progresiste opozitare dhe mbare popullit per te organizuar ate per rrezimin e kesaj qeverie te pa skrupullt si e keqia me e madhe per momentin eshte nje sherbim alla NANO qe gjithmone eshte ndodhur ne krah te Berishes.Po e tille eshte koha,eshte koha e zagareve qe jane sulur kosheve te plerave per ndonje koske.Saposhte bien keta njeres qe talentin e tyre e perdorin per tu zagarepsur.Ngushellime autorit po mosha ben te sajen keshtu ndodhi edhe me Driteroin.

  19. e verteta says:

    Shkrimin e lexova me vemendje.
    Duke bere lojra fjalesh e duke futur batuta te lexuara aty ketu, do te na mbushesh mendjen se je i kenduar dhe di shume.
    Nje bajge je, qe lodhesh per te mbrojtur kac islamin, bythlepiresin, zagarin e gjahut e te lekut. Me vjen te peshtire kur lexoj te tilla pamflete servilesh. Kur luftonte per demokraci Ai bicimnjeshi qe i thua ti, kac islami lepinte tavat e pushtetit te ramiz alise. Prandaj kur ta zesh ne goje Ate “Bicimnjeshin”, kujdes se te kthehen kundra e ska vrime miu te te nxere. Mjeran, i pandreqshem.
    Jam popull thjeshte e shkruaj me zemer, buken e fitoj vete me punen time, e s`ja kam nevojen asnje njeriu kushdoqofte. Por shkrime te tilla bajate ta shpifin.

  20. Agimi USA says:

    Po u del gjumi Nano-Berishisteve dhe do organizojne taboret kunder opozites.Ky Mertiri nuk qenka fare i zgjuar,akoma se paska kuptuar qe Kaci eshte aqe i dhjere sa jo nje po as 100 Mertire te pshurrin nuk e pastrojne dote.

  21. Thanas Mustaqi says:

    O Kristo Mertiri, si nuk hoqe dore nga intrigat, o lumezi!
    Shkove ne Greqi dhe nuk kontribuove ne PS gjate viteve te Berishes se Pare. U ktheve dhe fap te emeruan zedhenes ne Ministrine e Drejtesise. Ti dhe Kaçi keni mjele lopen PS ne kohen e Nanos.
    Ne kohen e PPSH-se ke bere lufte klasash sa te deshi qejfi. Ishe student ne gazetari me tesere partie.
    Sa per dijeni, o Kriso mavria, e kam biografine “e keqe” dhe ne kohen e PPSH-se, edhe te PD-se, edhe te Nanos, edhe sot, edhe neser.
    Por ndiej neveri per ju katovicasit!

  22. albani says:

    zoti kristo,

    perpara se te mbrosh kacin na thuaj sa lek ka marre kaci nga sala,

    pastaj ke te drejte te analizosh ramen….

    pastaj na thuaj ti e mbron per qejf apo te ka dhene ndonje komision,

    tung

  23. Anastasi(jo Angjeli) says:

    Po sa bukur e trgon ate barcoleten e Nastradinit me qener qe behen zagare more zoti Kristo,po sa te shkon o i uruar,ty edhe atyre qe ju del ne mbrojtje.Eshte tamam pune zagaresh e lapangjozeve Nano ,Kaci ,Andi eshume felliqesira te tjera qe pasi u tallen me voten qe ju dha populli benin karagjozin me Berishen gjithmone ne dem te P.S.te.Gjynah more Kristo qe tere jeten ngele bisht qeni zagar pushtetesh i pa fytyre dhe mundohesh te besh humor qe te bien mbas koke.Me te vertet paska qene i madh dhe largpames Edi Rama qe ka patur ne gjirin e P.S.te zagare te tille me Fatosin ne krye e ty si analist i zagareve.Mendia eshte gje e madhemegjith se zagari zagar mbetet,flas per zagare rugesh si puna juaj jo ata te gjahut.

  24. Miku says:

    O kisto , me mire te kishe veshur kemishen e zeze e te kishe faqen e bardhe se sa me kemishe te bardhe e faqe e zemer te zeze.

  25. Sefer Billo says:

    Hipokritet, shpirtzinjte fshihen vetem pas pseudonimeve. Une qe ju shkruaj jam bashkestudent i gazetarit Mertiri.
    Shpifjet e te ashtuquajturve shpat ddhe e verteta nuk sosin. Njerin prej tyre e njoh nga menyra si shkruan. Keto prrallis gjitnje. Shpif, shpif se nje gje do te mbetet. Turp, laperdhare. E bete dhe komunist student gazetarin fjalemprehte. Ata qe e kane njohur gazetarin Mertiri dhe ne ato vite, duhet ti kujtojne shkrimet e tij per ata pedagoge kapadaij qe donin te perfitonin nga do fare lidhje.
    Lehin, lehin lehsit si shpati e ndonje tjeter. Eshte profesioni i tyre, LEHES.

    Pershendetje i dashtun Kristo.
    Seferi

  26. Goni Tironci says:

    O antonio po ti qenke me siguri ndonje kokerr nga ata kalecet e vjeter qe shihnin kudo konspiracione. O loqe une quhem goni dhe jo kristo. I plasi bytha kristos nga ty qe te fshihet ne emer tjeter? Kaq loqe je? Ju qe beni sikur po vdisni per p.s. a mund ti pergjigjeni pyetjeve te mija? A vjen dot p.s. ne pushtet me edi ramen ne krye?A mund te vije ne pushtet kjo parti me nje njeri qe disa here e ka humbur mundesine per te ardhur ne pushtet? A mund te vije ne pushtet kjo parti me nje lider qe kur i vriten 4 njerez ne vend qe ta zere per fyti vrasesin iken e fshihet? A nuk duhet qe ky legen ne vend qe te strukej ne shtepi duhet te rrinte para kryeministrise dhe te mos levizte me prej andej? Si mund ti shkojme ne mbrapa atij khf e dime mire se do te na lere ne balte? A eshte e vertete se ky njeri deri me sote nuk ka fituar asgje me forcat e veta por cdo gje e ka marre te dhuruar?

  27. Thans Mustaqi says:

    O “Sefer Billo”, nuk jeni emer real, ne mos qofshi vete Kristo Mertiri!

  28. Sefer Billo says:

    Pergjigje Mustaqiut

    Neqoftse ke merak per mua Sefer Billon o sigurims i hershem apo shikas i perdhosur, kerkom se do me gjesh me kete emer dhe jo me tjeter. Dhe ne qofsh burr, do me kerkosh ndjese, edhe pse dhe misri ka mustaqe o Mustaq por nuk eshte burr. Pse nuk jep pergjigje per ato qe te shkruaj pas laperdhive te tua. Une SEFER BILLO dua te te kem perballe. Ma jep kete mundesi dhe do shohim cili je ti- i verteti apo i rremi qe nuk le gazetar pa njollosur, pa cuar e pa kthyer nga pazari yt i poshtersive.

    Sefer Billo

  29. Tartar says:

    KUR DI SHKRUAN,
    KUR NUK DI PËSHTYN

    Filozofët e lashtë grek kanë lënë në thesarin e tyre: “Kush di të bëjë diçka e bën, kush nuk di të bëj asgjë, jep mësim. Kush nuk di të jap mësim mëson për vete, kush nuk di të bëj asgjë, pështyn çdo gjë”.
    Ç’far po ndodh këtu tek ne: Ligjërojnë ata që duhet të heshtin, dhe heshtin ata që duhet të ligjërojnë! Njoh dhe nga ata tipa që pështyjnë në çdo burim, edhe aty ku venë vet buzët…
    Njoh shumë njerëz edhe nga ata që mbajnë ligjërata me klasën bosh, dhe të tjerët s’kanë ç’far të mësojnë prej tyre. Gjithashtu njoh edhe shumë të tjerë nga ata që nuk dinë të japim mësim, por kanë mençuri të mësojnë vet-veten. Njoh dhe shumë prej tyre që dinë të bëjnë diçka dhe këtë e bëjnë me pasion, me shpirt.
    Ndër këta është edhe i shumë njohuri për mbarë kombin, gazetari, publicisti dhe analisti: Kristo Mërtiri. Ai di të bëjë diçka dhe bën shumëçka. Dhe këtë e bën me dinjitet. E ka mësuar notin në moshë të vogël, “notin” e të shkruarit. Ai madje ka shkruar dje kur dyert ishin të “mbyllura” për tu futur, dhe shkruan edhe tani kur dyert janë të “shqyera”.
    Pra, njoh dhe nga ata që se gjetën dot, nuk trokitën dhe nuk u futën dot në dyert e “mbyllura”, nuk orientohen të gjejnë dhe të futen as në dyert e shqyera!
    Nuk ua lexoj dot firmën e tyre aty ku 40 vjet rresht e hedh firmën në mejdan mendjearti KRISTO MËRTIRI.
    Dhe lexoj nga këta në stendat e “Fletë Rrufeve”: Vetëm pështyjnë dhe pështyjnë, edhe në burimet ku pinë vet. Dinë të pengojnë, sepse nuk kanë këllqe të vrapojnë…
    Pa dashje nga: TARTAR KUDHËSIOTI

  30. JU me rinoni sa shkruani,pos Kristos-z. Tartar Kudhesioti
    Me te lumte more Tartar Kudhesioti.(paska Tartar dhe atje se une kam nje
    me ketej; nga Lumi Vlores Tartar Tartari qe me ka mare malli.
    Faleminderit o Tartar Kudhesioti se dhe ti them ng ai “gjak”je.
    me perkqevesa vleresuar mikun tone, qe po e “marim von” AJKEN e mendimit Tij.
    Ju pershendes Une Gjysh ne moshe qe ju me beni te RI. me sa shkruani.

    Toronto 23-10-2016 Guri Naimit D.(Dh.Xh)

Lini një Përgjigje te Miku Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *