Astrit Patozi: Nuk i lutemi LSI-së për koalicion

21 Dhjetor 2012, 10:46Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke folur në Top Story, tha se ata nuk do i luten Lëvizjes Socialiste për Integrim për aleancë parazgjedhore.

“Përsa i përket vazhdimësisë së kësaj aleance, nuk ka rëndësi mendimi im, kjo i takon palëve. Janë forumet e palëve ato që do të vendosin. Ne sot kemi një marrëveshje funksionale që ka edhe 6-7 muaj skadencë. Çdo bëhet më tej mbetet për t’u parë. Ne kemi pasur një koalicion që në një farë mënyre ka funksionuar, jo perfekt, këtë nuk e them dhe i ka dhënë vendit një qeverisje të qëndrueshme. Ky koalicion është i testuar e ka marrë një rezultat prej 140 mijë votash në rang vendi. Pa dyshim, aleancat parazgjedhore priren drejt simpatisë, ndërsa ato paszgjedhore shohin më shumë interesin. Të dyja janë të mundshme dhe politike, ne jemi në një koalicion që unë uroj të vazhdoj, por siç thashë, për këtë nuk vendos as unë, as kryeministri dhe as lideri i LSI-së, por forumet e të dy partive,” tha Patozi.

I pyetur gjithashtu për sinjalet e ardhura nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që së fundmi ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisjes dhe duket se po mendon seriozisht mundësinë e konkurrimit e vetme në zgjedhje, Patozi deklaroi: “Nuk flitet për diçka reale, por për një hipotezë. Sa kohë është e tillë nuk mund të jap përcaktime të prera. Por duke e marrë të mirëqenë, ne nuk i imponohemi njeriu për aleanca. PD është e përgatitur për të gjitha skenarët. PD është e përgatitur të fitojë edhe e vetme, në sensin pa një aleat më shumë apo më pak. Pa dyshim, ne nuk imponohemi dhe aq më pak nuk lutemi”.

12 komente në “Astrit Patozi: Nuk i lutemi LSI-së për koalicion”

  1. suloja says:

    ky patozi c’lloj biografije ka more sulo?

    eshte sekrete kjo pune bashke me pasurite e tij grabitur ne tranzicion.

  2. Genard says:

    PD mund te fitoje edhe e vetme!

    1. elio says:

      Haha a ha ha ha ha ha ah ah ah a

  3. arbeni emigrant says:

    pd mund te fitoje te semes dhe te jozofines o zotni.

  4. Fllad says:

    Ne mund ta marim vesh se kush eshte genardi nqs ne komentin e tij ka fjale me sh.

    Ne mos eshte Paloqja do jete shoku ne karriken ngjtur me te. Tekstin ja ka bere gati Muli.

  5. nd-ih-ma says:

    Do ju vrase qumeshti i nenes per qfare i keni bere keti kombi.Nese nenat tuaja nuk ju mallkojne mos qofshin te tilla.Po vazhduat keshtu do tregoni se jeni lindur prej kuqedrash.Mallkuar dita qe ju ka sjelle ne politike,mallkuar makuteria emalokut te ndyre.Maloke mos kundershtojme pse na thone maloke,por ti presim arterjet malokut qen serb e te fitojme fisnikerine.E arterjet e tije jane votat per nje mullar kashte e vjedhja e tyre.Burra per fytyre aman.

  6. ardian says:

    biografia e ketij felliqesire eshte shume e hidhur ky rrjedh nga nje familje spiunesh i ati i ketij palo qe shquhet edhe per demokrat quhet YQMET PATOZI ka qene mesues ke gjimnazi ne kavaje ka qene nje komunist i vdekur pas regjimit diten jepte leksione per partine e regjimit naten bente spiunin ka plasur shume njerez te pafajshem neper burgje eshte detyrim te hapen dosjet po kush do e beje psiqiku sali kur ky i semure ka qene vete sekretar partie me teser prej 25 vitesh me keta felliqesira nuk ka pasur dhe nuk do kete kurre demokraci ne shqiperi keta jane te gjithe komunista regjimsa agjente sigurimi etj PD eshte vetem sigel mbulimi..

  7. Lirim says:

    Z. Patosi,
    eshte LSI qe ju mban juve, te korruptiarit e Evropes, ne qeveri. Pa LSI ju do te delni para drejtesise, keni bere shume krime, ju me ne krye kriminelin e mashtruesin e demokracise.

  8. tomori i beratit says:

    Ju as 20% te votave nuk merni ore te mallkuar.Ju dini vetem nje gje te beni mire.TE VIDHNI,TE VRISNI,TE DHUNONI.MUTER.

  9. sali hajni says:

    o krye banane kete rradh ja u kan fut socialistat ma o pa LSI jeni te zhytur deri ne gryke me vrasje vjedhje bamat tuaja nuk numerohen prandaj shko futuni te sala babai juaj

  10. elda says:

    Mos i besoni LSI sepse jan me te poshter dhe te pa bese si asnjeher.

  11. Luli i vocërr, talebani i rrënimit says:

    Pas interesimit te “Sulos” dhe pergjigjes se “Ardianit”, hapem “shishen e qumeshtit” ne MTKRS, kaluam neper “Holtë”, me “Çifteli” ne dore dhe…dezhuri i “gjethit” na tha “Ç’flet ky Alfons Balsha (Astrit Patozi)?”
    Te nderuar, bashke me Hoxhën, qe per fat nuk i vune çallmën e Presidentit te Republikes, duhet thene se nje nga “meritat e medha” te Sigurimit te Shtetit, ne rrokupujen e viteve ’80-’90, ka qene akaparimi ne brezin e ketyre viteve te shokeve si Astriti&Co, ndaj ta gezojme litarin qe la jashte sigurimi i shtetit…
    Ne te ardhmen, do t’i drejtohemi serish “gjethit”, i cili sot po suvatonte dhe fasaden…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje