Gazetari Kristo Mertiri shpallet "qytetar nderi" i Permetit

29 Prill 2019, 18:10Kulturë TEMA

Engjëll Serjani

 

Gazetari Kristo Mërtiri, pena që shkroi e këndoi në kufinjtë e dy shekujve: për jetën, historinë, njerzit, dashuritë, dhimbjet, gëzimet, zhgënjimet, sot në Ditën e Pashkëve nga Këshilli Bashkiak u shpall Qytetar Nderi i Përmetit”.

Një nga gazetarët profesionist që mbi 40 vjetë me radhë nuk rreshti së shkruari për gjithçka, në çdo kohë, për gjithfarë fenomesh historike e sociale, për këdo e për çfardo, por sidomos për për rajonin jugor e veçanërisht i pëkushtuar për Përmetin e përmetarët.

Në monizëm e në pluralizëm, brenda dhe jashtë Atdheut me plot pathos e dashuri ai “pikturoi” me realizëm pejsazhin e jetës shqiptare duke dhënë ndihmesë të çmuar atdhetare dhe kulturore.

Kristo Mërtiri, në ditwn e shënjtëruar të Pashkës, u ringjall si Krishti, jo vetëm në memorjen e përmetarëve që unanimisht i dhanë këtë titull nderi, porn ë kujtesën e gjirokastritëve, tepelenasve, delvinjotëve, sarandiotëve, komunitete për të cilat ai shkroi me aq dashuri për rreth 40 vjet me penën e tij që pikoi mjaltë dhe lot. Lot!? Po, edhe lot. “Kush këndon, tremb mjerimin e dëshpërimin. Por edhe ai që loton, largon nga vetja hallet e jetës dhe gëzon”, kjo ka qënë filozofia e shkrimeve të Kristos.

Më shumë se katër dekada jetë dhe krijimtarie publicistike janë rrokullisur njeri pas tjetrit pa u ndier, Por pena e Kristos nuk ka pushuar së kënduari për të vërtetat e mëdha dhe të pakundërshtueshme. Atë penë e gjen edhe sot e kësaj ditë të freskët, të gjallë plot vitalitet në pasqyrën e shtypit të ditës. Në faqet e para të tyre do të lexosh emrin e këtij veterani të gazetarisë shqiptare. Përherë i freskët, i qartë, i gjallë, i drejtpërdrejtë dhe me fjalë mençurie si në fillimet e karierës ai i jep krahë besimit, shpresës dhe optimizmit, godet fenomenet negative, abuzimet, hajdutërine, deformimet e normave njerëzore dhe ligjeve të shtetit.

Kristo Mërtiri i përket pjejadës së gazetarëve që patën fatin e madh të kryejnë studimet e larta për gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike & Juridike të Universitetit të Tiranës në vitet 1973-1976. Kariera e tij publicistike nisi fillimisht si gazetar e anëtar i kolegjiumit të redaksisë së gazetës “Studenti”. Më tej vazhdon karrieren si korrespondent i përhershëm profesionist në Radio Televizionin Shqiptar dhe gazetes së përditëshme “Bashkimi” për rrethet Tiranë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, gjatë periudhës nga viti 1976 deri në 1985. Kontributi I tij në fushën e publicistikës dhe gazetarisë profesioniste ka vazhduar si korrespondent i gazetës “Bashkimi” për rrethet e të Lushnjës, Durrësit e Krujës në periudhën 1985 – 1988. Në redaksinë e kësaj gazette ka vazhduar si redactor deri në fund të vitit 1992 kur u nxjerr në asistencë. Për këtë kontribut të madh ai është dekoruar nga ish Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, me Medaljen “Naim Frashëri. Në periudhën shkurt – korrik 1993 bashkë me mbi 20 pedagogë të Univesitetit të Tiranës fiton të drejtën për të ndjekur  Kursin e Lartë  të lartë kualifikimi për Filozofinë e Lashtë dhe Kulturën Greke, në Universitetin e Athinës. Kristo Mërtiri është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Profesionistë me qendër në Bruksel. Ai është një luftëtar i fjalës së lirë dhe si redaktor i gazetës “ Kombi “ në Tiranë, 1994-1996 është përndjekur, gjykuar e dënuar politikisht e padrejtësisht. Për këtë kontribut në mbrojtje të fjalës dhe shtypit të lirë është deklaruar edhe patriarku i letërsisë dhe publicistikës, i madhi e i pavdekshmi Dritëro Agolli.

Kristo Mërtiri i provoi të gjitha. Vështirësitë ekonomike e detyruan të bënte edhe emigrantin ekonomik në Greqi (Janar 1997-Shkurt 1999). Por edhe gjatë kësaj periudhe ai nuk hoqi dorë nga misioni i fjalës së lirë duke kontriubuar si korrespondent dhe bashkëpunëtor I disa organeve të shtypit shqiptar si: gazetave “Shekulli”, “Zëri i Popullit”, “Pasqyra”, “Republika”, “Intervista”, “Koha Jonë” , “Kombi” etj. Gjatë kohës në emigracion, ai u bë zëdhënës, themelues, redaktor dhe kryeredaktor i gazetave që botoheshin në gjuhën shqipe në Athinë si: “Vëllazërimi” dhe “Zëri i Emigrantit”. Në këtë pozicion spikati fort fryma patriotike e dashuria për mëmëdhenë, fryma e bashkëjetesës vëllazërore ndëretnike, ndërfetare pa dallim feje, krahine, ideje e bindjeje politike. Deviza naimiane “Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar!” përshkonte gjithë veprimtarinë e tij publicistike.

Në mars të vitit 1999 kthehet në Shqipëri dhe deri në shkurt 2000 kontribon si ekspert I mediave në Ministrinë e Informacionit dhe në aparatin e Këshillit të Ministrave. Gjatë periudhës së përpjekjeve për pamvarësinë e Kosovës, ai ka dhënë kontribut të çmuar zyrtar, atdhetar e professional në pikën hyrëse të emigrantëve kosovar në Kukës. Për këtë kontriubut ai është nderuar me titull nderi të veçantë nga Këshilli i qarku Kukës-Has-Tropojë “Për kontributin e vecantë në pasqyrimin mediatik të ngjarjeve në krizën Kosovare të Pranverës 1999”.Me propozim të Shoqatës Atdhetare – Kulturore ”Ismail Qemali” në Vlorë, Bashkia e Labëri-Selenicës  e ka nderuar me titullin e nderit “Për kontributin e shquar si publicist, në pasqyrimin e traditave, historisë dhe jetës demokratike të asaj krahine.

Publicisti Kristo Mërtiri rrjedh nga një familje atdhetare, mjaft aktiv në mbrojtje të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar.

Me propozim të shoqatës atdhetare, kulturore mbarëkombëtare ”Vëllezërit Frashëri”, Këshilli Bashkiak i Përmetit miratoi në unanimitet të plotë shpalljen “Qytetar Nderi i Përmetit dhe për këtë ky këshill meriton një falenderim të madh, pasi me këtë akt nderimi jo vetëm që vlerësoi me plotë meritë një njëri të thjeshtë por me kontribut të madh në shoqëri.

 

4 komente në “Gazetari Kristo Mertiri shpallet “qytetar nderi” i Permetit”

  1. Tomi says:

    Bravo bashkia e Permetit, qe vlereson nje gazetar te njohur, nje pene qe kurre nuk eshte pajtuar me poshtersite, qe ka goditur cdo qendrim qe bie ndesh me interesat e popullit.
    E meriton Kristo Mertiri. Shendet e jete te gjate.

  2. Thanasi says:

    Bravo Permeti. Kristua e meriton kete titull. Ai ka qene dhe mbeti gazetari i njerezve te thjeshte. Njeriu qe nuk beri kurre kompromise ne jete ne kurriz te parimeve. Keta njerez jane te rralle tashme ne Shqiperi.

  3. Abdyl Bakiu says:

    Nese ga gazetar pa qiber, qe i thote problemet açik, probleme qe shfaqen ne jeten social-politike te vendit, pa kursyer e pa iu dridhur qerpiku per te dy krahet e politikes, eshte pikerisht gazetari profesionist Kristo Mertiri. Me shume se deti tani ai duhet ndjekur e lexuar se ke cfutin nga ai. Nuk shkeputet nga hallet e popullit dhe godet e fshikullon politikane, oligarke, dukuri e fenimene qe oengijne ecjen tone perpara

  4. Stefan ceku says:

    Respekt i vecante per bashke- qytetaret Permetare. Kane ditur te zgjedhin perfaqesues ne pushtetin vendor, si gjithmone.
    Dine te vleresojne e nderojne figura, qe kane kontribuar ne vlerat e asaj treve ne dekada.
    E ka merituar Kristua kete titull qytetarie dhe ndihet i vleresuar dhe i nderuar.
    Ishte per te , ne kete pranvere ; Nje buqete me lule nga Qytetaret e Qytetit te Luleve.
    Faleminderit Shoqates” Vellezerit FRASHERI” dhe Keshillit Bashkiak te Permetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje