Frika për të shpallur fajtorë ata që dogjën gazetën "Koha Jonë", dikton vendimin tuaj

25 Shtator 2012, 14:00Politika TEMA

Fjala e Nikollë Lesit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, në lidhje me djegien e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, natën e 2 marsit 1997

 

Të nderuar anëtarë të trupit gjykues!

Ju keni disa ditë që e keni marrë vendimin për këtë seancë të sotme vendimtare për nje proces të stërzgjatur tash 15 vite, kur u dogj redaksia e gazetës më të madhe të pavarur të asaj kohe, “Koha Jonë”, ku unë isha botues i saj. Unë e di vendimin tuaj pasi ma keni sjellë me korrierë të ndryshem prej pak ditësh, duke patur frikë për një vendimmarrje të drejtë e ligjore, ku përplasen bota e medias së lirë dhe bota e pushtetit të dhunshëm, e cila djeg dhe redaksi gazetash. E di vendimin tuaj pasi njëri prej anëtarëve të trupit gjykues ka kërkuar edhe favore personale, të cilat nuk i janë realizuar nga ana ime. Unë fill pas vendimit tuaj formal, pasi vendimi është marrë larg kësaj salle e kësaj gjykate të nderuar, do t’i drejtohem me një letër kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili është njekohesisht dhe President i Republikës, në lidhje me njërin prej jush për favoret personale që ka kërkuar personalisht.

 

Të nderuar anetarë të trupit gjykues!

Ju kishit fatin sot, por që nuk ditët ta shfrytëzonit për mirë e në zbatim të ligjit, që të hynit në librin e artë të historisë së drejtësisë në Shqipëri. E humbët këtë shans pasi siç ju thashë në fillim, unë e di vendimin tuaj se si do të jetë. Ju keni gjetur një mënyrë gjoja të butë të vendimmarrjes së sotme, ku njërën dorë ta keni në librin e drejtësisë e një dorë në thesin e qeverisë, e ta mbani mirë me atë pjesë të pushtetit, i cili në vitin 1997 dogji këtë gazetë. Dikush mund të thotë se po mban fjalim politik dhe se vetë jeni anëtar i kësaj qeverie. E saktë: jam dhe luftoj me të gjitha forcat, se në thelb kurajo ime është prej gazetari të lirë, për të kritikuar çdo fenomen negativ e korruptiv, natyrisht me aq mundësi sa kam për momentin. Edhe në këtë rast unë nuk i ndahem kësaj çështje, jam apo nuk jam në qeveri. Unë këtë çështje principiale, e jo thjesht pasurore, do ta ndjek në Gjykaten e Apelit, në Gjykatën e Lartë, në atë Kushtetuese dhe në fund në Gjykaten e Strasburgut, pasi gjithçka është e dokumentuar në dosjet tuaja. Unë flas me të drejten time kushtetuese e ligjore si palë paditëse në këtë çështje, si qytetar i thjeshtë i Republikës dhe si ish-botues i gazetës e mbi të gjitha si njeri i lirë në këtë vend, ku pushtetet, për mua, shkojnë e vijnë e nuk më bëjnë dot TË NDOTUR. Ndaj gjithë problemi është juridik e në fushën e drejtësisë. Ju duhej të mos gjenit një shkak për të mos dhënë sot drejtësi pas kaq shumë vitesh me pretekstin se padia ime është jashtë kohës ose në gjuhën e drejtësisë se padia është e parashkruar!! Edhe ky gjoja shkak i juaji është i pabazuar në ligj. Do t’ju dorëzoj në fund pretendimet ligjore të avokatit tim, që e rrëzojnë atë vendim që keni në xhepin e brendshëm të xhaketës.

Atëherë përse gjykata ka pranuar shqyrtimin në themel të çështjes? Pra, ju e keni pranuar atë pjesë që lidhet me afatin kohor, gjë për të cilen sot ju keni vendosur ta rrëzoni! Përse keni miratuar raportin e ekspertes, e cila është përzgjedhur nga ju? Përse keni marrë nga prokuroria e Tiranës një dosje të madhe plot me fakte për këtë çështje? Pse kur gjithçka ishte në linjen e vendosjes së drejtësisë së munguar prej 15 vitesh ju u tërhoqët dhe më dërguat korrier të më jepnit lajmin se kanë ndryshuar kushtet e dhënies së këtij gjyqi të stërzgjatur?! Dhe përse më njoftuat mua? Çfarë pune kishit me mua që më lajmëruat, nderkohë që unë duhej ta merrja vesh vendimin këtu e jo rrugëve të Tiranës? Ç’ka ka ndodhur, kujt i ka djegur nga vendosja e drejtësisë?

Ju jeni për të zbatuar e vendosur drejtësi e jo për të nuhatur se si reagon iks politikan apo y shtetar i lartë!

Ju duhet të jepnit të pakten drejtësi edhe me një NJË EURO dëmshpërblim për këtë akt të turpshëm ku në mes të Europës u dogj redaksia e gazetës më të madhe të pavarur të asaj kohe që po shqyrtojmë. Në dosjen tuaj tuaj të stërmadhe ka plot fakte e dokumente që vërtetojnë dhjetëra milion lek demë, por vetëm për të vendosur drejtësi ju do të bënit aktin e dhënies së drejtësisë me NJË EURO dëmshpërblim ndaj gazetës që u dogj në mesnatë dhe që nuk doli në treg për mbi dy muaj për shkak se iu dogjën zyrat, kompjuterët, karriket e tavolinat e punës së gazetarëve më të mirë që ka pasur historia e medias pas rrëzimit të diktaturës. Ju duhej të jepnit këtë vendim në favor të gazetës edhe për të vendosur drejtësi për gazetarin Zamir Dule, të cilin me dokumente në dosje ishin oficerët e shërbimit sekret të asaj kohe dhe policia, që e morën nga zyrat e redaksisë ku edhe flinte dhe e dërguan në komisaritin numër tre e ku e masakruan fizikisht e mendërisht.

Duhej të jepni vendim kurajoz e të drejtë, pasi ju nuk na jepni lek, meqenëse padia është civile, por i jepnit kurajo çdo gazetari në Shqipëri për të shkruar edhe më shumë të vërtetat e hidhura që i djegin politikës së sotme. Ky vendim nuk më përket mua, ndonese isha botues i saj e duhej juridikisht ta bëja, por gjithë komunitetit të gazetarëve shqiptarë.

16 komente në “Frika për të shpallur fajtorë ata që dogjën gazetën “Koha Jonë”, dikton vendimin tuaj”

  1. I-Liri says:

    Je tu na habit krejt, bre Nikoll. Nuk po ju besojme vesheve c’ka po ndigjojme. A s’jena na mire a s’je ti n’vedi?
    Po s’ke pse akuzon gjyqtaret o Nikoll. A e ke shkrimin e dy diteve pas djegjes se gazetes? Pse s’ta mba bytha me e ribotu?
    A e ke me taman, a, kur mendon se gazeten ta ka djege nje pjes e shtetit te atehershem? Po keto segmente te politikes se sotme, qe dun me e fsheh ate akt kriminal, a mendon se jane pa adrese, a? Po keke i marre krejt bre Nikoll ? Nuk na e kish marr mendja se burri mundet me ra kaq posht.
    Po fol he burre, se nji jete ke. Banju burre i ndershem, dhe mos shaj si grate!Cfare faj te kane gjykatesit ? Ti e di kush i urdhnon ata. Ne ta mban bytha, hape luften me ate qe e ke! Me SRB-in, dhe mos ba si grate e liga. Na turpnove malcine.

    1. roni says:

      Po mire po ketij a nuk ia dogji Saliu gazeten?
      Se keshtu thoshte larte poshte!
      Po tani, per sa eshte shitur qe eshet anetar i qeverise se atij qe donte ta vriste???
      Apo ishin thjesht pallavra si atehere e si tani, me u be i njohur ne media e me dal si burre me namuz??

    2. elio says:

      foli zv ministri i berishes…

      1. Nuk ka pas asifar zjarr-venie. Thjesht nga dashnia per Doktorin njerzit dhe gjanat merrnin flak vete.

  2. liri drejtesi says:

    I dekun per se gjalli.

  3. regjizori says:

    kjo qe po bene nikoll lesi eshte PERFEKTE per nje teater komik,, ISHTE dramatike, por ky po e kthen komike

  4. dardhari says:

    z.NIKOLL TI JE NJESOJ SI GJITH TE TJERET QE PUNON PER VETEN TENDE DHE ME ZOTESINE QE KE PER TU BERE KAMELEON JA DEL GJITHMONE MBANE POR ME QE MBAN PANTALLONA”QE TANI MBAJNE DHE GRATE” ME MIRE VISHU ME ZHARTIERE.jEMI NE POPULLI IDJOT QE TE BEJME TY TE PASUR DUKE BLERE ATO QE TI SHKRUAN POR QE TI VETE NUK I BESON JE NJE COPE HUNUKU NE OBORIN E SULLTANIT.

  5. zekthi says:

    SHUME VITE FJETE GJUME O LESI ! PLASE SA TE MORI SALA NEN SQETULL,TE HODHI CA KOCKA KETO VITE , DHE TI MBASI I LEPIVE E I BERE SIKUR KISHIN QENDRUAR NE SHI QE NGA 1997-ta, TANI QE SHIKON SE SALIU PO I KTHEN KEMBET NGA QIELLI , VESHTRON TI HEQESH EDHE PATKOJTE.
    SJELLJE TE VJETRA KETO TE TUAT QE NUK HAHEN ME. NE FAKT, NE FAKT TI NUK E KE ME SALIUN POR ME JOSEFINEN. Ajo rroga qe te jep akoma nuk te len te flasesh hapur. Apo neser do thuash se jam aleat i te majtes.Te instruktuan mire Xhuveli dhe Neritani. Degjoi ata se jane pleq.Por si te tille vetem pordhet mos u digjo, se ata helbete jane ne gare me Salen , kush te beje me shume. Digjoje mire edhe I-lirin çka te thote ne komentin e sotem..
    BJERI GOMARIT E LERE SAMARIN .

  6. kel ukaj says:

    Me bashkeqytetare te tille jam krenar. Tre gjera te rendesishme thote Z. Lesi. E para se nuk ka gjykates te pavarur e qe jane te lidhur me segmente te politikes, e dyta se gjyqtaret jane te korruptuar deri ne ate shkalle sa edhe nje “ujku” si zoti Z.Lesi i kerkojne favore per te pas vendim te pritur. Mendoni per nje qytetar te thjeshte se çfare ndodh! E treta se vendimet shkruhen para se behet gjyqi dhe kjo eshte kulmi i krimit. Vetem ne vendet muslimane mund te arrihet ne kete shkalle.

  7. TOTILA says:

    GJate kohes timer te punes dikur kam punuar me njerez nga te gjitha krahinat ,por dua te them nje fakt qe me ka rastisur por nuk dua qe te jete dhe te merret pergjithesues . MBASE me ka rastisur mua . Me te gjithe LEZHJANET KATOLIKE qe une kam punuar ishin “VELLEZER BINJAKE ” TE NIKOLL LESIT !!!!. Nuk dua qe te me paragjykoni ,e thashe me lart mund te kete qene rastesi.

  8. Lesh Nikolli says:

    Nikoll po me kujton Enverin qe kur i binte pak ngusht kur vriste njerez fillonte kujtonte Luften kunder fashizmit qe vertet eshte nje event i madh i popullit shqiptar dhe nder per te ashtu si edhe gazeta Koha Jone deri ne 1997 ku ti ishe botues por ne fund te fundit nuk ishte e jojta por tribune e popullit te lire e demokrat shqiptar.
    A me kuptove o Nikoll Leshi?

  9. dymi says:

    Sal-i te ka ardhur fundi.A nuk po e sheh se si po e braktisin anijen tende qe fut uje cdo dite e me shume, minjte e dhjamosur me buken e popullit fukara?

  10. brace berati says:

    karagjozat qe prodhoi e ashtuquajtuara demokraci.Ju kujtohet se si lindi ajo farse.Nga zyrat e Sh.ramis u bene planet.Ti do besh parti,ti do besh gazete ti mender do ti besh mu…dhe u gatua ajo qe kemi njezet e ca vjer e s’po i gjejme rrenjet.Me falni po kjo puna qe thame me siper eshte parti,gazete edhe mender nje mut.

  11. toni says:

    O nikoll lesi.Ty nga cdo and te kapesh je I mbaruar.Esht koha per ndryshim thote saliu po tani ti ske cndryshon me se je Limon I shtrydhur nga saliu por te pakten ja mbajke mend emrin ATI djalit devolli qe falangat e shefit tend I punuan qindin.Iku ajo kohe kur te shkruhej emri me te madhe.Me mire zhduku nga shtypi se na ngre qimet perpjet kur na Ben moral qeverie.

  12. anticensurë says:

    “duke patur frikë për një vendimmarrje të drejtë e ligjore, ku përplasen bota e medias së lirë dhe bota e pushtetit të dhunshëm, e cila djeg dhe redaksi gazetash”
    zoti të ruajtë nga injoranti kur i prek paratë!
    o nikoll,në krah të kujt je???
    a nuk je dhe ti në krahun e atij që të dogji gazetën?
    a nuk je në krahun e atij që të dhunoi shtypin e lirë?
    a nuk je në krahun e atij që vodhi votat e ’09ës?
    a nuk je në krahun e atij që vrau në 21 janar?
    anuk je në krahun e atij që grabiti zgjedhet e ’11???
    atëherë lid pyetja!
    çfar k…… do????
    ti po ja bën vetes o nikoooooollë!!!
    mos na dil küetu si gjeli në majë të plehut,se dukesh që larg që këscen vetëm kur të digjet bytha ty!kurse në rastet e tjera stë intereson për të gjithë “stambollin”,vazhdon e krihesh!
    hyyy kurvë politike!kërkon të lëshosh gjeminë tashti që ti mendon se ppo mbytet!

    “U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!”
    a keni ndërmend ta botoni?????duke filluar nga dje është e 9 herë që lexoj kërë komentin e përsëritur,por nuk shoh anjëherë ¨botimin e tij!!

  13. Delli USA says:

    O Nikoll Lefsi,cfar drejtesie do nga kjo qeveri ti,ti ke 4 vjet qe qeverise me keta horra,mos harro je zv/minister.Kjo nuk shkon dhe bashkohesh me horrat dhe do ti denosh ata,nuk mund te hash ne te dy krahet Nikoll,hajt djal,qetesohu se mbase te bene Sala deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje